Ti zonje(zoteri) nese e ke kuptu pse vet pra.Ose ske pas qef qka kam shkru,a per qata.Ky eshte forum e smunesh ti me i drejtu njerezit qka me shkru,e me se paku kur ata njerez ta thojne te vertetet.Une jam me mire por ti shko bere nje Ct te trurit,nese ke eshte fjala.
UCK dhe SHAB dhe NATO jan me meritoret qe na e sollen pavarisn lirin dhe zhdukjen e komunizmit ne Kosov,kujton ibrahim gjenazen dhe partine tij qe fitonte si kastro e hugo chavezi 125% te votave
Koha Ditore
Hashim hiqe atë haiku!
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, do të duhej të
urdhëronte heqjen e pllakës në hyrje të Akademisë së
Shkencave dhe të Arteve të Kosovës nëse dëshiron që
Republika e K. të mos i përngjajë Turkmenistanit
Shkruan: Enver Robelli
Hashim Thaçi nuk është diktator.
Shteti që
ai drejton nuk e
ka fuqinë e diktaturës.
Fasada
e Kosovës është
demokratike.
Por, me disa
sjellje kryeministri i Kosovës –
ndoshta kundër vullnetit të tij dhe
për habinë e kritikëve qëllimmirë –
po na shfaqet si karikaturë diktatori.
A thua është duke e vërejtur
këtë? A thua po e shohin këtë
deformim këshilltarët e tij, të cilët
hiç nuk përtojnë të japin leksione
mbi themelimin e shtetit, thua se
jemi duke jetuar në kohëra antike?
Pyetja kryesore që duhet të shtrohet
në këtë tekst është kjo: Zoti
kryeministër Thaçi, çfarë ju shtyri
të pranoni që në hyrje të ndërtesës
së re të Akademisë së Shkencave
dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK)
të vendoset pllaka me shënimin
“Tempujt e dijes dhe të shkencës
janë rreze drite për kombin dhe
njerëzimin“ me emrin dhe funksionin
tuaj nën këtë mesazh?
Kryeministër, mos po frikësoheni
se nuk do të mbesë asnjë gjurmë e
juaja në historinë më të re të
Kosovës nëse një ditë nuk do të jeni
në krye të shtetit? Edhe sikur të
mos kishit bërë gjë në vitet 90 për
çlirimin e Kosovës, ju keni hyrë në
histori, sepse e keni lexuar
Deklaratën e Pavarësisë në
Kuvendin e Kosovës – dhe ky
moment është transmetuar prej të
gjitha televizioneve globale, CNN,
BBC, Al-Jazeera dhe shumë të
tjera. Të nesërmen, më 18 shkurt
2008, emri juaj ka qenë në ballinat
e pothuaj të gjitha gazetave të botës
si lexues i Deklaratës së
Mëvetësisë. Gazeta ”El Mundo“ e
Spanjës kështu e titullonte shkrimin
për këtë ngjarje: “Kosovo se independiza“,
mbi tekst është një
fotografi, shiheni ju, zoti Thaçi,
bashkë me kryetarin Fatmir Sejdiu
dhe me shefin e Kuvendit, Jakup
Krasniqi. Të tre së bashku i mbani
në duar dy flamuj të Kosovës.
Simbolikë e bukur, duket sikur i
mbani në pëllëmbë të dorës edhe
shtetin, edhe shpresat e kosovarëve.
Titulli në „Corriere della sera“ ka
qenë ky: ”Kosovo, festa e rabbia“,
„Los Angeles Times“ shkruante:
“Kosovo takes a big leap of faith“,
gazeta çeke ”Lidové Noviny“ i
njoftonte lexuesit me këtë titull:
”Nový stát na mapè Evropy“. Kjo
ishte dita kur kosovarët i kuptonin
të gjitha gjuhët e botës.
Do të mund të bëhej një ekspozitë e
mirë në ndërtesën e re të
Akademisë së Shkencave dhe të
Arteve të Kosovës me ballinat e
shumë gazetave të botës, të cilat u
botuan më 18 shkurt 2008, një ditë
pas shpalljes së pavarësisë.
Bashkë me kolegun Agron Bajrami
në numrin e 19 shkurtit 2008 të
“Kohës
Ditore“ i patëm botuar ballinat e
disa gazetave nga disa anë të globit.
Më vonë, për fat të keq, asnjë institucion
shtetëror apo kulturor nuk u
interesua që të siguroheshin ballinat
e gazetave për këtë ditë të
shënuar në jetën e çdo kosovari të
gjallë dhe të atyre që do të lindin.
Gaz i botës
Në prag të dyvjetorit të pavarësisë,
në hyrje të ndërtesës së re të
Akademisë së Shkencave dhe të
Arteve të Kosovës (ASHAK) ju, zoti
kryeministër, i prezantoheni botës
me një mesazh grotesk, i cili nuk u
rri hiç mirë shteteve demokratike,
siç pretendon të jetë Kosova. Nuk
është fare me rëndësi nëse ju, zoti
Thaçi, e keni ditur apo jo që në godinën
e ASHAK-së do të vendoset ajo
pllakë metali që ndrit e shkëlqen si
të ishte e larë me ar. Kjo pllakë nuk
e shndrit biografinë tuaj politike,
kjo pllakë e njollos personalitetin
tuaj. Mesazhi juaj – apo i atyre që e
kanë shkruar në emrin tuaj – është
tallës për çdo institucion të dijes,
sepse nuk e ka vendin aty, te porta
e ASHAK-ut dhe te asnjë institucion
kulturor. Porosia juaj
„Tempujt e dijes dhe të shkencës
janë rreze drite për kombin dhe
njerëzimin“ mbase i përshtatet
ndërtesës, e cila tani falë fjalëve
tuaja do të futet në hartën e
arkitekturës evropiane. Ndryshe
nuk ka shans.
Aman, bëhuni pak më serioz se u
bëmë gaz i botës!
Hapi i parë që do të ishte mirë ta
bënit, zoti kryeministër, është ky:
Meqë në mbishkrimin në gjuhën
latine të ASHAK-ut në vend të
fjalës „artium“ (art) është shkruar
gabimisht „artum“, ju, zoti kryeministër,
është mirë ta porositni
shkronjën „i“, e cila mungon dhe t’ia
dhuroni Akademisë.
Njëkohësisht merrni vendim, urdhëroni
vartësit tuaj, që ta heqin
pllakën e panevojshme me shënimin
”Tempujt e dijes dhe të
shkencës janë rreze drite për kombin
dhe njerëzimin“. Me fjalë të
tjera: Hashim hiqe atë haiku!
(Haiku është një formë e poezisë
japoneze, që përbëhet zakonisht
prej tre rreshtave me 5,7,5 rrokje).
Lenini, Stalini, Allahu
Ju, zoti Thaçi, nuk jeni diktator,
madje përpiqeni të jeni demokrat,
por me këso mesazhe të hekurta po
e rendisni portretin tuaj në galerinë
e figurave qesharake-diktatoriale të
vendeve të Azisë Qendrore. A e bëni
këtë nga naiviteti apo me qëllim?
Sidoqoftë, hiqe atë haiku, Hashim!
Sepse haiku ”Tempujt e dijes dhe të
shkencës janë rreze drite për kombin
dhe njerëzimin“ e kthen
Kosovën me fytyrë nga
Turkmenistani. Kryeministër, përpiquni
ta imitoni ndonjë politikan
të Evropës Perëndimore, mos e imitoni
Saparmurad Nijazovin e
Turkmenistanit. S’ju ka hije as
juve, as demokracisë së brishtë
kosovare. Në vitin 1991, pas shpërbërjes
së Bashkimit Sovjetik, kur
Turkmenistani u bë shtet i
pavarur, Nijazov, atëbotë sekretar i
parë i partisë, kishte thënë:
”Bashkëkombësit e mi e kanë
nderuar Leninin, pastaj Stalinin,
tani ata do ta nderojnë ose Allahun
ose mua. Atëherë më mirë mua“.
Gjatë 15 viteve të sundimit të tij
Nijazov e shndërroi Turkm -
enistanin në një vend të tiranisë
dhe të paranojës. Çdo i treti banor
ishte i detyruar të punonte për
shërbimin sekret. Despoti Nijazov
dëshironte të dinte edhe udhët
ajrore nga fluturojnë mizat. Se
çfarë domethënë kjo, na tregon
fotografi zviceran Nicolas Righetti,
i cili në librin e tij “Love me
Turkmenistan“, botuar në Londër
në vitin 2008, sjell pamje nga një
vend i dominuar nga kulti i individit,
nga kulti i Saparmurad
Nijazovit, i cili e quante veten
”Turkmenbashi“, baba i të gjithë
turkmenëve. Portreti i tij stoliste
shishet e vodkës, qeset e makaronave,
paratë, parfumet e burrave.
Në vitin 2002 Nijazov i ndërroi
edhe emrat e muajve, për shembull
janarit ia vuri emrin ”turkmenbashi“,
për nder të vetvetes,
shkurtin e quajti “bajdak“ për nder
të flamurit, i cili ishte prezantuar
për herë të parë në këtë muaj.
Ndërsa muajit prill Nijazov ia vuri
emrin e nënës së tij ”Gurbansoltaneje“.
Vallja bizare
Nganjëherë historia di të lozë valle
bizare. Turkmenbashi vdiq më 21
dhjetor 2006, në ditëlindjen e
Stalinit, në moshën 66-vjeçare. Në
historinë e turkmenëve, por edhe të
botës demokratike, ai mbetet në
kujtesë si shkatërrues i ekonomisë,
shkaktar i papunësisë dhe i varfërisë,
shtypës, shkelës i të drejtave
të njeriut, inkuizitor, neostalinist,
racist, xhelat dhe gjakpirës. Prej se
ka vdekur Turkmenbashi vendi i
tij është duke e hequr, hap pas
hapi, trashëgiminë e tij bizare.
Këtë javë agjencia gjermane e
lajmeve DPA njoftoi se pasardhësi i
tij në post, Gurbanguli Berdimuh -
amedov, me dekret kishte urdhëruar
që nga kryeqyteti Ashgabad të
hiqej monumenti i larë në ar dhe i
lartë 75 metra i Saparmurad
Nijazovit.
Tash t’i kthehemi mesazh-përcjellësit
tonë të hekurt, të nderuar e
gojartë, kryeministrit Hashim
Thaçi. Shpresojmë se ai edhe në
çastet kur e ndien veten të plotfuqishëm
dhe fuqiplotë nuk ka qejf
të shikojë në drejtim të
Turkmenistanit. Kryeministër,
lexoje këtë citat: „E dini që komunizmin
e kanë mbajtur votat në
pushtet për 45 vjet, dhe shpeshherë
mbijetesa e një qeverie nuk
është fakt për qeverisje të mirë apo
të dobët”. Këtë fjali të mençur e ka
thënë ministri aktual i Arsimit,
Enver Hoxhaj, më 28 dhjetor 2006.
Një ditë më vonë citati është botuar
në këtë gazetë në kuadër të një
artikulli, ku Partia Demokratike e
Kosovës kritikonte Qeverinë e
kryeministrit Agim Çeku për rritje
të korrupsionit, për premtimet e
rrejshme për ndryshime në Qeveri,
për refuzim ekstrem të mendimit
alternativ, për kolaps ekonomik.
Pasi ta hiqni pllakën me haiku, e
cila është vendosur te ndërtesa e
Akademisë, ju, i nderuar kryeministër,
mund të shikoni e mendoni
nëse kritikat që ia keni bërë Agim
Çekut në fund të vitit 2006 mund
t’ju bëhen edhe juve sot.
robelli@bluewin.ch
[/CENTER][/LEFT]
Thenjet e tij edhe pak do ti shofim edhe ne shtylla,neper ndertesa e ku do tjeter,per mendimin tim asgje nuk ka per tu befasu,perse nuk shiqoni pak me heret,keta kan dal nga brumi i marksist leninizmit prandaj hashimi sot vetem po e zbaton programin e partis.Ju e din edhe pershendetjen me grusht te uqk-es ne fillim,derisa dikush ua ndaloi,prandaj une nuk befasohem qe nje dit kur te zgjohem ne mengjez ta shof parollen:
Shoku hashim dhe partia do na shpien ne parajs
Hiqet pllaka e kryeministrit nga Akademia e Shkencave
Prishtinë, 24 janar – Agu i së shtunës e ka gjetur ndërtesën e re të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës pa pllakën me shënimin “Tempujt e dijes dhe të shkencës janë rreze drite për kombin dhe njerëzimin”, me emrin dhe funksionin e kryeministrit Hashim Thaçi. E njëjta ditë ka sjellë edhe ndërrimin e pllakës ku është vënë logoja e këtij institucioni të lartë shkencor. Në të renë janë bërë korrigjime në tekstin në latinisht të emrit të plotë të Akademisë, shkruan sot Koha Ditore.
Këto veprime janë marrë pas një numri artikujsh që “Koha Ditore” të enjten dhe të premten ka publikuar, e që lidheshin me të dyja pllakat.
Në të parin, gazeta ka informuar se në një fushë ngjyrë ari, emri i kryeministrit Hashim Thaçi është gravuar në hyrje të ndërtesës së re. Brenda një pllake, sipër emrit, ndodhej edhe një vlerësim i tij për rolin që kanë institucionet, sikur që është Akademia.
Kësisoj, rasti bëhej unik në vende ku është i vendosur regjimi demokratik. Thëniet e politikanëve nuk shihen më në mure institucionesh, praktikë kjo që ishte në modë gjatë regjimit diktatorial.
Ndërkaq, në të dytin gazeta ka treguar se për një “i” që nuk është vënë në logon e Akademisë, fjala “Artium” është tkurrur në “Artum”. Dhe, kosovarët edhe mund të mos e vërejnë dallimin midis këtyre dy fjalëve që ndodhen në logo të institucionit më të lartë të shkencës dhe të artit në Kosovë, sepse ato janë latine. E para, në logon e vendosur në godinën e vjetër të Akademisë, kurse e dyta në logon e vendosur në godinën e re, të porsainauguruar. Kjo e fundit ishte gabim, dhe i jep Akademisë kuptimin e institucionit “të izoluar”, “të mbyllur”, a “të kufizuar”, apo edhe “të rrezikshëm” ose që është në situatë “kritike”, sepse të tilla janë kuptimet e fjalës “Artum”.
Gazeta nuk ka mundur të kontaktojë të shtunën pasdite as me zëdhënësin e Qeverisë Memli Krasniqi, dhe as me zëdhënësen e Ministrisë së Administratës Publike, Majlinda Lulaj, për të kuptuar se kush saktësisht ka marrë vendimin për largimin e pllakës së kryeministrit dhe për ndërrimin e logos së Akademisë.
Për pllakën që mbante mesazhin e kryeministrit Thaçi, kurrkush nuk dinte urdhërdhënësin për vendosjen e saj. Fillimisht ishte thënë se këtë e kanë kërkuar akademikët, mirëpo kjo është demantuar nga kryetari i tyre, Besim Bokshi.
Në “Al-Trade Construcion”, kompani që ka bërë ndërtimin e godinës së Akademisë, kanë treguar se janë urdhëruar nga Ministria e Administratës Publike ta vënin pllakën. Në këtë ministri kanë pranuar se aspekti teknik i përgatitjes së pllakës është bërë prej tyre, por kanë thënë se aty nuk është marrë vendimi.
As kryeministri Thaçi nuk ka qenë ai që ka urdhëruar vënien e pllakës. Zëdhënësi i Qeverisë, Memli Krasniqi, ka thënë të mos ketë rrjedhur nga Zyra e Kryeministrit iniciativa apo vendimi për vendosjen e saj.
Ndërkaq, për gabimin në logon e Akademisë, Ministria e Administratës Publike kishte bërë përgjegjëse kompaninë “Al-Trade Construcion”, duke thënë se kishte evidentuar gabimin dhe se i ishte kërkuar kompanisë ta korrigjonte logon. Mirëpo, në kompani, edhe pse patën pranuar se në listën e vërejtjeve ndodhet edhe logoja, ata patën këmbëngulur se vërejtja ishte e një natyre tjetër. Logoja duhej të bëhej në fushë graniti dhe shkronjat e fjalëve që përbëjnë emrin e plotë të Akademisë në shqip e latinisht të shkriheshin në bronz. Prandaj, nuk kishte kërkesë për korrigjim.
Hiqet pllaka nga ndertesa e Akademise
Ndryshuar për herë të fundit nga fattlumi : 24-01-2010 më 06:45
Krijoni Kontakt