Shkrimet, Tradita hyjnore edhe Eterit e shenjte na kane dhene volume te tera veprash te perkushtuara ndaj lutjes. Nese jemi ne Kishe, ne shtepi, pune, duke udhtetuar, apo argetuar, lutja perben bashkimin tone me intim me Zotin. Eshte e pamundur edhe e paimagjinueshme qe ta mendosh veten si nje ortodoks i krishtere pa lutje. Ne fakt, sa me teper qe te jetosh ortodoksine, aq me teper nje fryme edhe trup tentojne perkah lutja, edhe aq me teper ndihet nevoja e komunionit me Zotin ne cdo moment te jetes. Te qendruarit ne prezence te Zotit, do te thote qendrimi ne lutje pa pushim. Vete Krishti eshte shembulli yne, I Cili nuk u lut vetem truperisht (Mateu 14:23; 26:36), por qendroi ne vetvete perhere ne Perendine At (Joani 10:38).
Ka shume virute te krishtera, te cilat duhet ti ndjekim, si ps lemoshat, meshira, njerezilleku etj., por keto shpesh kerkojne edhe varen nga rrethanat e lutjeve. Nuk ka asnje gje qe do te mund te na ndalonte ne ne ndergjegjen tone nga bashkebisedimi me Perendine. Lutja, per ortodokset, duhet te jete veprimi i pare, i mesem edhe i fndit. Prej nga momenti i zgjimit deri ne kohen per gjume, ortodokset duhet te perpiqen te mos e lene lutjen jashte zemrave te tyre. Me lutje te vazhdueshme, te gjitha virtuet e tjera te krishtera, jane te lehta per tu permbushur, sikurse shkroi edhe Shen Tihoni i Zadonskit:
Sikurse zogu pa krahe, po ashtu si ushtari pa arme, i tille eshte i krishteri pa lutje.
Ne jemi si zogjte qe po fluturojne drejt Perendise edhe te banuarit ne Mbreterine e Tij te lumtur, edhe po ashtu ne jemi si ushtaret qe luftojne perhere kundra erresires, forcave te liga, qe na tundojne edhe qe shpesh shkatojne rrenien tone. Me krahe lutjesh ne mund te arrijme Perendine edhe te shperndajme tundimet e te ligut, te rimarrim paqen, kurorat edhe Mbreterine e Qiellit.
Me poshte do te paraqes vecse disa nga mesimet qe na jane dhene mbi lutjen edhe leximet e Shkrimeve te frymezuara hyjnisht, si edhe shkrimeve te eterve te shenjte, ne vecanti, me theksin mbi lutjen personale.
Cfare eshte lutja edhe perse na nevojitet?
Zoti eshte Fryme, edhe ata qe adhurojne, duhet ta adhurojne me fryme e te vertete. (Joani 4:24)
Atehere, cfare eshte lutja? Lutja eshte ngritja e mendjes edhe zemres drejt Perendise ne falenderim edhe mirenjohje ndaj Tij si edhe ne kerkimin e te mirave qe na nevojiten, atyre frymore edhe materiale. Lutjet jane shpirterore, sepse ato lindin fillimisht ne shpirtin e njeriut edhe atje piqen me Hirin e Shpirtit te Shenjte. Ne fillimet e tyre ato (dmth lutjet, psalamt, hymnet etj) ishin krejtesisht shpirterore edhe vetem me pas ato u veshen me fjale edhe keshtu morren forma gojore.
Kur te lavderoni Zotin, bejeni sa me shume te mundeni, pasi Ai e tjkalon edhe ate.
Cdokush qe lacderon Zotin, edhe po bashkebisedon me Te. Cdo kush mund ta marre me mend se cgje e madhe eshte, qe edhe pse nje njeri, te mundesohet bashkebiseda me Zotin, edhe po ashtu e ve ne dyshim, nese do kete ndonje qe mund ta shprehe me fjale kete nder te madh, pasi ky nder eshte me i larte, madje se edhe gjendja engjellore. Ai qe perpiqet ne te gjithe jeten e tij ne praktikimin e bashkebisedimit edhe sherbeses ndaj Zotit, nxiton te behet shpejt i ngjashem me engjejt ne jete, gjendje, urtesi edhe kuptim.
Nqs ju e privoni veten prej lutjeve, eshte sikurse te marresh peshkun jashte prej ujit, se edhe lutja do te thote jete per shpirtin....Lutja eshte shkaku i shpetimit, burimi i pavdekesise, mur i pashkaterrueshem i Kishes, Keshtjelle e papushtuarshme, qe tmerron demonet edhe mbron besimtaret ne punet e drejtesise.
I gjithe Shkrimi eshte prej Frymezimit te Perendise, edhe nje mesim perfitues, per provim, ndreqje, edhe mesim te drejtesise. (2 Tim 3:16)
Edhe kur lexoni Ungjijte, Krishti eshte duke folur ndaj jush, edhe ju ndaj Tij.....Bibla nuk duhet lexuar vetem si analize, por edhe si nje dialog i drejtperdrejte me Vete Fjalen e gjalle, per ushqim te dashurise sone per Krishtin, per ndezje te zemrave tona me lutje edhe per te na dhene drejtim ne jetet tona te perditeshme. (Shen Tihoni i Zadonskit)
vazhdon...
Krijoni Kontakt