Albin KurtiA ėshtė Kosova (akoma) shtet i dobėt apo shtet i dėshtuar (tashmė)? E kėtillė ėshtė pyetja tė cilėn na e zbulojnė kategorizimet qė studiues tė huaj ia bėjnė Kosovės. Ēfarėdo qofshin pėrgjigjet e tyre, ato i bashkohen ligjėrimit publik tė politikanėve, intelektualėve e analistėve tonė, se prej 17 shkurtit 2008 Kosova ėshtė shtet. Dobėsia, e madje edhe dėshtimi, nuk e kontestojnė qenien.

Konstatimi se shtetit tė Kosovės i mungon substanca, se pavarėsisė i mungon sovraniteti, nuk sjell diēka tė re. Njė shtet pa substancė ėshtė shtet i dobėt nė rastin mė tė mirė; shtet i dėshtuar, pėrndryshe.

Ēėshtja ėshtė qė shteti nė Kosovė nuk u bė me 17 shkurt 2008. Me shpalljen e pavarėsisė nuk na erdhi edhe shteti. Jo se nuk u bė shteti kur u shpall pavarėsia, por pėr shkak se shteti ishte kėtu edhe para 17 shkurtit 2008. Ashtu siē ishte ai edhe nė kohėn e UNIMK-ut, tė Serbisė, tė Jugosllavisė, tė Gjermanisė naziste e tė Perandorisė Osmane. Aparati represiv (policia, gjyqėsia, ushtria) dhe ai ideologjik i shtetit (mediat, sistemi i edukimit, organizatat fetare e kulturore) ishin pėrherė kėtu. Problemi ishte qė ky shtet s’ishte yni. Problem ky qė vazhdon edhe sot e kėsaj dite. Drejtimi politik dhe ekonomik nuk pėrcaktohen nga ne, vendėsit, dhe pėrmbi institucionet vendore ka instanca supreme me fuqi ekzekutive.

Prandaj, pėrgjigja mbi atė nėse jemi shtet nuk thotė asgjė. I kujt ėshtė ky shtet thotė gjithēka. Besnik Pula me tė drejtė ka argumentuar se shteti nė Kosovė nuk ėshtė problem i qenies (sė tij) por i pronėsisė (mbi tė). Me gjuhėn e njė imagjinate deleuziane: shpallja e pavarėsisė nuk ka vendosur kurrfarė binarėsh nė shkretėtirė. 17 shkurti i vitit tė kaluar nuk ėshtė datė kur shkretėtira si hapsirė nomadike ėshtė riterritorializuar pėrmes binarėve si shenjė e shtetit. Jo pėr shkak se nuk janė vendosur binarė tė rinj (ndonėse kjo ėshtė njėsoj e vėrtetė), por, mbi tė gjitha, sepse nuk kishim shkretėtirė paraprakisht.

Atėherė, mbi kėtė premisė, ēka paraqet shtetndėrtimi nė Kosovė? Ēfarė shteti po ndėrtohet kėtu ku shteti nuk mungonte?

Nga pikvėshtrimi i interesit tė qytetarėve tė Kosovės, shtetndėrtimi do tė paraqiste pronėsi mbi shtetin me qėllim tė orientimit tė mekanizmave shtetėrorė drejt rritjes sė mirėqenies, lirisė dhe sigurisė pėr popullatėn. Pra, jo qysh nė fillim mė shumė substancė shteti, por mė shumė substancė shteti nė duart tona pėr hir tonin, e vetėm pėr pasojė, edhe mė shumė substancė shteti mandej. Ndėrkaq, nga pikėvėshtrimi i burokracisė ndėrkombėtare, shtetndėrtimi ėshtė term kryesisht teknik qė konsiston nė rritjen e efikasitetit tė administratės dhe qeverisjes, nė funksionalitetin e institucioneve. Natyrisht, pėr hir tė stabilitetit i cili, nė njėrėn anė, ruan harmoninė e fuqive tė mėdha dhe, nė po tė njėjtėn anė, garanton mosacarimin e Serbisė. Kjo kundėrthėnie pikėvėshtrimesh, nė fakt, ėshtė kundėrthėnie interesash. Funksioni i krerėve partiakė dhe institucionalė vendorė ėshtė pikėrisht amortizimi i kėsaj kundėrthėnie.

Meqė secili zhvillim e ka tė pashmangshėm dimensionin ideologjik, edhe vitet e pasluftės nė Kosovė, sado kaotike tė duken, nuk kanė qenė aspak imune nga nėnshtrati determinues ideologjik. Anarkia nuk ishte rastėsi. Anarkia ishte e projektuar. Derregullimi si tipar themelor i neoliberalizmit prodhoi anarki pėrfundi oligarkisė e cila, mė tutje, krijonte iluzionin e lirisė te qytetarėt. Disi ngjashėm sikurse gjendja e parregullsisė dinamike brenda njė burgu, e cila, atėherė kur ngjan, i rrėmben aq shumė tė burgosurit, saqė atyre iu bėhet se u zhduk burgu. Kėshtu ndodhi nė Kosovė me ekonominė, shėndetėsinė, arsimin, kulturėn etj. Kaos i organizuar, anarki e programuar.

Me mėnyrat tė cilat janė tė mirėnjohura pėr reduktimin e shtetit, nė Kosovė thuhet se do tė ndėrtohet shteti. Neoliberalizmi si metodė qė e zvogėlon shtetin ėshtė etabluar si drejtim i shtetndėrtimit! Gjersa shteti mė i fuqishėm nė botė, ShBA-ja, ka ndėrmarrur veprime pėr ta forcuar rolin e vet (p.sh. nacionalizimi i General Motors-it), nė njėrin nga shtetet mė tė dobėta nė botė fuqizohet neoliberalizmi.

Vitet e pasluftės tė shpallura si vite tė ndėrtimit tė institucioneve dhe koha pas shpalljes sė pavarėsisė e propaguar si shtetndėrtim, pėrputhen me dallimin ndėrmjet dy fazave tė tė njėjtit njeri: Milton Friedman. Nėse Milton Friedmani i parė ishte pėrvetėsuar si guru nga UNMIK-u, Milton Friedmani i vonė u bė guru i EULEX-it dhe Pieter Feith-it. Pėrderisa Milton Friedmani i hershėm thoshte privatizoni sa mė shpejt, sa mė shumė, Friedmani i vetėreviduar pas krizės aziatike financiare tė viteve 1997-1998, thoshte: sundimi i ligjit (dhe privatizoni sa mė shpejt, sa mė shumė).

Privatizimi neoliberal nė Kosovė e ka edhe anėn tjetėr tė medaljes sė ‘shtetndėrtimit’. Ajo quhet decentralizim mbi baza etnike. Tėrėsia territoriale, sovraniteti dhe sistemi unitar i grumbullimit tė taksave, janė thelbėsore pėr ēdo shtetndėrtim. Nė Kosovė kemi decentralizimin sipas Planit tė Ahtisaarit qė e copėton vendin pėrbrenda, dhe suplemetin 6 Pikėsh i cili krijon sistem tė ndarė doganor nė veri. Pėrderisa nė Evropė po ngjan centralizimi nėpėrmjet dakordimit pėr Traktatin e Lisbonės, ne nė Kosovė e bėjmė decentralizimin para sovranitetit, anipse e dimė mirė qė Bosnjėn nuk po e lejojnė tė avancojė nė integrime evropiane pikėrisht pėr shkak se ėshtė aq e decentralizuar. Nė letrėn e hapur drejtuar popullit tė Bosnjės para dy javėve, ministri i jashtėm suedez, Carl Bildt, dhe zėvendės-sekretari i shtetit amerikan, Jason Steinberg, thanė: “Njė shtet i cili nuk ka sovranitet tė plotė, nuk mund tė jetė kandidat kredibil pėr anėtarėsim nė BE”.

Nė 30 vitet e fundit nė botė gjithsesi kishim njė tendencė tė fuqishme pėr dobėsimin e faktorit shtet. Jo vetėm pėr shkak tė derregullimit qė e predikonte neoliberalizmi duke vendosur kėshtu supremacinė e tregut tė lirė, por edhe nga frika prej shteteve totalitare dhe krimeve tė tmerrshme qė ato tashmė kishin kryer anekėnd globit. Mirėpo, pas krizės globale financiare dhe nė kohėn kur po ngrihen edhe perandori tė tjera, shteti po rikthehet nė skenė me shpejtėsi. Por jo edhe Kosova. Te ne vazhdohet me metodat, tanimė tė vjetra, tė rrudhjes sė shtetit, madje ende pa e pasur ne atė. Nė anėn tjetėr, Kosova ėshtė njė vend aq i vogėl, saqė ėshtė qesharake tė mendohet se shteti i saj do tė mund ta rrezikonte dikė. Fuqitė e mėdha mund tė kenė frikė nga ndonjė shtet i njė vendi relativisht tė madh. Nė rastin e Kosovės ėshtė absurde ēfarėdo druajtje. Shtete tė rrezikshme mund tė jenė, siē edhe kanė qenė tradicionalisht, Serbia dhe mė tutje Rusia, por jo edhe Kosova. Mu ashtu sikurse qė i rrezikshėm ėshtė nacionalizmi i popujve tė mėdhenj nė shtete tė fuqishme, e jo ai nė vende si puna jonė.

‘Shtetndėrtimi’ nė Kosovė i bazuar te neoliberalizmi dhe decentralizimi po ia rrėmih bazat perspektivės pėr njė shtet tonin. Nuk ndėrtohet shteti me metoda qė janė menduar pėr ta zvogėluar atė.



Prishtinė, 29 tetor 2009

Albin Kurti