U kujtua Be me ne fund qe ti sugjeroje qeverise shqiptare te hetohen zgjedhjet e 28 Qershorit. Me mire vone se kurre gjithsesi
Raporti, KE: Tė hetohen zgjedhjet, opozita nė kuvend
STRAZBURG- Nė raportin e tij mė tė fundit KE i bėn apel opozitės dhe qeverisė shqiptare pėr tė gjetur gjuhėn e dialogut, me qėllim daljen nga kriza politike qė ka pllakosur vendin. Nė raportin qė do tė diskutohet mė 28 janar ora 15.00 nė Asamblenė Parlamentare nė Kėshillin e Evropės nė Strasburg i kėrkohet qeverisė tė ngrejė njė komision hetimor pėr zbardhjen e zgjedhjeve tė 28 qershorit, ndėrsa opozitės i bėhet thirrje tė kthehet nė Parlament, nga ku sė bashku me maxhorancėn tė punojnė pėr realizimin e reformave tė rėndėsishme.
Nė raportin e plotė qė ka siguruar News 24 theksohet se ngritja e komisionit hetimor duhet tė jetė e menjėhershme, gjithashtu kėrkohet pėrmirėsimi i kuadrit ligjor.
Autoritetet shqiptare duhet tė pėrmirėsojnė kuadrin ligjor zgjedhor, nė bashkėpunim tė ngushtė me Komisionin e Venecias, theksohet nė raport.
Ky komision i kėrkon presidentit tė Republikės, Bamir Topi tė luajė rolin e ndėrmjetėsit, nė gjetjen e njė konsensusi pėr ti dhėnė fund bojkotit tė opozitės, si dhe pėr ndreqjen e problemeve tė zgjedhjeve tė shkuara.
Draftrezulta e hartuar nga bashkėraportuesit, Jako Lakso, David Uilshire, pėrmban dhjetė pika. Nė tė parėn thuhet se kriza politike dhe institucionale qė pas zgjedhjeve tė 28 qershorit me bojktorin e Partisė Socialiste ka paralizuar vazhdimėsinė e reformave nė vend. Kjo situatė dėmton interesat e shqiptarėve dhe ambiciet integruese europiane.
2. Asamblja konstaton se ky bojktot ka dėmtuar edhe marrėdhėniet e Shqipėirsė me Asamblenė. Nuk ėshtė formuar ende njė delegacion i ri shqiptar pėr Asamblenė e KE pėr shkak pasi anėtarėt e vjetėr tė opozitės nuk mund tė marrin pjesė nė aktivitetet e Asamblesė.
Krijoni Kontakt