Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e laura..
    Anëtarësuar
    03-02-2010
    Postime
    539

    5 liderët botërore që kërkohen të gjallë apo të vdekur

    5 liderët botërore që kërkohen të gjallë apo të vdekur

    Nga Fidel Kastro, Kim Jong e deri tek Bin Laden




    Lufta kundër terrorizmit ende nuk ka mbaruar. Në fakt shpeshherë ajo ndryshon vetëm drejtim. Megjithatë armiqtë e Perëndimit dhe në mënyrë të veçantë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbeten ato historikët, përfaqësues të sistemit të vjetër komunist, i cili mbahet akoma nga dy shtetet simbol Koreja e Veriut dhe Kuba.
    Dhe këtu dy udhëheqësit kryesorë mbeten Fidel Kastro dhe Kim Jong II. Megjithatë kohët kanë ndryshuar që atëherë. Pas rënies së murit të Berlinit emergjenca të reja e kanë kërcënuar botën. Kësaj here armiku kryesor për tu luftuar është ai islamik.
    Dhe dy udhëheqësit që kërkohen me çdo kusht janë Bin Laden, si truri i organizatës më të madhe terroriste islamike, Al-Kaeda, dhe liderët e rinj lokal të cilët lëvizin të lirë midis kufirit të Afganistanit dhe Pakistanit. Por megjithatë edhe Afrika e zezë nuk mbetet pas me një seri diktaturash dhe luftrash civile.
    Ai është UMARU YAR'ADUA, lideri i Nigerisë i cili kërkohet i gjallë apo i vdekur. Por megjithatë kjo nuk do të thotë se ata e kanë domosdoshmërisht jetën në rrezik. Kastro dhe Jong përshembull edhe pse vuajnë nga sëmundje të ndryshme praseprapë nuk rrezikojnë largimin apo burgimin. Por kjo nuk i largon nga lista e zezë e Perëndimit.

    HAKIMULLAH MEHSUD
    Vendi: Pakistan
    Shfaqja e fundit: Një video e 9 janarit


    Prova: Avionët pa pilot amerikanë “Drones” kanë pasur një numër “incidentesh” të afërta me kreun e Talibanëve pakistanezë, i cili përgjithësisht lëshon një videokasetë pas sulmeve për kapjen e tij dhe njerëzve të tij. Por pas sulmeve të dronëve amerikanë që synonin Mehsud në 14 dhe 17 janar, zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thonë se ata janë "95 përqind" të sigurt se ai është vrarë.
    Talibanët mohojnë se Mehsud është vrarë, por ai ka ofruar një dëshmi të vogël - vetëm një mesazh zanor të shkurtër.
    Ata nuk kanë pranuar të japin dëshmi të tjera të ekzistencës së Mehsud, duke thënë se ata nuk duan ta shfaqin atë akoma edhe më shumë tek spiunët.
    Megjithatë, raportet tregojnë se lidershipi Taliban kohët e fundit është takuar për të zgjedhur pasardhësin e Mehsud. Ka gjithashtu raporte të dorës së dytë që një funeral u mbajt për të javën e kaluar. Por me të gjitha provat kundër, në kohën e këtij shkrimi, Talibanët vazhdojnë të thonë se Mehsud është i gjallë. "Të gjitha raportet lidhur me vdekjen e tij janë propagandë," i tha një zëdhënës CNN-it.

    UMARU YAR'ADUA
    Vendi: Arabia Saudite
    Shfaqja e fundit: Është parë në publik në 23 nëntor. Është dëgjuar në radio e BBC në 12 janar.


    Provat: Nigeria ka qenë pa një president që kur Yar'Adua la vendin për të kërkuar një trajtim për atë që është menduar të jetë një krizë zemre. Edhe pse qeveria e Yar'Adua-së, i udhëhequr nga zëvendës presidenti dhe shefi i ushtrisë Goodluck Jonathani, pretendon të jetë në kontakt me të, që nuk ka kënaqur ligjvënësit e opozitës, të cilët i kanë bërë thirrje presidentit ose të kthehet në shtëpi ose të japë dorëheqjen. Thashethemet janë të shumta në kryeqytet, Abuja, me opozitën akuzon qeverinë për falsifikim të firmës së tij mbi legjislacionin.
    Një gazetë gjithashtu ka raportuar se presidentit i ishte dëmtuar truri. Për të larguar thashethemet, Yar'Adua, ose të paktën dikush i cili dukej si ai, dha një intervistë telefonike për BBC muajin e kaluar duke thënë se ai ishte duke marrë trajtim dhe duke u rekuperuar.
    Të pakënaqur, kundërshtarët kanë nisur një sfidë kushtetuese në përpjekje për ta detyruar atë të transferojë pushtetin. Kabineti i ndarë ka të ngjarë të vendosë në ditët e ardhshme nëse do ta largojë apo jo Yar'Adua nga detyra.

    FIDEL CASTRO
    Vendi: Kuba
    Shfaqja e fundit: Një video e lëshuar në Gusht të 2009


    Provat: Ish-udhëheqësi kuban ka qenë subjekt i thashethemeve rreth vdekjes, që kur shëndeti i tij filloi të kthehet në mes të viteve ‘80, falë në sajë, të asaj pjese të vogël të një komuniteti në mërgim në Miami që do të ishte më se i lumtur që ai të largohej nga kjo botë.
    Thashethemet u intensifikuan pas ai u shtrua në spital me një hemoragji të zorrëve në vitin 2006. Blogeri i famshëm kubano-amerikan Perez Hilton, shkaktoi një tronditje në Little Havana, vitin e ardhshëm duke botuar skupin e madh "që Castro kishte vdekur. Fotot që pretendonin një Kastro të vdekur bënë xhiron e e-maileve.
    Kastro zyrtarisht u largua në vitin 2008, duke ia lënë pushtetin të vëllait Raul, por mendohet të jetë ende aktiv në bërjen e politikave. Dhe, pavarësisht nga raportimi i vdekjes së tij, ish-presidenti duket se ka mbetur i zënë, duke shkruar rregullisht, analiza të gjera për gazetën shtetërore Granma, dhe duke e takuar me udhëheqës të tjerë të Amerikës Latine.
    Kastro shkroi në fillim të vitit 2009 atë që ai ka shumë gjasa se ka më pak se katër vjet jetë, dhe miku i tij Hugo Cavez, presidenti i Venezuelës, ka thënë se është e pamundur që ai të shihet përsëri në publik.

    KIM JONG II
    Vendi: Koreja e Veriut
    Shfaqja e fundit: Prill i vitit 2009


    Provat: Tashmë kreu i vetëm i Koresë së Veriut gati është zhdukur nga jeta publike që kur ai vuan nga goditja nga një iktus në gusht të 2008. Kim mungonte dukshëm në manifestimet publike në fund të 2008, dhe fotografitë e lëshuara nga qeveria e Koresë së Veriut që tregon “udhëheqësin e nderuar” të shëndetshëm duke u takuar me trupat kanë treguar të jenë të rreme nga gazeta London Times.
    Një Kim shumë i dobët bëri një paraqitje publike pranverën e kaluar gjatë betimit për një mandat të tretë në parlamentin e Koresë së Veriut.
    Agjensia e zbulimit të Koresë së Jugut beson se ai vuan nga kanceri në pankreas, por një libër best-seller japonez pretendon se Kim vdiq nga diabeti në vitin 2003, dhe është dubluar nga një person i dytë që atëherë. Përfundimet e librit u hodhën poshtë nga studiues të tjerë, por me kaq pak informacion për të punuar mbi të, është e vështirë të provohet diçka definitivisht.

    OSAMA BIN LADEN
    Vendi: ???
    Shfaqja e fundit: Rregjistrimet audio të lëshuara në 29 janar


    Provat: Ka pasur thashetheme të vazhdueshme të vdekjes së Bin Ladenit që nga sulmet e 11 shtatorit dhe raportimi i arratisjes së tij nga Tora Bora. Të dy, si presidenti afgan Hamid Karzai dhe presidenti i Pakistanit Asif Ali Zardari, kanë thënë se mendojnë se Bin Laden është vrarë, edhe pse zyrtarë të lartë ushtarak të zbulimit amerikan thonë se ai është diku në zonën fisnore përgjatë kufirit Afganistan-Pakistan.
    Në qoftë se truri organizator i terrorizmit është gjallë, ai nuk po bën shumë për të ndihmuar çështjen e tij.
    Ndërsa kanë qenë dhjetra audiokaseta që pretendojnë të jenë lëshuar nga Bin Ladeni në vitet e fundit, Al Kaeda nuk e ka lëshuar një video të tij që kur ai u shfaq në vitin 2007 për të përkujtuar përvjetorin e gjashtë të sulmeve të 11 shtatorit. Disa ekspertë mendojnë se Bin Laden vuan nga insufiçenca e veshkave dhe është në dializë, por të tjerët e kontestojnë këtë analizë.

  2. #2
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Te kerkojne edhe nja 10 vjet Amerikanet, se pastaj do kerkojne zorret e veta nga i kane e nga s'i kane -

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e laura..
    Anëtarësuar
    03-02-2010
    Postime
    539
    Te gjithe te tjeret mbase dhe i gjejne po OSAMA BIN LADEN besoj e veshtire ta gjejne......
    Me mire te rrosh nje dite
    dhe te vdesesh si nje LUAN, se sa i roberuar dhe te jetosh si nje dele

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    do pare nese keta kerkohen realisht apo sa per sy e faqe?

    Nuk ka njeri qe po te doje ta gjeje amerika nuk e gjen,
    eshte thjeshte loje teatrale.

  5. #5
    Medical Student Maska e Edmond.S
    Anëtarësuar
    10-09-2008
    Vendndodhja
    nightingale's Dorf
    Postime
    734
    Citim Postuar më parë nga laura.. Lexo Postimin
    Te gjithe te tjeret mbase dhe i gjejne po OSAMA BIN LADEN besoj e veshtire ta gjejne......
    Une s'e kuptoj perse e kerkojne Fidel Kastron lol.Lereni plakun te pushoje i qete ne plazhet e Kubes duke 'pshtjellur' puro !



  6. #6
    i/e regjistruar Maska e laura..
    Anëtarësuar
    03-02-2010
    Postime
    539
    Qe nga viti 1950 ,1960 kur ai u bashkua me che guevara cia eshte munduar mbase 20 dhe 30 here per ta vrare .......pse mbase e duan te vdekur?.....
    Me mire te rrosh nje dite
    dhe te vdesesh si nje LUAN, se sa i roberuar dhe te jetosh si nje dele

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •