-
SHIKIMI FRIKĖSUES DREJTĖ E. KRYEZIUT
Nga Xhevat Rexhaj
Nė bisedė me disa anėtarė tė Kryesisė haptas u kuptua se pa ikjen e “ klanit tė pleqve dhe tė tė harxhuarve nga vizione tė reja” nuk ka LDK tė fortė
Njė miku im vendas nga Istogu nė njė reagim tė drejtė ndaj njė shkrimi tim pėr LDK.nė, mė sygjeron qė mos tė merrem shumė me LDKnė se nganjėhere po e teproj, ngase gjėrat kanė marr tatpjeten nė kėtė organizim politik. Nė realitet edhe kėshtu duket, por disi nuk po mund tė mos e nguc veten ende me kėtė temė ngase nuk ka ditė qė nuk mė perokupon gjendja rreth dhe nė kėtė subjekt politik ku edhe vetė isha dhe jam pjesė pėrberėse e saj, kuptohet pa asnjė fije interesi.
Ka vite qė antarėsia e drejtė dhe e fortė ldk iste nuk ka mė qasje nė punėt dhe rrjedhat qė ndodhin brenda strukturės udhėheqėse tė kėsaj partie, anėtarėsia ėshtė tepėr e zhgėnjyer dhe e frustruar nga tė pamirat dhe dobėsit qė po e pėrcjellin kėtė subjekt tė madh ende politik nė skenen kosovare. Pa u ndalur nė trgjikomeditė pas kuvendit tė shkuar njė gjė ėshtė mė se edukshme disa udhėheqės politik dhe institucional tė kėtij subjekti tani mė me vetėdije tė plotė janė duke e afruar fundin e kėsaj force politike. Se a e kanė kėtė detyrė nga aspekti i shantazhimit, frikės apo pėrfitimit personal do tė kuptohet mė vonė por besohet se qė tė gjitha janė pjesė e lojės sė fėlliqur qė po e luajnė stazhistat e LDKsė, njerėzit qė tani mė as nė familjet e tyre nuk e kanė mė fjalėn por e shfrytėzojnė rstin qė me makinacione dhe frikėsime tė i degradojnė dhe tė i demoralizojnė forcat e vėrteta qė duan njė profilizim dhe njė ripėrcaktim tė duhur pėr kohėn dhe rrethanat qė po ecen e ardhmja e kosovės dhe vetė LDKja.
Pa ua mohuar tė bėmat e tyre,angazhimet dhe meritat e tyre pėr pavarėsin e Kosovės njė grup i udhėheqėsve tė LDKsė duhet tė tregojnė pakėz sinqeritet, modesti dhe moral e tė terhiqen nga skena politike pasi qė me qėndrimin e tyre tė mėtutjeshėm ata po e humbin vetvehten dhe tė bėmat e tyre
tė dikurshme, e nė anėn tjetėr po shkatėrrojnė njė organizim tė tėrė partiak duke dobėsuar dhe anatemuar pjesėn e shėndosh qė po pret ta rimėkemb LDKnė.
E. Kryeziu, S. Hamiti, K. Berisha, A. Krasniqi, A. Gashi, N. Kelmendi, R. Manaj e disa tė tjerė tani mė janė bėrė sikur “ zorra qorre”, janė berė pengesė kryesore pėr tė ardhmene e LDKsė, kanė monopolizuar partinė dhe me frikėsime tė ndryshme e kanė penguar frymėmarrjen eshėndoshė tė forumeve tė ndryshme tė partisė.
Tė nderuar tė apostrofuar: ka ardhur koha dhe momenti i fundit qė ju tė tėrhiqeni nga skena politike aktive nėse jo pėr asgjė tjetėr athere pėr hir tė vlerave qė keni pasur dikur, ngase ka kohė qė ju me sjelljet e juaja jeni duke i shkelmuar vetė ato vlera, tėrhiquni pėr hir tė kohės nė tė cilėn po jetojmė, tėrhiquni pėr hir tė njė numri tė madh tė kuadrove tė profesionalizuara nė ēdo fushė jetėsore dhe shoqėrore pėr njė tė ardhme mė tė mirė tė LDKsė dhe vetė Kosovės, terhiquni se jeni duke sjellur vetėm dėme nė parti, terhiquni se jeni duke qėndruar pa meritė tani e tutje aty ku jeni, terhiquni se jeni tė pa vizion dhe tė tejkaluar bėjeni kėtė mė heret se te e fundit materialishtė qė tė gjithė jeni mirė, ofroni mundėsi pėr gjeneratat e reja qė janė tė pajisura me ide pa interesa klanore nė vizionin rugovistė pėr Kosovėn europiane-amerikane e jo orientaliste.
Kėtė e kėrkojnė me qindra mijra ldk-ista,e kėrkojnė forumet e shėndosha tė partisė, e kėrkojnė edhe shumė anėtarė tė kryesisė tė cilėt nuk po mund tė dėgjohen nė opinion nga trysnit dhe frikėsimet qė ju bėni ju me vende pune dhe me shantazhime tė ndryshme, kėto qė ju i bėni nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me filozofinė rugoviane, nuk kanė tė bejnė me forcimin e LDKsė, por pėrkundrazi kanė tė bėjnė me shkatėrrimin e LDKsė. Jeni frikacakė tė vėrtet ngase dita ditės ju po bėheni pjesė e zhdukjesė dhe pėrdhunimit tė njė historie 20 vjeqare tė vetė LDKsė, dita ditės para syve tė juaj po degradohet figura e Presidentit Rugova, dita ditės po qitet nė harresė njė arganizim mahnitės 20 vjeqar pra ju po bėheni pjesė aktive e nėnvlerėsimit tė vetė Figurės sė Presidentit Rugova. Shikojini mjetet e informimit, institucionet arsimore dhe shkencore ku emri Rugovė edhe nė prezencen e juaj nuk guxon tė pėrdoret, ka 4 vite pas vdekjesė sė Presidentit ju e keni lėnė nė mėshirė tė fatit Varrin e tij, ēka bėtė ju pėr 4 vite, a kemi sot dikund diē qė thirret me emrin Ibrahim Rugovė jo, pra ju jeni letra tė shfrytėzuara, tė tejkaluara dhe tė akumuluara, lėshoni rrugėn ju lutemi, bėjeni kėtė se na e morėt fytyrėn.
Kėto dhe shumė tė tjera kam pasur rastin tė i dėgjoj edhe nga vetė disa figura tė shquara tė LDKsė, anėtarė tė kryesisė dhe tė kėshillit tė pėrgjithshėm, si dhe tė FRLDKsė, ndersa anėtarėsia pėr inat tė juajin nuk ia dhanė votėn LDKsė, fajtorė jeni ju vetė.
-
-
Aktualisht ne gazeten Express te Prishtines eshte duke u bere nje sondazh rreth asaj se; a duhet te bashkohet LDK dhe LDD ?
Shikoni rezultatin dhe te bisedojme edhe per kete.Eshte shume domethenes ky trend,kur dihen qendrimet e Sejdiut dhe te Dacit.
----------------------
A duhet tė bashkohen LDK-LDD?
Po - 69%
Jo - 25%
S'kam mendim - 6%
Vota: 1898
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt