Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    428

    21 janar 2010: Kater vite pa Presidentin Rugova

    Neser mbushen plot 4 vite qe kur nderroi jete Dr.Ibrahim Rugova Per te shkruar per vepren jeten dhe punen e presidentit te Kosoves ,shkrimtarit ,njeriut te urte ,themeluesit te LDK-se po me duket vetja i vogel te shkruaj per te madhin Rugova andaj te nderuar forumiste shqiptar shkruani ju me shume per kete ??

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    Agim Gashi

    Nė kater vjetorin e ringjalljes

    (Dr. Ibrahim Rugovės)

    Presidenti i parė i Dardanisė Dr. Ibrahim Rugova
    Shkuan kater vite
    Do t“shkojnė katermijė
    Me Ty gjithmonė
    Nė pamvarsi.

    Shkuan kater vite
    Shekujt varg e vi
    Kosova trime
    Me Ty n“liri.

    Shkuan kater vite
    Do t“ndrrohet moti
    Pėr Ty i dashur
    S’do tė teret loti.

    Sa tė jetė toka
    Sa t“jetė gjithėsia
    Krenar n“fitore
    Me Ty shqiptaria.

    Sa t“jetė Luboteni
    Sa tė jetė Rugova
    Ty do t“kėndojnė
    Shqipėria e Kosova.

    Nga maja e Tomorrit
    Nga majė e Korabit
    Roje nuri Yt
    Nė tokėn e Arbėrit.

    Bashkė me Nanė Terezen
    Edhe Skėnderbeun
    Nga korbat e zinjė
    Do ruani atdheun.

    Mos t’i bijė e keqja
    Mos tė vie robėria
    Gjithmonė n“tokė tė Arbėrit
    Liri e pamvarsia.

    Si ndėrrohen stinėt
    Dhe vie pranvera
    Gjithmonė me emrin tėnd
    N“fitore tė reja.

    Lum Kosova nanė
    Qė tė pati Ty
    Gjithmonė roje nderi
    Nė pamvarėsi.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anėtarėsuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    sot qenkan be 4 vjet a?..me kujtohet ajo nate kur bojshin homazhe shqiptaret,ishte ftohte i madh e une me disa shok pritojsha me dal ne homazhe...mkan lut shokt gjith diten hajde dalim e nuk dola sepse ishte rend i madh e ftoft i madh....ne mbremje ishim ne nje ndeje dhe mbetem pa rizlla,at`here nuk pritova me shku tek hoteli grandi hahhaaha...eshte storje qe e permendim saher mbledhemi haha...anyway,rahmet i past shpirti po as aj su kan ma burr i mire se kta qetash...

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    16
    B.C.B njė ėshtė e sigurtė. Ti nuk respekton askend. Sigurisht e kupton pėr ēfarė kategorie njerėzish ėshtė fjala. Ti shiqova disa postime tua dhe po mundohesh me u mbėshtetė nė tė Madhin Adem Jashari por jam i sigurt se as ate nuk e respekton, por kjo tė nevoitet. Kush nuk i respekton tė gjithė, ama bash tė gjithė, ata qė kanė bėrė nė tė mirė tė lirisė sė popujve ai ėshtė njė butak i thjeshtė ose shok i zemrės sė ndonjė Zorani a Dragani. Njeriu me kurrizė bile nė vdekje ėshtė i rezervuar. Kujdes shoku. Dil me emėr tė tregojnė kush je.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Gjithmonė Rugova!

    Editoriali i "Bota Sot",21.1.2010


    Tashmė nuk ka kurrfarė dyshimi, personaliteti mė i madh shqiptar i shekullit XX ėshtė Presidenti Historik Ibrahim Rugova. Por vetėm edhe dy a tre individėve problematikė, e jo hiē mė shumė, tashmė Rugovėn si tė tillė, si personalitetin mė tė madh tė shekullit XX, e pranojnė edhe armiqtė e dikurshėm tė tij. Tash pėr sė vdekuri, edhe kėta ia pranojnė dhe ia njohin meritat qė kishte nė krijimin e Lėvizjes popullore shqiptare nė Kosovė, nė diasporė dhe nė tė gjitha vendet ku jetojnė shqiptarėt, madje edhe nė Maqedoni e nė Shqipėri. Por a mjafton kjo qė tashmė e pranojmė veprėn e madhe tė figurės mė karizmatike politike dhe letrare intelektuale tė Rugovės? Kjo pyetje del e rėndėsishme, nėse kėtu pėrpiqemi ta kujtojmė njė fakt qė nuk i shkon nė favore skenės politike aktuale, jo vetėm, nė Kosovė, por edhe mė gjerė nė vendet shqiptare! Nė fillim, njė vit pas vdekjes sė Presidentit Historik, u vėrejt njė pėrpjekje, do zoti jo e organizuar, qė Rugova tė pėrmendet vetėm spontanisht dhe vetėm si figurė historike nė portretimin e tij apologjik, e jo analizimit tė koncepteve tė tij politike, qė i nevojiteshin kohės menjėherė pas vdekjes sė tij, dhe qė i nevojiten edhe sot mė shumė se kurrė. Zhvillimi nė proces i ngjarjeve nė Kosovė, gjithnjė e mė shumė, do ta imponojė domosdoshėm zgjidhjen definitive tė statusit tė pavarėsisė sė Kosovės, por edhe mė gjerė, zgjidhjes sė ēėshtje shqiptare nė tėrė kompleksivitetin e saj historik si ēėshtje e anashkaluar nacionale nga fuqitė e mėdha, e jo si ēėshtje qytetare, etnike a multietnike, njėsoj. Rugova jo vetėm sot qė po e imponon nevojėn pėr impelementimin e koncepteve tė tij politike nė praktikė, por kjo do tė jetė nevojė edhe e tė nesėrmes, qė tė mos themi ai do tė jetė gjithmonė njė ideolog i madh i ēėshtjes kombėtare shqiptare, nacionale, njė udhėrrėfyes i pagabueshėm. Pra sa mė shumė qė kalon koha, aq mė e madhe do tė paraqitet nevoja qė tė nisemi rrugės sė konceptit rugovjan pėr zgjidhjen definitive tė problemit tė kontestuar ende shtetformues tė shqiptarėve. Ishte lideri i parė shqiptar i pranuar dhe i njohur nga tė gjithė faktorėt vendimmarrės tė skenės politike botėrore, njeri i pakontestuar, njeri qė ushtronte autoritetin e tij nė mėnyrėn mė origjinale, lider qė argumentin e evropizmit shqiptar e internacionalizoi me njė “lehtėsi” ta paimagjinueshme. “Lehtėsi” pikėrisht pėr shkak se Rugova nė mėnyrė kreative intelektuale “seleksiononte” argumentet qė shkojnė nė favor tė djepit evropian tė shqiptarėve, dhe jo vetėm ato historike kulturore, por edhe ato historike politike. Nuk ishte Rugova intelektuali i parė nė skenėn politike shqiptare, por ishte ndėr tre katėr tė tjerėt, e jo mė shumė, qė njihen qė nga koha e Rilindjes Kombėtare. Por nėse ėshtė Rugova nė rrethin e ngushtė tė plejadės sė politikanėve intelektualė tė shqiptarėve, atėherė ėshtė i pari ndėr ta qė arriti tė bėhej figurė botėrore karizmatike, njeriu qė mė shumė sesa tė gjithė tė tjerėt (pos Skėnderbeut) arriti ta afirmojė ēėshtjen shqiptare, ta afirmojė me tėrė seriozitetin e argumenteve etnike dhe historike qė janė nė favor tė shqiptarėve nė mėnyrė tė pakontestueshme. Koha e Rugovės nuk kalon, ajo, pėrkundrazi, gjithmonė vjen, dhe sa mė shumė qė vjen koha e tij, aq mė tė aftė do tė jenė shqiptarėt nė punėn e shtetformimit tė tyre definitiv. Rugova ėshtė i pavdekshėm!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    e ndjese past rugova se kurr nuk e kom dasht por njeri ma te madh nuk kish pas nder shqiptar!!
    nuk ja kishim pas dit rendsine se ishim kan te verbuar nga propaganda e azem syles xhavit halitit hashim thaqit e marionetave tjera te serbis!!
    prandaj edhe vuajtja e jon do te jete deri ne fund e pashmangshme!!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-03-2009
    Postime
    323
    I perjetshem kujtimi per Presidentin Dr Ibrahim Rugova

  8. #8
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Thaēi bėnė homazhe para varrit tė presidentit tė ndjerė Ibrahim Rugova
    Kryeministri i Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi me gjithė kabinetin e tij qeveritar, ka bėrė homazhe dhe vendosur lule mbi varrin e presidentit tė ndjerė Ibrahim Rugova, nė Lagjen Velania tė Prishtinės.

    “Sot jemi kėtu nė nderim tė presidentit Rugova, nė katėr vjetorin e vdekjes sė presidentit Ibrahim Rugova.

    Nė kėtė ditė mund tė them kur edhe po e shėnojmė dy vjetorin e Kosovės shtet i pavarur, sovran dhe demokratik, ėshtė nderimi dhe pėrkujtimi shtetėror i Qeverisė sė Kosovės pėr kontributin shtet formues dhe demokratizues tė vendit tonė, pėr personalitetin e presidentit Ibrahim Rugova i cili do tė pėrkujtohet me pietetin mė tė lartė prej shtetit tė Kosovės dhe qytetarėve tė Kosovės”, theksoi kryeministri Hashim Thaēi.

    | 21.01.2010

    http://www.botasot.info/def.php?category=3&id=44301

    AAK: Tė punojmė pėr jetėsimin e vizionit tė Dr.Rugovės
    Njė delegacion i Kryesisė sė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės bėri homazhe dhe vuri kurora lulesh te varri i ish-Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova, nė shenjė nderimi dhe kujtimi nė 4 vjetorin e vdekjes. Nėnkryetari i parė i AAK-sė Blerim Shala tha se nė 4-vjetorin e largimit fizik tė Ibrahim Rugovės, shoqėria kosovare ndien "mungesėn e tij si kurrė mė parė". Shala vlerėsoi se Dr. Ibrahim Rugova ka qenė burrė shtetas i parė i Kosovės dhe ka qenė nė krye tė lėvizjes pėr pavarėsi qė e solli lirinė pėr vendin dhe shtetin e Kosovės. "Megjithatė duhet tė themi sot se jemi akoma larg sendėrtimit tė tė vizonit tė tij qė Kosova tė bėhet shtet anėtar i BE-sė dhe NAT0-s. Tė gjithė sė bashku duhet tė punojmė pėr jetėsimin e kėtij vizioni. Vetėm nė kėtė mėnyrė do tė shprehim respektin pėr trashėgiminė e tij", nėnvizoi nėnkryetari i AAK-sė Blerim Shala.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-01-2010
    Postime
    28

    kater vjet pa rugoven

    Rahmet i pas shpirti shkojke shpesh te papa,kur u kthejke thojke se u lut papa per pamvarsin e kosoves, nesjse bahet edhe pa te qka me ba tash.....

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e toni karlosi
    Anėtarėsuar
    24-10-2005
    Postime
    295
    I mjeri president Rugova cilit popull i ka takuar.
    Moto e qeveritareve tane : merr gjithēka qė tė ofron jeta! Tash dhe kėtu. Tash ose kurrė!”,

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •