--------------------------------------------------------------------------------

Keshill e dobishme


Erdhi njėherė njė i ri tek mėsuesi i tij dhe iu ankua pėr gjendjen e vet. I tha:
“Vėshtirėsitė mė kanė shtypur nga tė gjitha anėt. Gjithēka nė jetė po mė shkon mbrapshtė. Jam shumė i trishtuar pėr shkak tė gjithė asaj qė mė ka ndodhur.
Ndjej ankth tė madh nė gjok pėr shkak tė problemeve...”
Mėsuesi i dėgjoi me vėmendje, dhe kur i riu mbaroi me ankesat e tija, mėsuesi deshi qė me shembullin praktik qė ta ngushėlloj dhe ta kėshilloj. E mori njė gotė dhe e mbushi me ujė. Pastaj hodhi pluhur nė gotė. Uji menjėherė u ndot nga pluhuri dhe u turbullua.
Atėherė mėsuesi tha:
“Kjo gotė me ujė, e cila ėshtė turbulluar me pluhur, je ti dhe sprovat e tua.”

Pastaj e shpiu tė riun pranė detit, dhe veproi nė mėnyrė tė njėjtė. Hodhi pluhurin nė det. Mirėpo pluhuri shumė shpejt u tret nė ujė dhe u zhduk plotėsisht, e deti, natyrisht, mbeti i pastėr ashtu siē ishte. E mėsuesi e kėshilloi:
“Prandaj mos u bė si ajo gotė me ujė – por bėhu sikur deti, Allahu tė mėshiroftė.”

Pra, mos u bė shembull i ujit nė gotė, e ēdo imtėsi tė tė brengos dhe pikėlloj. Por bėhu si deti dhe bėhu edhe ti i fortė dhe i qėndrueshėm.
Shiko nė ēdo sprovim si diēka tė vogėl, sepse ajo me tė vėrtetė ėshtė e vogėl nė krahasim me dikė tjetėr qė ka diēka mė tė madhe.