--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
Sa ishte gjalle, jo te gjithe qytetaret e Kosoves arrinin te kuptonin apo vleresonin politiken dhe qendrimet e tij. Tani qe ai nuk eshte me, gjithe populli i Kosoves dhe te gjithe shqiptaret ne bote e kane kuptuar, po e kuptojne, dhe do ta kuptojne qe vdekja e tij krijoi nje boshllek te madh ne Kosove qe askush deri me sot nuk e ka mbushur dot.
Dhe jeta e tij ishte gati profetike. Perendia e mori nga kjo bote atehere kur ai e kreu me sukses misionin e caktuar: Kosova e fitoi lirine. Femijet e Kosoves po rriten te lire e ne paqe. Bota dhe nderkombetaret i erdhi ne ndihme popullit te tij, politika e tij e rezistences paqesore dhe nderkombetarizimi i ceshtjes, i dha frytet e veta. Ata lider te Jugosllavise qe deri dje talleshin e dhunonin Rugoven, vdekjen e gjeten te vetmuar ne nje qeli burgu ne Hage.
Ashtu si varrimi i Ismail Bej Vlores ishte nje ngjarje e jashtezakonshme historike ne kujtesen e popullit shqiptar, ashtu edhe varrimi i Dr. Ibrahim Rugoves ka hyre tashme ne kujtesen historike te popullit shqiptar. Jo vetem shqiptaret, por shtetaret me te nderuar te botes nderuan kujtimin dhe sakrificen e jetes se Dr. Rugoves.
Dhe jo rastesisht, dita e vdekjes se Dr. Rugoves, 21 janari, perkon me Diten e Kongresit te Lushnjes ne 1920, ku u hodhen themelet e shtetit modern shqiptar. Amaneti i Rugoves edhe ne vdekje eshte i qarte: shkojini deri ne fund rruges se nisur te shtetformimit qe te konsolidoni lirine dhe paqen e fituar per te gjithe brezat e femijeve te Kosoves qe do te vine me pas.
I perjetshem kujtimi i tij!
Albo
Qyky qe e paska shkrue vjershen mos ka shkrue edhe vjershe per druzhe Titen.... nejse aj shkoj po shpin ne Velani qe e ndertoj me djersen e bashkatdhetarve ,thmit e bashkatdhetarve kan hanger buk me mermelad,dhe kan kursye shum dhe kan ndihmue vendin,une mendoi qe ate shpi duhet zonja e rugoves,e cila si duket eshte e sinqert te thot se shpija eshte e shtetit,dhe shteti ta shet dhe te ndihmoi te varferit,ndersa ajo zonj ka banesen qe ja ka lan,ndersa dy djemt e ti qe qafa ju kish trash pa u ndjers duhet qe vet te marojn shpija e jo ndjersen e popullit,ket e tham jo ta fyj at per se vdekuri po keshtu ehte mas miri dhe nuk ka nevoj tja ruajn varrin policijaune nuk kam ndegjue kurr qe ju ruhet varri nga policija dikuj, dhe ne fund ne kater vjetorin e vdekjes se ti ta lus zonjen e ti kthe shtepin se aj nuk dot rahatohe, djersa e huaj eshte haram...
Halit Bogaj: Adnan Merovci pėr Rugovėn
E Enjte, 21-01-2010, 09:56pm (GMT)
ADNAN MEROVCI PĖR RUGOVĖN
Nga Halit Bogaj
Mbrėmė nė Televizionin’’Klan Kosova’’, Adnan Merovci pėr herė tė parė vendosi qė tė fliste pak mė tepėr pėr opinionin e gjėrė pėrkitazi me vitet e kalura pranė Presidentit Rugova. Vėrtet ishte kėnaqėsi e madhe qė ta dėgjonim njeriun mė tė afėrt tė Dr. Rugovės i cili i qėndroi besnik pėr njė kohė tė gjatė, duke u lidhur ngushtė me rrugėn e tij jetėsore nė shėrbim tė atdheut.
Nė pyetjet e shumta qė ia bėnte Baton Haxhiu, Adnan Merovci pėrgjigjej me sinqeritet tė madh, pa ekuivoke, me ēiltėrsi, me krenari qė kishte qenė afėr Presidentit tonė madhėshtor dhe me transparencė tė drejtėpėrdrejtė gjatė tė gjitha pyetjeve tė shtruara.Adnani fliste dhe pėrgjigjej ashtu siē duhej por ky tjetri vazhdonte, siē thotė populli ynė’’Ne vetė pyesim, vetė pėrgjigjemi’’, duke menduar se i dimė tė gjitha!Nė pyetjet e disahershme tė Baton Haxhiut, se Rugova ka thėnė ‘’Se UĒK-ja ėshtė krijesė serbe’’, Adnan Merovci pėrgjigjej dhe e demantonte njė thėnie tė tillė tė shtrembėruar dhe jashtė kontekstit tė saj tė dikurshėm, por ky tjetri, prapėseprapė, e vazhdonte avazin e mėparshėm, edhepse Adnani i tregonte se Rugova, pėr shkak tė Bashkėsisė ndėrkombėtare, nuk mund t’i pranonte Grupet e armatosura, por duke ia bėrė asaj tė ditur , se nga zullumi i madh serb, njė ditė do tė ndodhte edhe ajo. Mė vonė mėsojmė se nė njėfarė mėnyre edhe ai u kishte thėnė luftėtarėve tė lirisė’’Ju vazhdoni me tuajen, ne po vazhdojmė me tonen’’.Se a kishte Rugova lidhje me luftėn dhe Adem Jasharin, tregonte Merovci sa mundej, duke thėnė’’Se unė isha ai i cili kisha kontakte me Adem Jasharin, e gjithashtu edhe Fehmi Agani me pėrfaqėsuesit e tjerė tė UĒK-sė’’. Prandaj kėtu nuk duhet ndonjė filosofi e madhe pėr ta kuptuar mė hollėsisht rrjedhėn e ngjarjeve dhe raportet mes dy palėve kur dihej se sa tė afėrt ishin kėta dy me Presidentin!
Por ajo qė na bėnte pėrshtypje tė paharruara nga kjo bisedė e fuqishme dhe shumė e dobishme pėr tė gjithė ne, ishin edhe tė dhėnat dhe njohuritė e reja pėrkitazi me pėrpjekjet e Presidentit tonė historik nė drejtim tė ēlirimit dhe Pavarėsisė sė vendit tonė.Nė vazhdim na emociononin fjalėt e Merovcit kur e thoshte njė realitet tė pakontestuar se Dr.Rugova me autoritetin e tij tė krijuar nė botė kishte bėrė qė ēėshtja e Kosovės tė shkonte aq larg dhe tė shtrohej nė tavolinat mė tė rėndėsishme tė kacelarive botėrore, ashtu siē ndodhi me tė vėrtetė.Mes tjerash na habiste edhe fakti se pikėrisht Greqia kishte qenė ajo qė e kishte pranuar Dr.Rugovėn me nderimet mė tė larta shtetėrore dhe nė nivelin e njė Presidenti tė njė vendi tė pavarur, prandaj edhe mund ta kuptojmė se si e ka ndjerė veten Millosheviqi nė ato ēaste kur miku i tij mė i mirė/Micotakisi/, ia kishte bėrė pritjen aq tė nderuar Presidentit tė vendit tonė.Sigurisht se do ta ketė pasur shumė vėshtirė.
Nė pyetjen ‘’Se ēka mendonte Rugova pėr kundėrshtarėt e tij’’, Merovci pėrgjigjej se Presidenti nuk merrej asnjėherė me atė se ēka thonin tė tjerėt por e vazhdonte rrugėn e tij tė ndritur dhe shpresėdhėnėse pėr kėtė popull.Gėnjeshtrat, shantazhet, pėrēmimet, etiketimet dhe marifetllėqet e tjera tė ngjashme ndaj Presidentit, nuk kishin tė ndalur por prapėseprapė ai ecte vetėm nė njė drejtim tė caktuar nga i cili nuk kishte tė ndalur, duke qėndruar si njė Lis i pamposhtur shekullor, i cili e kishte pėrkrahjen e palėkundur tė popullit tė tij tė dashur tė cilin e solli nė rrugė tė mbarė. Meritat e shumta qė ia ēmonte mbarė bota, pėr fat tė keq, nuk dinin apo nuk donin t’ia ēmonin disa narcisoidė tė pakorigjuar, tė cilėt , me veprimet e veta destruktive, edhe sot kanė mbetur si tė mjerė dhe pėr gjynah. Dhe duke vazhduar qė ta shajnė Rugovėn edhe pėrsėvdekuri, ata vdesin edhe mė tepėr pėr sė gjalli, duke u bėrė edhe mė tė irituar pėr tė gjithė neve /pjesėn tjetėr, e cila mė duket se nuk ėshtė e vogėl/, tė cilėt ia kemi ditur vlerėn epokale dhe njerėzore Presidentit tonė historik, i cili kishte pėrkrahje aq tė madhe nga burrėshtetasit mė tė mėdhenj nė botė, disa nga tė cilėt derdhėn lot me rastin e varrimit tė tij, kurse Klintoni u tregoi edhe atyre nė Palamentin tonė se kush ishte miku i tij i ngushtė, i cili nė njė rast i kishte kėrkuar atij/Klintonit/ qė ta shpėtonte Kosovėn tonė tė shtrenjtė..
Pėrveē tjerash Merovci na tregonte edhe pėr hezitimin e Rugovės pėr mbajtjen dhe themelimin e Kuvendit tė Kosovės, duke thėnė’’Se Lidhjen e Prizrenit kishte kush ta mbronte, kurse Parlamentin tonė do ta shpartallonte Serbia me tėrė aparatin e vetė represiv’’. Por edhe kur e mbajti, pati zėra tė tillė nihilistė qė nuk e pėrkrahėn duke thėnė’’Se Rugova e formoi Kuvendin para hundėve tė Serbisė’’ sė cilės thėnie i pėrgjigjet sentenca popullore’’Hyp se t’vrava, zbrit se t’vrava’’, pėrkatėsisht nga ne ka edhe tė tillė qė kurrė nuk kėnaqen, nga shkaqet vetėm pėr ata tė njohura.
Pra kishte edhe zėra tė shterrur qė konferencat pėr shtyp tė Dr. Rugovės i quanin ‘’Xhuma politike’’, duke mos e ditur kurrė rėndėsinė e tyre tė vėrtetė, me tė cilat ai pėrherė dhe pėr ēdo javė e mbante popullin unik dhe i jepte shpresa tė pėrhershme pėr ditė mė tė mira tė cilat do tė vinin nė njė qershor tė bukur pėr kėtė vend tė okupuar me shekuj nga njė okupator i egėr dhe i pashpirtė i cili akoma jeton me shpresat e kthimit nė kėtė vend!!!Kishte pra edhe tė tillė qė edhe pas kthimit triumfal tė Dr.Rugovės nė atdhe, pėrkatėsisht pas ēlirimit tė vendit tonė dhe hyrjes sė NATO-s, pa fije turpi e shkruanin nė ‘’Nė kohėn ditore’’titullin e rrejshėm’’Kthimi i humbėsit’’, duke gėnjyer se Rugovėn nė Han tė Elezit dhe nė shtėpinė e tij nė Velani nuk e kishin pritur mė shumė se 200 vetė, derisa nė tė dy vendet e theksuara ishin mbledhir me mijra njerėz pėr ta pritur idhullin e tyre tė shtrenjtė, fjalėt e tė cilit ishin bėrė realitet, kur thoshte :’’Se Kosova do tė jetė pjesė e NATO-s dhe Protektorat ndėrkombėtar’’, me tė cilin qeshnin laikėt dhe pesimistėt e papėrmirėsuar.
Dhe nė fund duhet theksuar se Adnan Merovci kishte merita tė mėdha dhe besnikėri tė paparė qė nuk u nda kurrė nga Presidenti, deri nė ditėn kur ania arriti nė breg.
Hallall pika e qumėshtit e menēuria e Lokemadhes, o Bacė Ibrahim Rugova.!
(Ne foto Ibrahim Rugova)
Ese nga Namik Selmani ( Me rastin e katėrvjetorit tė vdekjes )
Dhimbja e Lokemadhes
U thinj brenda njė nate Kosova. Brenda disa ditėsh. Si njė Lokemadhe e heshtur ia kishte kishte hapur derėn e rėndė vėllezėrve pėr udhėgjatin e kryevėllain e tyre nė njė akrkėmort tė flamurtė mbi supe. Ani, Prishtinė, bash i odės sė lirisė e menēurisė! Nė ato ditė tė ngrira ti kishe mė tepėr frymė rugoviane, menēuri rugoviane, buzqeshje rugoviane. Nė tė gjitha pragjet e dyerve tė shtėpive tė tua qė po merrnin ndjeshėm frymėn e lirisė sė munguar, sikur ishte nga njė copė e shallit tė tij legjendar. Si reliken mė tė bukur njerėzore qė mund tė marrė nė duar njė njeri e qė mund ta lakmojnė tė gjithė muzetė e rralla.
Po si na iku kėshtu!!!??
Si maratonomak qė porsa kishte lėnė nė duar stafetėn e menēurisė e tė dashurisė. Stafetėn e valėvitjes sė flamurit..Tė njė Himni qė ende s’ia kėndoi fjalėn e fundit. Iku pa na vėnė nė duar Kurorėn e Festės, Kurorėn e Ėndrrės.Ta prekte. Tė gėzohej si ai. Tė heshtėte si ai. Tė mendohej si ai. Ta bekonte si ai, i pagjumi, punėshumi e sėmundjeshumi i Kosovės.
Iku me njė dorė tė lodhur nga pena e sėmundja. Iku pa na thėnė edhe njė fjalė tė pathėnė. Si gurėt e bedenave tė njė kėshtjelle ku nuk mungojnė asnjėherė kėshtjellarėt. Madje nė kėto radhė kėshtjellarėsh qė shihnin shumė mė larg se syri i zakonshėm i njė njeriu donin tė rreshtoheshin edhe ata qė lindėn nė atė ditė erėngrira e morti. U deshėn tė thinjen nė njė ēast lulet nė palcėn plisgjakosur tė maleve tė Rugovės, tė Reēakut, tė Drenicės, tė Urės sė Ibrit nė Mitrovicės me aq ėndrra bashkimi, tė lėndinave tė Prizrenit apo tė Fushė Kosovės pėr humbjen e bacė Ibrahimit. Dimri kishte shkuar nė majėn e tij mė tė lartė pėr t’u matur me veten, por jo pėr tė na mundur. Jooooooo!
I patė varganėt e njerėzve ?
Dikush tha se ne Prishtinė, diku aty pranė Skėnderbeut e Nėnė Terezės, kishte ardhur vetė DETI. Deti i dhimbjes vinte nga Krusha e nga Reēaku, nga Prizreni e Tirana, nga Nju Jorku e Bostoni, nga Peja e Australia, nga Vlora e Amerika. Nga Suedia e Tetova. Nga Shkupi e Tetova. Nga…..E gjėrė rruga qė i solli. A nuk ishte ēdo trup qė pėrkulej dhėmbshurisht si njė lulėkuqe Rugove qė aromizonte tė nesėrmen e Kosovės? I patė ata, tė pangopurit nė Etjen e tij? I patė tek ecnin nė hullinė e fjalės sė tij? Me ca plisa tė bardhė mbi krye ku nuk dalloheshin thinjat e bardha nga dėbora qė binte e binte nė atė ditė dhimbjembushur?
E si ta kalojmė kėtė Dimėr pa na thinjur edhe malet?- pyesnin pleqtė.– E si ta presim Pranverėn me kėtė Ortek qė dashka tė na zėrė kullat e mbetura si Muze pa cicėronė?- thoshin poetet qė rilindėn nė ato ditė me poezitė e tyre. “Po si ta kapėrcejmė tė qetė gjumin nė netėt e tjera tė ngrira?“- thoshin ca tė tjerė.
Ani, ani.
-Mbillni njė tjetėr pishė–flamur nė vlugun e shpirtit tė kombit!-tha dikush, –vaditeni me lotin e gazit tė sė nesėrmes qė na e mbolli sadopak edhe Ai. Unė dhe ju. Ju dhe ata.
Hej, Lokemadhe! Mė tepėr se ai dimėr i ardhur nga Rusia e largėt, ta kishte ngrirė pak lotin dhimba e arkėmortit tė flamurtė tė Ibrahim Rugovės. Ta kishte thinjur flokun e bukur! Ta kishte kthyer nė njė tel lahute ku lahutari e kishte ulur kokėn si njė mal
kapuēbardhė tek thurte eposin mė tė ri. Eposin mė tė lashtė. Mbase 100-vjeēar. Mbase 200-vjeēar. Mbase 3757-vjeēar. Eposin e Mirėnjohjes. Eposin e kujtesės qė i bie kėmbanave tė Antiharresės.
Ta kishte kthyer nė udhė, nė ugar. Ku plugojnė lavėrtarėt e farės sė re. Lum ne qė s’mbetėm kurrė pa lavėrtarė, pa lahutarė, pa poetė. Se lufta me Dimrin e dashka jo vetėm kokrrėn e grurit nėn dėborė, edhe ylberin qė mund mjegullnajėn, por edhe duart tona qė ngatėrrohen me plisat e varreve e tė luleve e qė bėhen vėllamė me qiellin …
Ma ēan gjoksin dhimbja jote e asaj dite, moj Lokemadhe! Ma bėn edhe mė tė fortė ai vargan burrash nėnash, nusesh. Ajo heshtje fėmijėsh qė ato ditė kishin marrė moshėn e hijen e plakut tė odės.
T’u ngjatė jeta nė breza, o Bacė Ibrahim Rugova. Si kalliri qė rilind nė farėn e tij tė vogėl! Si mollėt kokėrrmbushura tė plakut emėrpaharruar qė ende vilen nga nipėr e mbesėt, nga stėrnipėrit dhe vihen gazmueshėm aq bukurisht nė kokat e tė sapomartuarve… Si kėngėt e kreshnikėve qė ende kėndohen nė kullat e vjetra e tė reja.
Ehheeej, o lahutar i lahutės harktendosur! Nise dhe vazhdoje nė breza kėngėn e Rilindjes! Bėja gati kurorėn e ėndrrės sė Bashkimit dhe mos e quaj mė ėndėrr tė bukur qė i tregohet nipėrve gjunjėulur me sy tė vemendshėm para fjalėve tė tua tė bukura. E mos ki droje nga thinjat. Jo. Jo. Se thinjat ashtu si vijnė, ashtu edhe bredhėrojnė sėrish larg, larg, larg….Si shqiponjat e munguara qė fluturojnė kėsaj radhe nė qiellin e shpirtėrave tanė tė lirė, tė lumtur shumė mė tė guximshėm pėr tė njohur horizonte tė tjerė. Si ca tufa pulėbardhash qė kthehen prapė te liqeni pėr tė vazhduar lojėn e bukur tė puthjeve tė valėve. Atje ku njė Dimėr tjetėr nuk i gjen ata edhe nė fund te dheut..
Hallall pika e qumėshtit e menēuria e Lokemadhes, o Bacė Ibrahim Rugova!
NUK BEN TE NDERUAR TE SHKRUANI ME EUFORIZEM DUHET TE KENI ARGUMENTE KUR TE SHKRUANI JU KUJTOJ VETEM SE DR.RUGOVA ISHTE 16 VITE PRIJES I LDK-se ktynehere parti me e madhe ne Kosove pastaj per disa vite Kryetar i Kosoves si para luftes ashtu edhe pas saj dhe nuk dolen 35 % te Kosovareve atebote ne zgjedhje por dyfishin e me shume por ishte dhe do te mbetet lider i lirise demokracise dhe pavaresise ,udheheqes ne institutin albanologjik ne shoqaten e shkrimtareve ne ASHAK ;MORRI DISA QMIME ME RENOME BOTERORE POR EDHE ISH KRYETARI I SHBA-ve BILL KLINTONI NUK PERMENDI KEND TJETER PERPOS RUGOVES POR EDHE ATA QE ISHIN KUNDER TIJ TASH MUNDOHEN QE NE EMER TE DR.RUGOVES TE MBLEDHIN VOTA PER TE KEQQEVERISUR Kosoven
Lavdi per zotin Rugoven kur skemi per ta haruar, aj do mbetet ne histori, dhe ne Zemrat tona...
PS: Sa per ata lyp$@t qe e shajn te ken turp dhe mos ti shoh per para ....
Shqipėri, o jetėgjatė, ty tė kemi mėmė e atė dhe pėr ty do tė luftojmė gjersa tė tė trashėgojmė.
Na tregoni diqka te mire ne kohen sa sundoj rugova qe e arriti aje apo ndonje thenje te tije qe eshte aktuale mbasandej do fillojm ta duam edhe ne,nje presidente qe genjen popullin ne shtetet demokratike denohet veprimi i tille.
Ibrahim Rugova
Binak Kelmendi:Nė katėrvjetorin e vdekjes,
E kujtuam sėrish njė burrė tė madh tė Kosovės. Doktor Ibrahim Rugovėn. Themeluesin e LDK-sė. Kryetarin e parė tė Kosovės. Presidentin historik. Gandin e Ballkanit. Kolosin e brishtė. Mund tė gjenden edhe epitete tė tjera pėr tė. E kujtuam: dikush me lot nė sy, dikush me plot gojėn pėr tė, dikush me gjysėm zėri, dikush me injorim. Tė tillė jemi ne. Dhe ėshtė mirė qė jemi tė tillė. Sepse vetėm kėshtu e bėjmė mozaikun aq tė pėrēudshėm tė Kosovės. Por mė shumė se ēfarė u tha dje pėr Rugovėn dhe pėr veprėn e tij, duhet ta kujtojmė fatin tragjik tė tij. Po, fatin tragjik tė tij. Sepse Ibrahim Rugova, edhe pse e shpalli pėr tė gjallė tė vet Kosovėn tė pavarur, nuk e pa kurrė kėtė shtet. Nuk e priti asnjė shtetar me tepih tė kuq siē kishte dėshirė dhe ėndrronte gjithmonė. Nuk filloi ta ndėrtojė as Shtėpinė Bardhė qė e projektonte nė ėndrrat e pavarėsisė. E ndoqi fati i Mosiut nė shkretėtirė: nuk e shkeli kurrė Tokėn e premtuar-PAVARĖSINĖ dhe LIRINĖ e Kosovės. Dikush mund tė thotė: ai kishte pavarėsi. PO. Rugova kishte pavarėsi nė krijimin e filozofisė qė e la. Kishte pavarėsi dhe origjinalitet tė skajshėm nė atė qė krijoi gjatė 16 vjetėve tė “sundimit” tė tij nė Kosovė. Ishte lider sovran dhe i pavarur jo vetėm nė Lidhjen Demokratike,por edhe tė popullit tė Kosovės. Kundėrshtarėt e tij qė erdhėn mė pas, tash e pranojnė tė tillė. Jo pse pėr tė vdekurin ėshtė rregull tė thuhen fjalėt mė tė mira. Por pėr shkak se e dinė se pa Rugovėn nuk do tė ishin kurrė kėta qė u bėnė. Ibrahim Rugova nuk ishin vetėm kėto qė u thanė. Ai ishte edhe shumė mė shumė. Ishte filluesi i rezistencės paqėsore pėr Kosovėn dhe nxitėsi i rezistencės sė armatosur pėr Kosovėn. Ky kufi i hollė qė ndan dy filozofi ėshtė edhe tash aktual. Kundėrshtarėt, gjithnjė e mė heshtur, ia pėrmendin me gjysmė goje kėtė “mangėsi”. Bashkėluftėtarėt thonė se ishte mu Rugova ai qė me atė rezistencė krijoi parakushtet pėr luftė. Ishte luftėtar i madh i paqes dhe pacifist i vogėl i luftės. Jo vetėm nė kėtė ditė shėnimi tė pėrvjetorit tė vdekjes sė tij, ka mbetur pa u pėrmendur njė dimension krejtėsisht tjetėr i Ibrahim Rugovė. Dimensioni ndėrkombėtar i Tij. Kėtė dimension qė ia pėrmendi mė herėt Bill Clinton dhe Vaclav Havel por edhe tė tjerė. Rugova ishte bashkėbiseduesi mė i mirė dhe mė bindės i botės pėr Kosovėn. Kėshtu ishte edhe nė ditėn e varrimit tė Tij kur nė Prishtinė solli njė botė madhe: afėr 100 delegacione ndėrkomėbtare morėn pjesė nė ceremoninė e tij mortore. Dhe e nderuan edhe ata qė nuk e deshen. Rugova e meritoi kėtė.
Gazeta "Zėri"
Krijoni Kontakt