Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 63 prej 63
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Para disa vjetësh, kur ende as që flitej diçka konkrete për statusin e Kosovës, në cilësinë e anëtarit të shoqërisë civile pata propozuar që shoqëria civile të tubohej rreth një platforme, me ide të thjeshtë prijëse, që Kosova të bëhej vend anëtar i Bashkimit Evropian më 2015. Ideja ishte që të vendosej një datë-cak dhe që pastaj, në bazë të kësaj date të përcaktoheshin edhe nevojat ligjore të ndryshimeve sistemore, të formatizimit të jetës politike, në mënyrë që vendi të ishte i gatshëm për aderim në atë datë.
    Kjo datë është tashmë e humbur; Kosova nuk ka gjasa reale të jetë vend anëtar i BE-së më 2015 edhe po të njihej sot nga të 27 anëtaret e BE-së, mbase edhe po ta kishte të zgjidhur çështjen e Veriut dhe të ishte anëtare e OKB-së. Me të gjitha këto parakushte sovraniteti,vendi ka probleme serioze strukturore, në qeverisje politike dhe ekonomike. Një pjesë e madhe e tyre është e trashëguar, qoftë nga periudha e socializmit, pushtimit serb, protektoratit ndërkombëtar apo dëmtimit nga keqqeverisja vendore.


    Me gjithë këto probleme, apo mu për shkak të tyre, ideja nuk duhet humbur. Përkundrazi, duhet adaptuar kushteve dhe nevojave të reja.
    Kushtet e reja janë se vendi është i pavarur, dhe tashmë nuk flasim më në formë hipotetike për natyrën juridike të shtetit sovran që synon aderimin në BE, pavarësia është realitet. Ndërsa nevojat e reja janë që vendi nuk ka mundësi më që në të të synohet një zinxhir i ngadalshëm, pikues, ndikimi, ku disa ide të filluara nga shoqëria civile gradualisht kalojnë dhe shndërrohen në pjesë të platformës së partive politike, dhe pastaj, pas shumë vjetësh shndërrohen në ide prijëse.
    Kushtet dhe nevojat e reja diktojnë një qasje jo graduale, por të drejtpërdrejtë, pingule.
    Vendi ka nevojë që t’i ketë të qarta tre komponentë bazikë të ardhmërisë së vet evropiane. I pari është data kur Kosova mund të jetë vend anëtar i BE-së, i dyti është përmbajtja e paketës reformuese që ka nevojë ta zbatojë shteti dhe i treti janë forcat politike që do ta udhëhiqnin një këso procesi.


    Dy prej këtyre tre komponentëve duhet të përcaktohen sivjet, nëse duam që të ndryshojë ecja negative e vendit, e këto janë data dhe forcat politike që do të udhëheqin një proces proevropian.
    Të fillojmë me datën. Tashmë ka filluar të flitet për datat e mundshme të aderimit për vendet e mbetura të Ballkanit Perëndimor. Nga kryeministri i ri grek u dëgjua ambicia e përfshirjes së këtij rajoni në BE më 2014, në njëqindvjetorin e fillimit të Luftës së Parë Botërore, në Sarajevë. Nga zyrtari i lartë i KE-së, Pierre Mirel, dëgjova një herë vitin 2018, në njëqindvjetorin e përfundimit të kësaj lufte.
    Data për Kosovën, besoj, do lidhur më shumë me çështje praktike sesa historike. Më 2013 përfundon buxheti i BE-së, i filluar më 2007. Para se të përfundojë ai vit, BE-ja ka nevojë të qartësojë buxhetin e saj deri më 2020, dhe nëse Kosova, si dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor (pas integrimit të Kroacisë) kanë gjasa të hyjnë, do të jetë brenda këtij cikli buxhetor, pra deri më 2020. Dhjetë vjet do t’i mjaftojnë një qeverisjeje dinamike që të ndërtojë shtet të aftë për t’u integruar.
    Pra, të vazhdojmë me forcat politike që duhet ta udhëheqin këtë proces. Nëse PDK-ja, si forcë me organizimin më të mirë partiak, policinë sekrete dhe mjetet dukshëm më të larta financiare është forca kryesore antievropiane, atëherë njëra prej opsioneve që do ta kishte vendi do të ishte një reformim i thellë i PDK-së, krijimi i një distance të plotë të kësaj partie ndaj korrupsionit dhe krimit politik, dhe adoptimi i një kursi të qartë programor - qeverisës që vë cakun e BE-së në ballë. Një zgjidhje e këtillë është e mundur, por jo në një afat të shkurtër. PDK-së ndoshta mund t’i nevojiten disa vjet për të mbërritur në një reformim të këtillë (që do të ishte në kundërshtim të plotë me interesat e një pjese të udhëheqjes së saj), por Kosova nuk e ka luksin e të priturit që depërtojë edukata proevropiane te krerët e kësaj organizate.
    Nëse jo PDK-ja, a ka forcë tjetër kyçe? Në spektrin e tanishëm politik, ka indikacione të qarta proevropiane në disa prej partive të tjera, por ato nuk përbëjnë forcë kritike. Për më tepër, asnjëra prej partive jashtë PDK-së nuk e ka forcën sot për të diktuar një kurs politik. Politikës proevropiane i mungon ajo pa të cilën nuk bën – forca kritike për të bërë reformimin e shtetit.


    Konkludimi për spektrin politik kosovar, si dhe për idenë evropiane për vendin është i thjeshtë. Ose do të bëhen pjesë e panoramës së tanishme, duke shërbyer si legjitimues të rrugës antievropiane të Kosovës (rasti i LDK-së) apo opozitarë pa shumë zë e mundësi në Parlament (AAK dhe LDD). Ose do të ndryshojë esenca e garës politike dhe në të do të vendoset poli antievropian i PDK-së nga njëra anë (me përkrahje eventuale të një partie të inspiruar nga Azia Qendrore), dhe poli proevropian nga ana tjetër, i përbërë prej të gjitha atyre forcave politike dhe individëve që e shohin stadin e tanishëm të rrugëtimit historik të Kosovës.

    (Nesër: Kush do të jetë aktori i ndryshimit?)

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Sa i menqur është ky surroi i din dobësit e PDK,LDK,AAK,LDD,AKR po nuk tregon pse deshtoi partia e tij "proeuropiane" ORA.
    E një nga arsyet pse deshtoi kjo parti është mendjemadhsia e Surroit i cili flet per korrupcionin,krimin,uzurpimet,ndersa vet është një nga uzurpatoret më të mdhenjë të hapsires mediale dhe pasuris publike,qe dhjet vite KTV shfrytzon objektet e ish RTP me qira qesharake.

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Veton Surroi: E ardhmja e pasigurt evropiane e Kosovës




    Nëse sivjet, më 2010, nga forcat proevropiane përcaktohet se Kosova duhet të jetë vend anëtar i BE-së më 2020, atëbotë e kemi zgjidhur njërën prej tri kërkesave për ndryshim. Mbetet ende pikëpyetja për kërkesën e dytë, kush do të jenë ato forca proevropiane që do ta bëjnë ndryshimin?
    Dhe kjo pyetje nuk ka përgjigje automatike. Në skenën tonë politike, çdo parti thotë se është për integrime euroatlantike (ashtu siç janë për pavarësi, demokraci, treg të lirë, të drejta të minoriteve, mbrojtje të ambientit, përkrahje njerëzve me aftësi të kufizuara, arsimit, etj.). Shikuar kështu, çdo parti është për ndryshime, që nuk do të thotë gjë – PDK-ja e ka në emrin e vet se është Demokratike, por prej themelimit të saj operon me polici sekrete.
    Përgjigjen duhet kërkuar ndryshe, në përmbajtjen e platformës integruese. Sivjet, në jetën kosovare politike është e nevojshme Platforma evropiane për Kosovën (PEK), në të cilën do të përcaktohen kahet reformuese të vendit, afatet kur duhen mbërritur këto reforma dhe mekanizmat vendorë e ndërkombëtarë që do të përdoren për këtë qëllim.
    Kjo sjell pra te komponenti i tretë, paketa reformuese. Nëse do të kemi zgjedhje parlamentare sivjet kemi nevojë edhe për një kontekst të ri zgjedhor. Nuk mjafton që gara të bëhet mes PDK-së (të orientuar që me një buxhet të konsiderueshëm, ushtrinë e disiplinuar të anëtarëve dhe me policinë sekrete të bëjë thyerjen e mëtejme të LDK-së dhe marrjen e strukturave të partive të tjera) dhe partive të tjera, apo si alternativë organizimi i një aleance të gjerë kundër PDK-së.
    Nevoja është që gara të jetë për forcën që do ta shpjerë Kosovën në BE më 2020.

    Platforma evropiane (apo euroatlantike) si kontekst i zgjedhjeve të ardhshme jo vetëm se është e nevojshme nëse vendi do të aderojë në NATO e BE deri më 2020, por mund të jetë i vetmi kontekst real matës i garës politike në Kosovë. Rrugëtimi antievropian i PDK-së nuk do të thotë që rrugëtimi i LDK-së apo AAK-së është automatikisht proevropian. Këtë pozicion këto, dhe partitë e tjera që mendojnë të garojnë karshi PDK-së mund ta fitojnë vetëm nëse e ndërtojnë me një platformë konkrete, mu atë që nuk e bënë gjatë pjesëmarrjes në qeverisje gjatë viteve të kaluara.
    E Platforma nuk është diçka e re: zyrtarë të LDK-së, AAK-së e madje edhe të PDK-së kanë pasur në duar kopje të planeve evropiane të Estonisë, Bullgarisë e madje edhe të Turqisë, plane të hartuara ndonjëherë nga një a dy zyrtarë, siç ishte rasti i shteteve baltike apo nga e tërë qeveria, siç është rasti i Turqisë.
    Dallimi mes Kosovës është se, për shkak të vonesave, vendi këtë duhet ta shndërrojë në një agjendë madhore zgjedhore, në të cilën do konfrontuar forcat që po e zhysin vendin në prapambetje dhe ato që projektojnë një të ardhme integruese.

    Por, Platforma nuk ka sukses si projekt i një partie. Në mungesë të fuqisë kritike vetjake për transformimin e shoqërisë, partitë politike që do të garojnë në zgjedhjet eventualisht të parakohshme, do të jenë të detyruara që Platformën ta adoptojnë si pjesë të koalicionit parazgjedhor. U mbetet atëherë partive që të shohin se sa i gjerë duhet të jetë ky koalicion, se cilat parti parlamentare e jashtëparlamentare do të hyjnë në të, se çfarë mund të jetë përfshirja e personave jashtëpartiakë.
    Në fakt, Platforma mund të funksionojë politikisht vetëm si agjendë e Listës evropiane të Kosovës apo sido tjetër të quhet, një liste që në bazë të marrëveshjes së aktorëve kryesorë politikë do të synojë pushtetin me agjendën e qartësuar për aderimin e Kosovës në BE më 2020, duke adresuar tërë shportën e madhe të problemeve ekzistuese që do zgjidhur, prej sigurimeve sociale e deri tek anëtarësimi i Kosovës në OKB.


    Një leksion i thjeshtë nga historia jonë. Vitet 1989-1990 do të mbahen në mend si një kthesë madhore për vendin: çështja e Kosovës për herë të parë po vihej brenda kontekstit fitimtar historik, atij të demokracisë liberale. Viti 1999 do të mbahet mend si kthesa që përfundoi sundimin e të tjerëve mbi Kosovën, me aksionin e Aleancës më të fortë politiko-ushtarake në historinë e njerëzimit. Nëse më 1989 Kosova u kthye nga Perëndimi, e më 1999 Perëndimi e çliroi vendin, rrjedha e natyrshme historike është që Kosova të jetë, si shoqëri pjesë e Perëndimit euroatlantik.
    Por, asnjë rrjedhë historike nuk ndodh vetvetiu. Kthesa nga Perëndimi nuk do të ndodhte pa lëvizje politike që e artikuluan atë kurs, të identifikuar me Alternativën politike, përkatësisht LDK-në dhe dr. Rugovën. Kthesa e çlirimit nuk do të ndodhte nëse amullinë politike të monopolizuar nga LDK-ja dhe Rugova nuk do ta trazonte UÇK-ja me kurajën për t’ia kthyer pushkën Serbisë, pa marrë parasysh gjasat kurrfare ushtarake për këtë.
    Integrimi i Kosovës në NATO dhe BE mund të jenë ligjshmëri historike, por ato nuk do të ndodhin nëse nuk ekziston një forcë kritike kosovare që e shtyn këtë proces përpara. Dhe, nëse ajo forcë nuk ravijëzohet sivjet, data edhe ashtu tejet ambicioze 2020 do të jetë gjithnjë e më e largët.

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •