Close
Faqja 20 prej 20 FillimFillim ... 10181920
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 195 prej 195
  1. #191
    srbe na vrbe Maska e pryll
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ke prroi palpoēit
    Postime
    573
    si pėrfundim ligji kundėr diskriminimit tė homove dhe islamikėve, nuk i lejon fėmijėt me shami fetare nė shkolla publike, sepse ka pėrparėsi rregullorja institucionale pėr ēdo gjo e thot vet ligji. pra nuk ndalohen nė pėrgjithėsi me majt simbole nė jetėn e pėrditshme por jo ku janė anėtarė institucionesh (shkolla) ku ka pėrparėsi rregullorja

    kshu qė 10 faqe qekan mush pa lidhje nga islamikėt e diskriminum. analfabetė ngelėn tėrė jetėn tė shkretėt. po pranej dhe janė islamikė thotė proverbi

  2. #192
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-03-2010
    Postime
    80
    Citim Postuar mė parė nga D@mian Lexo Postimin
    Ata jane femijet e nje fshati ne Shqiperi, dmth e ardhmja e atij fshati.
    Ata jan femijet e nje fshati ne Kosove, dmth e ardhmja e atij fshati

  3. #193
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    02-06-2010
    Postime
    84

    Miratohet ligji qė lejon shamitė nė shkolla

    Miratohet ligji qė lejon shamitė nė shkolla
    Miratohet ligji qė lejon shamitė nė shkolla

    Rregulloret e shkollave qė kėrkojnė uniforma, nuk do tė mund tė jenė mbi kėtė ligj apo Kushtetutėn.

    E kush do ta merrte me mend se ligji qė u diskutua si “ligji pėr tė drejtat e homoseksualėve”, nė fakt do tė garantonte me ligj qė vajzat me shami tė mos mund tė pėrjashtohen nga shkolla pėr shkak tė veshjes sė tyre.
    Ligji “Pėr mbrojtjen nga diskriminimi” shkaktoi tė qeshura mes deputetėve, kur u miratua nė Kuvend, por ndoshta edhe shumė prej deputetėve nuk e kanė ditur qė me kėtė ligj garantuan plotėsisht tė drejtėn e besimit dhe shfaqjes sė tij nė jetėn publike.
    Bėhet fjalė pėr nenin 10 tė kėtij ligji, i cili shprehimisht garanton lirinė e besimit e duke e kuptuar mė qartė, vajzat me shami, djemtė me mjekėr, homoseksualėt etj. tė mos pėrjashtohen nga jeta publike, institucionet apo nga drejtorėt e shkollave, sepse veshja apo sjelljet e tyre nuk u pėlqejnė.
    “Ne kemi vendosur nė ligj atė qė pėrcaktohet aktualisht nė Kushtetutė”, - tha dje pėr “standard” deputeti Tritan Shehu.
    Porse, tashmė, nėse njė rektor a drejtor shkolle do tė pėrjashtojė apo do tė dėnojė njė nxėnės pėr shkak tė shamisė, mjekrės, kryqit a simboleve tė tjera fetare, qė ai pasqyron nė shkollė, atėherė ai nuk do tė krijojė mė njė debat publik, pasi, sipas ligjit, ai do tė dėnohet me njė gjobė deri nė 10 mijė dollarė e ndėrkohė qė vendimi do tė kthehet nė nul brenda pak ditėsh.
    Qė tė pėrjashtosh njė vajzė me shami nga shkolla apo ēdo njeri qė beson nė fe dhe e shpreh nė forma tė ndryshme, tashmė do tė duhet njė ligj i veēantė nga Parlamenti.
    Rregulloret e shkollave qė kėrkojnė uniforma, nuk do tė mund tė jenė mbi kėtė ligj apo Kushtetutėn, ndryshe njė komisioner i veēantė do tė gjobiste rėndė edhe financiarisht drejtorėt e shkollave apo titullarėt e institucioneve.
    Altin Hazizaj, drejtuesi i Qendrės pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Fėmijėve nė Shqipėri dhe njė prej propozuesve tė ligjit, shprehet pėr gazetėn se nė nenin 10 ėshtė garantuar e drejta e besimit fetar.
    Duke iu referuar rastit tė vajzave me shami, Hazizaj shprehet se “sa herė qė vajzat janė pėrjashtuar, Avokati i Popullit ka kėrkuar kthimin e tyre”.
    Sipas tij, ligji pėr mbrojtjen nga diskriminimi ėshtė njė garanci pėr tė zbatuar mė tej legjislacionin, i cili gjithnjė ka qenė nė mbrojtje tė vajzave me shami. Hazizaj shprehet se neni 10, pika 2 thotė se “ndalohet veēanėrisht diskriminimi sa i takon ushtrimit tė sė drejtės dhe lirisė sė ndėrgjegjes e tė fesė, kur kėto tė drejta e liri kanė tė bėjnė me shprehjen e shfaqjen e tyre nė jetėn publike nėpėrmjet fjalėve ose paraqitjes”.
    Gjithsesi, Altin Hazizaj shprehet se deputetėt ndėrhynė nė kėtė nen nė momentin e miratimit.
    “Presim qė ligji tė dekretohet nga Presidenti e mė pas tė shohim botimin nė fletoren zyrtare”, - thotė Hazizaj.
    Shqetėsimi i drejtuesit tė Qendrės sė Mbrojtjes sė Fėmijėve ishte i drejtė, sepse deputetėt miratuan njė variant tė ri.
    Kryetari i Komisionit Parlamentar tė Shėndetėsisė, Punės e Ēėshtjeve Sociale, Tritan Shehu, tha pėr gazetėn se nė nenin 10 ėshtė vendosur fjalė pėr fjalė Kushtetuta, konkretisht neni 24 i saj.
    Shehu pranoi se ka ndodhur njė manovėr nė nenin 10 dhe kjo u bė pėr tė shmangur debatet.
    “Nuk vendosėm variantin e ardhur nga shoqatat, por vendosėm fjalė pėr fjalė nenet e Kushtetutės nė nenin 10 pėr tė qenė mė tė sigurt.
    Kjo do tė thotė qė tė kufizohen tė drejta, duhet ligji i veēantė”, - tha Shehu.
    Duke iu referuar pėrjashtimit tė vajzave me shami nga shkolla, Shehu tha se njė gjė e tillė nuk mund tė ndodhė mė, pasi Ministria e Arsimit duhet tė kėrkojė njė ligj tė veēantė qė tė ndalojė vajzat me shami, ligj qė duhet tė ketė procedura tė veēanta pėr t’u miratuar, siē parashikohet nė Kushtetutė pėr kufizimin e tė drejtave tė njeriut.
    Ai shtoi se e njėjta situatė ėshtė pėr ēdo institucion tjetėr, si ushtria, policia etj., tė cilat kanė shėrbim uniforme, por kėto institucione nuk mund tė veprojnė mė me kokėn e tyre, por duhet tė propozojnė ligj tė ri nė Parlament. Kėtė ligj e gjen me vend edhe aktivistja e shoqėrisė civile Elsa Ballauri, e cila tha se neni 10 kishte ardhur si propozim nga ajo.
    Ashtu si Hazizaj, edhe Ballauri pret dekretimin e ligjit dhe botimin e tij nė fletoren zyrtare.
    “Unė dua tė them se pikėsėpari duhet tė presim qė ligji i miratuar nga Parlamenti tė hyjė nė fuqi, pasi ky ligj ėshtė ende nė duart e Presidentit.
    Por pėr sa i pėrket ēėshtjes, - thotė Ballauri, - unė jam tėrėsisht pro mosdiskriminimit tė vajzave me shami apo djemve me mjekėr apo ēdo lloj shfaqjeje tjetėr tė riteve fetare tė individėve.
    Ligji i ri e ka parashikuar kėtė, duke pėrfshirė atė qė thuhet nė Kushtetutė e si pasojė duke e bėrė mė tė lehtė ballafaqimin e ēdo lloj diskriminimi nė gjykatė”.
    Ligji i ri Ligji pėr mbrojtjen nga diskriminimi merr nė mbrojtje grupe shoqėrore, tė cilat pėr shumė arsye diskriminohen nga shoqėria.
    Ky ligj vendos standarde tė reja, por pėrcakton edhe penalizime, nėse ndokush tenton tė ushtrojė forma diskriminimi, duke mbrojtur njė sėrė kategorish nga diskriminimi nė ēdo fushė tė jetės, si punėsimi, arsimi apo qoftė edhe hyrja nė politikė apo pėr t’u emėruar nė detyra tė rėndėsishme publike.
    Elsa Ballauri shprehet se shoqėria shqiptare duhet tė ndahet pėrfundimisht nga reminishenca e sė kaluarės komuniste dhe tė pranojė zgjedhjet e lira tė njerėzve nė ēdo fushė tė jetės pa u paragjykuar.
    “Kėto janė reminishenca tė sistemit komunist, ku ndalohej ēdo shfaqje e simboleve fetare.
    Si pasojė e tyre, simbolet fetare bėhen mė shumė njė “mollė e ndaluar” pėr individėt e tjerė”, - thotė Ballauri, - ndėrsa shton: “Jam e bindur se nėse lejohen, atėherė nuk do tė kenė tė njėjtėn pėrhapje tė gjerė.
    Ne, si njė komb me traditė nė harmoninė dhe bashkėjetesėn fetare, duhet tė fillojmė tashmė ta pranojmė tjetrin ashtu siē ėshtė dhe jo ta detyrojmė tė bėhet siē duam ne, pra ta tolerojmė zgjedhjen e tij dhe kjo vlen pėr ēdo rast, e si pasojė edhe pėr zgjedhjet fetare”. /standart/

  4. #194
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Loja e rrezikshme me fenė

    Loja e rrezikshme me fenė

    Nga:BLENDI KAJSIU
    Herė pas here rishfaqet “problemi” i fesė nė shkollat publike. Ėshtė njė problem i stisur, sepse nė vendin tonė nuk ekziston ndonjė pėrplasjes mes fesė dhe shtetit laik, aq mė pak mes feve tė ndryshme. Nuk ekziston ndonjė rrymė fetare, e cila ėshtė kundėr edukimit laik qė ofron shteti. Nuk ekziston as ndonjė kėrkesė nga grupime fetare qė kėrkojnė ndryshimin e programit mėsimor pėr tė futur aty mė shumė ide fetare (siē ndodh nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ku kundėrshtohet dhėnia e teorisė sė evolucionit tė Darvinit dhe jo historia biblike e krijimit).
    Pėrkundrazi, besimtarėt shqiptarė kėrkojnė edukimin laik ashtu siē e ofron shteti, ndėrsa shteti me ligjet qė miraton, i detyron besimtarėt tė shkojnė drejt edukimit fetar.

    Nė kėto kushte, debati mbi laicitetin e shkollės publike ėshtė bėrė sa problematik, aq edhe i rrezikshėm. Debati ėshtė problematik, pasi ligjet qė prodhon shteti ynė bazohen nė njė keqkuptim tė thellė tė konceptit tė laicitetit si njė qėndrim anti-fetar, apo kundėr fesė. Laiciteti do tė thotė ndarje e shtetit nga feja dhe jo luftė e shtetit me fenė. Kjo ndarje nėnkupton qė nuk ka njė fe zyrtare, shteti nuk pėrkrah apo nuk mbėshtet asnjė pikėpamje fetare. Por kjo nuk do tė thotė qė shteti ėshtė kundėr ēdo shfaqje fetare nė hapėsirėn publike.

    Pėrkundrazi, nė kuadrin e demokracisė liberale, laiciteti nėnkupton lehtėsira tė barabarta pėr tė gjitha fetė, pa pėrqafuar dhe pa predikuar asnjėrėn prej tyre. Konkretisht, kjo do tė thotė qė nė hapėsirėn publike, shteti (dhe jo individėt sikurse thotė ligji pėr arsimin parauniversitar) nuk duhet tė shfaqė simbole fetare. Pra, institucionet shtetėrore nuk duhet tė vendosin simbole fetare nė hapėsirėn e tyre, qofshin kėto kryqe, ikona, apo gjysmėhėna. Po kėshtu, shteti si nė programin mėsimor, ashtu edhe nė politikat arsimore, nuk duhet tė pėrqafojė asnjė pikėpamje fetare. Pra, shteti nuk duhet t’i detyrojė studentėt tė varin njė kryq nė qafė, tė rrisin mjekrėn, tė venė njė shami nė kokė, tė luten apo tė falen.

    Ama, kjo nuk do tė thotė qė individėd nuk kanė tė drejtė tė shfaqin simbole fetare nė hapėsirėn publike. Pėrndryshe i bie qė nė hapėsirėn publike tė marrin pjesė vetėm ata qė nuk besojnė. Fatkeqėsisht, ky ėshtė koncepti i laicitetit qė mbrohet nga shteti ynė. Nė konceptimin zyrtar, laiciteti ėshtė kuptuar si njė hapėsirė publike, ku gjithēka duhet tė zhvishet nga dimensioni fetar. Qytetari, qė tė marrė pjesė nė hapėsirėn publike, duhet tė heqė dorė nga besimi i tij, apo i saj fetar. I vetmi individ qė mund tė marrė pjesė rehat nė kėtė hapėsirė publike, pa hequr dorė nga asgjė, ėshtė individi ateist apo agnostik.

    Kėtu qėndron perversiteti i konceptimit aktual tė laicitetit nga zyrtarėt tanė shtetėrorė. Ky ėshtė njė konceptim qė laicitetin e kupton si ateizėm, ose si agnosticizėm nė rastin mė tė mirė. Nė kėto dy raste, laicizmi pėrkthehet si mosbesim ose dyshim tek ekzistenca e Zotit. Helbete, nuk kemi pse tė ēuditemi, pasi vijmė nga njė traditė e gjatė ateiste. Problemi ėshtė se vetė ateizmi ėshtė njė koncept fetar. Ai ėshtė njė fe materialiste, qė bazohet tek besimi se Zoti, apo ēdo transhendencė pėrtej botės aktuale, nuk ekziston (diēka po aq e paprovueshme sa besimi tek e kundėrta).

    Prandaj, duke i ndaluar besimtarėt tė shfaqin besimin e tyre nė hapėsirėn publike, shteti ynė nuk sillet si njė aktor laik dhe jo-fetar, por si njė aktor anti-fetar dhe ateist (ose agnostik nė rastin mė tė mirė). Shteti ynė e ka kthyer ateizmin nė fenė e tij institucionale, duke shkelur kėshtu parimin themelor tė laicizmit sipas tė cilit shteti nuk ka fe, qoftė ky ateizmi apo agnosticizmi. Ndaj, referenca qė i bėhet laicitetit kur ndalohet shkollimi publik i djemve me mjekėr, i vajzave me shami nė kokė, apo me kryq nė qafė, ėshtė bėrė tashmė tejet problematik me tonet e tij anti-fetare (dhe shpesh anti-islamike).

    Kėtu qėndron edhe rrezikshmėria e argumenti se laiciteti pėrjashton shfaqjen e fesė nė publik. Mėnyra se si institucionet e arsimit publik kapen vazhdimisht me besimtarėt, ėshtė shqetėsuese. Nė kushtet kur adoleshentėt shqiptarė gjithnjė e mė pak frekuentojnė shkollat e mesme, gjithnjė e mė pak mėsojnė, gjithnjė e mė pak respektojnė mėsuesit dhe gjithnjė e mė shumė pinė klubeve, duket sikur shqetėsimi kryesor i institucioneve tė edukimit publik janė individėd qė venė njė shami nė kokė, apo njė kryq nė qafė, edhe pse kėta nuk shquhen pėr sjellje problematike. Pėrkundrazi, ndryshe nga shumė bashkėmoshatarė qė shkojnė nė shkollė pothuajse lakuriq, ata e duan edukimin laik publik. Ndėrsa shteti ia mohon kėtė tė drejtė, duke i ēuar me zor drejt shkollave fetare.

    Nė kėtė mėnyrė, shteti shqiptar nga njėra anė krijon pakėnaqėsi tė komuniteteve fetare (e veēanėrisht tė atij Islam, por jo vetėm). Nga ana tjetėr, kjo pakėnaqėsi shoqėrohet me margjinalizimin e besimtarėve drejt institucioneve, apo hapėsirave tė edukimit fetar. Kėshtu, nė vend qė besimtarėt tė pėrfshihen nė hapėsirėn publike, ata nė mėnyrė tė padrejtė pėrjashtohen prej saj, duke krijuar tė gjitha premisat pėr radikalizim. Ėshtė njė situatė absurde qė nga hiēi synon tė krijojė probleme sociale me komunitetet fetare.

    Njė absurditet i tillė mund tė shpjegohet vetėm me faktin se debatet mbi laicitetin, shaminė, mjekrėn apo kryqin, shėrbejnė pėr tė tėrhequr vėmendjen nga njė sėrė problemesh reale tė arsimit parauniversitar. Kėto fillojnė nga mungesa skandaloze e financimit, cilėsia e ulėt e mėsimdhėnies dhe e teksteve, e deri tek kapja e arsimit parauniversitar nga partitė politike, qė pa pikė turpi emėrojnė aty mėsuesit. Debati shterpė mbi laicitetin e arsimit publik jo vetėm nuk ka lidhje me problematikėn e arsimit parauniversitar, por shėrben pėr ta mbuluar atė.
    Ndaj, ky debat mė shumė se njė diskutimi serioz i ngjan njė loje sa tė lodhshme, aq edhe tė rrezikshme. E lodhshme, sepse argumentet qė pėrdoren nė tė janė tashmė tejet bajate dhe pa logjikė. E rrezikshme, sepse disa probleme qė mund tė zgjidhen relativisht lehtė, siē ėshtė financimi apo kontrolli partiak i shkollave parauniversitare, mbulohen duke nxitur konflikte sociale qė po u hapėn, zor se mbyllen.

    Nė kėto kushte ėshtė e domosdoshme qė autoritetet mė tė larta tė qeverisė, siē ėshtė ministri i Arsimit, apo kryeministri Berisha, tė ndėrhyjnė qartė dhe me vendosmėri pėr t’i dhėnė fund persekutimit idiot tė besimtarėve qė nuk duan gjė tjetėr veēse tė njėjtin edukim publik, si ēdo qytetar tjetėr shqiptar. Edhe pse njė ndėrhyrje e tillė do e zhvendosė vėmendjen tek njė sėrė problemesh reale tė arsimit publik qė nuk fshihen as pas shamisė, as pas mjekrės dhe as pas kryqit. Nė kėtė mėnyrė, qeveria do mund tė na dėshmojė se pėrpara interesave tė saj tė ngushta dhe afatshkurtra, vendos interesat e gjera dhe afatgjata tė shoqėrisė.

    Marre nga Gazeta Panorama, 12 Janar 2011.


    QUOTE]Herė pas here rishfaqet “problemi” i fesė nė shkollat publike. Ėshtė njė problem i stisur, sepse nė vendin tonė nuk ekziston ndonjė pėrplasjes mes fesė dhe shtetit laik, aq mė pak mes feve tė ndryshme. Nuk ekziston ndonjė rrymė fetare, e cila ėshtė kundėr edukimit laik qė ofron shteti. Nuk ekziston as ndonjė kėrkesė nga grupime fetare qė kėrkojnė ndryshimin e programit mėsimor pėr tė futur aty mė shumė ide fetare (siē ndodh nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ku kundėrshtohet dhėnia e teorisė sė evolucionit tė Darvinit dhe jo historia biblike e krijimit).
    [/QUOTE]


    Pra nese nuk egziston mos don te thuash se nuk mund te ndodh dhe ketu e njeta gje?!!!Shqiptaret per te paren here ne historine e tyre ndjehen te lire , por me kete liri jo vtem po abuzohet, por ndjehet dhe mungesa e orjentimit intelektual.Me keq akoma ,liberalizimi i lirive ben qe njerzit e lire te formatohen sic e kutojne ato, me kapacitetin intelektualfare te varfer , apo te dedemtuar nga sistemi dhe historia nen perandori.Kjo mase e orjentuar ne keto kushte i imponohet dhe shtetit, qe eshte laik per aq kohe sa keto masa e pranojne ate.Kesaj i thone qe te ngrihen kembet dhe te drrejtojne koken.Shumica e analisteve si Kajsiu, apo Artan Fuga kerkojne te justifikojne situaten, ta quajne ate diversitet real dhe aq me teper nje kenaqesi te jetosh dhe te punosh ne kete diveristet kulturore.Kjo do te thote t'ja fusesh gjumit, te largosh vemendje ne masave nga problematike e kohes, te mbyllesh veshet dhe syte ndaj ngjarjeve te dhimbshme,te jesh i pa vemendeshem ndaj masave mbrojtese qe vendet e krishtera apo te demokracive perendimore po marrin ne zgjidhjen e kesaj problematike.Kajsiu dhe Fuga na porpogandojne me te madhe traditen shqiptare te tolerances mes besimeve , dashurine e madhe mes ketyre komuniteteve, nje dashuri njerezore alla shqiptare qe ne 50 vite luftuan njeri tjetrin deri brenda familjes, luften e tm[QUOTE]errshme klasore.Viti 91 ishte pikerisht viti i shpreses per ndryshim , por profesoret na orjentojne per qetesi , gjume letargjik.As vet Binladen nuk do te guxonte te kerkonte te tjera kondicione me perfekte.Gjume,vetem gjume.Per to nuk eshte asgje preokupimi ipolitikes frnceze, amerikane ,gjermane, angleze, per to nuk eshte asgje referendumi zvicerian per minaret, nuk eshte asgje kercenimi kosovar per shtimte minareve dhe jo shkollave si nje nevoje imediate,per to nuk eshte asgje gjakderdhja si rrezultet i perplasjeve kulturore, jo per to eshte me interes ta mbyllin kete jete nen nje qetesi relative, ku te plotesojne egot e tyre, pas kesaj nami u befte.Nje shqiptar ngrihet dhe vret amerikane ne gjermani,nje tjeter kapet ne amerike, disa te tjeter me pare , shume te tjere mbushur me nje urrejtje ndaj atij qe i dha lirine e me shume se aq,disa te tjere qe kerkojne ti grupojne ne fomacione nacionaliste, ku shikojmeperdite jo diskutime dashamirese, por kercenime me ulerim e demostrim, sikur e gjeten armikun e perbashket dhe hajt ta egzekutojme e te shpetojme.Situata nuk eshte e mire , por dhe situata e situatave nuk eshte e mire.Ehh, profesort thone, me mire gjume.

    Nė kėto kushte ėshtė e domosdoshme qė autoritetet mė tė larta tė qeverisė, siē ėshtė ministri i Arsimit, apo kryeministri Berisha, tė ndėrhyjnė qartė dhe me vendosmėri pėr t’i dhėnė fund persekutimit idiot tė besimtarėve qė nuk duan gjė tjetėr veēse tė njėjtin edukim publik, si ēdo qytetar tjetėr shqiptar. Edhe pse njė ndėrhyrje e tillė do e zhvendosė vėmendjen tek njė sėrė problemesh reale tė arsimit publik qė nuk fshihen as pas shamisė, as pas mjekrės dhe as pas kryqit. Nė kėtė mėnyrė, qeveria do mund tė na dėshmojė se pėrpara interesave tė saj tė ngushta dhe afatshkurtra, vendos interesat e gjera dhe afatgjata tė shoqėrisė.
    Presekutim idiot, kuj i drejtohesh saktesisht?Berishes, Presodentit francez, kancelares gjermane, qeverise Zviceriane, italiane , amerikane.me fal po nuk kam kapacitetin e duhur intelektual, ndjej nevojen per drejtim orejentim intelektual, per te mos gabuar si jo rralle here.Nje fjale e urte thoshte se ."O Zot me jep mend sa per te lidhe breket e te tjerat mi jep fat."Epo brekt e mija nuk i mban ushkur si ju.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 28-07-2011 mė 16:59
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  5. #195
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,013
    Postimet nė Bllog
    22
    Pėrkundrazi, besimtarėt shqiptarė kėrkojnė edukimin laik ashtu siē e ofron shteti, ndėrsa shteti me ligjet qė miraton, i detyron besimtarėt tė shkojnė drejt edukimit fetar.
    I ngaterron paksa gjerat:

    Femijet nuk e ka per detyre ti edukoje shteti, pergjegjesia e arsimimit te femijeve ne demokraci bie mbi prindin. Eshte prindi ai qe vendos per femijen e vete se cila eshte shkolla ku ai duhet te shkoje, qofte kjo nje shkolle publike apo private, apo fetare.

    Shteti nuk eshte ne gjendje ti imponohet askujt, pasi shteti nuk vepron ne vakum, vepron brenda ligjit kushtetues. Dhe Kushtetuta nuk garanton "lirite e shtetit", Kushtetuta garanton me ligj lirite e te drejtat e qytetareve te atij vendi. Ketu ndodh edhe perplasja e botekuptimit te djeshem komunist, ku shteti ishte zot qe diktonte me force gjithcka, dhe botekuptimit te sotem ku shteti punon per llogari te qytetarit. Jemi ne qytetaret e atij vendi qe e mbajme ate shtet me kembe me votat tona edhe me taksat tona, prandaj duhet te kuptojme qe shteti nuk mund ti imponohet askujt, pasi nuk eshte sovrani, sovrani jane qytetaret e ketij shteti.

    Pare me kete kendveshtrim, detyra e shtetit eshte te ofroje sherbimin e arsimit publik, qe ben te mundur inkuadrimin e te gjithe femijeve te atij shteti, pa diskriminuar asnje per hir te rraces, grupit etnik, seksit, apo fese qe ata besojne e praktikojne. Pra detyra e shtetit eshte qe te ofroje nje sherbim publik, ku si femija e atij muslimanit, si femija e atij te krishterit, si femija e atij ateistit, te mund te shkojne ne shkolle ne te njejten klase e te mos diskriminohen nga ligji apo administrata e shkolles.

    Te perjashtosh nje femije nga shkolla, vetem se ai mban shami ne koke, apo mban nje kryq ne qafe, apo se i perket nje grupi etnik te caktuar, e ka emrin diskriminim. Pike. Dhe ky lloj diskriminimi nuk denohet vetem moralisht, denohet edhe ligjerisht.

    Albo

Faqja 20 prej 20 FillimFillim ... 10181920

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •