Nė Institutin Albanologjik tė Prishtinės u pėrurua “Fjalori i shqipes sė sotme”, i botuar nga ShB “Toena”

Fjalori qė shėnon epokėn e gjuhės sė standardit

PRISHTINĖ, 27 JANAR
- Shtėpia botuese “Toena” nga Tirana, me rastin e 10 vjetorit tė themelimit tė saj, tė hėnėn, nė Institutin Albanologjik tė Prishtinės, pėruroi veprėn e parė, nga tri sosh sa do tė promovohen kėto ditė nė Prishtinė, “Fjalorin e gjuhės shqipe”, i botuar nga kjo shtėpi nė fund tė vitit tė kaluar. Pėrurimin e organizuar nga “Toena”, Akademia e Shkencave e Shqipėrisė, Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė dhe Instituti i Historisė, para njė numri tė madh tė personaliteteve publike e shkencore, nė mesin e tė cilėve edhe ishpresidenti i Shqipėrisė Rexhep Mejdani, e hapi drejtori i ShB “Toena”, Fatmir Toēi. Toēi, shtėpia botuese e tė cilit ka botuar njė varg veprash tė rėndėsishme shkencore e kulturore, theksoi se botimi i kėtij fjalori, ishte njė bashkėpunim i suksesshėm shtetėror dhe atij privat, qė bėn tė kuptohet se njė bashkėpunim i tillė premton shumė edhe nė tė ardhmen. Ndėrkaq referuesi i parė nė kėtė promovim prof. dr. Jorgo Bulo, drejtor i Institutit tė Gjuhėsisė dhe tė Letėrsisė nė Tiranė, nė fjalėn e tij theksoi: “Fjalori i shqipes sė sotme ribotohet nė njė kohė kur nė jetėn tonė kombėtare dhe intelektuale rishfaqet njė virus qė rrezikon shqipen, e cila e pėrjetoi dhunėn e ushtruar mbi tė nga pėrdoruesit e papėrgjegjshėm tė kėsaj pasurie tė shenjtė dhe tė pakursyeshme tė identitetit tonė”.
Ripunimi i fjalorit tė vitit 1980, pėrkatėsisht 1984, sipas Bulos, na jep obligim qė t’i kujtojmė me pietet autorėt e tij tė parė, disa prej tė cilėve sot nuk janė mė nė mesin tonė. Pas ripunimit tė kėtij fjalori nga shkencėtarėt e Institutit tė Gjuhėsisė dhe tė Letėrsisė, pėrkatėsisht Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė dhe botimit tė fjalorit tė shprehjeve frazeologjike, Bulo bėri tė ditur, se ėshtė duke u punuar edhe nė hartimin e fjalorit tė sinonimeve, ndėrkaq vazhdon puna edhe pėr hartimin e njė fjalori tė madh tė shqipes nė disa vėllime dhe njė fjalori tė vogėl pėr nevoja praktike. Akademik Idriz Ajeti, nė referimin e tij prezentoi njė historik tė tėrė tė zhvillimit tė leksikografisė shqiptare, ndėrkaq duke u ndalur nė kėtė ripunim tė fjalorit tė botuar nga “Toena”, theksoi se ka njė korpus tė pasuruar tė fjalėve dhe shpjegimeve tė reja. Referuesi tjetėr nė kėtė pėrurim, akademik Rexhep Qosja, duke e cilėsuar kėtė fjalor si njė vepėr kapitale dhe madhore, theksoi se ky fjalor shėnon njė epokė tė gjuhės shqipe dhe njė epokė tė kulturės shqiptare nė pėrgjithėsi. “Nė qoftė se fjalori i Frang Bardhit i botuar mė 1635 shėnon epokėn parakombėtare, kur lidhjet nė mes tė krahinave shqiptare ishin tė vėshtirėsuara, kur dialektet ndoshta mė shumė largoheshin se qė afroheshin, nė qoftė se fjalori i Konstantin Kristoforidhit shėnon epokėn kombėtare tė gjuhės dhe kulturės sonė, kur shkruhet njė letėrsi e pasur kombėtare dhe kur krijuesit shprehėn nė mėnyrė tė hapur dėshirėn pėr afrimin e dy dialekteve, atėherė Fjalori i gjuhės sė sotme shqipe i vitit 1980 (me dy ripunimet dhe ribotimet e tij), shėnon epokėn e gjuhės kombėtare letrare, epokėn e gjuhės sė standardit”, theksoi Qosja. Sipas Qosjes, ky fjalor paraqet pasurinė leksikore tė tė gjitha viseve ku jetojnė shqiptarėt dhe rėndėsia e tij nuk ėshtė vetėm shkencore, por edhe e gjithanshme, sepse pėrfshin gjeografinė shqiptare, historinė, zakonet, mentalitetin, etnografinė etj. Referuesja dr. Shefkije Islamaj, duke e pėrshkruar leksikografinė shqiptare si shumė tė hershme dhe pothuajse tė sė njėjtės kohė me ato tė gjuhėve tė tjera, theksoi se hartimi i kėtij fjalori ėshtė bėrė me njė pėrshkushtim tė rrallė shkencor nga emrat e shquar tė gjuhėsisė shqiptare. Ndėrkaq referuesi Miēo Samara, nė fjalėn e tij mė shumė u ndal nė shkallėn e ripunimit tė kėtij fjalori dhe problemet qė u janė paraqitur ekspertėve gjatė ripunimit tė tij, si pėrkufizimet sintetike, terminologjia tekniko-shkencore, vlerat reale tė leksikut etj. Pos pėrurimit tė Fjalorit..., “ShB” Toena”, me rastin e 10-vjetorit tė themelimit, ka paraparė edhe disa aktivitete tė tjera kulturore nė Prishtinė. Tė martėn nė Bibliotekėn Kombėtare dhe Universitare tė Kosovės nė orėn 11, ShB “Toena” nė bashkėpunim me Akademinė e Shkencave tė Shqipėrisė dhe Institutin i Historisė do tė bėjė pėrurimin e dy vėllimeve tė “Historisė sė popullit shqiptar”, ndėrkaq po tė njejtėn ditė do tė zhvillohet takimi i ishpresidentit tė Shqipėrisė, Rexhep Mejdani, me lexuesit me ē’rast do tė bėhet prezentimi i librit tė tij tė ri “Globalizmi, integrimi dhe kombi shqiptar”, tė botuar nga kjo shtėpi botuese.

Koha