Busavate me sa di,kryqin e Krishtit...(simbas legjendave) eshte i gjetur nga Elena,mamaja e imperatorit roman Kostandinit..
Busavate me sa di,kryqin e Krishtit...(simbas legjendave) eshte i gjetur nga Elena,mamaja e imperatorit roman Kostandinit..
mimrama Serafim
po , por tregohet se e kan gjet te njejtin kryq ne te cilin ishte i detyruar ta bante gjat ruges
dhe ne fund e kan thymbuar ....
Nuk e di Busavate.(Ka aq shum shkrime e aq shum legjenda....)
Seafim , po shihet qe Ti me fakte historike po e pershkruan kete histori ...
me 12 gusht te ketij viti , ne betejen e Askalon-it , te cilen kalorsit e kryqezates e kishin fitue , aty dikund afer e gjejn kryqin e shenjet , nje fakt material per ta shpallur oficiel Jeruzalemin vend te shenjet Krishter...
Eshte nje nga betejat e fundit te kryqezates se pare,ne mos gabohem...(se na ka hikur memorja busavate)....Po eshte legjende...o me mire genjeshter ,per ti ncitur per te luftuar..etj etj...Prifterinjte kishin fantazi ne ato kohe..
Pse Nuk E Rrespektoni Forumin
Po Shkruni Per Gabel E Per Jahudi E Arab Nė Faqen E Historis Shqiptare
.................................................. ..........
Kryqezatat.
Shkaku i fillim.Kush ishin?Kush i dergonte?.
Pjesa me e madhe e "bjondeve"ishin Frank,qe vinin nga Franca:e si histori eshte pak e gjate dhe e besdishme,po si permbledhje pak a shume duhet te jete e tille.
Kryqezata e pare nis ne nje shesh ne Clermont-Alveria(France).Ne 27 nentor te 1095.Mbledhje e rendesishme e "Koncilit ekumenik".Mbas meshes te falenderimit te Shpirti te shenjte,e ne nje qetesi te plote,papa Urbani ll merr fjalen,e i drejtohet prifterinjve e princave te pranishem:Duhet mbrojtur Kisha,kristjanizmi eshte ne rrezik,duhet te konservojme paqen e Zotit ne toke;e me retoriken e tij vazhdon:jo besimtaret kishin shkuar ne vendet e shenjta,vrasin,burgosin,po prishin mbreterin e Zotit ne Jeruzalem.....
Ishte nje urdher i organizimit gjeneral?Pak a shume.Lufta e shenjte po fillonte me thirjen;Deus lo vult-Zoti e do.Fillon organizimi e mbledhja e popullit,me perjashtim te femijeve e pleqeve,sepse ishin me teper si peshe se sa si ndihme.Mblidhet paria e te rinjte,mblidhen shpatat e mburojat,e me kete rast qendisin dhe nje kryq ne gjoks.Duhet te dalloheshin?.
Per prifterinjte qe organizonin,duheshin shpata e njerez per lufte.Edhe lutjet,po,po,por me vone.Ne fillim duhej krijuar atmosfera,duhet te shkunden shpirterat,duhen bindur dembelet,te pasigurtet,ata qe besonin pak.Duhej ti jipej popullit entuziazem.Keshtu lind propaganda,lind dhe njefare letersie per Jeruzalemin e "Vendet e shenjta".Fillon e te kerkohet nje shenje nga Zoti:duke shfletuar Bibjen,e gjendet,profetesite ne Bibel nuk mungojne.Lind keshtu dhe legjenda e Pier "Eremitit"qe kishte shkuar e kishte pare shkaterimin e vendeve te shenjta,e kur ishte kthyer kishte pare nje vizion me Krishtin;e per kete bredh gjithe Europen duke predikuar.Po ashtu edhe Goffred di Buglione shprehet se kishte pare arkangjellin Gabriel:qe do ti jipeshin urdhera nga papa Urbani ll....etj etj..Deus lo vult.Simbas shikimit latin.
Ndersa simbas nje pershkrimi te historikut arab Ibn AL-Athir-kryqezata e pare nga ana tjeter:Mbreti i Frankeve "mbasi kishte organizuar nje ushteri te madhe,dergon emisaret e tij te takojne Ruggero (il Franko),qe kishte pushtuar Sicilin.E mesazhi ishte ky:"Kam mledhur gjithe njerezit e mi,e do vi tani tek ty,per te shkuar e fituar,duke u nisur nga bazat e tua,bregdeti i Afrikes eshte keshtu afer".
Ruggero mblodhi gjithe shoket e tij per tu keshilluar mbi kete propozim.E historjani arab shkruan"Ruggeri,ngriti nje kembe,e ja futi nje pordhe te madhe,e tha:Kjo eshte e imja,e vlen me shume se cdo lloj diskutimi qe do beni".
Llogjikisht ata e pyeten,perse ky xhest.Dhe Ruggieri ja shpegon:Nuk e kuptoni se ai i fisit tim eshte vetem nje i cmendur,me manit e tij per pushtim,do te na prishi ekulibrin qe kemi harritur midis popujve,do na shkateroj tregetin e do shkateroj jete njerezish.
Eh po!,une i njoh mire keta tipa pushtuesish,keta fanatik te besimit,keta te cmendurit e njerezimit.Njerezit sa kishin filluar te jetonin te qete,e pak ne lumturi,kur dalin njerez te tille,qe luftojne per te vrare per ambicionet e tyre,supernjerez qe shprehen sikur i ka derguar fati.
Lufte Arabeve?Nje ēmenduri.Ruggiero kerkon tja shpegoj shoqeris se tije:Nuk e kuptoni-thote-se ata shkojne te marin Jeruzalemin,e ne duhet ti furnizojme,jemi vetem ne qe humbim,si para,e si qetesi.
"Ne qofte se keni vendosur te mirni Jeruzalemin-u pergjigjet ambasadoreve te derguar-gjeja me e mire eshte ta fitoni vetem,keshtu dhe gjithe merita do te jet e juaja"I jep te kuptojne se ai donte te rinte ne qetesi,nuk kishte qef te hynte ne lufte midis popujve,me Arabet kishte maredhenje te mira e tregeti te mbare."Mirupafshim!"
te lumt Serafim , se me te vertet shum mire je duke e peshkue
Krijoni Kontakt