Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    zürich.swiss
    Postime
    1,134

    Disa coban vetshpallen jo shqiptare





    Allamanėt ose “Gjermanėt myslimanė”


    Allamanėt e Matit e kanė mė tė madh emrin sesa njerėzit. Tė 44 shpirtrat qė janė nė Mat, luftojnė shumė pėr tė mbajtur zulmėn e njė fisi qė e ka mbushur traditėn lokale me aq shumė histori.

    Nga Express mė 18.01.2010 nė ora 12:55
    Nėse ka vend ku mund tė pėrzihet mė shumė gojėdhėna me realitetin nė Shqipėri, kjo mund tė jetė historia, e cila rrėfehet pėr fisin Allamani. Me sa duket, tė bindur dhe vetė pėr kėtė, ata i shėrbejnė tė palodhur gojėdhėnės se origjina e tyre e largėt ėshtė nga gjermanėt. Kryqtarėt, mbetje tė Siebenbürgen apo thjesht kalimtarė pa fat. Historia nuk na ndihmon mė pėr matjanėt e konvertuar herėt nė myslimanė. Nė kėtė qerthull ka mbetur dhe ajo qė na kanė thėnė ne... Allamani ėshtė mė i vjetri ndėr oxhaqet e Matit. Ka qenė nė Batėr, shkoi nė Burrel, pastaj erdhi nė Kurdari. Ai kishte fiset: Kurdari, Karicė, German, Suē, Batėr Shoshaj, Burrel (Murat Ēela-Patini), shkruhet nė njė nga kujtimet, qė ka mbledhur njė etnolog vendas.

    Mėsuesi i vjetėr Qemal Muēa na pret prej orėsh nė Klos. Pas 110 kilometrash nga Tirana, mezi presim qė tė marrė rrugė konstatimi ynė. Burri qė mban njė republikė tė bardhė pranverore, kravatė dhe njė ēantė zyre, na pėrshėndet nga larg. Ka ende mustaqe shumė tė dendura, ndėrsa njė buzėqeshje e cila nuk i ndahet nga fytyra, e tregon shumė mė tė ri. Jutta, kolegia jonė fotografe, ‘mezi’ pret tė dėgjojė dhe tė shikojė ‘bashkatdhetarėt’ e saj gjermanė. Dyshon qė tė jetė e vėrtetė.

    Mėsuesi pensionist e ka me nge. Bėn tė gjithė adetet e mundshme mikpritėse deri nė tepri. “Duhet tė nxitojmė”, na bėn me shenjė Jutta e bezdisur nga zakonet e shqiptarėve... Nė fakt, duhet tė nxitojmė. 70-vjeēari ka rregulluar takimet me dy pinjollė tė Allamanėve. Ata kanė zbritur vitet e fundit nga Kurdaria, vendndodhja e Allamanėve drejt Suēit, qė ėshtė i vendosur buzė rrugės automobilistike kombėtare, pak kilometra lart Burrelit. Vėllezėrit Halit dhe Fehmi Allamani na presin prej disa orėsh. “Do mbarojmė punė”, mė thotė plaku, qė dėshiron tė tregojė pa fund. Na jep njė letėr tė fotokopjuar nga njė roman i njė autori lokal, ku thuhet se ata kanė ardhur nga Siebenbürgen...”Ah, e di pėr ēfarė flitet, mė thotė Jutta - por nuk e besoj”.

    Invazioni mongol i vitit 1241-1242 shkatėrroi shumė nga Mbretėria e Hungarisė. Megjithėse Saksonėt bėnė mė tė mirėn qė tė rezistonin, shumė vendbanime tė tyre u shkatėrruan krejt. Si pasojė e invazionit, shumė qytete nė Transilvani u fortifikuan me gurė kėshtjellash, ndėrsa pėrpjekja iu kushtua rimėkėmbjes sė qyteteve nga ana ekonomike. Shumė qytete u mbrojtėn nga Kirchenburgeni apo kėshtjellat e fortifikuara me gurė masivė. Rritja e menjėhershme qyteteve qė u populluan nga saksonėt tė drejtuar nė Transilvani dhe tė njohur nė Gjermani si Siebenbürgen dhe Septem Castra nė latinisht, iu referohen shtatė qyteteve tė fortifikuara tė Transilvanisė: Bistritz (Bistriţa, Beszterce); Hermannstadt (Sibiu, Nagyszeben); Sächsisch Regen (Reghin, Szįszrégen); Kronstadt (Braşov, Brassó); Mediasch (Mediaş, Medgyes);Mühlbach (Sebeş, Szįszsebes); Schässburg (Sighişoara, Segesvįr)...

    Nga gjėrat e shumta tė lexuara, pėr kėtė argument, asgjė nuk m’i afron nė pėrfytyrim gjermanėt nė pamjen e pritshme tė vėllezėrve. Pak minuta mė vonė jemi nė Suē, para njė shkolle ku ka pa fund fėmijė dhe pranė ndodhet shtėpia e dy Allamanėve. Njėsoj si fėmijėt e qytetit edhe fėmijėt e kėtushėm mbajnė radhė tė gjata pėr tė blerė te njė grua e bėshme, e cila shet ushqime tė pėrgatitura. Zėrat fėmijėrorė, qė dalin nga fytyra kryesisht bardhoshe, shpėrndajnė hare nė eter dhe nėn njė diell fundvjeshte tė injektojnė prehjen e humbur tė metropolit tė zhurmshėm. Na drejtojnė fillimisht nė shtėpinė e Halitit, qė ėshtė mė i madhi syresh. 55-vjeēari ka njė shtėpi tipike fshati pėrdhese. Njė kolltuk i madh nė qendėr dhe anash dy mindere tė parehatshėm kapin plot gati tri faqe muri, e pėrbėjnė kėshtu orenditė e dhomės sė pritjes. Pėrballė njė bufe ku janė mbledhur qelqurinat dhe gjėrat e vlefshme tė shtėpisė. Sipėr kokės sė Halitit, tė zotit tė shtėpisė, qė rehatohet, ėshtė njė si tip gobeline me Gurin e madh tė Mekės. Rehatohemi. Tash pret. Ėshtė fare i paorientuar me qėllimin tonė dhe nuk e nget shumė fjalėn. Jutta, ndėrkaq po e kėqyr me themeli shtėpinė, ndėrsa ėshtė e interesuar tė shikojė gratė e shtėpisė..., mos kap ndonjė detaj mė shumė...”Jepi!” ma bėn me shenjė.

    ...Allamani nuk i dha xhenazet e tumullarėve. Kėta i kėrkuan se nuk tė lemė t’i fusėsh nė dhč. Nga tumullarėt shkuan gratė dhe morrin xhenazet. Tre vjet mė vonė, Allamani mori mirditas e i ra tumės duke djegur mbarė vendin e duke pėrzėnė popullin. Kėnga thotė:

    “Bruē Hoti me kėmishė/ preshi tumėn e bani kishė... Me vonė u mblodhėn...etj dhe i shpuan murin e kullės Allamanit dhe vranė 4-5 veta...
    Haliti pret pak minuta, por i bėjmė me shenjė si i Zoti i shtėpisė, qė ta ngasė ai fjalėn. Ai bėn adetin shqiptar: Na rrjep dorėn. Pastaj, flet besoj tė zakonshmet: “Babai u arrestua. Kishte qenė mėsues dhe pati mbaruar nė Xibėr. Mė vonė, pasi u arratis njė kushėri i vet- e cilėsuan kulak dhe e hoqėn nga mėsues. Nė atė kohė u trajtonim jo si gjithė tė tjerėt. Fėmijėve, prindit tanė, nuk ua thoshin nga fillimi origjinėn, sepse nėse do e merrnin vesh fėmijėt e tjerė, do kishim probleme. Dhe, njė e keqe kėndej dhe njė andej. U bė druvar dhe punonte nė shfrytėzim pyjesh...”. Ē’ka qenė pėr ju llagapi Allamani?- e pyesim.

    “Pėr mua ka qenė krenari qė nuk ishim si tė tjerėt. Ishim tė distancuar se na thoshin se ju jeni gjermanė dhe s’jeni si ne. Dhe, ne e pėrzienim gjakun me kujdes dhe kur merrnim nuse, e merrnim nė shtėpitė dhe fiset mė tė mira... Allamani ishte fisi mė i mirė. Gjatė tė gjithė kohės, qė mė 1943 kemi qenė tė persekutuar se na ka pushkatuar qė mė ’43, njė njeri Lėvizja...”. E pyes pėr zakonet. Flet, shtjellon vogėlsirat qė mbart zona, shoqėruar me njė gjestikulacion tė vėshtirė. Mė vonė, pasi gėlltit pak ujė tė ftohtė bjeshkėsh, rrėfen atė qė i ati i ka thėnė pėr gjermanėt e Luftės sė Dytė Botėrore. Dua ta orientoj muhabetin, por e gjithė mbetet nė njė kėqyrje antropologjike. Jutta mė thotė se u ngjajnė shumė fytyrave tė gjermanėve tė para Luftės sė Dytė Botėrore.

    Ēfarė kanė dėgjuar nga tė parėt e tyre pėr gjermanėt dhe gjėra tė tjera? Ngrenė supet. Por, pėr njė gjė nuk mėdyshen: Ata janė gjermanė?! Haliti, vėllai i tij, Fehmiu dhe njė tjetėr vėlla qė ka vdekur, i ngritėn shtėpitė afėr njėri-tjetrit. Mė i riu vdiq prej njė aksidenti dhe tashmė u duhet qė tė ndihmė dhe familjen e tij. Nga dhjetėra dynymėt qė kishin para Luftės, tash qeveria sė cilės ata i japin votėn, u ka lėnė njė 5-dynymėsh. Bashkė me dy lopėt, kjo ėshtė e gjithė katandia e Halitit. Keni bėrė pėrpjekje tė afroheni me gjermanėt?- e pyesim.

    “Me ardhjen e demokracisė, babai im i dėrgoi njė letėr ambasadorit gjerman dhe i tha se ne jemi njė fis i ardhur nga Gjermania dhe duam tė kemi lidhje me ju. Na kanė kthyer njė pėrgjigje”. Erdhi njė pėrgjigje, qė kėrkonte tė dokumentonin dhe t’u tregonin diēka. Por... E pyes se ku e kanė letrėn dhe mė thonė se u ėshtė djegur nė kullat sipėr tė Kurdarisė, vendi ku ishin dikur tė vendosur. “Nuk na erdhi mirė qė gjermanėt na sollėn pėrgjigje negative. Ne donim meqė dhe pushteti na luftoi kaq kohė tė iknim ku tė mundnim. Donim tė bėheshim refugjatė”,- thotė Fehmiu. Ēfarė dini pėr Gjermaninė? “Dimė qė kanė ekonomi. Nuk ka luftė si kėtu”, shton Haliti. I pyes pėr fenė dhe kur janė konvertuar, por sėrish ngritje supesh. Meka, qė ėshtė sipėr kokės, mė pėrgjigjet pa folur.

    Allamanajt kanė qenė oxhaku mė i madh nė Mat. Nė Spilaj ėshtė qyteti i Aleksandrit. Aty ka themele, mure, fragmente balte dhe disa vrima nė shtuf.
    Ndėrrojmė fjalėt dhe vė re se asnjė gjė nuk i afron ata me gjermanėt, veē dėshirės. Por, nė vetvete ėshtė e ngulitur thellė: Ne jemi gjermanė. Shtėpia nuk ka asnjė orendi qė tė kujtojė ndonjė traditė tė hershme, ndėrsa justifikimi ynė mbetet i pranueshėm, kur mendojmė se brezat e pėrzier me shqiptarėt kanė ndikuar dhe nė racėn e tyre, nėse ėshtė gjithmonė e vėrtetė... I vėllai i Halitit, ndėrkohė, e ka pėrcjellė Juttėn nė shtėpinė e tij. Vjen befas, pas pak. “E shikon sa rehat ėshtė, mė thotė pėr Juttėn. I ngjit gjaku me patriotėt e vet”. E afroj, qė tė mė flasė mė shumė.

    Ka njė fytyrė tipike tė vrarė nga puna, por shumė tė linjėzuar dhe tepėr tė mprehtė nė dobėsinė e saj. Flasim me tinguj tė ulėt dhe pa e tepruar. Edhe ai mė jep versionin e tij tė ardhjes nė fshat, por s’mban mėnd asnjė gjė, e cila ka lidhje me Gjermaninė. “Allamani ka qenė nė Germani dhe kur ka ardhur nė Kurdari, ka qenė njė arsye. I pari i fshatit, aty bėhej njė pazar dhe treg dhe nė atė pazar merrnin taksat. Taksėn e merrte nga Mirdita, Lleshi i Zi...Tė nigjume e kishin dhe i pari i Kurdarisė dinte se Allamani ishte fis trimash dhe i ka thėnė nė German tė parit tė fisit tonė, qė ta ndihte. Mė ndihmo pėr kėtė arsye: Vjen Lleshi dhe na merr taksėn. I pari i thotė qė tė kem njėzet djem qė tė kenė vu armė nė krah, tė mos jetė djalė i vetėm, por dy dhe tre vėllezėr dhe pastaj e nxjerr. Nėse e bėn kėtė, do tė japim malin dhe do tė japim tokė, iu pėrgjigjėn nga Kurdaria”.

    Nė fakt, Allamanėt bėnė diēka tjetėr qė do mbetej pėr shumė kohė. Fshati s’kishte ujė dhe uji qė vadit edhe sot, u soll nga tė parėt e tyre, qė sapo erdhėn nė fshat. Bėnė dy mullinj gruri me ujin qė kalonte mbi fshat, ndėrsa studiuesi Dilaver Kurti pretendon pėr disa qyngje tė futur nė tokė, ku vinte uji apo ēfarė tjetėr. Pikėrisht, kėtu dua tė marr njė fillesė pėr idenė....Asgjė sėrish. Nė socializėm, Allamanėt qė ishin lidhur me nacionalistėt, s’mundėn tė merrnin dot mėsim. Ata u persekutuan dhe pushteti socialist gati i murosi krejt. Fehmiu mundohet tė mė fusė nė rrjedhė, por duhet ta pyes: “Me shku nė shkollė nuk shkonim dot... Allamanėt e sotėm nuk janė shumė tė shtueshėm. Me ardhjen e demokracisė kanė ra nė Tiranė e Durrės. Dikush ka vu shkollė... Naltėsi do tė thotė pavarėsisht se komunizmi se nė gjithė kohėn kemi qenė kryelartė... Gojėdhėnat thonė se Allamanėt janė punėtorė, trima. Pėr gjermanėt dija thjesht se janė punėtorė dhe trima. Kėsisoj ndjeja kėnaqėsi kur shikoja ndonjė gjerman. Ndjeja krenari. Gjatė monizmit ėndėrronim me njėri-tjetrin qė tė shkonim nė Gjermani, por...”.

    Dhe, rasti erdhi, por ai ishte fatkeq. Ambasada gjermane pas shprehjeve tė thata tė kortezisė ua preu atė qė ata e kishin mbajtur prej vitesh nė shpirt. Duket se edhe ėndrra u kishte marrė fund. Tashmė duken mė tė rrudhur nė fatin e tyre. “Vetėm me punėn e krahut dhe me punė tė zezė. Unė ndryshe bėj edhe punė tė zjarrit”, - mė thotė Fehmiu. Allamanėve tė sotėm nuk u ka ecur kurrsesi. Janė shpėrndarė, ndėrsa nė Kurdari, ku kanė qenė tė moēmit, kanė mbetur gjithmonė pak e mė pak. Nė fakt, Fehmiu ka njė lidhje tė largėt me Gjermaninė. I vjehrri, qė ėshtė arratisur qė nga viti 1978, ka ngritur shtėpinė e tij nė Gjermaninė e ėndrrave. Falė kėsaj, ose njollės nė biografi, ai pati mundėsi tė martohej me tė bijėn. Njėsoj si edhe i vėllai i madh Haliti, qė mori pėr grua, vajzėn e njė ish-tė burgosuri, mik me tė atin e tij. Tashmė Allamanėt e Matit kanė mė tė madh emrin sesa njerėzit. Tė 44 shpirtrat qė janė nė Mat, luftojnė shumė pėr tė mbajtur zulmėn e njė fisi qė e ka mbushur traditėn lokale me aq shumė histori. Itinerar i gjatė i tyre. Nga Gjermania kanė rėnė nė fushėn e Posumit dhe pastaj kanė pėrfunduar nė Kurdari. Janė bėrė tre Allamanė tani dhe mėsuesi i vjetėr, qė pak ditė mė vonė do mė lėrė njė letėr, ku ka pėrshkruar njė ceremoni pėr nderimin e njė Allamani. Ikim. Jutta, ndėrkohė, ka parė tri shtėpi Allamanėsh. Shihemi nė sy, por asgjė s’hedh dritė nė idenė tonė. Duhet tė shkojmė nė Kurdari te kullat e Allamanėve...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anėtarėsuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Mesa di une cobane(c- me grep nga poshte) jane quajtur dhe quhen disa fise arumune te ardhur ne vendin tone ne shekullin e 17-18.Nuk e di qe edhe keta Allamanet e Matit apo te Mirdites u quajtkan qoban apo coban.
    Per keta e di shume mire qe nje pjese vetquhen grek e nje pjese arumuner.Pra jane ndare half & half.Se kush jane keta kam shkruar tek tema per mjekercjapin anastas qe na i beri peshqesh Greqia dhe Sali Berisha.
    Por sa te rrosh do mesosh,se edhe ne Burrel jetokan disa qoban,apo coban qe ujane martuar edhe me bijat e tyre.Ptu ju dhjefsha rracen!

  3. #3
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    eh c'ben shqiptari...

    per 1 lek ndihme shqiptari shet edhe b.ythen...hajde matnjane hajde..deri dje na rrihnin gjoksin se ishin te LEKES e tani na dalin te gjermanit....ndonje dite kur te degjojme se kena shqiptare-kinez ne shqiperi pasi nje kinez ne hidrocentralin e fierzes na kishte lene shtatzene nje kineze....rrace e fllicte qe shet veten per 1 lek...

  4. #4
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Ekzistenca e fiseve gote ne zonen e Burrelit eshte fenomen i njohur historik. Bile edhe fisi i Ahmet Zogut dyshohet te jete ne kete origjine. Ata kane edhe karakteristika te perbashketa, si floke ne ngjyre afer se verdhes ose te perhime dhe vetulla po ne kete ngjyre, afer ngjyres se hirit. Une flas nga eksperienca ime pasi kam njohur 2-3 prej tyre dhe kane deklaruar vete origjinen. Kjo nuk ka te beje me ndonje njohje minoriteti nga ana e Gjermanise apo dicka tjeter, por eshte i njohur si fakt dhe kaq. Nuk eshte fjala vetem per fshatrat por ka te perhapur edhe ne zonat perreth si ne Diber, etj. Por keta nuk kane te bejne aspak me ēobanet (vllehet).
    Duhet te kene mbetur ketu qe prej shekujve 5-6 kur viset gote mesyjne deri ne Iliri e me shume.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 25-01-2010 mė 07:50
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    08-09-2009
    Postime
    324
    Po tė jetė si thotė Ilia, do na dalė Drenica, Reich i 4.

    Kėta tipat, le tė bėjnė analizat e Y kromozomeve, dhe nėse dalin shqiptarė tė vriten pėr tradhėti, nėse dalin gjermanė le tė shporren nga kėtu. Shqipėria u takon shqiptarėve.

  6. #6
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Ata e konsiderojne veten shqiptare, bile jane patriote e nacionaliste. Fakti i origjines se larget gote nuk ndikon ne sjelljet e tyre te mepasshme dhe as te sotshme. Keta nuk jane ne numer te madh, e nuk besoj te kete ne Kosove. Bile me kujtohet dhe nje shok i vjeter me kete mbiemer "Allamani", me karakteristika te perbashketa si te tjeret.
    Perpjekja per mbijetese dhe nje te ardhme me te mire nuk e ul patriotizmin e tyre, aspak.
    (s`me rrihet pa ngacmuar pak mod., se kjo teme i pershtatet nenforumit te antropologjise.)
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    08-09-2009
    Postime
    324
    Nė Kosovė (pėrkatėsisht nė Drenicė) nuk ka gjermanė por ka bjondė mė tepėr se nė ēdo troll tjetėr shqiptar.

    Prandaj s'ka lidhje gjė floku bjondė me gjermanė.

    Fakti qė ata mbahen gjermanė si superiorė kundrejt shqiptarėve tė ultė, nuk e ul aspak patriotizmin e tyre shqiptar???????

    Tė lumsha pėr logjikėn. Iu ka dhėnė mundėsia ēdo injoranti tė flasė, sa pėr tė folur diēka.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •