-
Bilanci i një viti pune të Obamës sipas pikëpamjeve gjermane
Bilanci i një viti pune të Obamës sipas pikëpamjeve gjermane
Presidenti amerikan Barack ObamaMe premtimin "Yes we can" Barack Obama hyri në fushatën zgjedhore dhe pastaj në janar 2008 në shtëpinë e Bardhë. Një vit më vonë është e qartë, se edhe një burim shprese si Obama nuk mund t'i zgjidhë të gjitha problemet.
Krahasimet janë legjendare. Shumë më parë se të fitonte zgjedhjet presidenciale Barack Obama u krahasua me një frymë me John F. Kennedy-n, Martin Luther King-un apo me Abraham Lincoln-in. Në Berlin atë e brohoritën dhjetëramijëra gjermane dhe autobiografia e tij u bë bestseller në mbarë botën.
Por sa më të mëdha janë shpresat aq më shumë ngrihet për presidentin e ri Barak Obama, lartësia prej nga mund të bjerë. Shpresa e botës ishte që Obama ta zhbënte sa më parë të ishte e mundur politikën e jashtme agresive të Xhorxh W Bushit. Amerikanët nga ana e tyre shpresonin që presidenti, në vend të konflikteve globale, në mesin e krizës ekonomike të merrej më në fund me politikën e brendshme.
T'i plotësojë këto shpresa relativisht kontradiktore, është e vështirë edhe për një politikan me dhunti elokuence, si Barack Obama. Dhe me të vertetë konstaton Reinhard Rode, ekspert për politikën amerikane në universitetin e Halles, shkëlqimi i kandidatit Obama pas një viti në post është zbehur disi. "Në Evropë dhe të një pjesë e zgjedhësve ai është vlerësuar kaq lart si rezultat i zhgënjimit nga paraardhësi. Ai u shpall gati politikan i shenjtë. Dhe dikur pastaj vjen zgjimi dhe realiteti dhe ai tani ka ardhur."
Në SHBA përqindja për aprovimin ndaj qeverisjes së Obamës fillimisht mbi 70 përqind ka rënë tashmë në afro 50 përqind. Edhe në Europë Obama nuk vlerësohet më vetëm pozitivisht, sepse shpresat e shumë europianëve, se presidenti i ri i SHBA-së mund të zgjidhte si të thuash i vetëm problemet ndërkombëtare, janë zhgënjyer gjatë vitit të tij të parë në post, shpjegon Michael Zürn, ekspert për Amerikën në qendrën shkencore në Berlin. "Shumë prej shpresave të mëdha nuk janë arritur, kjo nuk diskutohet. Ne nuk kemi asgjë në dorë për rregullimin e tregjeve financiare dhe as në politikën ndaj klimës, as në çështje të ndryshme të Lindjes së Mesme nuk kemi bërë shumë përparime." Pa diskutim, që shumë shpresa nuk janë plotësuar.
Në fakt Obama nuk mund të dëshmojë akoma asnjë sukses në politikën e jashtme, por ama ai jo vetëm që i ka dhënë fund stilit e Bushit, por në shumë sfera edhe politikës së tij të jashtme. Kështu Obama e shpalli të përfunduar erën e unilateralizmit, jo vetëm me retorikë. Në praktikë psh i ka bërë thirrje psh Iranit për bisedime, ka lehtësuar embargon tregtare kundër Kubës, ka iniciuar tërheqjen nga Iraku dhe ka ndaluar sistemin e mbrojtjes nga raketat në Evropën Lindore. Që reagimi ndaj këtyre masave nuk qe gjithnjë ai që shpresohej, bën të qartë vetëm, që në botën e globalizuar një president i SHBA-së nuk mund t'i zgjidhë më i vetëm konfliktet. Kjo vlen të thuhet edhe për problemin më të vështirë Afganistanin, ku Obama pas një hezitimi të gjatë ka vendosur për një shtim të ndjeshëm të trupave.
Masat më të rëndësishme e Obamës në politikën e jashtme nuk mund ti quash as gjeografike dhe kontraktuale, është më shumë hapja e Amerikës ndaj botës. Nën drejtimin e Obamës në politikën ndërkombëtare ka hyrë një ton i ri dhe qeveria amerikane nuk vepron më sipas motos "Me ne, ose kundër nesh", shpjegon Michael Zürn : "Koncepti multilateralizëm është përsëri një koncept për të cilin mund të flasësh. Edhe normat ndërkombëtare njihen si të tilla dhe për këtë është arritur diçka."
Ndërsa në politikën e brendshme Obama ka mundur të fitojë pikë me një temë, ku presidenti i fundit demokrat Bill Clinton e ka patur shumë të vështirë: Reforma shëndetësore. Natyrisht projekti që të gjithë amerikanët të hyjnë në sigurimin shëndetësor nuk është realizuar akoma. Por shanset janë të mira që projekti prestigjioz i Obamës të miratohet para votimit të në Kongres në nëntor.
Për shkak të situatës së vështirë, që gjeti, dhe shpresave të mëdha që vareshin tek ai Barak Obama e ka kryer mirë punën në vitin e parë të presidencës, mendon edhe Reinhard Rode: "Unë do t'i jepja një nëntë në politikën e brendshme dhe atë të jashtme. Me siguri jo njësh, po ky nuk ishte vit ku mund të merrje dhjeta."
Autor : Michael Knigge / Angelina Verbica
Redaktoi : Aida Cama
dw
-
-
Obama humbet edhe një vend në senat, fiton republikani Brown
Shekulli Online | 20/01/2010
Në një përmbysje tronditëse, një republikan në shtetin e Masaçusets ka fituar postin e Senatit amerikan të mbajtur për gati një gjysëm shekulli nga një prej ligjvënësve më liberal të vendit, i ndjeri Eduard Kenedi.
Kur më shumë se 90 përqind të votave nga zgjedhjet e djeshme ishin numëruar, rezultate tregonin se kandidati republikan, Scott Brown, ka mundur demokraten Martha Koakli, prokuroren e përgjithshme të shtetit.
Mbrëmjen e së martës, zonja Koakli dhe presidenti Obama i telefonuan zotit Brown dhe e uruan atë për fitoren. Fitorja e zotit Brown mund të sinjalizojë shumë probleme për partinë e zotit Obama më vonë këtë vit kur zhvillohen zgjedhjet si për në Dhomën e Përfaqësuesve Senat dhe guvernatorët në mbarë vendin.
Por një problem më i ngutshëm për presidentin është se zoti Brown do të bëhet republikani i 41-të në Senatin prej 100 anëtarësh. Kjo do të mundësojë partinë e pakicës që të bllokojë legjislacionin e presidenit për kujdesin shëndetësor si dhe tërë agjenden tjetër legjislative.
Demokratët kishin nevojë për fitoren e zonjës Koakli për të ruajtur shumicën superiore që menjanonte pengesat republikane për të bllokuar legjislacione.
-
-
Presidenti Obama reagon ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë
Kent Klein
24-01-2010
Gjykata e Lartë votoi të enjten 5 me 4 në favor të dhënies fund të kufizimit prej disa dekadash lidhur me financimet e korporatave dhe sindikatave të punonjësve në fushatat elektorale. Vendimi përmbys një marrëveshje të marrë shumë kohë më parë që qeveria mund të ndalojë korporatat dhe sindikatat që të përdorin paratë e tyre për të financuar reklamat në fushata elektorale.
Opinioni i shumicës së gjykatës thotë se ligji i vjetër dhunoi të drejtat lirisë së shprehjes. Nderkohë, presidenti Obama në fjalimin e tij të përjavshëm në radio dhe internet e kritikoi ashpër vendimin, duke e quajtur atë shkatërrimtar për interesin e publikut.
Barak Obama“Ky vendim, hap portat e shkarkimit për sasi të pakufiuzara parashë nga interesat speciale në demokracinë tonë. U jep mundësi të reja lobistëve të interesave speciale për të shpenzuar miliona për të reklamuar, që tu mbushin mendjen zyrtarëve të zgjedhur për të votuar në mbështetje të tyre, ose për të ndëshkuar ata që nuk pranojnë.”
Zoti Obama thotë se vendimi është një goditje e fortë ndaj përpjekjeve të administratës së tij për të frenuar influencën e korporatave, dhe do të vështiresojë edhe më tej përpjekjet e tij për të reformuar sistemin amerikan të kujdesit shëndetësor.
“Do ta vështiresojë edhe më tej miratimin e ligjeve të arsyeshëm për të promovuar pavarësinë energjitike sepse edhe korporatat e huaja do të lejohen të përzihen në zgjedhjet tona. Do ti japë industrisë së siguracioneve për shëndetin edhe më shumë mundësi për tu rezistuar reformave që do të mbronin pacientët.”
Presidenti thotë se do të hartojë një legjislacion për të dobësuar efektet e vendimit të gjykatës së lartë.
“Me arritjen e vendimit të gjykatës, e instruktova administratën që të fillojë punën menjëherë me anëtarët e Kongresit që duan të luftojnë për popullin amerikan për të hartuar një reagim të fortë dypartiak ndaj këtij vendimi. Ja kemi filluar kësaj pune dhe do të ketë përparësi derisa të riparojmë dëmtimet që janë bërë.”
Vendimi i Gjykatës së Lartë ishte pengesa e dytë politike për presidentin Obama brenda një jave. Të martën, votuesit në shtetin e Masaçusets zgjodhën republikanin Skot Broun për të zënë një vend në Senat të cilin demokratët e patën mbajtur për disa dekada. Humbja është parë si një pengesë serioze ndaj përpjekjeve të presidentit Obama për reformimin e kujdesit shëndetësor.
Në mesazhin javor të Partisë Republikane, udhëheqësi i pakisës në Dhomën e Përfaqesuesve, Xhon Bohner thotë se përqendrimi i presidentit Obama tek reforma për kujdesin shëndetësor po e përkeqëson papunësinë e vendit që kap shifrën prej 10 përqindësh.
“Shteti im, Ohajo, ka përjetuar nëntë muaj rrjesht papunësinë më të madhe dhe për pjesën më të mirë të kësaj kohe, demokratët në Uashington janë fokusuar në reformën për kujdesin shëndetësor ku e gjithë qeveria është përqendruar, ndaj familjet amerikane nuk mund ta përballojnë dhe nuk e duan atë.”
Republikani Bohner thotë se ndërkohë që rrezikohet iniciativa e presidentit për kujdesin shëndetësor, demokratët në Kongres mesa duket do të arrijnë marrëveshje të shrembëra dhe blejnë vota.
voa
-
-
SHBA: Rritet defiçiti tregëtar
Zëri i Amerikës
10-02-2010
Defiçiti tregëtar i Shteteve të Bashkuara u rrit rreth 10 për qind në dhjetor, ndërsa amerikanët blenë 40.2 miliardë dollarë më shumë mallra, sesa u shitën vendeve të tjera.
Në njoftimin e sotëm nga Departamenti i Tregëtisë thuhet se rritja i detyrohej më shumë rritjes së importit të naftës. Disa ekonomistë thonë se kjo mund të jetë shenjë e rritjes së kërkesës për energji nga ekonomia amerikane që po rimëkëmbet.
Edhe eksportet amerikane u rritën ndërsa vlera në rënie e dollarit do të thotë se mallrat amerikane ishin më të lira për blerësit e huaj.
Defiçiti tregëtar për gjithë 2009-ën ishte më i ulëti gjatë tetë vjetëve të fundit, ndërsa kriza pakësoi kërkesën për mallrat e importuara.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt