Me fal qe po nderhyj pa leje
Ti thua qe personat deri nen 18 vjec te mos mbulohen, sikur keta persona, me nje fjal -18, te mos kene nje llogjike te tyren, te mos kene deshirat e tyre, te mos kene besimin e tyre. Sikur keta -18 vjecare te jene komplete out nga bota qe i rrethon dhe bejne vetem ate qe u thote mami dhe babi. (me korrigjo nese e kam gabim)
Pak a shume une kontekstin e kesaj fjalie e marre sikur sa kalon 18 vjec, individi merr nje boom zhvillimi nga ana intelektuale dhe qe ne kete moshe arrin te kuptoje se ceshte e mira dhe ceshte e keqa.
Kur ndodh gjithe ky ndryshim? Brenda nje nate?
Sa per dijenine tende femra mbulohet vetem kur eshte zhvilluar ne trup dhe duket e rritur pasi ka edhe 14-vjecare qe duken si njezet. Por nje femije qe nuk i ka hyre ende pubertetit nuk i eshte lejuar te mbulohet. Madje mbulesa eshte nje zgjedhje aq personale sa qe vetem nese personi eshte i bindur me vullnet te lire mund te zgjedhe ta vere. Pasi ka vajza muslimane qe nuk vendosin shami.
Pastaj po qe per pjekuri ka femra qe jane te pjekura edhe pa mbushur 18 vjec dhe ka te tjera qe nuk piqen as mbas moshes 18.
__________________________________________________ _______________
Se pari kur nuk keni njohuri te sakta apo te hollesishme mbi besimin islam, mos gjykoni dhe mos jepni mendime pa baza. Ajo lloj veshje qe i lejon femrat te mbulohen aq sa te nxjerrin vetem syte jashte (madje ka disa qe edhe syte i mbulojne) per nje person qe ka njohuri minimale mbi fene dhe besimin islam e dine qe nje gje e tille nuk eshte e lejuar ne fe.
Ne fene islame femra duhet te mbuloje vetem floket, si dhe te mundohet te mos ekspozoje pjeset joshese te trupit.
Nje mbulim si ai ne foto ku vetem syte dallohen eshte me teper pjese e nje kulture te nje vendi te caktuar dhe nuk ka lidhje me besimin islam.
Sa per mbulimin e femres ne islam per mendimin tim nuk ka gje me te bukur, me te moralshme, me te ndershme, me dinjitoze dhe me fisnike se sa rregullsia ne paraqitje qe islami proklamon. Sikur te gjithe femrat e botes te mbuloheshin vetem sa gjysma e vajzes qe une kam treguar ne foto, bota do te ishte padyshim nje vend me i rregullt dhe me i moralshem ku femra nuk e shet veten lire.
Islami e obligon femren qe te ruhet nga shikimet provokuese te meshkujve te huaj duke i dhene asaj mundesine qe te kete nje paraqitje te rregullt dhe bukurine e saj ta ruaj te shenjte per njeriun qe i ka falur zemren dhe jeten e saj, pra per bashkeshortin e saj.
Pastaj, mbulesa i lejon femres qe te prezantoje veten e saj ne shoqeri nepermjet personalitetit te saj dhe jo nepermjet bukurise apo paraqitjes se saj fizike. Ne fund te fundit a nuk jeni ju femra ato qe doni qe meshkujt t'iu duan dhe vleresojne per shpirtin dhe mencurine tuaj ne radhe te pare dhe pastaj per fizikun tuaj ne radhe te dyte? Siku te ndodhte e kunderta dhe meshkujt te'iu vleresonin vetem per paraqitjen tuaj fizike, ju do te ishit te humbura sepse gjithmone do te dilte nje vajze tjeter me e bukur se sa ju, dhe meshkujt do vraponin pas tyre. Pra me nje llogjike te thjeshte do ti largoheshim shume te qenit njeri dhe dashuria do kishte kuptim tjeter.
Megjithate, askush nuk ka te drejte te gjykohet. Nuk shoh ndonje gje te moralshme ne zhveshjen e femrave dhe asgje te cuditshme ne mbulimin e tyre.
MOs ngaterroni kulturat e vendeve te lindjes me besimin apo fene. Ka vende ne bote qe megjithese vetdeklarohen si vende myslimane, ne te vertete nuk kane asgje qe i afrohet besimit te vertete islam.
Pra edhe njehere mos ngaterroni kuluren e nje vendi apo disaa vendeve me fene apo besimin. Besimi dhe feja jane dicka teper personale.
Sa per lejimin e mbuleses ne institucionet arsimore duhet te dini nje gje, qe besimi dhe feja islame nuk jane as prapambetje dhe as injorance dhe deshira e vajzave te mbuluara per tu arsimuar dhe edukuar mund te jete shume me madhe se sa e atyre vajzave qe shkojne gati zhveshur ne shkolle duke thyer cdo rregull moral dhe institucional, por te cilat askush nuk i gjykon. Veshja eshte nje zgjedhje personale qe edhe nje femije nuk ia ndalon dot.
Perpiquni te mos gjykoni pa anje fare baze dhe njohurie por te pakten perpiquni te mesoni te vleresoni dhe te hulumtoni mbi te verteten e gjerave. Sepse eshte shume e lehte te flasesh tym ne ajer.
Krijoni Kontakt