Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje ne mbremje ne "Opinion" se perfundimisht nuk ka asnje mundesi ligjore qe te plotesohet kerkesa e Edi Rames per hapje kutish. Pohon se Kushtetuta do te zbatohet nese socialistet nuk futen brenda afatit ligjor ne Kuvend dhe deklaron se Parlamenti mund te funksionoje normalisht edhe me 74 deputete dhe kjo mund te vazhdoje per legjislatura te tera.
[Me siper eshte intervista e plote (playlist) po nuk vazhdojne pjeset automatikisht ketu ne forum. Per ta pare njeheresh klikoni .
Per ti pare pjeset e intervistes nje nga nje, klikoni mbi numrin perkates: [video=youtube;bY0kqP5TpvE]http://www.youtube.com/watch?v=l4rcSjtAdoM"]1[/URL], 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11, 12, 13, 14, [URL="http://www.youtube.com/watch?v=bY0kqP5TpvE[/video].]
Konstatohet se situata politike eshte e tensionuar madje se fundi jane rritur tonet?
Eshte nje dhjetor i mrekullueshem. Por mbeturina te regjimit te vjeter ne vitin 2009, po sillen ne menyre identike sic silleshin ne vitin 1990. Nuk ka deshmi me flagrante te deshmise dhe botekuptimit stalinist, te mos njohjes se rezultatit te zgjedhjeve te certifikuar nga 20 e ca mije komisionere socialiste. Ketu eshte thelbi i mentalitetit stalinist. Nje vote e certifikuar nga e tere media shqiptare. Nese ka media te specializuara ne Evrope me shume se media shqiptare, nuk besoj. Ishte nje vote e certifikuar nga vezhguesit nderkombetare, nga kryetaret e qeverive te mbare botes, nga 27 Ministrat e Jashtem te Bashkimit Evropian. Qe te gjithe e dine se per nje kauze mafioze te vertete behet e gjithe kjo, jo per demokracine. Keta deputete po i mban peng Edi Rama dhe kupola e tij. Kemi te bejme me nje kerkese qe e kthen Shqiperine ne koherat me te zeza, vitin 1950, ku per ekzekutimin e intelektualeve, firmosej ne Byrone Politike, dhe gjyqi behej te nesermen.
C'lidhje ka kjo?
Ka lidhje, se ka nje vendim gjykate.
Ka te drejte qytetari ta shohe voten e tij?
Une jam gati neser ta votoje qe ta shohin qytetaret, po duhet te sanksionohet ne ligj. Gjykata ka vendosur tashme. Rinumerim do te kete vetem kur ka kundershti gjate rinumerimit. Keshtu e kerkoi vete Rama. Tani ai kerkon te kunderten.
Pse s'i hapni kutite, sa per te pare voten?
Nuk ka rendesi rezultati, ka urdheruar gjykatesi. Nuk mund te rinumerohen votat. Percaktohet ne ligj se kur dhe si mund te behet rinumerimi. Nese nje komisioner i PD apo i PS, thote se nuk eshte dakord me rinumerimin dhe ka pakicen, procesverbali vjen ne KQZ. Ketu nese shihet se numerimi eshte kundershtuar, realizohet rinumerimi.
Cila eshte menyra per te realizuar rinumerimin?
Nuk ka menyre per t'u rinumeruar votat. Kane dhene vendim gjykatat.
Si do te zgjidhet situata atehere?
Nese dikush nderton qendrimin e tij mbi nje kauze mafioze, nuk ka zgjidhje. Deri me sot nuk ekziston asnje institucion nderkombetar, i as edhe nje qeverie te vetme ne Evrope qe te thote po per hapjen e kutive. Nese nje grup mafiozesh, duan ta perdorin kete kauze si te keqen e vendit, eshte zgjidhja e tyre. Nuk ka dhe s'do te kete destabilizim. E keqja kete vend nuk do te mund ta marre kurre perpara. Jemi vend anetar i NATO-s, dhe opozita mund te protestoje sa here te doje.
Nuk mund te kthehet kriza si ne vitin 1997?
Ata qe e enderrojne '97-en, ta harrojne. Kriza e 97 ishte nje krize e bazuar ne krizen financiare. Sot jemi nje vend anetar ne NATO. Po ndermerren vendime historike, si pranimi i kerkeses se Shqiperise per marrjen e statusit te Bashkimit Evropian. Opozita nuk ka asnje motiv pervec nje kauze te vogel, aleances punisto-mafioze.
Ka pasur presion nga nderkombetaret per te gjetur nje zgjidhje?
Zero presion. Nuk ka pasur sepse eshte thene nga te gjithe se nuk mund te behet fjale per hapje te kutive te votimit.
Perfshire edhe Papandreun?
Absolutisht po, asnje nuk eshte per hapjen e kutive. Oferta e qeverise per Ramen eshte e ndershme, e ligjshme.
Cila eshte zgjidhja?
Kutite nuk hapen ne menyre absolute dhe kjo eshte e vlefshme per cdo cmim.
Nje deputet i opozites me tha Berisha keshtu ben, thote jo por do t'i hape kutite?
Absolutisht gabohen rende. Rama me kupolen qe drejton ka perzgjedhur nje kerkese e cila eshte kategorikisht e papranueshme. E ka bere qellimisht qe te mbaje deputetet jashte parlamentit. Kete zgjidhje beri, jo ne interes te votuesve, por te klanit mafioz.
A ka pasur negociatore per zgjidhjen e konfliktit, vendas apo te huaj?
Nuk ka pasur as edhe nje perfaqesues te vetem te nje institucioni nderkombetar apo vendi mik, qe nuk thote se kutite nuk mund te hapen. Do te kisha nje deshire, te ndihmojne dhe kontribuojne shume, por Rama i ka paralizuar me kerkesen e tij per rishikimin e vendimit te gjykates. Ka pasur nje negociator ne vitin 2006, qe i thoshte Rama marrezira, i thoshte se do te vriste veten. E kam edhe me shkrim kete. Ai ma thoshte mua. I thashe ta leme te qete, te mos behemi pjese ne nje vetevrasje. Rama ka dashur me cdo kusht te beje bashkeqeverisje.
Rama e ka refuzuar publikisht kete...
Per fat te mire kam disa mesazhe qe vijne vete nga Rama. Ka bere perpjekje serioze per kete, edhe tani Rama e ben se kerkon qeveri me baze te gjere. Ai do te ishte i gatshem dhe i kenaqur t'i jepja edhe dy ministri e do t'i mjaftonin. Kete ta harroje. Ai kerkon pushtetin, por duhet ta marre me vote te lire. Cdo opozite qe do ta marre jashte votave, merr persiper nje barre shume te rende. Pra nuk e njeh vullnetin e popullit, nuk e pranon voten e lire.
Kerkon ta shohe voten e lire?
Nuk e pa voten e lire kupola, por komisioneret e PS-se. Madje jo vetem komisioneret socialiste, por edhe te gjithe kureshtaret qe pane ne menyre direkte voten e lire. Rama s'e kupton dot kete per vete mendesine e tij staliniste.
Si do te shkoje me tej, PS paralajmeron mitingje?
Te protestoje sa te doje. Jam teresisht i paprekur nga kjo histori. Une gjate protestave te PS-se, kam vijuar pune si cdo dite tjeter. Protestuesit nuk jane armiq.
Si do ta zgjidhni nese opozita rri tre muaj poshte zyres suaj me protesta?
Tre vjet le te rrijne. Nuk e cenojme ne asnje menyre te drejten e opozites per protesta. Ne nuk na prekin. E pate ne seance plenare, ne votuam dy ligje shume te rendesishme ne Kuvend. Keto muaj jane realizuar reforma te medha. Komisionet parlamentare, nuk e kane nderprere nje minute punen e tyre. Parlamenti punon cdo dite. Kjo qeveri ka miratuar reforma nga me te rendesishmet tere keto muaj. Jemi me shpejtesine e duhur dhe nuk kemi devijuar aspak punen tone.
Ju duhen 84 vota per ligje te rendesishme, ku do t'i gjeni?
Ne kemi 18 vjet qe miratojme ligje. Nuk ka asnje vakuum ligjor. Opozita mund te jete ne Parlament dhe ka qene dhe ka refuzuar te votoje shume ligje, si ai per Gjykaten Administrative, Policine Gjyqesore etj. Ka votuar disa ligje. Nese opozita vjen ne Parlament dhe vendos te mos votoje, sic edhe ka bere per nisma te rendesishme ne procesin e integrimit, nuk e imponojme dot. Ne nuk kemi vakuum ligjor, kjo eshte e rendesishme. Parlamenti me 74 deputete, apo edhe me 72 deputete, mund te funksionoje per 4, 8 apo edhe 12 vjet. Kjo nuk ka diskutim, ketu dhe ne Evrope. Kushtetutat anembane, percaktojne shumicen 50 plus 1. Me kete nuk them se opozita nuk eshte e rendesishme, por ne nuk imponohemi.
A eshte e pergatitur mazhoranca, qe te lini jashte parlamentit 64 deputete qe nuk hyjne ne Kuvend edhe pse kalojne 6 muaj?
Nuk eshte pergjegjesi e jona. Gramoz Ruci dhe Skender Gjinushi, jane dy ish ministra puniste. Keto dhe Edi Rama, qe vjen si deshendent i nje prej persekutoreve me te medhenj, Spiro Koleka. Meqe Edi Rames i rrahu gjoksin shqiptareve, si Kristaq Rama, anetar i Presidiumit te Kuvendit Popullor. Me te njejtin mekanizem po do t'i mohoje. I ati i tij ka firmosur per varjen e njerezve. Asnje shqiptar nuk pushkatohej pa firmen e presidiumit.
Keni internuar ju?
Kurre ne jeten time. Si mjek kam trajtuar me te njejtat ndjenja si ate qe ishte i internuar ne kampet me gjemba, apo anetaret e Byrose Politike. Rama ka keto rrethana, ndaj nuk njeh voten e shqiptareve.
A kane perfituar femijet tuaj ne menyre te paligjshme, si bijte e kryeministrit?
Ne menyre absolute kategorike. Te dy femijet e mi, do te kishin nje aktivitet me intensiv, nese i ati i tyre nuk do te ishte kryeminister. Atyre u jane ndaluar per kete fakt, fusha te tera angazhimesh. Ata asnjehere nuk mund te trajtojne ceshtje te taksave dhe tatimeve me klienteve. Nese ka nje rast, le ta nxjerrin. Ata nuk mund te perfitojne, kur babai i ndalon per shume gjera, ndersa koleget e tyre, perfitojne. Standardi i femijeve te mi, ishte i pari i deklarimit te pasurive, edhe kur nuk kishte ligj. Qe kur erdha ne pushtet, u kerkova te dyve te deklarojne pasurine. U kthye vajza ime nga Kosova, qe kishte nje shperblim shume te mire dhe u kthye se misioni i Kombeve te Bashkuara u shkri. Kur vajza u kthye, qellimi i Rames ishte qe te merrej 6 muaj rresht me rrogen e saj. Por ju siguroj se nuk ka nje ceshtje te vetme, ku te kapen femijet e mi.
A eshte i perfshire djali juaj ne historine e Gerdecit?
Absolutisht jo. Jane bere 3 600 faqe hetim per kete. Ka vetem nje faks i falsifikuar ne menyre me te ulet, per djalin tim. Nuk eshte e vertete. E perdoren kete argument kater muaj rresht.
A nderhyjne ata ne aktivitetin tuaj politik?
Ne teresi jo. Ne nje pike po. Me kane ndihmuar shume ne fushate elektorale.
Ju keshillojne ne vendime te Keshillit te Ministrave?
Jo. Familja eshte private. Femijet e mi kane ndjekur nje kod rigoroz, qe ka bere qe ata pavaresisht nga 1 milion akuza te Edi Rames, per te cilin vlerat e familjes jane zero, nuk kane mundur te paraqesin qofte dhe faktin me te vogel. U detyruan t'i kaperdijne te gjitha.
Prokuroria permendet se ka presion nga ju?
Mazhoranca i ka dhene asaj ndihmen me te madhe. Nese ajo zonja nuk do te kishte pasur apo ndjekur interesat e te tjereve, mendoj se do ta kishte kompletuar ate ceshtje.
A keni menduar per perfshirjen e femijeve tuaj ne politike?
Ata jane aktive ne te gjitha situatat, si cdo familje politike. Kane investimin e tyre ne politike dhe PD-ne. Deren e kane te hapur, kur te duan mund te marrin pjese, sipas te gjitha rregullave, pa asnje favor. Ata kane qene ne politik, por zgjodhen jeten e tyre private.
I inkurajoni te jene ne politike?
Te drejten te them, nuk duhet te inkurajohen, duhet te perzgjedhin vete. Nese do t'i inkurajoja, do te krijoja pershtypjen se do te jepja mbeshtetjen. Ata duhet te ecin vete, po te duan te hyjne, jo me mbeshtetjen e te atit.
Pra mund te hyjne ne politike?
Si te duan. Qe neser po te duan, por ne baze te rregullave te PD-se. Une as nuk i inkurajoj, por as nuk i pengoj.
Pra mund te jete nje eveniment i ardhshem?
Jo nuk mund te them. Kane qene nje mbeshtetje per mua ne fushate, me lehtesuan.
Ju mendoni qe mandatet e deputeteve do te skadojne ne diten e afatit ligjor?
Nuk e bej une, e ka kushtetuta.
Nese ata qe jane ne liste, nuk pranojne te hyjne prape si do t'ia beni?
Do te zbatohet kushtetuta.
Do te vijoni te mos i jepni rroga, nje pjese e tyre jane me kontribute?
Disa prej tyre jane miliardere. Madje u japin te tjereve nga dy milione leke cdo muaj.
Por ka prej tyre qe nuk kane asnje te ardhur tjeter vec rroges se deputetit qe nuk po e marrin?
Une rrogen time nuk mund t'ia u jap. Ata duhet te kishin bere betimin, po ta benin mund ta merrnin. Po keshtu mund te deklaronin qe s'jane me deputete dhe te merrnin statusin e ish-deputetit. Situata eshte shume e vecante. Nje grup i vogel, nje kupole qe vetme ne Tirane ne troje ndertimi, publike dhe grabitje te tokave, kane krijuar nje monopol.
Rama tha se lejet jepen nga KRT, ku Rama ka nje pjese dhe ju po ashtu dhe jane dhene unanim?
Eshte qesharake. T'u thuash shqiptareve se kreu i bashkise nuk jep lejet e ndertimit, do te thote te tallesh. Lejet e ndertimit i pergatit drejtoria e urbanistikes, qe emerohet nga kreu i bashkise. KRT-ja nese dosja i shkon e falsifikuar nuk eshte institucion i verifikimit te dosjeve. Ajo vepron mbi dosjen qe i dergohet. KRT-se i kane marre, i kane imponuar nje vendim te gabuar. Por te pretendosh se lejet e ndertimit nuk i ka ne dore Rama, do te thote te tallesh tere diten.
Por per se mos t'u jape leje, ndertues jane, madje kane lulezuar kur PD ka qene ne pushtet?
Nuk bejme dallime nga perkatesia ne. Por nese jep leje ndertimi ne 500 mije metra katrore ne qender te Tiranes, kur eshte toke publike, nuk eshte normale. Jane me shume se 500 mije m2. Une i kam kapur dosjet me falsifikime. Eshte e papranueshme. 70% te lejeve te ndertimit nuk mund t'i marrin vetem 2 studio dhe 400 studio te tjera te marrin 30% tjeter. Ky eshte monopoli me i papranueshem. Tirana eshte e ndaluar sipas Rames dhe per te huajt per te ndertuar. Ndaj do te jene te gjitha objekt i nje hetimi. Nuk akuzoj pse i kane marre, por se i kane marre me falsifikime.
Nese i kane marre me falsifikime, pse dalin tani dhe jo gjate pranveres se mjaltit qe patet me Ramen kohe me pare?
Une t'i kem thene Rames se zhvillon mafies dhe monopolit, une kam bere punen. Por ka pasur nje raport unik ne karrieren time politike, raporti me Ramen per zgjedhjet. Ky zoteri ne menyre me te papritur, ne janar 2006, kerkon shtyrjen e zgjedhjeve lokale. I them je ne vete, si kerkon shtyrjen. Jo tha te shtyhen. Aty e kuptova se ky zoteri, do te beje gjithcka, do te perdore zgjedhjet si presionin me te madh ndaj meje. Une e kisha nje problem madhor te karrieres sime politike, fjalen e lire dhe vota e lire. Dy lendimet e medha te mia ishin fjala e lire, ai qe nuk ka lirine e fjales, nuk ka dinjitet. Ai qe nuk voton i lire dhe ai nuk ka asgje. Ne vitin 1996 une bera fushaten me te bukur, bera perpjekje per zgjedhjet me te mira. Ruci me nje skenar antishqiptar, dy ore para zgjedhjeve, u kerkoi komisionereve te terhiqen. Akt te cilin e denoi Fatos Nano.
Fakti qe opozita u largua 2 ore para votimeve, i plagosi rende zgjedhjet. Theu nje nga idealet e mia me te mira. Ne tetor pata fatin t'i faktoj botes, zgjedhjet e mira lokale. Zgjedhjet me vone shkuan ne zhvillimet me tragjike, une qendrova vetem avokat i votes. Erdha ne 2005 me nje betim te brendshem, se do te bej cdo gje qe shqiptaret te votojne te lire. Ne 2007 dola serish i fituar, kjo per mua ishte inkurajuese se u vleresuan, pavaresisht se nuk u arriten standardet. Por Rama deshmoi se do te beje cdo gje qe te me mposhte me problemin zgjedhor, deri tek bojkoti. Kam bere nje beteje nga me te bukurat e historise sime politike. I dhashe lapsin, urdhero shkruaj kodin zgjedhor dhe sistemin. Erdhi ceshtja e listave, dixhitalizuam 14 mije regjistra te gjendjes civile, filloi ceshtja e kartave, nisen ata jo taksa e votes, etj. etj. E tolerova Ramen me milimetra ne kerkesa.
Por kutite nuk do te mund t'i hap absolutisht kurre, se nuk shkel dot ne ate cka besoj. Numerimi eshte bere, por kupola kerkon te dale mbi gjykaten.
Mos do ta beje me protesta?
Ta provoje. Po u be e dhunshme ka nje pergjegjes te vetem ne Shqiperi, do ta mbaje ai pergjegjesine Rama. nuk eshte ne menyre kategorike kercenim. Nje nga fitoret e mia me te medha politike eshte procesi i zgjedhjeve te 28 qershorit, jo se fitova, por sepse arrita zgjedhjet e lira dhe te ndershme. Ne rast se ndonje mendon se nje qeveri e vullnetit te lire, nje vote e certifikuar nga te gjithe, nje qeveri, nese kundervihet, forca e ligjit do te jete e fuqishme mbi cilin do.
Dosjet do t'i coni ne Prokurori?
Pa diskutim qe po. Pasi te behen te gjitha veprimet e duhura. Nese mendohet se luften kunder mafias do ta beje vetem prokuroria apo policia, jo, do te behet ne bashkerendim. Dosjet qe thashe, jane vetem nje pjese, se nuk jane pak. Nuk dua ti jap vetes te drejte, por ne kete rast, qendrimi im ne luften ndaj mafies, apo perpjekja ta fus Ramen ne zgjedhje, i ka sherbyer me shume zgjedhja se sa lufta.
Rama thote se ju nuk jeni perballe asnjehere me akuzat per shpifje ne gjykate qe jane bere per ju?
Se nuk kam shpifur kurre.
A mendoni se me keto akuza cenoni biznesin dhe disa njerez?
Jo absolutisht. Keto nuk jane akuza, jane dosje. Nese nje bos, merr 54 mije m2 ne Tirane, toke publike, cdo bejme ne, do te rime duarkryq. A nuk doli Bashkia e Tiranes e mbrojti nje muaj rresht. Ftoj opoziten bashke te luftojme mafien. Ka deri me sot nga administrata ime rreth 160 zyrtare te denuar, imunitete te hequra, asgje nuk eshte futur ne kembet e opozites. Ka rreth 400 dosje per ta. Nuk mund te hetohet njera ane, e tjetra jo. Kompromisi i bere per hir te zgjedhjeve, nuk vazhdon me. Por ne ato 4 vite, cmontuam bandat me te rrezikshme. Tani do te merremi me mafien dhe me te do merret prokuroria, sherbimet inteligjente, autoritetet tatimore, doganore. Pse duhet te shqetesohet kush nga kjo.
Po gjuha juaj e perdorur ndaj Edi Rames cila ka qene. Gjuhe kryeministri eshte ajo. Eshte etike te hysh ne jeten private dhe sic thote Rama, te shpifesh?
Kundershtari im politik 2 vitet e fundit e ka cituar familjen time 2 milione here. I ka akuzuar ata ne menyren me monstruoze, cdo dite me spote televizive, me gazeta me cdo gje. Nuk kurseu femijet, bashkeshorten, asnje. Ne menyre absolute me nderoi, se familja eshte krenaria ime. Pa mbeshtetjen e familjes sime, nuk e di se do te mund te kisha performuar. Ndaj nuk kam asnje keqardhje se i citon cdo dite. Akuza per korrupsion, pa as faktin me te vogel. Formuloi akuza false te cilat nuk ju pergjigja ne teresi. Por reagova sepse, ky eshte qendrimi i tij ndaj familjes si vlere.
Ai ka nje urrejtje ndaj familjes. I thashe te vertetat me te hidhura me te papranueshme. Jane te verteta, fotografi qe qarkullojne ne tere boten, ku ne plazh publik ka nxjerre gruan e botes. Nese ne themi se me bashkeshorten mund te sillesh si te duash, jo, ka nje kod. Nuk u ndala dot ne keto probleme ne keto probleme. une bera fushate pozitive, por kur shoh kete njeri me urrejtjen per familjen nuk rri dot. Nuk eshte personal plazhi publik. Ka plazhe private ku te zhvishen. I ka shperndare vete ai. Kemi pasur nje ngjarje 8 muaj me pare, ajo e Pangos nuk ishte private. Asnje fjale nuk i kam thene te stisur.
Ka ardhur dita qe shoqeria te qetesohet nga kjo gjuhe?
Ai ka vite qe shpif cdo dite e si kam thene asgje tjeter, pervec asaj qe qendron ne dokumente publike. nuk i kam botuar une fotot e tij, i ka bere vete. Nuk eshte ceshtje personale ajo. Jeta e politikanit eshte sa publike dhe aq private. Dosjen gjyqesore ja ka botuar ndihmesi i tij kryesor sot.
Keshtu thate edhe per zgjedhjet lokale nuk i shtyni dhe i shtyte, kam pershtypjen se do te toleroni edhe per kutite?
Absolutisht jo. Pse nje politikan qe rreh te shoqen dhe shkon ne qeli dhe ky jo. Keto jane te pakaperdishme. Nuk ka vend ne bote qe t'i quaj private keto. Private eshte dhoma e gjumit, shtepia, jo plazhi publik dhe piaca. Se ndryshe hajde te krijojme lidere pa te mbathura, e te themi a jo, eshte jete private kjo. Keto cojne ne ato vrasjet ne familje, etj.
Ka nje akuze direkte nga Rama qe po nderhyni ne punet e brendshme te pushtetit lokal. Po frenoni investimet si te sheshi "Skenderbej" dhe unazen e vogel?
Sheshi "Skenderbej" eshte nje mashtrim. Ai nuk nis ndertimet se nuk e lejon Kocua. Unazen qe neser ta filloje Rama. segmentin qe ka brenda vijes, ta nise qe neser. Ai thote, kredine ta marre qeveria dhe shpronesimet, ne bejme ndertimin. Per pjesen e qytetit ne jemi te gatshem ta marrim. Por t'i thote qeverise edhe shpronesim dhe kredi, nuk mundemi.
TV Klan, Koha Jone
Krijoni Kontakt