Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 48
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Ikin dritat ne stadiumin "Qemal Stafa" gjate ndeshjes

    Terri nė ndeshjen me Real Madridin, 25 tė shoqėruar nė polici



    TIRANE- Njė grup hetimor po heton skandalin e ndėrprerjes sė energjisė pėr 85 minuta teksa luhej ndeshja Gramozi- Real Madrid nė stadiumin “Qemal Stafa” nė Tiranė. Policia e kryeqytetit konfirmoi sot se janė shoqėruar 25 persona pėr tu marrė nė pyetje pėr rrethanat e ngjarjes. Mes tė shoqėruarve ishin pjesėtarė tė stafit tė mirėmbajtjes sė stadiumit, por edhe punonjės tė OSSH-sė.

    Grupi hetimor i pėrbėrė nga oficerė tė Policisė Gjyqėsore, Ekspertė Kriminalistė dhe Ekspertė tė tjerė, i cili po kryen hetimet e nevojshme nė vendin e ngjarjes. Njė grup i dyti ėshtė dėrguar sėrish sot , pėr tė larguar cdo dyshim qė mund tė kemi tė bėjmė me njė akt tė qėllimshėm. Policia ka sekuestruar tė gjitha informacionet pėrkatėse tė korrespondencės mbi organizimin e kėsaj ndeshjeje.

    Pista kryesore e hetimit ėshtė ajo e ndėrprerjes sė energjisė pėr shkak tė njė defekti nė transformator i ardhur nga mbingarkesa. Vendimi i parė qė u mor, menjėherė pas skandalit ishte ai i shkarkimit tė drejtorit tė stadiumit "Qemal Stafa", Perikli Dhales. Ky i fundit ishte pėrgjegjėsi direkt pėr atė ēfarė ndodhi, duke qenė se mungonte gjeneratori rezervė, i domosdoshėm nė rastet kur njė ndeshje luhej natėn. “Gazeta Shqiptare” shkruan sot se Dhales u pa mbrėmė teksa mundohej tė sqaronte drejtorin e sporteve nė MTKRS Vasil Bici, megjithatė imazhi i Shqipėrisė nė ato momente e kishte pėsuar goditjen.

    Presidenti i Realit Florentino Perez, pėr ēudi ka qenė mė i qeti nė kėtė histori. "Nuk ka asnjė problem, gjėra qė ndodhin", ka pėrsėritur mbrėmė ai. Pėr tė nuk ishte hera e parė, pasi Realit i ka ndodhur kjo nė vitin 2003, nė njė ndeshje me Real Sociedad qė u ndėrpre dhe u riluajt.


    Ikja e energjisė ndodhi atėrherė kur nga tribuna ndeshja po ndiqej nga ministri i Sporteve Ferdinand Xhaferri dhe ministri i Energjetikes Dritan Prifti dhe ndeshja transmetohej live nė Shqipėri dhe Spanjė. Ndeshja rifilloi 85 minuta mė vonė pasi erdhi njė gjenerator tjetėr i marrė nga institucione tė tjera.

    Ministri i Sporteve Ferdinand Xhaferri hodhi mbrėmė tezėn se ikja e dritave nė stadiumin kombėtar "Qemal Stafa" mund tė jetė bėrė me qėllim. Ai pranoi se nuk ka fakte pėr momentin, por sipas tij, edhe kjo pistė duhet tė hetohet. "Nuk kam fakte, por ka shumė arsye pėrse mund tė jetė bėrė kjo. Pėrveē defektit, mund tė ketė pasur sabotim apo njė heqje e dritave me qėllim" deklaroi mbrėmė Xhaferri.

    Edhe Partia Socialiste reagoi mbrėmė ndaj ngjarjes duke fajėsuar qeverinė e kryeministrit Berisha pėr kėtė ngjarje e cila e bėrė Shqipėrinė “gazi i botės”
    “Ky njeri qė e ka emrin Sali Berisha, jo vetėm qė nuk di tė nxjerrė qimen nga qulli nė ēėshtjet e qeverisjes dhe punėve tė shtetit, por paska patur qimen e derrit, duke sjellė fatkeqėsi dhe tersllėqe. Sot edhe pse nė njė ditė festive siē duhet tė ishte ndeshja me Real Madridin, na bėri gazin e botės me mungesėn e energjisė. Nė vend qė tė menaxhojė dhe ulė kuotat e hidrocentraleve, Sali Berisha sot uli edhe njė herė tjetėr kuotat e shqiptarėve.”- deklaroi mbrėmė Eduard Shalsi.

    Real Madridi mundi 2- 1 Gramozin duke fituar edicionin e tretė tė trofeut Taci Oil. Kaka e Benzema shėnuan pėr spanjollėt, ndėrsa pėr Gramozin shėnoi Daniel Xhafa.

    (s.g/BalkanWeb)

  2. #2
    Ska mundesi haha e ka ber kastile per te mundur realin...
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  3. #3
    Fajin e ka opozita
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-04-2009
    Postime
    368
    Nuk esht gje tragjike dhe aq por tragjike esht koha vonimi i riparimit te problemtit qe zgjati 90 minuta...

  5. #5
    ua sa turp u ben gazi i botes 85 minuta
    ajde europe ajde
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    17-02-2009
    Vendndodhja
    DTs
    Postime
    400
    Citim Postuar mė parė nga HELEN OF TROY Lexo Postimin
    ua sa turp u ben gazi i botes 85 minuta
    ajde europe ajde
    Uaaa sa turp? Po gjera qe ndodhin jane moj Helen. Ne kupen e Greqis ne vitin 2004, pasi u shpallen kampion Europe pati nje black out midis Olimpiakos dhe Aris te Selanikut. Po kjo nuk ishte turp? Edhe turpi me i madh, u shty ndeshja per nje afat kohor te pacaktuar.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Turp e faqja e zeze na turperoi te tereve. Ska rendesi kush e beri, u be vete, ose me qellim, turpi na zuri te tereve njelloj.
    Albania Uber Alles

  8. #8
    Citim Postuar mė parė nga ĘTIUS Lexo Postimin
    Uaaa sa turp? Po gjera qe ndodhin jane moj Helen. Ne kupen e Greqis ne vitin 2004, pasi u shpallen kampion Europe pati nje black out midis Olimpiakos dhe Aris te Selanikut. Po kjo nuk ishte turp? Edhe turpi me i madh, u shty ndeshja per nje afat kohor te pacaktuar.
    K E TE DREJTE POR SA here NDODH NE SHQIPERI DHE SA HER NE GREQI?
    Turpi eshte se akoma me dritat kane problem te madh............
    haha ne greqi ndeshja u shty per arsye te tjera se nuk ju interesonte te beheshe shpejt se ate vit kampionin europjane e mori panathinaikos ..............
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    17-02-2009
    Vendndodhja
    DTs
    Postime
    400
    Citim Postuar mė parė nga HELEN OF TROY Lexo Postimin
    K E TE DREJTE POR SA here NDODH NE SHQIPERI DHE SA HER NE GREQI?
    Turpi eshte se akoma me dritat kane problem te madh............
    haha ne greqi ndeshja u shty per arsye te tjera se nuk ju interesonte te beheshe shpejt se ate vit kampionin europjane e mori panathinaikos ..............
    Nuk jam i mireinformuar per sportin, po ishte per ndonje gje tjeter te ndihmoj me qejf

    Ketu jam dakord une, sa here ndodh tek ne dhe sa here ndodh tek ta. Une mbaj mend nje stabilizim shume te mire te energjise elektrike ne periudhen kur ishte minister Genc Ruli, 2005 - 2009 nuk mbaj mend te jet ankuar njeri per dritat. Po qe kur erdhi ky Prifti qe u befte Hoxhe ishalla, filluan dhe problemet me energjin elektrike.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Sa budalleqe lexon ketu mer .Jane gjera qe ndodhin ,difkteve nuk mund ti shmangesh dot + qe vendi jone nuk ka ndonje teknologji te perparuar neper stadiume ,teatro , kinema qe mos te ndodhin gjera te tilla . .
    Ju jeni shume interesant do filloni tani sic keni filluar jo pozita ,jo opozita do kenaqeni ne muabet .

    Gjithsesi humbi shqiperija ,damn thash se do fitonte .

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •