Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 68
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Saladin
    Anëtarësuar
    13-03-2007
    Postime
    39

    Citati i Thaçit në hyrje të Akademisë së Shkencave dhe Artit në Kosovë

    Prishtinë, 21 janar 2010 - Në hyrje të ndërtesës së re të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës në një pllakë të artë është gravuar emri i kryeministrit Hashim Thaçi. Brenda fushës ndodhet një thënie e Thaçit:
    “Tempujt e dijes dhe të shkencës janë rreze drite për kombin dhe njerëzimin”, shkruan në numrin e sotëm “Koha ditore”, e cila vlerëson se “rasti bëhet unik në vende ku është i vendosur regjimi demokratik”.
    “Thëniet e politikanëve nuk shihen në mure institucionesh, praktikë kjo që ishte në modë gjatë regjimit dictatorial. Madje, vlerësimi për shkencën i prijësit të vendit, pos në ndërtesa të institucioneve, shihej edhe në faqe të para të secilit libër shkencor”, konstaton gazeta.
    Por askush nuk e di urdhërdhënësin për vendosjen e saj.
    Madje as akademikët. “Nuk na ka pyetur njeri për të. Atë ditë kur është prerë shiriti e kemi parë për herë të parë”, ka thënë kreu i Akademisë, Besim Bokshi, i cili pohon se të tilla nuk mund të shihen as në vendet fqinje që vetëm prej dy dekadash kanë dalë nga komunizmi.
    As zëdhënësi i Qeverisë, Memli Krasniqi, thotë se kjo nuk është nismë e Zyrës së kryeministrit.
    “Nuk ka qenë iniciativë e Zyrës së kryeministrit dhe ne nuk dimë kusht dhe si e ka vënë”, ka thënë Krasniqi. Në kompaninë që ka ndërtuar godinën e Akademisë kanë thënë se janë urdhëruar nga Ministria e Administratës Publike për ta vënë pllakën.
    “Aspekti teknik i përgatitjes së pllakës është bërë prej departamentit tonë, por kush ka vendosur për ta bërë ne nuk e dimë”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Administratës Publike, Majlindë Lulaj, duke theksuar se “Ministria nuk ka qenë e involvuar në këtë pikë”.

    _________

    shume mire, edhe ne koren e veriut ka ksi pllakata me shkrime,
    hashim thaqi tu ju dhon msim akademikeve te shkencave,

  2. #2
    Citim Postuar më parë nga Saladin Lexo Postimin

    Unë po të isha profesor në këtë univeristet do ta kisha bojkotuar mësimin. Dhe studentë e profesor duhet të cohen në protesta kundër këtij vendimi të marrë.
    POLITIKA JASHTË SHKOLLËS SHQIPE!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Kësisoj, rasti bëhet unik në vende ku është i vendosur regjimi demokratik.

    *********

    Në një pllakë të artë, emri i kryeministrit Hashim Thaçi është gravuar në hyrje të ndërtesës së re të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Brenda një fushe, sipër emrit, ndodhet edhe një vlerësim i tij për rolin që kanë institucionet, sikur që është Akademia, shkruan sot “Koha Ditore”.
    “Tempujt e dijes dhe të shkencës janë rreze drite për kombin dhe njerëzimin”, është fjalia e gravuar, pranë portës kryesore në ndërtesën e re të Akademisë.
    Kësisoj, rasti bëhet unik në vende ku është i vendosur regjimi demokratik. Thëniet e politikanëve nuk shihen në mure institucionesh, praktikë kjo që ishte në modë gjatë regjimit diktatorial. Madje, vlerësimi për shkencën i prijësit të vendit, pos në ndërtesa të institucioneve, shihej edhe në faqe të para të secilit libër shkencor.
    Pllaka që mban firmën e kryeministrit Thaçi ndodhet aty dhe kurrkush nuk di urdhërdhënësin për vendosjen e saj. Fillimisht ishte thënë se këtë e kanë kërkuar akademikët, mirëpo kjo është hedhur poshtë nga kryetari i tyre.
    “Aty (në pllakën ngjyrë ari v.j.) kryeministri ka dhënë një mendim. Kryeministri e ka parë të arsyeshme ta bëjë dhe nuk mund të japë tash ndonjë vlerësim”, i ka thënë “Kohës Ditore” kreu i Akademisë, Besim Bokshi. “S’na ka pyetur njeri për të. Atë ditë kur është prerë shiriti e kemi parë për herë të parë”.
    E ka quajtur “interesante” pllakën dhe përmbajtjen e saj, edhe për faktin se nuk ka parë diçka të ngjashme në ndonjërën prej akademive, të cilat deri tash Bokshi i ka vizituar.
    Të tilla nuk mund të shihen as në vendet fqinje që vetëm prej dy dekadash kanë dalë nga komunizmi.
    Por, a ka qenë kryeministri Thaçi ai që ka urdhëruar vënien e pllakës?
    Zëdhënësi i Qeverisë, Memli Krasniqi, ka thënë të mos ketë rrjedhur nga Zyra e kryeministrit iniciativa apo vendimi për vendosjen e saj.
    “Nuk ka qenë iniciativë e Zyrës së kryeministrit dhe ne nuk dimë kush dhe si e ka vënë”, ka thënë zëdhënësi Krasniqi. “Ne vetëm e kemi parë të vendosur aty”.
    Në kompaninë që ka bërë ndërtimin e godinës së Akademisë kanë treguar se janë urdhëruar nga Ministria e Administratës Publike ta vënë pllakën.
    “Ministra e Administratës Publike na e ka sjellë pllakën dhe ne vetëm e kemi vendosur. Ata kanë qenë autoriteti kontraktues për ne dhe ne është dashur të veprojmë ashtu siç ata kanë thënë”, ka treguar Bajram Gashani, drejtor i përgjithshëm në “Al-Trade Construcion”. “Këqyra në Ministri se cili person, por nuk na treguan. Jo ai, jo ai tjetri dhe nuk mundëm të kuptojmë se kush”.
    Edhe gazeta ka provuar të mësojë se kush ka qenë vendimmarrësi, por kjo nuk është bërë e ditur në Ministrinë e Administratës Publike, e cila ka financuar e mbikëqyrur punimet e ndërtesës së Akademisë.
    Pllaka edhe mund të hiqet, pasi akademikët të hyjnë në ndërtesën e re, tashmë të përuruar. Kryetari i Akademisë, Besim Bokshi, nuk ka përjashtuar këtë mundësi.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  4. #4
    Muslim Maska e Argjendii
    Anëtarësuar
    18-03-2009
    Vendndodhja
    Lugin
    Postime
    123
    ncncncn kjo spjegon shum qart sistemin diktatorial qe po ushtron hashimi ne Kosov

  5. #5
    POLITIKA JASHTË SHKOLLËS SHQIPE

    Politika aktuale shqiptare në gjithë trojet dreson njerëz kundër të mirës shqiptare.
    Moto e shkollës është të nxjerrë njerëz të mirë. Ajo duhet të jetë institucion joplitik që të nxjerrë njerëz të devotshëm për të mirën e atdheut!
    T'u themi një herë e mirë hajnave: MJAFT MË!
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 21-01-2010 më 11:27
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    Citim Postuar më parë nga Argjendii Lexo Postimin
    ncncncn kjo spjegon shum qart sistemin diktatorial qe po ushtron hashimi ne Kosov
    Vlerësim i sakët i yti. Për fat të keq të tyre, diktatorëve të vegjël u ka ikur "shansi" për të hyrë në histori. Kot shpurdhin nëpër institucionet e shkencës, kundër të cilave kanë punuar me mjete dhe logjikë staliniste. Diktatorët dhe shkencat janë armiq të përbetuar ndërveti, ndaj mindimi i gëdhëndur i kryeministrit para hyrjes së ASHAK-së, është sa antikohorë, aq dhe banal.....!!

  7. #7
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Çfarë thënie!

    Pa kuptim fare!
    Life's too short to remove USB safely.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Hajrush
    Anëtarësuar
    17-09-2007
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    91
    Postimet në Bllog
    4

    Njeriu në shtëpinë e vet punon sipas qejfit të vet

    Pse more po e ngucni njeriun?
    Secilli njeri në shpi të vet punon qysh don vet.[
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hajrush : 21-01-2010 më 13:53

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Te presim edhe njdonje dite e ndoshta edhe Skenderbeun do ta zbresin nga kali e te hypin vet ne vend te tij.Mjerim.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e liridoni703
    Anëtarësuar
    17-02-2007
    Postime
    212
    Citim Postuar më parë nga Argjendii Lexo Postimin
    ncncncn kjo spjegon shum qart sistemin diktatorial qe po ushtron hashimi ne Kosov
    Per Argjendin... ketu ku ti shkruan se di se qfare mendimi ke..edhe une jam politika jashte gjdo instucioni shkollor ku do qe gjinden ato..
    Po menyra e te shprehurit e juaj dhe disa si ju jo e drejt dhe adekuate...
    Se nje pjes e juaja ishin mesuar ne te kaluaren jo te larget
    po te ishte ndonje kryminister i serbius ju nuk do te kishit quar pluhur per ket at jam i sigurte njeqinde per qinde..po pas eshte shqiptare ju perdorni fjal te tilla dhe fyrej...
    po koha e juaj ka perfunduar.......nuk po ti bej te mire asnje politikan ne kosove po ky tani si eshte ne pushtet at qka e ka premtu edhe eshte ka e ralizon ne 90 per qinde deri me tani,e i kan mbet edhe nje vite e gjysme ne pushtet besoj se nese vazhdojen keshtu do ti ralizoj 100 per qinde...ka premtuar rrug.eshte ka i ben,,ka premtuar shkolla eshte ka i ban..ka premtuar ,pavarsin e ka ralizuar,ka premtuar rryme eshte me e mire se sa ka qen njeqinde per qinde..e shume eshum tjera,,, edhe tani auto udha veq ka filluar....po ju nje pjes jeni te till te krijuar me qen vetem zi pa asnje te bardhe kosova dhe ky popull...po edhe e keni inatin e ketyre te beogradit ,po nuk di se qka me ju beee,,vetem nje koha e juaj ka perfunduarrrrrrrrr

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •