-
Frika e imagjinuar nga Islami
Frika e imagjinuar nga Islami
Ajni Sinani
Propaganda gjigande anti-islamike qė ka pushtet shumė tė fuqishėm ka rrėnjosur nė ndėrgjegjen e masave tė gjėra ndjenjėn e mosbesimit dhe frikės ndaj Islamit. Karakterizimet e rreme qė vijnė nga lajmet, filmat, telenovelat dhe debatet nė radio dhe televizion shpėrfytyrojnė imazhin e Islamit. Ato shkaktojnė ankth tek shumica e perėndimorėve dhe Islamin e paraqesin rrezik pėr kulturėn dhe identitetin e tyre me qėllim qė tė frenojnė pėrhapjen e tij.
Analistė politikė dhe opinion bėrės jo objektivė parashohin pėrplasje tė pashmangshme me Islamin. Kjo ka shkaktuar rritjen e interesit qė tregojnė qendrat hulumtuese dhe institutet strategjike nė botė pėr Islamin.
Megjithatė, shumė mendimtarė perėndimorė objektivė kanė treguar se Islamofobia ėshtė njė iluzion i krijuar nga neo-konservatorėt, parti tė djathta ekstremiste, dhe lėvizje sioniste ēifute apo kristiane. Viktimė e propagandės sė tyre helmuese janė bėrė edhe qarqe tė caktuara zyrtare qė nė mėnyrė tė pajustifikueshme tregojnė armiqėsi ndaj Islamit. Kjo ėshtė nėnprodukt i pashmangshėm i stereotipeve negative.
Media tendencioze duke u fokusuar nė veprime tė disa individėve apo grupeve tė caktuara, kanė bėrė qė islamofobia dhe frika nga Islami tė jetė pėrditshmėri qė preokupon sė tepėrmi vėmendjen perėndimore, si nė nivel popullor ashtu edhe atė qeveritar. Korrigjimi i kėtyre keqkuptimeve duhet tė bėhet sepse stereotipet e fshehin tė vėrtetėn. Meqenėse media shqiptare ėshtė e ndikuar nga media perėndimore, kėto stereotipe janė pėrhapur sė tepėrmi edhe nė mesin tonė.
Stereotipet negative janė terrorizmi, shtypja e gruas dhe kundėrshtimi i demokracisė nga ana e muslimanėve. Sipas vlerėsimeve tendencioze, muslimanėt janė tė prirė tė pėrdorin dhunėn pėr tė arritur qėllimet e tyre. Madje i ashtuquajturi terrorizėm islamik ėshtė fytyra me ēka shquhen muslimanėt! Kėshtu bėhet lidhja mes terrorizmit dhe Islamit, edhe pse ėshtė evidente se dhuna ėshtė njė dukuri globale dhe si shkak i shumė padrejtėsive shpeshherė ėshtė vėshtirė tė vihet njė vijė ndarėse mes terrorizmit dhe luftės ēlirimtare.
Luftėrat qė janė zhvilluar midis Irakut dhe Iranit, Irakut dhe Kuvajtit, ishin tė nxitura nga fuqitė e mėdha pėr tė gjetur njė justifikim pėr ngritjen e bazave ushtarake nė Gjirin Arab. Pushtimi i Irakut u bė jo se ai rrezikonte paqen, por pėr tė kontrolluar puset e naftės dhe pėr tė ruajtur interesat e shteteve perėndimore e pėr tė mbrojtur Izraelin, tė cilin arabėt e shohin si njė kancer nė trupin e shėndoshė.
Pėr tė dalė nga ky udhėkryq, publiku dhe lėvizjet islamike, pa dyshim, se duhet tė bėjnė mė shumė qė tė japin njė pamje tė vėrtetė pėr Islamin nė botė. Ata duhet tė kundėrshtojnė dhe denoncojnė sulmin e civilėve nga grupe tė papėrfillshme qė pretendojnė se janė islame, si nė vendet perėndimore ashtu edhe nė vendet islame, nė mėnyrė qė tė mos ketė pretekste propaganda globale anti-islame. Pra, tė mos i lihet hapėsirė veprimit tė disa grupeve tė rinjsh tė ngazėllyer dhe tė pamatur qė tė bėjnė veprime qė bien ndesh me vetė frymėn islame. Muslimanėt, nė pjesė tė ndryshme tė botės, duhet tė formojnė njė rrjet global islamik qė e kuptojnė tė drejtėn ndėrkombėtare dhe tė respektojnė tė drejtat e njeriut, lirinė, pavarėsinė dhe sovranitetin qė tė japin njė tablo tė vėrtetė pėr Islamin dhe muslimanėt.
Ėshtė e domosdoshme qė tė bėhet riformulimi i diskursit dhe ligjėrimit islamik dhe filtrimi i gjithė asaj qė ēon nė njė shtrembėrim tė imazhit tė Islamit dhe thellimin e akuzave ndaj tij pėr dhunė dhe urrejtje.
Nuk mungojnė as vlerėsimet se muslimanėt janė jotolerantė dhe nuk janė tė gatshėm tė jetojnė me tė tjerėt. Ndėrkaq, pavarėsisht vlerėsimeve tė njėanshme tė shumė studiuesve perėndimorė, muslimanėt kanė treguar se mund tė jetojnė nė paqe me tė tjerėt qoftė nė vendet e tyre ku pėrbėjnė shumicėn, qoftė nė komunitetet ku ata jetojnė si pakica fetare. Muslimanėt kanė jetuar nė harmoni dhe me tolerancė me tė tjerė nė vendet e Afrikės, nė Indi, Kinė etj.
Muslimanėt akuzohen se nuk mund tė pranojnė sistemin zgjedhor demokratik dhe kalimin e pushtetit pa ndonjė problem, edhe pse ėshtė dėshmuar e kundėrta e kėtij pretendimi tendencioz, sikurse ndodh nė Indonezi, nė shtetin mė tė madh musliman, nė Malajzi, Turqi etj. Kurse nė Evropėn Perėndimore dhe Shtetet e Bashkuara muslimanėt e kanė provuar aftėsinė e tyre pėr tė jetuar sipas rregullave tė demokracisė perėndimore. Nė kėto vende, ata marrin pjesė nė procesin demokratik nė mėnyrė tė efektshme dhe kanė njė rol tė shquar nė pėrparimin e komuniteteve nė tė cilat ata jetojnė, madje ata japin kontributin e tyre edhe nė kushtet e persekutimit fetar, sikurse ndodh me ta nė Indi dhe nė Kinė.
Arritja e demokracisė nė botėn arabe ėshtė njė kėrkesė gjithė popullore qė tė mund tė zgjedhin sundimtarėt e tyre nė pėrputhje me vullnetin e tyre, gjithnjė duke ruajtur specifikat kulturore dhe fetare. Por sistemi i zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme nuk i pėrshtatet interesave perėndimore, prandaj ato pėrkrahin regjimet totalitare nė mėnyrė qė tė mos vijnė islamistėt, ngase do tė rrezikoheshin interesat e tyre. Popujt perėndimorė duket se nuk e kanė kuptuar rolin e qeverive tė tyre aleate me regjimet arabe qė kanė sjellė tragjedi dhe paqėndrueshmėri pėr popujt arabė.
-
-
Por sistemi i zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme nuk i pėrshtatet interesave perėndimore
Ky njeri qenka i trashe. Democracia eshte kunder ligjeve te muhametit, sepse vetem ligjet e tij jane te vleshme, sipas kuranit.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt