-
Raporti i KE: Organizata "Mjaft" ka mungesė transparence me fondet
Korrupsioni me fondet e Lėvizjes "Mjaft" e kanė bėrė Erion Veliajn pjesė tė raporteve pėr organizatat rinore tė hartuara nga Kėshilli i Europės. Nė raportin e fundit tė Kėshillit tė Europės pėr organizatat rinore, vėrehet njė emancipim i shoqėrive civile dhe organizatave rinore. Nė raport thuhet si, Lėvizja "Mjaft" ka pasur mungesė transparence me fondet e ardhura nga donacionet e huaja. Raporti vlerėson Kėshillin Rinor si njė organizatė, e cila ėshtė "ombrellė" e organizatave rinore. Nė raport citohen shumė organizata rinore qė janė kontribuese tek emancipimi i tė rinjve. Nė raport citohet si pikė e errėt e shoqėrisė civile shqiptare, Lėvizja "Mjaft", e cila gjatė ekzistencės sė saj nuk ka bėrė asnjė herė transparencėn e financave. Ish- drejtuesi i Lėvizjes "Mjaft" ėshtė akuzuar publikisht nga organizatat rinore pėr pastrim parash dhe vjedhje tė donacioneve. Pėr kėto akuza, Veliaj ėshtė denoncuar nė Prokurori me njė dosje voluminoze, ku ai si drejtues i "Mjaft"-it, i jepte pjesėn mė tė madhe tė donacioneve vėllait tė tij. Erion Veliaj u akuzua pėr pėrvetėsimin e miliona eurove nga donacionet pėr rininė shqiptare dhe zhdukjen e 300 mijė eurove tė Familjes Mbretėrore Angleze dhe tė disa donatorėve tė tjerė, para qė u dhanė pėr tė mbėshtetur punėsimin rinor nė Shqipėri. Organizatat rinore e denoncuan Veliajn pas zhdukjes sė bashku me vėllain e tij, tė 300 mijė eurove kredi pėr biznesin rinor, qė ai kishte marrė nė kuadėr tė lėvizjes "MJAFT". Organizatat rinore faktuan se, Veliaj kishte abuzuar me projektin "Biznesi Rinor Shqiptar". Ky projekt synonte dhėnien e mikrokredive pėr tė rinjtė, para tė cilat do t'u jepeshin me grante deri nė 4000 euro pėr ēdo biznes tė ri dhe mė pas me paratė qė do tė kthenin sė bashku me pėrqindjet e tė kredituarve tė parė do tė kreditoheshin tė tjerė tė rinj, dhe kėshtu me radhė do tė krijohej njė Bankė Rinore, e cila do tė vazhdonte tė funksiononte si subjekt i shoqėrive tė mikrokreditit. Kjo fushė pėrcaktohet si dhėnie kredish dhe fondacionet qė japin para me pėrqindje klasifikohen nga ligji shqiptar si piramida, nėse nuk kanė njė licencė tė dhėnė nga Banka e Shqipėrisė. Paratė e donatorėve mė tė rėndėsishėm nė botė, pėrfshirė Familjen Mbretėrore Angleze, International Youth Foundation (IYF), Youth Business International (YBI), tė cilat njihen botėrisht pėr mbėshtetjen qė i japin bizneseve dhe vetėpunėsimit tė tė rinjve nėpėrmjet fondeve tė mikrokreditit, iu dhanė njė organizate pa asnjė lloj eksperience nė kėtė fushė, pa asnjė lloj ekspertize tė domosdoshme dhe tė detyrueshme qė kėrkon fusha e mikrokreditit. Fondacioni (Lėvizja) MJAFT rezulton nga tė dhėnat e dokumentuara se nuk ka plotėsuar asnjė kėrkesė pėr t'iu njohur e drejta e dhėnies sė mikrokredive pranė Bordit Mbikqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė, as sipas ligjeve tė para shkurtit 2007 dhe as ato pas shkurtit 2007. Fondacioni "Mjaft" nuk ėshtė licencuar nga Banka e Shqipėrisė pėr tė dhėnė mikrokredi. Ndaj dhe pėr kėtė qėllim, kėto fonde iu duheshin besuar njė institucioni tė licencuar, por Veliaj nuk mund tė pranonte qė t'i ikte nga dora njė thelė kaq e majme, qė mė pas do ta ndante me tė vėllanė, Maznikun dhe Fugėn. Nė vitin e parė, shuma prej 55,800 dollarėsh amerikanė iu dha 15 tė rinjve, tė cilat duhej ta kthenin me pėrqindje mė tė lartė pėr tė shėrbyer si kreditim i besueshėm dhe jashtė ēdo risku pėr tė tjerė tė rinj.
Veliaj refuzon tė bėjė transparencėn e donacioneve tė huaja
Erion Veliajt prej vitesh i ėshtė kėrkuar tė bėjė transparente paratė qė ka pėrfituar nga donatorėt ndėrkombėtarė tė destinuara pėr shoqėrinė civile rinore shqiptare, por ai ka refuzuar tė bėjė njė gjė tė tillė. Arsyetimi i tij karakteristik pėr njė tė korruptuar ka qenė se ai i jep llogari donatorėve tė huaj dhe jo shqiptarėve. Prej njė viti, kėrkesa pėr transparencė ėshtė pėrsėritur me tone mė tė forta pas angazhimit politik tė Veliajt me G99 si provė integriteti. Arsyeja pse Veliaj refuzon tė tregojė sa para ka marrė dhe si i ka shpenzuar ato, lidhet me 3 motive tė forta. E para, Veliaj nuk tregon dot se ka pėrfituar mbi 5.4 milion euro nga komuniteti ndėrkombėtar, kontribute kėto pėr shoqėrinė civile shqiptare, sepse tė gjithė do tė kuptonin se pse sot nė Shqipėri nuk ka mė asnjė qendėr rinore qė tė ofrojė shėrbime pėr rininė. E dyta, Veliaj nuk tregon dot se si 5.4 milion euro janė grabitur drejtpėrdrejt nėpėrmjet bizneseve familjare tė klanit Veliaj (Grafik Propaganda, C&PR Production, ACG shpk, etj). E treta, sepse Veliaj, me njė pjesė tė kėtyre parave tė dhėna nga donatorėt pėr tė mbėshtetur shoqėrinė civile shqiptare janė kanalizuar pėr tė financuar nė mėnyrė tė paligjshme Partinė private tė tipit OJF, G99.
Por njė nga rastet mė tė papreēedenta nė shoqėrinė civile shqiptare ėshtė pikėrisht mėnyra se si Erion Veliaj nė konflikt tė pastėr interesi pėrfitoi 300 mijė euro, qė duhej tė ofroheshin si kredi tė buta pėr rininė shqiptare, i ndau dhe zhduku me tė vėllanė e tij, Arbėr Veliaj dhe bashkėpunėtorėt e tij tė ngushtė, Mazniku dhe Fuga. E gjithė kjo grabitje ka ndodhur nėpėrmjet vrimės sė zezė tė Fondacionit MJAFT, i cili u zhduk pa lėnė gjurmė nga qarkullimi. Ky fondacion u mbyll dhe u zhduk kompjuteri i financave me tė gjitha dosjet financiare nga Erion Veliaj, pėr tė fshehur gjurmėt e korrupsionit galopant me donacionet ndėrkombėtare tė destinuara pėr shoqėrinė civile shqiptare. Njė ndėr pikat mė tė errėta tė kėtij Fondacioni ėshtė, "zhdukja" pa lėnė gjurmė e vetė Fondacionit, bashkė me qindra mijė eurot e tij, tė cilat mund tė kenė fluturuar nė numrin qė kontrollon Erion Veliaj nė San Francisko, "145 Swiss Ave, San Francisco, CA 94131 (Payable to BYL, memo Mjaft)". Njė ndėr arsyet kryesore qė ky Fondacion u zhduk njė ditė pa lėnė gjurmė, ėshtė edhe se Fondacioni "MJAFT" ka gėlltitur njė shumė tė pallogaritshme parash nga Balkan Children and Youth Foundation. Ajo qė tė bėn mė shumė pėrshtypje nė qarkullimin e qindra mijė eurove tė Fondacionit "MJAFT", ėshtė loja e pokerit financiar tė Velisė me shokė e shoqe, tė cilėn do ta kenė mėsuar nga kryetarja e Bordit tė Fondacionit "MJAFT", Milva Ekonomi.
Zhdukja e 300 mijė eurove, prokuroria asnjė reagim
Prokuroria vazhdon tė mbylli sytė para dosjes korruptive tė Erion Veliajt. Prokuroria nuk ėshtė vėnė nė lėvizje pas denoncimit pėr zhdukjen e 300 mijė eurove kredi pėr biznesin rinor, nga Erion Veliaj. Prokuroria nuk ka nisur hetimet qoftė kryesisht pėr dosjen e plotė tė dorėzuar pranė saj, nga organizatat rinore pėr Erion Velinė. Fondacioni "MJAFT", i drejtuar nga Erion Veliaj, zhduku 300 mijė euro tė Familjes Mbretėrore Angleze dhe tė disa donatorėve tė tjerė, para qė u dhanė pėr tė mbėshtetur punėsimin rinor nė Shqipėri. Dhe pėr kėtė ēėshtje shumė tė pėrfolur, Prokuroria nuk nisi hetimet qoftė kryesisht. Personat qė morėn shumėn ishin anėtarėt e Lėvizjes MJAFT, tė cilėt nė kundėrshtim me ligjin pėr OJF-tė, e kthyen organizatėn e tyre nė njė organizatė qė ndan fitime. Por ajo qė pėrcaktoi konfliktin mė tipik tė interesit, ishte kreditimi nga Erion Veliaj, i vėllait tė vet, Arbėr Veliaj, 18-vjeēar, i cili mori qė nė fillim grantin maksimal qė lejohej prej 4000 eurosh. Ky operacion i paligjshėm financiar ėshtė dhe i dėnueshėm nga legjislacioni shqiptar. Fondacioni "MJAFT" zhduku njė ditė tė bukur 300 mijė euro tė Familjes Mbretėrore Angleze dhe tė disa donatorėve tė tjerė, para qė u dhanė pėr tė mbėshtetur punėsimin rinor nė Shqipėri. Nė vetė faqen e tyre zyrtare rezulton paraqitja e tė dhėnave kompromentuese, se kush kontribuoi pėr paratė e mikrokreditit tė paligjshėm rinor nė Shqipėri, kush i mori dhe, mbi tė gjitha nė formė spektakolare, tregohet Arbėr Veliaj, duke marrė paratė nė njė ceremoni zyrtare nga vetė i vėllai, Erion Veliaj.
Elis KUĒI
Rilindjademokratike
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt