Onomastika Iliro-Shqiptare ne Luginen e Timokut(2) Shkruan

r.Rexhep Doqi
Ne nje harte te shek.II-te jane shenuar dy emertime Myzi,njeri sime ne veri-perendim dhe tjetri si me ne lindje te Dardanise (Dardani).Pra,ka gjasa qenga Mysit-Mizet e veriperendim ne Gadishullin Ilirik te kene prejardhje pjesa dermuese e serbve te sotem,nderkaq nga Mysi-t e lindjes(ne kete harte te Ptolemeut nuk jane shenuar trakasit)te kene prejardhje nje numer i madhe i bullgarve te sotem.Dhe, kur eshte fjala pranine e fjaleve il.-shq. apo tr.-shq. ne onomastiken e anes lindore te Gadishullit Ilirik(Ballkanik),E.Qabej ben te ditur per fjalen mal:"Nga fusha e toponimise,shq.mal perveq se me ilir.Dimallum,Maluntum(gjendeshin ne treven e Shqiperise.R.D.)etj.,piqet dhe me emrin e provices romake Dacia Malunensis ne brigjet e Detit te Zi,emer i kohe se perandorit Mark Aurel,ne vend te te cilit me vone,ne kohe te Dioklecianit, qfaqet emri Dacia Ripensis...Keshtu shohim se fjala rumune perkon nga kuptimi me shume me trakishten,mal-i i shqipes me shume me ilirishten..."
Per perzierjen e dy popujv mbase me te lashte dhe me te mdhenj te antikitetit ne Gadishullin Ilirik bente te ditur Johan Tunmani(Lepxig, 1774), I thonte:"Traket dhe iliret ne lashtesi shiheshin si popuj me zakone te njejta.Por nga kjo une nuk dua te nxjer perfundimin se keta dy popuj kane te njejtin prejardhje.Nderkohe ka te ngjare qe te dy keta popuj te kene qene te afert me njeri-tjetrin..."Per pranin e etnosit trakas ne pjeset e Gadishullit Ilirik ben te ditur Sh.Demiraj, mendimet e te cilit kane rendesi per gjurmimin e te dhenave onomastike trakase-shqipe krahazi atyre ilire-shqipe:"27)Para Joklit,Thunmann-i ne vepren e tij Untersuchenugen,253,pat vene ne dukje pranine e elementit trak edhe ne Ballkanin perendimor.Ai permend vendbanimet me emra trakas Thermidava afer Shkodres dhe Quinmedava ne Dardani...Edhe arkeologu austriak Karl Paq ne artikullin Gjurme trake ne bregdetin Adriatikut(cituar sipase Qabej,Hyrje ,29),mbi deshmine e materialit historike e toponomastik,arrin ne perfundimin qe ne Ballkanin Perendimor perpara ilirve ka pasur nje popullsi trake...Kjo hypoteze ka pasur edhe miratime edhe kundershtime."
Krijoni Kontakt