Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė
Krishtlindje 2009
Krishti, Drita e botės
† Anastasi
Kryepiskop i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė
Klerit dhe besimtarėve shpresėtarė Orthodhoksė,
Bij tė shtrenjtė mė Zotin,
“Ishte drita e vėrtetė, qė ndriēon ēdo njeri, i cili vjen nė botė” (Joan 1:9)
Fjala “ishte drita e vėrtetė, ajo qė ndriēon ēdo njeri i cili vjen nė botė”. Nė Krishtlindje kremtojmė kėtė ngjarje tronditėse, e cila prek mbarė njerėzimin. Kjo e kremte e sotme e shkėlqyer, na fal siguri tė tėrėndritshme dhe shpresė qė nuk zhgėnjen.
Nė Lindjen e Krishtit, siē psal Kisha jonė, “drita prej dritės, qė parashkėlqeu para ēdo kohe, nė kohė u shfaq nė mish nė ata qė ishin mbi tokė dhe botėn e ndriēoi” (Lutjesorja, ting. I, Mėngjesorja e sė Enjtes).
Jisu Krishti, Fjala e mishėruar e Perėndisė, pa perifrazime, nė mėnyrė tė pėrsėritur dhe publike, shpalli: “Unė jam drita e botės” (Jn. 8:12, 9:4). Njė dritė qė lidhet drejtpėrsėdrejti me jetėn: “ai qė mė ndjek mua, nuk do tė ecė nė errėsirė, por do tė ketė dritėn e jetės” (Jn. 8:12).
Pas Kryqėzimit dhe Ngjalljes sė Tij, gjithėsia mbushet plotpėrplot me dritė. Dhe kur historia e shpėtimit tė njerėzve arrin nė fundin e saj, nė krijesėn e re, drita do tė jetė vetė Biri dhe Fjala e Perėndisė! (Zb. 21:23). Nė kėtė mėnyrė, nga drita natyrale, qė nė jetėn e pėrkohshme kombinohet me errėsirėn e natės, do tė shkojmė pėrfundimisht drejt dritės qė nuk perėndon, qė ėshtė vetė Perėndia.
Natyra e dritės gjendet gjithnjė nė epiqendėr tė kėrkimit njerėzor dhe lidhet drejtpėrsėdrejti me zhvillimin shkencor. Pasuria e re e njohurive nė lidhje me dritėn natyrale, “tė krijuar”, i zgjeron edhe mė tej simbolizmat pėr ndikimet e mahnitshme tė dritės shpirtėrore nė botė.
Drita e botės, Jisu Krishti, shfaqet e njohur dhe familjare, sikundėr edhe drita natyrale. Por, nė tė njėjtėn kohė, mbetet e paafrueshme dhe e pakonceptueshme pėr sa i takon esencės sė saj. Perėndia quhet dritė sipas energjive tė Tij, tė cilat bėhen tė kapshme pėr njerėzit dhe janė tė kungueshme. Ndėrsa esenca e Perėndisė ėshtė e panjohur dhe e pakungueshme pėr njerėzit (Shėn Grigor Pallamai).
Drita e Fjalės ėshtė dhuratė hyjnore, qė i falet ēdo njeriu gjatė lindjes sė tij. Shėn Kirilli i Aleksandrisė qartėson se “Fjala e Perėndisė ndriēon... vendos farė urtėsie, pra perėndinjohjeje, nė ēdo njeri qė vjen nė jetė dhe mbjell brenda tij rrėnjėn e menēurisė”. Pra, do tė guxonim tė formulonim se nė ndėrgjegjen e ēdo njeriu ekziston njė foton nga drita e Krishtit, edhe sikur tė jetė errėsuar nga injoranca dhe indiferentizmi. Ēdo gjė fisnike dhe e vėrtetė nė mendim, nė sjellje, nė jetėn fetare tė njerėzve ėshtė reflektim nga drita e Birit dhe Fjalės sė Perėndisė.
Sigurisht, kanė ekzistuar shumė raste me re tė dendura arrogance, pabesie, urrejtjesh dhe net tė errėta tė interesave tė paligjshme, tė cilat u pėrpoqėn ta pengonin dritėn e Ungjillit tė shkėlqejė nė botė.
Por edhe nė kėto periudha me re tė errėta, drita e pėrshkon mistikisht atmosferėn me mėnyra tė ndryshme. Shumėformėsia e depėrtimeve tė dritės natyrale, siē e konstaton dhe shkenca bashkėkohore, nxit mendimin tonė pėr t’u ndėrgjegjėsuar pėr depėrtimet mistike tė dritės sė Krishtit nė ecurinė e njerėzimit, por edhe tė jetės sonė personale, nė rastet e tundimeve tė shumėllojta dhe impakteve tė errėta.
* * *
Krishti, duke qenė Ai vetė drita e vėrtetė, i ftoi nxėnėsit e Tij tė bėhen edhe ata vetė dritė brenda botės: “Kėshtu le tė shndrisė drita juaj pėrpara njerėzve, qė tė shikojnė veprat tuaja tė mira dhe tė lavdėrojnė atin tuaj qė ėshtė nė qiejt” (Matth. 5:16). Ai e lidh shkėlqimin e dritės jo me gjendje ekstaze, tė tipit neoplatonik ose indian, por me veprat e mira. Duke pėrthithur dhe shpėrndarė pareshtur dritėn e Krishtit, ēdo besimtar ftohet tė shprehė besimin e tij me vepra shėrbese ndaj tė gjithėve, pa bėrė pėrjashtim. Pothuajse tė gjitha iniciativat humanitare dhe strukturat qė u zhvilluan kudo qoftė, pėr tė lehtėsuar dhimbjen, tė qenit jetim, varfėrinė, pleqėrinė, tė qenit i huaj, vetminė e kanė origjinėn nga njerėz tė ndriēuar -direkt ose indirekt- nga drita e Krishtit. Kėtė traditė duhet ta vazhdojmė edhe ne, me ide krijuese, iniciativa bujare dhe veprimtari tė larmishme.
Ngjyra e bardhė e dritės, nė shikim tė parė, siē dihet, ėshtė sintezė e shtatė ngjyrave tė ndryshme. Drita e kungueshme e Krishtit, nė jetėn personale e sociale, shpėrhapet me ngjyrime tė shumėllojta. Nga ky spektėr i dritės, ne tė krishterėt “si bij tė dritės”, ftohemi tė shfaqim sa mė shumė ngjyrime qė ėshtė e mundur:
Dritė paqeje, me veten tonė, me mjedisin qė na rrethon dhe mbarė botėn;
Dritė tė vėrtetė, pėr kuptimin e shkakut mė tė thellė tė korrupsionit dhe tė krizės shumėformėshe;
Dritė drejtėsie, nė pėrpjekjet shoqėrore nė nivel lokal e global;
Dritė fryme krijuese, qė inkurajon mendimin origjinal, shkencat, artet, qytetėrimin;
Dritė shprese, qė fuqizon reciprocitetin e tė gjithė popujve pėr shpėtimin e planetit;
Dritė dashurie, me vepra, pa interes dhe me sinqeritet ndaj ēdo njeriu;
Dritė besimi qė nuk perėndon, e cila ēon nė kapėrcimin final tė mėkatit, tė prishjes dhe tė vdekjes, me fuqinė e Kryqit dhe Ngjalljes sė Krishtit.
“Ishte drita e vėrtetė, qė ndriēon ēdo njeri, i cili vjen nė botė”.
Le tė hapen tejpėrtej zemrat tona gjatė kėtyre ditėve festive, qė tė depėrtojė nė thellėsitė e qenies sonė Biri i mishėruar dhe Fjala e Perėndisė, “Drita e vėrtetė”. Tė ndriēojė mendimet tona, vendimet dhe veprimet tona. Qė tė gjallėrojė qenien tonė. Le tė urojmė qė tė mbėshtesė dhe tė fuqizojė jetėn e tė dashurve tanė dhe tė gjithė njerėzve. Dhe le tė lutemi qė drita e Krishtit tė drejtojė ecurinė e botės.
Krishtlindje tė bekuara! Viti i Ri 2010 qoftė i tėri i ndriēuar!
Me lutje tė zjarrta te Perėndia
†Anastasi
Kryepiskop i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė
marre nga:
http://www.orthodoxalbania.org/Shqip...htypiFrame.htm
Krijoni Kontakt