Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    Dyert e mbyllura të Perëndimit detyrojnë Ramën të zbrapset

    Kancelaritë perëndimore s’i pushojnë thirrjet drejtuar Edvinit që t’i lërë rrugaçëritë e të çlirojë opozitën nga një kurs që po e shfaktorizon krejtësisht. Turnetë e shkuar në Evropë apo udhëtimi i tij i pritshëm po përballen me “dyert e mbyllura” të Brukselit e Uashingtonit, një trajtim i merituar për një anarkist që s’i pëlqen autoritetet. Prej izolimit, Edvini ka nisur zbrapsjen dhe dje për herë të parë deklaroi se mund të kthehej në parlament, me kusht që të ngrihet komisioni hetimor për 28 qershorin

    Edvin Rama paralajmëroi dje se do të tërheqë nga rruga opozitën rrugaçe dhe se është i interesuar për dialog me mazhorancën.
    Paralajmërimi i Ramës, është asgjë më shumë se një alibi për tërheqje. Pretendimi i tij, për hapje kutish, ndeshi në indiferentizmin e shtetasve shqiptarë që injoruan protestat. Në këto kushte, kur presioni brenda partisë po rritet, kur ndërkombëtarët kanë shtuar presionin për hyrjen në parlament të Edvinit dhe së fundmi, kur edhe vizitat e parlajmëruara të Ramës në SHBA dhe Bruksel, të konfirmuara tashmë si vizita turistike, sepse askush ndërkombëtar “i rëndësishëm”, nuk ka preferuar të takohet me kreun e PS, ai, Edi Rama, ka zgjedhur një tërheqje të butë, nga pozicioni luftarak, duke artikuluar, “gatishmërinë” për “ulje në tryezë e dialog”.
    Kryesocialisti në largim, gjerë e gjatë në të gjithë deklaratën e vet, të paqartë dhe konfuze, citoi dialogun si instrumentin e kapërcimit të ngërçit politik, por nuk iu referua detajeve nëse ky dialog i presupozuar do t’i lihej sallës së Kuvendit, apo do të vazhdonte të ishte skaji tjetër i megafonit të prishur të opozitës, pra bulevardeve të qyteteve të Shqipërisë.
    Megjithatë, Edvin Rama, dje në media shfaqi zbrapsjen (zbythjen thonë linguistët e versionit pesticid) për atë që ka gatuar deri më tani dhe se nën presionin demokratik të ndërkombëtarëve, ka ndërmend të tërheqë kërkesat çmendurake, të cilat përbëjnë një rrezik permanent për rendin demokratik.
    Paralajmërimi zyrtar i Këshillit të Evropës përmes projektrezolutës që pritet të diskutohet në seancën plenare të 27 janarit, duket se ka tkurrur fushatën kërcënuese të Edvinit ndaj institucioneve shtetërore në vend.
    E nisur prej muajsh të tërë si një lëvizje për hapjen e kutive dhe hetimin e zgjedhjeve, Edvini i ktheu socialistët në mbarë Shqipërinë, si haxhiqamilistë të rëndomtë që do të përjetonin tmerret e netëve të ftohta të dhjetorit, përmes një regjimi dezhurni 24 orësh përballë Kryeministrisë. Egërsia dhe urrejtja për bashkëkombësit e tij e çoi Edvin Ramën të thurte vargje të dendura sulmesh ndaj shqiptarëve dhe institucioneve që ata votëbesuan më 28 qershor 2009. Pas një telenovele të gjatë dhe pa asnjë produkt politik, Edvini, i sfomuar si shtazë dhe njëherazi i anatemuar nga qarqe të caktuara, kryesisht nga kritikë të filozofisë boshe të tij, për lidhje të rrezikshme me aleancat më të rrezikshme të shkeljes së ligjit në Tiranë dhe më gjerë. Ky zbulim i këtij sekreti të madh, nuk kishte sesi të mos krijonte një jehonë të gjerë në mbarë opinionin publik në vend.
    Por, kryesocialisti në largim, duke ndjerë përgjegjësinë e kësaj akuze të vërtetuar, nuk bëri gjë tjetër, veçse përshkallëzoi qëndrimin antiligjor ndaj institucioneve kushtetuese dhe legjitime. E rikthyer në një opozitë ilegjitime, PS dhe Edvin Rama vazhduan javë pas jave të mos njohin rezultatin e zgjedhjeve dhe njëherazi duke gulfuar për mos pjesëmarrje në Kuvendin e Shqipërisë.
    Jo pa qëllim Këshilli i Evropës sheh të udhës të bëjë një apel zyrtar për kapërcimin e ngërçi politik dhe rinisjen e jetës parlamentare, pasi për vetë kushtet dhe momentin, Shqipërisë i nevojitet si kurrë ndonjëherë dialogu. Rama u shpreh dje se është i gatshëm për dialog, por nuk dha asnjë sqarim se ku mund ta japë atë, porsa kohë nuk njeh Kuvendin e Shqipërisë dhe Qeverinë e votuar në atë sallë, ndonëse më herët ishin qytetarët shqiptarë ata që i rijetësuan një mandat të dytë qeverisë “Berisha”. Dialogu, parashtrohet dhe aktivizohet si një instrument i rëndësishëm i demokracisë liberale vetëm në sallën e Kuvendit dhe jo në rrugë, siç ka bërë deri më tani. Një opozitë e deformuar dhe e shpërfytyruar deri në palcë nga një njeri antipolitik dhe antidialog parlamentar, nuk ka se si të sillet ndryshe. Ndaj, edhe kancelaritë perëndimore po shohin me dyshim, si një rrezik të mundshëm sjelljen e opozitës së kamur. Brukseli zyrtar, paralajmëron dhe me të drejtë ushtron presion ndaj Shqipërisë. Vendet më të rëndësishme të BE, kanë njohur dhe certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorin dhe shtrojnë pikëpyetjen se cila është zanafilla e kësaj rrotullnaje politike në Shqipëri...
    E gjithë përgjigjja mund të jepet me një fjalë të vetme, shumë të thjeshtë dhe pa komplekse. Edvin Rama! Është pikërisht kjo kufomë politike, që ka futur ilegalisht aktet më të paprecedentë të vandalizmave që mund t’i bëhen rendit kushtetues dhe atij demokratik.
    Ditët në vijim pritet të zbardhin edhe ndonjë skenar ogurzi të Edvin Kristaq Ramës, bashkë me sponsorizimin e xhaketave të vjetra si Gramoz Ruçi, Skënder Gjinushi dhe pinjollët e brezit të dytë të nomenklaturës komuniste, lidhur me mundësitë e rikthimit të opozitës në parlament apo ngjitjen akoma edhe më shumë të kaskierës rrugaçërore rrugicave të Shqipërisë.

    Gazeta tema

  2. #2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    TemA

    Rama: Hapja e kutive është një kusht për dialog

    Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, përshëndeti Projekt-Raportin e Komitetit për Monitorimin e Shqipërisë në Këshillin e Evropës, duke theksuar se raporti nënvizonte domosdoshmërinë për të hetuar zgjedhjet në Shqipëri.

    Rama tha se opozitës i është vjedhur vota dhe i është mohuar e drejta për të kërkuar hetim të zgjedhjeve.

    “E mirëpres bashkimin e tyre në mendimin se Shqipëria sot është në një krizë të vajtueshme politike e institucionale, paralizuese dhe ri-shpreh gatishmërinë e opozitës për të dhënë çdo kontribut në trajtimin si duhet të kësaj krize, duke e kërkuar zgjidhjen e saj në rrënjë, përmes transparencës së plotë e të pakushtëzuar të zgjedhjeve të 28 qershorit.

    Ndaj me ta, si edhe me të gjithë miqtë e partnerët ndërkombëtarë, bindjen se dialogu mes forcave politike në një vend demokratik bëhet në parlament dhe përsëris qëndrimin e palëkundshëm të opozitës për të mos u bërë pjesë e parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit, deri ditën kur e drejta jonë kushtetuese e demokratike, për hetimin me themel të zgjedhjeve, nuk do të materializohet në një marrëveshje të negociuar mes palëve, e cila t’i hapë rrugë një komisioni hetimor parlamentar me shumicë e kryesim të opozitës e me asistencën dhe monitorimin përkatës ndërkombëtar. Konfirmoj pjesëmarrjen e opozitës në çdo tryezë serioze të organizuar për këtë çështje, duke e konsideruar dialogun një mjet të patjetërsueshëm për daljen nga kjo krizë e rëndë që vetëm thellohet. Ashtu sikundër ritheksoj se, duke qenë të gatshëm në çdo moment për dialog, ne nuk do të qëndrojmë asnjë moment në vend në rrugën e protestës popullore, e cila do të vazhdojë si një mjet demokratik po ashtu i patjetërsueshëm, në kushtet kur opozita është grabitur në votat e saj, pastaj dhunuar në të drejtën e saj elementare për të hetuar në parlament procesin e votimit dhe më tej kërcënuar në ekzistencën e saj me gjithfarë sulmesh, diversionesh e intrigash të neveritshme.

    Dialog po, menjëherë. Qëndrim në vend jo, asnjë moment. Zgjidhje përmes dialogut po, menjëherë. Zvarritje me justifikimin se po e kërkohet një zgjidhje, jo sot, jo nesër, asnjë moment. Ne nuk kemi dy rrugë, po vetëm një: Rrugën e së drejtës së këtij populli për të zgjedhur lirisht me votë dhe për të parë në dritën e diellit si është administruar vota e tij. Dëshira jonë është që kjo e drejtë të mos diskutohet, por të garantohet në parlament, nga parlamenti, përmes hetimit parlamentar. Mirëpo përballë një pushteti që këtë të drejtë demokratike na e mohon dhe një parlamenti që këtë garanci kushtetuese na e refuzon, ne kemi detyrimin të ndjekim rrugën e protestës deri kur të fitojmë të drejtën, ashtu si në çdo vend ku opozitës i mbetet liria, pasi ka rënë demokracia”, - tha Rama.

    Kryetari socialist shtoi se kryeministri duhet t’i japë fund bojkotit të opozitës.

    “Unë e ftoj Sali Berishën ta lexojë drejt këtë sinjal të fortë shqetësimi, por edhe sugjerimet konkrete që vijnë përmes këtij sinjali,që vijnë nga Këshilli i Evropës dhe t’i japë fund bojkotit të opozitës, duke i dhënë popullit opozitar të drejtën të shohë gjithçka ka ndodhur në zgjedhjet e shkuara dhe gjithçka gjendet në kutitë e mbyllura të 28 qershorit, mu aty në parlamentin e Shqipërisë përmes atij mekanizmi kushtetues që e garanton këtë; komisionit hetimor parlamentar, pa asnjë kushtëzim që kufizon liri e të drejta kushtetuese që janë për ne të panegociueshme. Ky projekt-raport, si edhe projekt-rezoluta ngjitur me të, janë bilanci i parë serioz i një përpjekjeje që nuk përfaqëson interesat e një pale në një betejë për pushtet, po interesat e një populli në qëllimin për të jetuar në demokraci”, - tha Rama.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    realisto..


    nuk me duket si artikull TEME ky qe ke ven lart.

    Merua i TEMES eshte tash nja 4 vjet a sa u bene.. vegel besnike e kapobandes se mafies edvin rames..

    korigjoje ne se e ke ven gabim burimin..

  4. #4
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Jeni kah e blueni shum trash ... ma holle ni fije, iu lutmi ...

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-01-2010
    Vendndodhja
    Hamburg Reperbahn
    Postime
    453
    La nam edhe ky si tellall o kutit o hic o kutit o hic ca lidhje ka tashi ai fitoi po ti hapte kutit vendi detyrimisht do shkonte ne zgjedhjet e parakohshme sja leverdiste saliut. vetem ne ngelem si endacak duam viza akoma per te levizur normalisht neper europ .

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ky realisti e kam thene me kohe kokrra mashtruesit eshte.
    Po genjen si derri ne kohen ku kancelarite po nderhyjne te zgjidhin krizen dhe zgjidhja e krizes ka si baze kerkesat e opozites dhe i ka ik petlla se po i shkurtohen ditet salise. Ky thote spo presin Ramen kancelarite.
    Dhe shkruan allakacalla si duket do ti jape zemer vetes.
    Albania Uber Alles

  7. #7
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    nuk eshte shkrim i realistit

    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Ky realisti e kam thene me kohe kokrra mashtruesit eshte.
    Po genjen si derri ne kohen ku kancelarite po nderhyjne te zgjidhin krizen dhe zgjidhja e krizes ka si baze kerkesat e opozites dhe i ka ik petlla se po i shkurtohen ditet salise. Ky thote spo presin Ramen kancelarite.
    Dhe shkruan allakacalla si duket do ti jape zemer vetes.
    nuk eshte shkrim i realistit zoteri..eshte i gazetes TEMA..por dyshoj edhe une te jete shkrim i temes..jo jo...mero baze eshte tellalli i edivinit...nuk mund te shprehej keshtu ne gazeten e tij...ndoshta e sheh edhe merua fundin e palles se gjate socialiste dhe edhe ky po e ndryshon pllaken..ja cdo te thote te jesh lagua....

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    E ka sjelle duaje ca ka shkruar tema
    Seshte i temes ai shkrim eshte thjeshte mashtrim i realistit genjeshtar
    Albania Uber Alles

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Bile eshte mare nga haleta 55 dhe enkas i eshte vene burimi nga tema.
    Albania Uber Alles

  10. #10
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    gazjeta e fari ballis ka shkua n'fund t'pusit - nuk e lexon kush; çohen zombit fari brariste edhe bajne lojna te ktilla ... zagaresh ... gjamse piratash ...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •