Close
Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 111
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261

    Kur isha i/e vogel isha....

    Ne kete teme pershkruani veten tuaj kur keni qen femije. Gjithashtu tregoni nje histori te shoqeruar me karakteristikat e tuaja, si pershembull neqoftese ishit rebel/e tregoni arsyen/ ose nje ngjarje qe ju ka ndodhur.

    Mos hezitoni te na zbavitni me tregimet e femijeris
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga *~Rexhina~* : 30-07-2005 mė 09:58
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    Ok po marr un iniciativen..do follow damn it lol

    e urte- pothuajse gjithe shoket dhe shoqet e prinderve me donin per kete arsye...sidomos dy shoqet e mamit qe ore minute me merrnin me vete tek shtepia e tyre ti beja shoqeri...ne greqi nje Greke topolake sa me shikonte ne sy i thoshte mamit dhe motrave, do ta marr me vete...e shkreta une... nuk ankohesha sadoqe me besdisnin shume :P

    frikacake- s'mund te rrija vetem ne shpi ose ne nje atmosfer vetem se trembesha ne maksimum :P...neqoftese kisha njerez afer (te panjohur gjithashtu) nuk kisha shume frik, neqoftese isha vetem gjithemone mendoja qe dicka e keqe do me ndodhte lol. Njehere kur nena me tha te rrija dhe te prisja per te se do vinte per nje sekond, une bertisja ore minute emrin e saj te dija neqoftese kishte mundesi te me degjonte ose te isha e sigurt qe ishte afer lol

    gjumashe- klasen e pare ne greqi e frekuentoja per te fletur gjume , isha gjasht vjece dhe se kuptoja konceptin/arsyen pse duhet te shkonim ne shkolle, plus s'dija greqisht mire. Mami dhe babi kur pan deftesen po bisedonin me njeri tjetrin te shqetesuar:
    Mami: vec gjimnastiken kaloj...te tjerat i ka ndritur fare
    Babi: zero me bisht eh?
    Mami: se mos e kemi vajzen...
    Babi: jo jo...shpresoj lol
    (i dhash prinderve disa dyshime ne "zgjuarsin" time :P)...pastaj kur mbusha 7 vjece dhe fillova klasen e pare perseri lol...prinderit me dhan kurajo kur shkruajta emrin tim ne greqisht, dhe qe kur lexova nje parograf te shoqeruar me duartrokitje ne klas, vullneti me shtua dhe per kete arsye me ka ndihmuar te bej mire ne shkolle :P

    "goody two shoes"- urreja kengat dhe fjalet qe mbanin fjalen "dashuri" ne to. Kur kendonte shoqia e bankes disa keng, dhe perdorte kete fjal, une habitesha dhe i thoshja "shh ske turp" lol. Shoqen e ngusht e kisha komplet ndryshe nga une, te djallzuar... nje dite (kur ishim 9-10 vjece) po fliste per nje cift qe i pa ne ballkon duke puthur dhe permendi fjalen "dashuri", fillova te qaja dhe i them "mos me thuaj keto gjera se sdua te di eshte turp" lol, ajo po me merrte me te mire duke kerkuar falje

    tani filloni ju
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga *~Rexhina~* : 30-07-2005 mė 11:57
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  3. #3
    ABSOLUT JUSTICE Maska e Piranha
    Anėtarėsuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    Ikur drejt forumeve te lira
    Postime
    478
    Mua deri ne dy vjec me therrisnin koke-qyp sepse kur ecja me merrte koka me vete..lol..
    Nga mosha 6-10vjec kam qene shume i levizur jashte mureve te shpise dhe qengj brenda ne shpi, saqe komshinjte me merrnin per shembull per femijet e tyre....Vdisja te kacavirresha neper peme dhe muret e lagjes aq shume sa s'kam lene vend te trupit pa ndonje shenje ...
    Kam pas fiksim te shkoja te lahesha ne lum pa lejen e prinderve dhe rebelohesha kur ma ndalonin (pasi e merrnin vesh gjithmone kur kthehesha)...
    mbaj mend qe luaja shume futboll poshte pallatit dhe kthehesha ne shpi i zi (zhul fare)
    ne moshen 10-14 vjec s'kam lene kurs te "shpise se pionierit" pa bere (shah,dame,libralidhje,pikture,pune me dru,tornitor dhe kursi i balonave tabake)...aty morra shume njohuri mbi artin e piktures dhe vizatimit te cilat i kam fiksim dhe sot.....
    tani per tani s'po me vjen ne mend ndonje histori qesharake ne vecanti, por po te kthehesha dhe njehere i vogel nuk do me vinte keq

  4. #4
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anėtarėsuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Postime
    1,770
    okkkkk do ju them i gjo qee sja kom thon njeriut :P dmth deri tashi loool

    nuk e di ca emri ti vej ksaj po mo mir po ju a shpjegoj ka klasa e 2 e deri ka e 5sta mduket lool kom qen si me ju a thon teachers pet lol ene gjithmon mveshin kshu si per kujdestare kur i tekeshe zyshes me pi kafe loool kshuqe pothujse gjysma klases me kishte inot se si leja me fol lool okkk i kno i was meannn po tpakten boja detyren :P

    po e lej me kaq per sot lool

    klejzi

  5. #5
    Shamikuqja!!! Maska e BRADYKININ
    Anėtarėsuar
    07-01-2004
    Vendndodhja
    In Constant Motion!
    Postime
    498
    Shum fmij i prape...s'rrija 2 minuta me 1 vend. Totally opposite now!!!!
    If I Only Could....

  6. #6
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Femije i poshter kam qene. Zor se degjoja njeri. Prinderit me thonin mos dil, une ikja e lahesha ne Shkumbin kur ato ishin ne pune. Ndonjehere i hipja trenit per ne Tirane. Mbaj mend njehere qe isha bashke me byrazerin, humbem stacionin, dhe perfunduam ne Tirane. Ishte shume vone e s'kishim ku te rrinim derisa erdhen nja dy roje dhe na lane te kalonim naten tek spitali i te cmendurve. Qelloi qe ky roja njihte babin tim dhe e lajmeroi ku ishim. Derisa erdhi babi ne mengjes, gjithe naten u torturova duke pare njerez qe villnin e te tjere qe u lepinin te vjelluren. Yuck!
    Kam dhe histori te tjera, por me vjen icik si zor t'i them, aq me teper ketu ne forum, njerezve qe as i njoh. lol

  7. #7
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anėtarėsuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Une Kom Qene Ajka E Lagjes Deri Nga Klasa E 5te .Lol !!!

    Maj men per gjona te vogla me ngelte hatri direkt ,dmth shume tekanjoz edhe si arsye gjeja preteksin (qe sdu me honger ) greve urie me zorr lol ,ndersa plaka e shkret me gjemote neper lagje me buk ne dore , une haja ke cuni tezes, lol ,kalamo shume i prapt !!!

    ka pas raste qe nuk ikja ne shkolle pa mor 200 lekshin e byreqeve ,lol

    ka pas raste tjera, qe rrija neper bacet e lagjes duke vjedh rrush e kumlla ,s'kishte dit qe s'kishte ankesa n'shpi lool !!!


    cuna hesapi mo !!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Moltisanti : 30-07-2005 mė 19:27

  8. #8
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Kurse une ne krahasim me shumicen ketu qe paskan qene femije te poshter dhe bythlevizes ... kam qene e urte si qingj ... e degjueshme , e sjellshme me shoket e lagjes dhe shkolles , e qeshur , me fleta lavderimi deri ne klase te 8 ... ctu thom me ... goc persmari ... shembullore

    Po tani qe u rritem sic duket qenkerka e kunderta ... tani jam be e keqe shume , nuk degjoj asnje , jam be selfish , rude ... lolol
    Ska me buzeqeshje pa pare , ska me sjellje te mira pa interes ... etc etc si puna e ketyre .

    Ja keshtu ... heres tjater do ju them ndonje histori kur isha e vogel , qe me sjelljen time shembullore mburrej e gjithe mehalla
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  9. #9
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga *~Rexhina~*
    Ok po marr un iniciativen..do follow damn it lol
    Iniciative e ēfare iniciative ke marre, s'paske lene gje pa shkruar...po marshalla shume e urte paske qene vertete...se vajzat s'jane ashtu ne pergjithesi

    Ok...so let's follow pa e mallkuar fare:

    I vogel fare aq sa nuk mbaj mend gje, pak mistrec dhe inatēor, keshtu thote familja po mbi te gjitha shenja qe ka vajza e halles ne sy ende, bere nga krimineli i rrezikshem Une-3-Vjeēari vetem se ajo bebja 1 vjeēare qante kur une i thoja pusho.
    Me pas mbaj mend qe kam qene relativisht i urte, dmth. nuk zihesha shume me femijet e tjere meqe duhet te isha meqe i kisha prinderit mesues. Sidomos po ta kesh ndonjerin nga prinderit ne shkolle nuk ben dot shume numra. Po jashte shkolle, e kompesoja kete psh. duke organizuar ēeten e famshe hajdute KUSHERINJTE qe mbillte terror ne fshatra duke vjedhur arrat dhe fiqte qe ruante gjyshja per dimer dhe tek tuk ndonje peme ose kopesht te komshinjve. Ose ne shtepi duke trazuar fotot dhe blloqet me shenime librash plot aforizma dhe poezi dashurie, qe ruante babai ne valixhe si kujtim nga rinia e beqaria.
    Beja pjese ne grupin e nxenesve shembullore te qytetit, jo sherraxhi ose nga goja e sherraxhinjve ēun mamaje dhe i dalluar sidomos ne mesime (mbaj mend dhuratat qe merrnim si nxenes te dalluar, rakete dhe top pingpongu, makine me xixa...).
    Mbaj mend dhe simbiozen me vajzat e klases, nja dy qe vizatonin bukur me benin vizatimet se s'ia thoja fare, dhe une u tregoja ndonje ushtrim matematike. Kurse ēunat merrnin detyrat falas, per asnje gje nuk hynin ne pune, veēse ndonje ndeshje futbolli pas mesimit.
    Nuk flisja shume(megjithese s'e dija ē'kishte thene Twain: It is best to keep your mouth shut and be presumed ignorant than to open it and remove all doubt ) per tu dukur si i madh dhe i pjekur me miqte e familjes (avantazhi i te folurit pak dihet: degjon te tjeret, meson, analizon, mediton...) Ndersa per tu dukur i madh para lagjes mjaftonte te pije ndonje cigare, te pispilloseshe pak dhe te perzije ēunat qe u verdallisen vajzave te lagjes (si ato kafshet qe mbrojne territorin e tyre).

    Pas 8-vjeēares quhemi te rritur apo jo? Sidomos po te largohesh nga familja.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #10
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Citim Postuar mė parė nga *~Rexhina~*
    "goody two shoes"- urreja kengat dhe fjalet qe mbanin fjalen "dashuri" ne to. Kur kendonte shoqia e bankes disa keng, dhe perdorte kete fjal, une habitesha dhe i thoshja "shh ske turp" lol. Shoqen e ngusht e kisha komplet ndryshe nga une, te djallzuar... nje dite (kur ishim 9-10 vjece) po fliste per nje cift qe i pa ne ballkon duke puthur dhe permendi fjalen "dashuri", fillova te qaja dhe i them "mos me thuaj keto gjera se sdua te di eshte turp" lol, ajo po me merrte me te mire duke kerkuar falje

    tani filloni ju
    Loooool qenka kollaj per te bere te qash ty Anushe....

    Ja po hap dhe une sirtaret e mia te dikurshme.

    Disa ne fshat disa ne qytet...

    Trim...lol
    Isha 6 vjec atehere kur disa cuna te medhenj aty tek lagjja po vinin baste.Me kujtohet qe nje komshiu im tha vendosim 500 lek poshte geshtenjes madhe...kush nga keto cunat e vegjel shkon i merr fiton 250 lek ai plus 250 lekshen qe mbetet e merrte personi qe kishte vene bast per ate qe i mori.Puna ishte se kjo "geshtenja e madhe" kishte marr nje nam qe gjoja te dilnin xhinde,djaj,fantazma etj disa thonin qe kishin pare edhe te vdekur.Nejse njeri nga ata cunat zgjodhi mua.Tha une per kete vej 1000 lek bast qe ky i merr...lol...nejse vazhduan dhe te tjeret duke zgjedhur.Secili nga ne te vegjlit duhet te shkonte vetem..nuk duhet vraponte...lol...dhe poshte geshtenjes duhet therriste me te madhe "un se caj k.. per xhindet dhe te vdekurit lol...pastaj duheshe te kthehej shume ngadale me 500 lekeshen ne dore.Si vend ishte icik larg...

    Vazhdoi loja dhe me e forta ishte se ato qe kishin vene bast per tjeret mundoheshin qe te trembnin..lol.Te thonin mire mire shko por as kockat nuk kane per te ngelur...lere qe kane pare dhe nje gjarper.Si perfundim nga 7 cuna te vegjel qe ishim aty shkova une dhe nje tjeter...tjeret u kthyen me vrap duke qare nga frika...lol
    Njeher tjeter kur isha ne klase te pare nje goce kacurrelse e vogel qe rrinte ne banke me mua dhe qe une e pelqeja shume...lol e pickojn bletet.. I nxehur ne kulm mbasi e percolla deri tek shtepia i thashe te me tregonte ku ishte kosherja.Shkova dhe e shemba kosheren...lol.Atehere na u turren nga mbrapa mua dhe asaj na e enjten koken aq sa na cuan ne spital....lol
    ........
    Nuk kam pasur qejf te shkoja ne shkolle.Diten e pare te shkolles me cuan aty ne klase dhe c'te shoh rreth e rrotull cuna te lagjeve tjera qe kisha bere sherr me perpara....u pajtuam me kalimin e viteve...lol...por qe kam bere nje te forte qe se harroj asnjehere ka qene kur ua mbusha mendjen shokeve te mi me te ngushte qe te shkonim ne lume e mos te shkonim nje dite ne shkolle fare.U ulem aty ne lulishte e u thashe une per vete si shkak per mos shkuar ne shkolle do gris kepucet...lol.Ashtu beme te gjithe i preme kepucet me thike e shkuam ne shtepi....po problemi ishte se kishte dhe kepuce tjera...i grisem prap me thike...lol deri sa u pa e arsyeshme qe nuk mund te shkonim ne shkolle per ate dite...normalisht qe per te shkuar deri tek lumi nja tre kilometra larg kepucet benin mire fare...

    Njehere haj dajak nga profesori....shoku im i transferuar nga memaliaj i tepelenes ne bashkepunim me mua qeth gocen e profesorit ne banjo.Behet hataja drejtoreshe shkolle ishte nena ime haj disa lapra te mira dhe ne shtepi...lol

    Kam pasur qejf ngjitjet alla majmunce neper peme...sidomos per mana dhe qershia.
    Dhe dicka tjeter kam qene shume idhnak...nese beja llafe me ndonje nuk i flisja me...lol...tani kam ndryshuar icik nga ky drejtim....

    Dhe dicka si PS....Futbolli ka qene loja qe me ka marre me shume kohe ne femijeri.Edhe ne shkolle te mesme gjithashtu nuk kishte dite pa luajtur nje ore.

    e sa e sa tjera
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga FLORIRI : 01-08-2005 mė 09:09
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •