Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Lajmi i mire - cili eshte ai?

    Marr shkas per ta hapur kete teme nga nje bisede bere kohet e fundit me disa Deshmitare te Jehovait qe me bene nje vizite ne shtepi.

    Si zakonisht ata me ofruan nje broshure ku flitej per ardhjen e shpejte te fundit te botes dhe me pyeten se a beson se sistemi boteror do kete nje fund.
    “Sigurisht” u thashe “qe e besoj”.
    Dhe ata vazhduan: “Por, sic thote Jezusi tek Mateu 24:14
    “Ky lajm i mire i Mbreterise do tė predikohet nė mbarė botėn si dėshmi pėr tė gjitha kombet dhe atėherė do tė vijė fundi.”, dhe pikerisht kete po bejme dhe ne”.


    “Ne rregull” u thashe une “atehere ma thoni lajmin e mire”

    Kjo pyetje i zuri ngushte dhe filluan te kerkojne ne Bibel per ta gjetur dhe nuk e gjeten ne asnje vend.

    “Po he pra, a keni ardhur per te me dhene lajmin e mire, ma thoni pra qe ta besoj dhe une!”.

    Ne fund u dorezuan dhe kerkuan te mesonin lajmin e mire, te cilin ua thashe.
    Lajmi i mire eshte qe ne, permes Krishtit, mund te rilindim dhe te behemi bij te Perendise ne saje te hirit te Tij. (Gjoni 3:16 Sepse kaq e deshi Perėndia botėn, saqė i dha Birin e vetėmlindur, qė kushdo qė beson nė Tė, tė mos humbė por tė gėzojė jetėn e amshuar.)

    Ata dhe ketu insistuan qe ne nuk mund te rilindim nqs nuk e meritojme kete, dhe per te mesuar me shume se cfare duhet te bejme ndihmojne dhe broshurat e tyre, qe sipas tyre jane te bazuara 100% ne Bibel.

    Atehere i pyeta se cilat jane gjerat qe duhet te beje dikush (pervec besimit ne Jezu Krishtin dhe pagezimit ne emer te Atit dhe Birit dhe Shpirtit te Shenjte) qe te behet nje bir? A ka nje liste gjerash qe duhet te beje nje person qe te rilinde?

    Pasi kerkuan ne Bibel dhe nuk gjeten gje, dhe pastaj me dhane vendimet e Keshillit te Jeruzalemit. (Veprat 15:29 tė hiqni dorė nga ushqimi i flijuar pėr idhujt, nga gjaku, nga kafshėt e mbytura dhe nga imoraliteti.)

    Atehere i pyeta: "A jane vetem keto te katerta?"
    Me thane se ka dhe te tjera por ata nuk kishin shume njohuri dhe duhej te flisja me nje person “me ekspert se ata”.

    Atehere une i thashe qe organizata e tyre nuk ka se cfare te me ofroje sepse une i njoh mesimet e tyre, ndaj nuk do ja vlente te bisedoja me askend prej tyre (pervecse nese ata do donin te mesonin nga une)

    Ketu mori fund dhe biseda jone. Shpresoj qe ata qe erdhen te kene marre nje shije te mire te asaj se cfare me te vertete Lajmi i Mire.

    Thjesht do doja mendimet e gjithe te krishtereve ne forum ne lidhje me kete bisede por me shume do doja te dija se a mund ta perkufizojme ne kete menyre Lajmin e Mire?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 19-01-2010 mė 07:13
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #2
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Lajm i Mire eshte e gjithe e verteta e bazuar ne Gjonin 3:16, pra e gjithe doktrina e kishes, autoriteti i strukturave te saj.
    Nuk mund te kete varg biblik qe te shihet e shkeputur nga e gjitha kjo. Kush cenon njeren ka cenuar edhe tjetren. Kete kane bere protestantet.


    Se dyti, pikerisht per kete izolim te nje vargu karshi te gjithe pjeses tjeter te se vertetes, duhet te bejme kujdes edhe dallim mes asaj se cfare kuptohet shpesh here me lajm te mire.

    Ne mentalitetin perendimor materialist, ku njerezit jetojne me plane, ose ku kerkohet shpetim nga realiteti mbytes e i pakuptimte i cdo dite, ose ku kerkohet tia kalosh mire (pa mund e vepra te mundimshme) - ne te cilin mentalitet eshte mbrujtur thelle evangjelizmi protestant - pikerisht plani i Perendise per cdo individ (Perendia pra shihet si menaxher ndermarrje qe kujdeset per cdo individ), shpetimi me ane te aktit te besimit pa vepra, nuk eshte vecse pjese e ketij mentaliteti banal materialist i zhvendosur ne fushen shpirterore.


    Nje besimtar ortodoks as qe ska pse ti hyje nje diskutimi te tille, per te gjetur me vargje biblike lajmin e mire.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 21-01-2010 mė 06:54

  3. #3
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Mendo tashti se, kur nje mentalitet i tille perendimor, siperfaqesor e tutkun, i vishet nje shqiptari, qe per nga tradita sociale i takon orientit, i ndertuar nga nje mentalitet tjeter, ai lindor, se sa qesharak behet ky shqiptar i dyzuar e i percudnuar, Xhemali i bere Xhimi qe ka gjetur nje menaxher, Xhizes Krajstin, qe ka nje plan individual per te..!

    Atehere Xhim-Xhemali i mbuluar me kaq kujdes hyjnor fillon e merr kot, i duket vetja filozof i se vertetes, hyjne neper forume psh e kepusin dite e nate budallalleqe ne emer te Xhizesit..!


    Ky Xhizes Krajst menaxheri absolutisht nuk ka se si te jete Jisu Krishti!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist Lexo Postimin
    Mendo tashti se, kur nje mentalitet i tille perendimor, siperfaqesor e tutkun, i vishet nje shqiptari, qe per nga tradita sociale i takon orientit, i ndertuar nga nje mentalitet tjeter, ai lindor, se sa qesharak behet ky shqiptar i dyzuar e i percudnuar, Xhemali i bere Xhimi qe ka gjetur nje menaxher, Xhizes Krajstin, qe ka nje plan individual per te..!

    Atehere Xhim-Xhemali i mbuluar me kaq kujdes hyjnor fillon e merr kot, i duket vetja filozof i se vertetes, hyjne neper forume psh e kepusin dite e nate budallalleqe ne emer te Xhizesit..!


    Ky Xhizes Krajst menaxheri absolutisht nuk ka se si te jete Jisu Krishti!
    Ti bėn tė njėjtin gabim pėr tė cilin akuzon ungjillorėt shqiptar, duke pėrdorur fjalėn Jisu? Pse? Sepse ashtu e thonė Grekėt? Pėrse ta themi nė Greqisht dhe jo nė Aramaisht?

    Apo mos vallė ėshtė mė mirė ta themi nė Shqip Jezu Krisht? Ti bėn atė qė bėn edhe Albo me termin Ort(h)od(h)oks? Nėse nuk e thua me "th" nuk je ortodoks i vėrtetė.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  5. #5
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar mė parė nga marcus1 Lexo Postimin
    Ti bėn tė njėjtin gabim pėr tė cilin akuzon ungjillorėt shqiptar, duke pėrdorur fjalėn Jisu? Pse? Sepse ashtu e thonė Grekėt? Pėrse ta themi nė Greqisht dhe jo nė Aramaisht?

    Apo mos vallė ėshtė mė mirė ta themi nė Shqip Jezu Krisht? Ti bėn atė qė bėn edhe Albo me termin Ort(h)od(h)oks? Nėse nuk e thua me "th" nuk je ortodoks i vėrtetė.

    Greket i thone Iisu dhe jo Jisu. Jisu eshte forma shqiptare ortodokse per formen greke Iisu.
    Per katoliket, te bazuar ne nje tjeter tradite fonetikore, ajo gege, dhe po ashtu ne formen latine Gesu/Jezu, vlen forma Jezu dhe une nuk kam asgje kundra.


    Kur une them Xhizes Krajst me lart e bej jo se kam problem me emrin por me teper per te thene se ne realitet evangjelistet i besojne tjeter Krishti nga ai i krishterimit tradicional.
    Krishti evangjelist amerikan eshte thjesht nje figure e parafytyruar perendimore me emrin Xhizes!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •