Nje dite pas ndarjes nga jeta te Panajot Panos, ka nisur edhe diskutimi ne lidhje me emrin e stadiumit tone kombetar, qe sic dihet mban emrin "Qemal Stafa". Zevendesministri i Ministrise se Kultures, Turizmit, Rinise e Sporteve, Nikoll Lesi hodhi idene qe stadiumi kombetar "Qemal Stafa" te marre emrin "Panajot Pano". Lesi do t'i pergatise nje propozim zyrtar qeverise se kryeministrit Berisha, pasi keshtu deklaroi per nje prononcim te djeshem ne "Ora news". Legjenda e futbollit shqiptar Panajot Pano, ish-sulmues i Partizanit dhe i kombetares, u nda nga jeta ne moshen 71-vjecare, ne Florida te Shteteve te Bashkuara te Amerikes pas nje ataku kardiak. "Mjeshtri i Merituar i Sportit" dhe "Nderi i kombit", kater here kampion i Shqiperise dhe autor i kater golave me Kombetaren, vleresohet si nje nga sportistet me te medhenj qe ka nxjerre vendi yne. "Qemal Stafa" ka sjelle shpesh edhe habi per mediat e huaja, nisur nga emri, i njohur si hero i Luftes se Dyte Boterore. Por, sipas Lesit, stadiumi duhet te kete emrin Panajot Pano, qe eshte edhe legjenda e futbollit tone.
Krijoni Kontakt