Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 68 prej 68
  1. #61
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga Saladin Lexo Postimin
    “Tempujt e dijes dhe të shkencës janë rreze drite për kombin dhe njerëzimin”
    Eshte e njejte sikur te thoje:

    Disa pjese te mira ne trupin e njeriut jane esenciale per njeriun.

    Po cilat pjese? Pse esenciale?
    Cilet tempuj? Perse rreze drite?

    Shprehje e nje politikani te dobet. Tingellon disi mire per masat, por s'thote asgje.

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Hiqet pllaka e kryeministrit nga Akademia e Shkencave

    Prishtinë, 24 janar – Agu i së shtunës e ka gjetur ndërtesën e re të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës pa pllakën me shënimin “Tempujt e dijes dhe të shkencës janë rreze drite për kombin dhe njerëzimin”, me emrin dhe funksionin e kryeministrit Hashim Thaçi. E njëjta ditë ka sjellë edhe ndërrimin e pllakës ku është vënë logoja e këtij institucioni të lartë shkencor. Në të renë janë bërë korrigjime në tekstin në latinisht të emrit të plotë të Akademisë, shkruan sot Koha Ditore.
    Këto veprime janë marrë pas një numri artikujsh që “Koha Ditore” të enjten dhe të premten ka publikuar, e që lidheshin me të dyja pllakat.
    Në të parin, gazeta ka informuar se në një fushë ngjyrë ari, emri i kryeministrit Hashim Thaçi është gravuar në hyrje të ndërtesës së re. Brenda një pllake, sipër emrit, ndodhej edhe një vlerësim i tij për rolin që kanë institucionet, sikur që është Akademia.
    Kësisoj, rasti bëhej unik në vende ku është i vendosur regjimi demokratik. Thëniet e politikanëve nuk shihen më në mure institucionesh, praktikë kjo që ishte në modë gjatë regjimit diktatorial.
    Ndërkaq, në të dytin gazeta ka treguar se për një “i” që nuk është vënë në logon e Akademisë, fjala “Artium” është tkurrur në “Artum”. Dhe, kosovarët edhe mund të mos e vërejnë dallimin midis këtyre dy fjalëve që ndodhen në logo të institucionit më të lartë të shkencës dhe të artit në Kosovë, sepse ato janë latine. E para, në logon e vendosur në godinën e vjetër të Akademisë, kurse e dyta në logon e vendosur në godinën e re, të porsainauguruar. Kjo e fundit ishte gabim, dhe i jep Akademisë kuptimin e institucionit “të izoluar”, “të mbyllur”, a “të kufizuar”, apo edhe “të rrezikshëm” ose që është në situatë “kritike”, sepse të tilla janë kuptimet e fjalës “Artum”.
    Gazeta nuk ka mundur të kontaktojë të shtunën pasdite as me zëdhënësin e Qeverisë Memli Krasniqi, dhe as me zëdhënësen e Ministrisë së Administratës Publike, Majlinda Lulaj, për të kuptuar se kush saktësisht ka marrë vendimin për largimin e pllakës së kryeministrit dhe për ndërrimin e logos së Akademisë.
    Për pllakën që mbante mesazhin e kryeministrit Thaçi, kurrkush nuk dinte urdhërdhënësin për vendosjen e saj. Fillimisht ishte thënë se këtë e kanë kërkuar akademikët, mirëpo kjo është demantuar nga kryetari i tyre, Besim Bokshi.
    Në “Al-Trade Construcion”, kompani që ka bërë ndërtimin e godinës së Akademisë, kanë treguar se janë urdhëruar nga Ministria e Administratës Publike ta vënin pllakën. Në këtë ministri kanë pranuar se aspekti teknik i përgatitjes së pllakës është bërë prej tyre, por kanë thënë se aty nuk është marrë vendimi.
    As kryeministri Thaçi nuk ka qenë ai që ka urdhëruar vënien e pllakës. Zëdhënësi i Qeverisë, Memli Krasniqi, ka thënë të mos ketë rrjedhur nga Zyra e Kryeministrit iniciativa apo vendimi për vendosjen e saj.
    Ndërkaq, për gabimin në logon e Akademisë, Ministria e Administratës Publike kishte bërë përgjegjëse kompaninë “Al-Trade Construcion”, duke thënë se kishte evidentuar gabimin dhe se i ishte kërkuar kompanisë ta korrigjonte logon. Mirëpo, në kompani, edhe pse patën pranuar se në listën e vërejtjeve ndodhet edhe logoja, ata patën këmbëngulur se vërejtja ishte e një natyre tjetër. Logoja duhej të bëhej në fushë graniti dhe shkronjat e fjalëve që përbëjnë emrin e plotë të Akademisë në shqip e latinisht të shkriheshin në bronz. Prandaj, nuk kishte kërkesë për korrigjim.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga Nice_Boy Lexo Postimin

    Eshte postuar kjo me heret.Shiqo faqen 3 ne fund.

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Postime
    323
    mushk hesapi

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    adhahile me kte muhabet po merreni..

    pse a ska hall tjeter kosova..

    mos e dramatizoni or shoqa..

    nji kryeminister shqiptar ka lan nji citat po shqip ne der te nji institucioni shqiptar..

    ska fyer kerkend me ato fjal..

    nuk eshte ndonji hata bre burra..

    boll ma..

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    adhahile me kte muhabet po merreni..

    pse a ska hall tjeter kosova..

    mos e dramatizoni or shoqa..

    nji kryeminister shqiptar ka lan nji citat po shqip ne der te nji institucioni shqiptar..

    ska fyer kerkend me ato fjal..

    nuk eshte ndonji hata bre burra..

    boll ma..
    Brar,
    Akademik Nexhat Daci para pak çastesh në intervistën
    që i dha Rrokum TV lidhur me citatin e kryeministrit në
    hyrje të Akademisë tha: "Kur e pava citatin nuk u befasova
    për të mirë, megjithë kontributin që ai (kryeministri) ka
    dhënë për finalizimin e punëve në inaugurimin e ndërtesës
    së re të Akademisë. Ndërsa citatin tha nuk dua ta komentojë..".

  7. #67

    Pse gjithmonë i bëjmë gjërat për ngut!

    Pse gjithmonë për gjëra të mëdha gjendemi në gjumë. Pse gjithmonë jemi të përgjumur e të fjetur. Pse asnjëherë nuk nisim dicka pa gabime. Ku ishin këta akademikët tanë të uruar ( apo ndoshta është dikush tjetër ) që para se të dilte pllakata ta bënin ndreqjen e gabimit!! A ishte e domosdoshme të vihej kjo pllakatë!!

    Pse u ngut politika dështake, mjerane menjëherë të fus hundët edhe aty ku s'e ka vendin. Politika sa më larg gjeneratave të reja. Në duam të kemi një rini të shëndoshë e jo të krimbur nga politika.

    Keq i është nisur kësaj Akademie. Ishalla akademikët tanë - kokat e dijes- e marrin vetë në dorë udhëheqejn. Mos le të kenë frikë, se Akademia ka autonomi sa vetë shteti. Fundja aty është koka e dijes!

    POLITIKA JASHTË SHKOLLËS SHQIPE

    P.S. Aman na plasët neve në mërgim me këto "xhevahiret" tuaja!
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 24-01-2010 më 17:05
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435
    Kjo tregon nje kopjim te zymte te komunizmit ku lideret vendosin shenja te tyre ne te kater anet e vendit. Hashim Thaci duhet te kishte qene udheheqes para 30 viteve se atehere do te mund te bente gjera te tilla. Tani ka kaluar koha per keto gjera.
    Hashim Thaci dhe klika e PDKs jane stalinista 24 karatesh.

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •