Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Do të heqim lekun dhe do të adoptojmë euron

    Berisha: Do të heqim lekun dhe do të adoptojmë euron

    Nga Adam Tanner&Benet Koleka, Reuters

    Shqipëria duhet të adoptojë shpejt euron për të mbështetur ekonominë e saj dhe të heqë monedhën e saj, lekun, i tha të enjten kryeministri Berisha agjencisë Reuters. Në një intervistë, pasi foli në një konferencë të ekspertëve të bankave qendrore dhe financave rajonale, Berisha tha se Shqipëria duhet të ndjekë fqinjët e saj, që nuk janë anëtarë të Bashkimit Evropian, si Mali i Zi dhe Kosova, të cilat kanë adoptuar euron.

    “Unë mendoj se është jetësore që negociatat me Bankën Qendrore Evropiane të nisin”, - tha ai para se qeveria të nisë një mandat të dytë katërvjeçar, pas betimit që ajo kreu në Presidencë gjatë mëngjesit të së enjtes. “Ne jemi një vend i vogël. Është shumë e vështirë t’i rezistosh euros. Është një presion shumë i madh dhe influencon jashtëzakonisht shumë ekonominë.”

    “Kosova ka për monedhë ta saj euron, Mali i Zi po ashtu, Greqia, edhe ajo”, - tha Berisha për partnerët fqinjë tregtarë, të cilët përdorin euron. Që të dyja vendet, Mali i Zi, që aplikoi për anëtar i BE në fillim të këtij viti dhe Kosova, që ka perspektivë shumë të gjatë para se të shkojë në BE, për shkak se disa vende nuk e kanë njohur ende, kanë adoptuar në mënyrë të njëanshme euron. Italia, partneri më i madh tregtar i vendit, që shtrihet përgjatë brigjeve të Adriatikut, kohë më parë hoqi lirën për euron. Por analistët thonë madje se dhe Bullgaria, e cila synon të adoptojë euron në vitin 2013, ka shumë gjasa të hasë rezistencë nga vendet në recesion të Evropës Perëndimore, ku është bërë e zakonshme që të mos lejohet përdorimi i euros në vende të tjera që duan t’i bashkëngjiten asaj në kohë krize. Kryeministri refuzoi të përgjigjet se sa kohë do t’i duhet Shqipërisë për të adoptuar euron dhe të shfarosë lekun. “Do të jetë çështje negociatash”, - tha ai. “Disa negociata, disa rregullime janë të domosdoshme, e tërë ekonomia po euroizohet. Duke adoptuar euron do të jetë më mirë, më shpejt. Është një proces që nuk varet nga unë”, - tha kryeministri. Berisha tha se më e keqja e krizës ekonomike ka kaluar për Shqipërinë dhe se ai priste që rritja ekonomike të ishte nga 4 në 6% për këtë vit dhe vitin që vjen ajo do të shkojë 10%. Ai tha se Shqipëria nuk ka nevojë për kredi nga FMN dhe se ekonomia e Shqipërisë ishte më e fortë se sa ishte parashikuar. “Ekonomia reale ka treguar se është e fuqishme. Ishte mbivlerësuar pesha e sektorit të financës në ekonomi. Shqipëria nuk ra në recesion, pavarësisht krizës”, - tha kryeministri.


    Bankierë nga Ballkani bëjnë thirrje për një bursë rajonale


    Disa prej bankierëve të rëndësishëm të Ballkanit kërkuan dje që të ndërtohet një bursë rajonale, e cila do të mund të shërbente si rrugë për integrimin e pritshëm evropian. “Duke marrë në konsideratë faktin se sa të vogla janë këto vende dhe se sa i vogël është tregu, ndërtimi i një burse rajonale do të ishte një gjë shumë e mirë”, - tha përfaqësuesi i Bankës Qendrore të Serbisë, Radovan Jelasiç. Disa vende të Evropës Juglindore, që janë ende shumë larg anëtarësimit në BE, kanë bursat respektive, përfshirë këtu Serbinë, Bosnjën, Malin e Zi, Maqedoninë. Shqipëria, një vend që është trembur keqas nga piramidat e vitit 1997, ka marrë në konsideratë mundësitë e çeljes së bursës së saj. Hapa konkretë për këtë ide të rëndësishme të çeljes së bursës rajonale nuk u përcaktuan, por ato pritet të diskutohen në kohët më pas, ndoshta muajt që vijnë.

    Tema

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    gjëja ma e bukur qe shqiperia do te duhej ta bente shum heret
    sot dfo te ishte tre fish ma e zhvilluar dhe ma terheqse

    sherbimi me euro me deviza jo vetem qe shton turizmin por grumbullon direkt devizen dhe mund te blerj nga treugu europian shum me leht duke e pasur devizen euro ne sherbim
    sepse ndrrimi i lekut ne bankat e huaja i merret lirë dhe nuk ka llogari-
    futija e euros ne shqiperi do te duhej bë ne kohen kur e beri kosova -
    sot shqiperia do te kishte pamje krejt tjeter turistike dhe do te ishte vendi i dhjet miljon turistve ne vit qka do te arrinte te punsohej komplet shqiperia ne turizem e jeta do te ishte atraksion

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Njo duhet me dite qe qajo evro,eka qit gjermonin dy gjuje,e le mo Shqiperin.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    fegi e ke gabim me euron ma shum mund te afirmohet shqiperia ne turizem e ne perparim
    zhvillim dhe ne hapje ndaj botes dhe ne viza leku duhet te hiqet nga perdorimi
    esht teper i vjetruar ne kohrat moderne sot vendi duhet te zhvillohet ne qdo aspekt

    te modernizohet
    si ka mundsi ne shqiperi gjithqka me lek i jashtmi per shembull nuk din as te sherbehet
    me lekun pastaj stabilizimi i qmimeve behet me euron sepse qmimet kan shkuar ne stratosferë ne shqiperi qka
    vendasi nuk i perballon dot ne nje vend me papunsi siq esht shqiperia -
    populli po vuan per buken egojes pjesa ma e madhe pastaj ne nje shtresjtsi aq te madeh shmangen turistët dhe shkojn ne ulqin ne mal te zi ku esht ma lirë dhe gjithqka shkon me euro
    nese shqipeeria behet me euro shum ma shum do te vizitohet nga turistet e huaj dhe do te ec shum ma shpejt para
    sa per gjermanin qe thua ti ajo ka obligime tjera qe shqiperia nuk i ka se shqiperia nuk e ka rrolin e gjermanisë
    gjermania esht lokomotiva e europes dhe paguan

    ka obligime ndersa euroja ne perdorim ne shqiperi e ndryshon jeten dhe ekonomin e shumqka
    pastaj tregtia behet ma leht me europen
    Ndryshuar për herë të fundit nga angert : 18-09-2009 më 11:44

  5. #5
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Euro te vjetra apo te reja )))

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    324
    Mos gaboni.

  7. #7
    Get Lost..!! Maska e Clair de Lune
    Anëtarësuar
    21-01-2010
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi..
    Postime
    59
    Une mendoj se futja e € ne shqiperi nuk do jepte asnje ndryshim, pse? Sepse njerezit nuk deklarojne te ardhurat ne shtet. Vlera e lekut po bie ndjeshem per kete arsyje...
    E njejta gje eshte per biznesmenet te blejne e te shesin me te njejten monedhe. Madje do ishte me mire per popullin e shkrete, qe bashke me gjerat e importuara qe blejne, jo vetem paguajne me shume se vendet e tjera, por paguajne aty edhe taksen qe i shtohet konvertimit te lekut....Keshtuqe per mua le te futet €!
    Zemra ka arsyet e saj,qe arsyeja nuk i njeh..

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-12-2007
    Postime
    119
    Per medimin tim duhet ta adoptojme ne dollar.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    euro do na shkaterronte mendoj une
    JO SEKS PARA MARTESE

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    dhe prap do kemi me euro te reja apo me euro te vjetra?

    u paskam perseritur cimon , me fal keshtu eshte kur nuk lexon nga fillimi

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •