Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 63
  1. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga Kosovelli Lexo Postimin
    Ja dosja e Veton Surroit e hartuar nga “Sigurimi i Atdheut” i LDK-se

    Në fillim të dokumentit të “SIA”-s thuhet se Veton Surroi është biri i rankoviqistit Rexhai Surroi, ish-ambasador i RSFJ-së në Spanjë, i vrarë për shkak të veprimtarisë së tij spiunazh kundër Spanjës.
    Sipas këtij dokumenti, gjyshi i Surroit ka qenë në rajonin e Prizrenit deputet lokal i krajlit Aleksandër dhe shpesh ka shkuar për vizitë te vetë Nikolla Pashiqi.
    “Kur filloi Lufta e Dytë Botërore, djemtë e tij Sezai dhe Rexhai janë pjesëmarrës të partizanëve serbë. Lidhjet më të mira i kanë pasur me Spasoje Gjakoviqin dhe kanë qenë me të parët e OZNA-s në Kosovë. Të njëjtën kohë kanë mbajtur lidhje edhe me çetnikët e Drazha Mihajloviqit.
    Një burim yni operativ ka të dhëna se në Prizren, vetë gjyshi i V. Surroit e ka mbajtur Drazha Mihajloviqin, kur ata kanë ardhur me vënë kontakte me M.B. për të luftuar së bashku kundër komunistëve”, thuhet në dokumentin e “SIA”-s, për të shtuar se babai i V. Surroit pas luftës së partizanëve çetnikë merr pozita të larta në Jugosllavi dhe në Prizren, mbahet mend si njeri që ka burgosur shumë njerëz dhe dhunuar.
    Më vonë, sipas dokumentit, babai i Veton Surroit i kryen disa kurse dhe fillon karrierën si diplomat dhe njeri i besuar i UDB-së.
    “Një burim i yni operativ që ka qenë edhe funksionar i lartë komunist në Kosovë (S.H.), tregon se edhe vetë komunistët e Kosovës nuk kanë guxuar asnjëherë të kenë fjalë me të. Lidhjet e tij me Spasoje Gjakoviqin ishin më të forta se edhe ato të politikanëve komunistë të Kosovës, në kryesinë e LKJ-së, apo Titon. Pasi babai i tij merr pjesë në shumë misione spiunazhi për UDB dhe KOS si diplomat në Amerikën latine, së fundi e dërgon në Spanjë, ku edhe shërbimi spanjoll e vret. Një burim i yni operativ, që edhe ai ka punuar kohë të gjatë në misione të tilla spiunimi, ka të dhëna se Rexhai Surroi vritet pasi kishte vënë kontakt me disa terroristë të ETA-s, që shërbimi jugosllav i mbante në kontakt për t’iu shitur armë”, thuhet më tej në dokument.
    Në vazhdim të dokumentit të “SIA”-s thuhet se Veton Surroi, qysh i ri, nëpërmjet babait të tij rekrutohet në UDB, kryen disa praktika dhe kurse në Beograd dhe Zemun dhe mëson shumë gjuhë të huaja për të vazhduar rrugën e babait të tij.
    Sipas këtij dokumenti, në lidhje e mban vetë Stane Dollanci, kurse pas vrasjes së babait të tij edhe ai vetë digjet dhe kthehet në Kosovë, sepse frikësohet se e vrasin.
    “Pas viteve të ‘90 fillon të merret me gazeta dhe shkruan. Këtë e bën me udhëzime të drejta nga UDB-ja. Duke u paraqitur si viktimë, ai e shfrytëzon mirë rastin dhe fillon të kontaktojë edhe me të huaj, të cilët edhe e përkrahin më vonë. Në fillim paraqitet si mik i presidentit. Merr edhe para nga fondacioni Soros, që ishte edhe një fondacion antikombëtar dhe kishte qëllim shkatërrimin e institucioneve të Kosovës dhe kundër presidentit I. Rugova. Me propagandën e vet ai përkrah njerëzit e terrorit komunist të UÇK-së dhe në emër të patriotizmit del kundër Rugovës. Kjo ka ardhur si direktivë e UDB-së dhe Sorosit”, thuhet në dokument.
    Po ashtu, në këtë dokument thuhet se gjatë bombardimeve të NATO-s, Surroi nuk është fshehur fare, por si njeri i privilegjuar ka qëndruar në një apartament të Grandit.
    “Një burim i yni operativ e ka parë mbi tri herë vetë atë në Grand me një grua të huaj. Me vonë kemi marrë vesh se ajo është një greke. Me lidhjet e saja dhe UDB lidhet edhe me klanin antikombëtar të Fatos Nanos, një kryekriminel serbo-grek që ka dashur ta shesë Kosovën. Një burim i yni operativ thotë se V. Surroi, çdo javë takohet me Fatos Nanon dhe me shërbimin serb dhe grek në Selanik dhe Kretë, ku bëjnë plane për ta shkatërruar Kosovën dhe për ta ndarë. Para nja dy javësh një burim i yni operativ thotë se është parë në shoqëri me një njeri që ka pasuri të madhe në Serbi, Greqi dhe në Tiranë, mendohet të jetë dikush nga vëllezërit Kariqi dhe se kanë pasur takim edhe me kuislingët e Fatos Nanos”, thuhet në fund të dosjes së “Sigurimit të Atdheut”, për veprimtarinë e Veton Surroit.

    masi njeher e keni cilsue keshtu edhe ju pergjigjet ashtu si jeni
    kosovlleh po shkruan edhe ti perrallat e tarasit!!
    eshte e ditme se sia eshte vet shiku nuk ti blen askush keto fazlla!!

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Paralajmerimet e "ZANZIBARIT"

    Veton Surroi

    Vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Shenjën për këtë e dhanë të dy partitë e koalicionit qeveritar. Krerët e partisë në pushtet shpallën, ndoshta nën ndikimin e alkoolit, në kafenë “Zanzibar”, më 19 nëntor të vitit të kaluar, e pastaj e tërhoqën deklaratën, se po prishnin koalicionin e tanishëm me LDK-në dhe po bënin koalicion me partnerë të tjerë. Në LDK, partinë e cila po e legjitimon qeverisjen antievropiane të Kosovës, mesazhi që fitoi zgjedhjet në Prishtinë (me vota të konsiderueshme votuesish që nuk janë tradicionalisht të LDK-së) ishte se LDK-ja nuk donte më ta legjitimonte, me prezencën e vet, këtë qeveri.
    Zgjedhjet dhe kur të mbahen ato do të jenë njëra prej çështjeve, ndonëse kyçe, të menysë politike dhe kalendarit kosovar. Dilemat janë tejet të vështira; nëse Kosova, përkatësisht faktori ndërkombëtar në të, ka ndërmend që seriozisht ta pastrojë skenën politike-shtetërore (integrimi i Veriut, lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit politik) a mund ta bëjë këtë gjatë fushatës zgjedhore? Shtrohet pyetja e kundërt: a mund ta bëjë këtë pa strukturë të re qeverisëse? Për më tepër, pasqyra ndërlikohet me periudhën pas shpalljes së mendimit të GJND-së. A duhet që ky moment Kosovën ta gjejë në fushatë zgjedhore? Anasjelltas: a është e mundur të bëhet çfarëdo pozitive në planin ndërkombëtar me kësi lloj qeverisjeje, pas shpalljes së mendimit të GJND-së?
    Dilemat mund të jenë vërtet të vështira, por ato duhet të sqarohen sa më shpejt. Nëse Kosova vazhdon rrugëtimin e vet negativ, do të dëmtojë, në formë të pariparueshme, mundësitë e integrimit në BE gjatë dhjetëvjetëshit që vjen.

    Zgjedhjet mund të ndihmojnë në tejkalimin e rrugëtimit antievropian të Kosovës, por jo vetvetiu. Ato mund të përsërisin edhe në formë e edhe në përmbajtje të kaluarat. Në formë, duke i detyruar në zgjedhjet e ardhshme partitë që t’i ruajnë me kallashë votat nga njëra - tjetra (dhe mjerë partitë që nuk kanë afinitet ndaj kallashit). Në substancë, duke mos prodhuar garë programore, pra as qeverisje programore. Në prapavijë të këtij procesi do të gjendet një sistem financimi i partive, i cili ndëshkon atë që mbështetet në transparencë dhe favorizon atë që përdor para të pista, kryesisht nga korrupsioni.
    Por, edhe nëse do të adresoheshin defektet e formës së mbajtjes së zgjedhjeve, problem fondamental do të mbetej adresimi programor. Nëse do të bëjë kthesën në rrugëtimin e vet evropian, vendi nuk ka kohë më për të eksperimentuar me opsione rajonale (“shkoi Dukagjini, tash e morëm Drenica e Llapi”, apo anasjelltas) e as me procesin, i cili u bë gati komik, i përcaktimit të partive të majta e të djathta, gjatë së cilit PDK-ja, pjesëmarrëse disavjeçare e tubimeve të Internacionales socialiste, u shpall e djathtë nga kryetari i saj.
    Në fakt, tabloja e konkurrencës politike është krejtësisht e paqartë. Për dallim prej shteteve ish-komuniste e të ish-Jugosllavisë, që trashëguan një sistem dhe e reformuan (qoftë të sigurisë publike, sigurimit shëndetësor, atij pensional apo tjetër), Kosova u detyrua të ndërtojë prej fillimi. Në çështjet sociale dhe ridistribuimit të të hyrave publike, aty ku në masë të madhe janë definuar e djathta dhe e majta, Kosova ka mbetur ende në fazën parashtetërore. Gjatë dhjetë vjetëve të kaluar, partitë që janë sot në Kuvendin e Kosovës kanë anashkaluar në tërësi, po e marrim si shembull, çështjen e pensioneve dhe çështjen e sigurimeve shëndetësore, dhe kështu Kosova nuk mund të krahasohet me asnjë vend tjetër evropian. Në vend të krahasimit me të majtën e të djathtën evropiane, dhe qasjeve të tyre ndaj pensioneve apo sigurimeve (ndonëse në Evropë ekziston pothuajse një konsensus shoqëror rreth tyre, majtë e djathtë bashkë), Kosova mund të krahasohet vetëm me ato vende afrikane që me vite të tëra pas dekolonizimit nuk kanë arritur të bëjnë ndërtimin e institucioneve të përgjegjësisë sociale.

    Ajo çka në fakt i nevojitet Kosovës në zgjedhjet e ardhshme është kthesa nga rrugëtimi negativ evropian, duke e nxjerrë agjendën evropiane si çështje kyçe zgjedhore. Sado e ndërlikuar dhe abstrakte të duket, është gjithsesi më e thjeshtë se debati i kotë për atë se kush është i majtë apo i djathtë në vend.
    Agjendën evropiane, në fakt, e ka përcaktuar deri sot PDK-ja. Prijësit realë të kësaj organizate, me rrjetin e tyre në qeverisje dhe institucione të tjera, kanë dëshmuar një agjendë antievropiane. Dëshmi për këtë ka të mjaftueshme në Raportin e Progresit, si dhe në qëndrimin e krerëve të kësaj partie ndaj SHIK-ut. Përderisa te krerët e kësaj partie të ekzistojë bindja se në Raportin e Progresit inkurajohet keqqeverisja e deritanishme dhe se partitë politike kanë të drejtë të kenë polici sekrete, PDK-ja do të mbetet prijëse në polin antievropian.
    Dhe kjo duhet se është brengosëse për Kosovën, ngase bëhet fjalë për partinë më të organizuar dhe më të fortë në Kosovë. Në dy vjetët e fundit jo vetëm se është konsoliduar struktura e kësaj ushtrie politike, por është depozituar edhe një thesar i vërtetë, i gatshëm për t’u përdorur në fushatat zgjedhore.

    Por nëse PDK-ja prin në polin antievropian, a do të thotë kjo se të gjitha partitë e tjera janë proevropiane, se janë në polin tjetër.
    Ky konstatim nuk vjen me automatizëm. Në fakt, PDK-ja ka ngritur në shkallë më të lartë, më efikase dhe më intensive keqveprimet e qeverive të kaluara, atëherë kur PDK-ja nuk ka qenë në pushtet.
    Dhe ky është problemi i ardhshëm për ata që mendojnë se duhet bërë zgjedhje të parakohshme: si të identifikohen forcat evropiane?

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Postime
    323
    Kjo Bande E Ka Vendin Ne Dubrave Dhe Sa Ma Pare Aq Me Afer Liria

  4. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga Kosovelli Lexo Postimin
    shkruan: BLERIM SHALA


    Ku je nisur Ti?
    kur iu afruam pikës së kontrollit kufitar, kuptuam që hëpërhë serbët nuk lejojnë kalimin. Hymë në disa nga veturat që pothuaj kishin shkelur vijën kufitare. Aty dëgjuam rrëfime nga më të ndryshmet për plaçkitjet, rrahjet dhe maltretimet, për lojën me ekzekutimet të cilat i kishin përjetuar udhëtarët në këto vetura. Policët serbë na kërkuan leternjoftimet. Menjëherë, me të marrë vesh emrin tim, polici pa një letër që kishte pranë, me gjasa me emrat dhe fotografit e anëtarëve të delegacionit të Kosovës në Rambuje..Kur vërtetoi se kush isha polici mu drejtua me fjalët:" ku je nisur ti? Kemi urdhër që asnjerin prej jush që e keni nënshkruar Marrëveshjen e Parisit të mos e lejojmë të dalë jashtë kosovës. Ju jeni fajtor për të gjitha...Ju të tjerët mund të shkoni...", iu drejtua Familjes sime, asaj të Sadri gashit dhe të Bajram Kadriut, me të cilët bëmë këtë rrugëtim të mundimshëm. Isha, kështu i arrestuar. Brenda në zyrat e kufitarëve të Policisë serbe, mbretronte një kaos i vërtetë. Pas nja gjysmë orë pritjeje, në shoqëri të tezes sime Sanie Gashi, e cila nuk më ndahej, për të më mbrojtur disi aty ku s'kishte më gjasa për kurrfarë mbrojtjeje, më thirri në bisedë shefi i stacionit policor, një meso burrë trashalluk, i cili nuk dukej fortë i brengosur për fillimin e luftës së NATO-s me Serbinë...
    " Ju jeni përgjegjës për këtë tragjedi"." Ju e sollët NATO-n mbi ne, Ju bëtë që NATO-ja të na bombardojë, ju jeni përgjegjës për këtë tragjedi që tani po përjetojnë shqiptarët...
    Të njejtat fjalë, një polic serbë, do t'ia hotë dr. Fehmi Aganit, nja dyzet ditë më vonë, kur Profesori u zu rob derisa ktheheshin me tren nga Hani i Elezit, pas tentimit ë pasukseshëm për të dalë në Maqedoni.
    Pas nja dhjetë-pesëmbëdhjetë minutash bisedë, shefi i Policisë më tha që duhej të prisja përjashta, në holl. Ishte e qartë që tani ai duhej të konsulltohej me autoritetet në Beograd, për të marrë pastaj vendim se çka duhet bërë me mua. Isha i bindur që do të më kthejnë në Prishtinë, prandaj u p¨rshendeta me tezen dhe i thashë që të gjithë duhet të dilnin në Maqedoni. Unë, aty mbrenda isha lënë të rrija vetëm, duke pritur verdiktin nga Beogradi..

    PSE MË LIRUAN?

    Nja dy javë më pas do të marr vesh nga ambasadori Hill se ç'kishte ndodhur në ato dy orë pritjeje. Hill, këtë storie e kishte kuptuar nga biseda telefonike e zhvilluar me ADNAN MEROVCIN, sekretar teknik i Rugovës. Dr. Ibrahim Rugova më 30 mars kur ishte përmendur shkuarja e tij për ç¨shtje sigurie në Beograd dhe bisedat me Millosheviqin kishte kërkuar që ti gjenin andej pari bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë si Fehmi Aganin, Edita Tahirin, Hydajet Hysenin, Mehmet Hajrizin, pra anëtarët e Delegacionit të Kosovës në Rambuje dhe ish-anëtarët e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
    Kur më zunë mua në Han të Elezit, autoritetet e Beogradit ishin konsultuar me DR. RUGOVEN dhe MEROVCIN, duke propozuar që të më kthenin në selinë e Ibrahim Rugovës...
    Rugova kishte refuzuar këtë ofertë duke thënë që nuk kishte nevojë për mua dhe se mund të më linin të lirë të kaloja kufirin. Sidoqoftë isha me fat të madh. Familja nuk besonte që s¨rish isha me ta....

    ********* **************
    Faktet janë këto. Nga kjo çka u tha më lartë shihet se Rugova ka qenë në pozitë të atillë që të tjerëve t'u shpëtojë jetët ose t'ua merr ato..
    Shtrohen pyetje logjike:

    Përse Policia e beogradit e konsultonte Rugoven për këto gjëra?

    Si ishte e mundur që Adnan Merovcit iu lejua që; nga Beogradi të shkojë në Shkup të konsultohet me të interesuarit dhe serish ë kthehet në Beograd të Ibrahim Rugova?

    Si është e mundur në momentin kur Rugova hynnë vilen e tij në Itali( masimo Dalema ka dëshmuar për ato kohra kur Italjanet e kishin marrë në mbikëqyrje Rugovën) në Kosovë vritet Fehmi Agani.

    Kur hyri NATO në Kosovë refugjatët filluan, nga gëzimi, nga Shqiperia të ktheheshin në këmbë. S'mund të prisnin transport ngaqë i thërriste vendi. Madje - madje dhe uset u nguten dhe hynë në Prishtinë...
    Por vetëm një njeri nuk ngutej e ky ishte Ibrahim Rugova? Ai rrinte akoma të qëndronte në Itali? A thua pse? Çfarë peshe të fajit ndjente ai që nuk ngutej të kthehej?

    Përse Ibrahim Rugova u kthye tek pas ndodhjeve të disa vrasjeve në Kosovë, të cilat vrasje gazeta BOTA SOT ua atribojëtë tjerëve dhe me këtë ndryshimin e mendimit në opinion?

    Ka shumë PSE-ja që do duhej dhënë përgjigjen: Unë e kam përgjigjen time..Po Ju?
    kosovlleh po blerim shales po dashka ti besojm edhe kur po thot se qeveria thaqi eshte kriminale!!
    kosovlleh blerim shala tha se shiku eshte organizate e kriminelesh edhe kjo qenka e verteta!!

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Eshte e dhimbeshme kur faktori nderkombetar ka respektin me te madh per nje politikan siq eshte surroi dhe ca bazibuzuka ketu e fyejn,ky eshte mjerimi shqipetar
    Mendimi i surroit kerkohet ne te gjitha forumet nderkombetare aty ku takohen njerzit e dijes.

  6. #56
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anëtarësuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    Citim Postuar më parë nga G-2 Lexo Postimin
    kosovlleh po shkruan edhe ti perrallat e tarasit!!
    eshte e ditme se sia eshte vet shiku nuk ti blen askush keto fazlla!!
    o shoq dje e ke marr vesh kush eshte shiku e po foli dicka,se krejt dime veq me shkru dy rreshta e me ofendu e me kritiku e me sha si do e do.

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga ardiana luzha Lexo Postimin
    o shoq dje e ke marr vesh kush eshte shiku e po foli dicka,se krejt dime veq me shkru dy rreshta e me ofendu e me kritiku e me sha si do e do.
    Vetem nje informacion.Ne burgun e Dubraves(Istog)eshte duke u ndertuar nje pavilon i sigurise se larte.Ky pavilon thuhet se eshte duke u ndertuar vetem per ata qe mbajne kravata.

  8. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga ardiana luzha Lexo Postimin
    o shoq dje e ke marr vesh kush eshte shiku e po foli dicka,se krejt dime veq me shkru dy rreshta e me ofendu e me kritiku e me sha si do e do.
    shoqe ketu gabohesh sa je plake e sa je trash!!
    mos me shtien me fol se e rrok lemza marinarin!!

  9. #59
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anëtarësuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    Citim Postuar më parë nga G-2 Lexo Postimin
    shoqe ketu gabohesh sa je plake e sa je trash!!
    mos me shtien me fol se e rrok lemza marinarin!!
    me ty se kom pas as se lodhi kry ski cka i rras hunt

  10. #60
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga ardiana luzha Lexo Postimin
    me ty se kom pas as se lodhi kry ski cka i rras hunt
    jo une nuk e rras kudo mire e ke ti!!

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •