kosovlleh mos genje pa mbulese se te dalin siguresat!!
fahmi agani eshte edhe ai eshte masakruar nga shiku i luftes!!
kosovlleh mos genje pa mbulese se te dalin siguresat!!
fahmi agani eshte edhe ai eshte masakruar nga shiku i luftes!!
Veton Surroi
Nëse në një shtet nuk kontrollohet në tërësi territori nga ana e pushtetit qendror, e ai pushtet ndërkaq është i drejtuar nga kontrollimi i parlamentit, medieve dhe dhënia e parasë publike të afërmve familjarë apo partiakë (që në këtë rast mund të mos dallojnë mes vete), atëbotë nuk jemi duke folur për një shtet tërësisht funksional, e as tërësisht demokratik. Kjo është Kosova, pa shtetësi, pa demokraci e as funksionalitet të rrumbullakuar.
Por Kosova nuk është e vetmuar në kësi përshkrimi. Disa shtete evropiane në transicion kanë qenë në këtë gjendje, apo janë ende. Moldavia, për shembull, ende nuk e kontrollon Transdnjestrin. Bullgaria ka pasur ish-sigurimsa të lidhur me kriminelë të lidhur me parti politike që kanë administruar vendin gjatë viteve të para të transicionit. Sllovakia ka pasur një antidemokrat, Vladimir Meçjar, që ka udhëhequr vendin në pavarësi dhe transicion në vitet e para. Me përjashtim të Moldavisë, në të gjitha këto vende ka ndodhur ndryshimi. Në Bullgarinë e kriminalizuar e Sllovakinë e shtypur nga autokracia, ndryshimi ndodhi në një çast kthese, ku integrimi në BE u shndërrua në prioritet të shoqërisë: i medieve, shoqërisë civile, partive politike – në fund edhe institucioneve.
Kosova e ka të vështirë ta bëjë këtë kthesë sot.
Partia në pushtet, formacioni politik më i disiplinuar dhe efikas (falë edhe punës së SHIK-ut) e sundon vendin me 200 mijë vota të fituara më 2007. Ky është legjitimitet i hollë demokratik, prej 13 për qind të elektoratit. Por, kjo parti dhe prijësit e saj kanë treguar zhdërvjelltësi, duke shfrytëzuar koniunkturën e gjendjes para shpalljes së pavarësisë, që të rekrutojnë në pushtetin e tyre jo vetëm, siç pritej me automatizëm, minoritetet, por edhe LDK-në. Kjo lidhje, deri dje e panatyrshme, vazhdoi me pazakonshmërinë e saj në dy vjetët e qeverisjes së deritanishme të partisë në pushtet: LDK-ja, ndonëse me një numër jo shumë më të vogël votash, e legjitimoi pushtetin e PDK-së dhe mori si shpërblim dikastere me gjashtëfish më pak para buxheti sesa ato të dikasterit të partnerit.
PDK-ja dhe LDK-ja, në gjendjen çfarë janë sot, e kanë të vështirë ta bëjnë kthesën evropiane. Në PDK kjo do të shkonte kundër interesave të demonstruara të qeverisjes. Përgatitja për integrim në Evropë do të thotë sjellje krejtësisht e kundërt me atë të demonstruar nga partia në pushtet. Do të thotë, që në vend të përpjekjes për të kontrolluar Parlamentin, Qeveria t’i nënshtrohet kontrollit parlamentar. Do të thotë që, në vend të kontrollit të medieve, të lihen të qeta ta bëjnë punën e tyre profesionale. Do të thotë që, në vend të menaxhimit të parasë publike nëpërmjet tenderëve njëburimorë të krijohet sistem transparent i konkurrencës ekonomike për paranë publike. Do të thotë që në vend të kontrollit të prokurorëve e gjyqtarëve, këta të lihen të qetë të ndërtojnë sundimin e ligjit. Lista është edhe më e gjatë, dhe përfundon me program për përgatitjen e vendit për BE.
Nga ana tjetër, në LDK-në e sotme nuk ekziston lidership për ta bërë kthesën. Dy figura që kanë modernizuar një lëvizje popullore (disa mund ta përshkruajnë dhe si populiste) çfarë është LDK-ja kanë vdekur, ideologu Fehmi Agani dhe lideri i partisë Ibrahim Rugova. Pas vdekjes së Aganit LDK-ja ka shënuar ulje të nivelit intelektual të artikulimit të politikës së saj. Pas vdekjes së Rugovës LDK-ja ka hyrë në drejtim me “autopilot”, me shpresë se disi do të rregullohet gjendja e dikush do ta marrë timonin. Prania herë e ngrirë e herë e shkrirë e Sejdiut në kreun e LDK-së nuk garanton kthesë; në rastin më të mirë, është një episod transitor që jo shumëkush do ta kujtojë pozitivisht. Sot LDK-ja ka rolin e legjitimuesit të qeverisjes PDK-SHIK, diçka që dr. Rugova kishte refuzuar të bënte më 1999, i vetëdijshëm edhe për rrezikun personal me këtë hap.
Partitë që nuk janë pjesë të pushtetit (me qëllim nuk po them opozitë, se disa prej tyre kanë interesa të përbashkëta me partinë në pushtet) do ta kishin vështirë, për shkak të numrit të votave, ta bënin kthesën edhe po ta kishin të gjitha orientimin e qartë evropian, e nuk e kanë.
Rrugëtimi antievropian i Kosovës mund të vazhdojë edhe më tutje. Paradoksalisht këtë rrugëtim mund ta ndihmojë vetë BE-ja, fillimisht duke e mbajtur EULEX-in në një gjendje të hibridit të UNMIK-ut. Një mision me ambicie të vetëdeklaruara kaq të mëdha, siç është sundimi i ligjit, ballafaqohet me tri detyra të jashtëzakonshme: vendosja e një sistemi juridik të unifikuar në Kosovë (që do të thoshte shtrirje e sistemit juridik kosovar në Veriun e Kosovës), lufta kundër korrupsionit në nivele të larta qeveritare (të paralajmëruar si “kapja e peshqve të mëdhenj”) dhe fillimi i luftës kundër krimit politik (me fillin e “çështjes Bllaca”). BE-ja mund të zgjedhë nga kjo meny dhe e ka luksin që prej të triave të mos zgjedhë asnjërën, me pretekstin se nuk ka unifikim të qëndrimeve brenda shteteve anëtare (për Veriun), kapacitete të mjaftueshme (në rastin e “peshqve”) apo bashkëpunim vendor (në “rastin Bllaca”). Po t’i zgjidhë të tria, do ta shtronte pyetjen objektive se a ka kapacitete për një synim kaq të madh. Por, me mosveprim, EULEX-i do ta dënonte Kosovën me një rrugë të dështimit shtetëror.
Rrugëtimin antievropian të Kosovës mund dhe do ta ndihmojë edhe Serbia. Pas shpalljes së mendimit të GJND-së, dhe tashmë me viza të liberalizuara e me BE-në ende të ndarë rreth Kosovës, Beogradi do të kërkojë një rrugë të mesme, që do ta lejonte që të mos e njihte pavarësinë e Kosovës, mos të obligohej për më shumë se bashkëpunim me EULEX-in, por, përkundrazi, ta vendoste EULEX-in si ndërmjetës të përhershëm në komunikimin institucional mes Kosovës dhe Serbisë. Në këmbim do të fitonte procesin negociator për anëtarësim në BE.
Presioni, në kësi rasti do të binte mbi Kosovën, ngase, Serbia do të ishte pala e cila do të kërkonte “normalizim”, ndërsa Kosova do të ishte ajo që do të refuzonte. Pa politikë të veten që të shndërrohej në partner të barasvlershëm Kosova do të mund të dilte nga ky “proces normalizimi” ashtu siç kishte hyrë, me rrugë të paqartë e të pasigurt evropiane. Në një këso rruge do të përfitonin forcat antievropiane të Kosovës.
Sistemi i këtillë negativ duhet çmontuar, dhe kjo është sa e nevojshme aq edhe e mundur. Dy partitë më të mëdha, këto që aktualisht janë në koalicion qeverisës, kanë nevojë për ndihmë në mënyrë që të marrin profilin evropian. Kjo ndihmë, e thjeshtësuar, përmbushet në formulën e thjeshtë: PDK-ja pa SHIK, LDK-ja pa Rugovën.
Në mënyrë që PDK-ja të jetë një parti bashkëkohore evropiane, ajo duhet të krijojë distancë kritike ndaj SHIK-ut, e kjo mund të bëhet vetëm nëse bëhet transparente veprimtaria e kësaj organizate, pa paragjykuar se a ka vepruar apo jo në të mirën e Kosovës. Fundja, çdo shërbim sekret, në demokraci a diktaturë, beson se është duke i shërbyer kombit, shtetit.
Nga ana tjetër, në mënyrë që LDK-ja të jetë parti bashkëkohore evropiane, duhet të mësohet të funksionojë pa lidershipin e dr.Ibrahim Rugovës, ndonëse duke riadoptuar sensin e tij fillestar të modernizimit të shoqërisë. LDK-ja nuk mund të vazhdojë të pretendojë se pas vdekjes së Rugovës gjërat do të vijnë në vend vetvetiu, dhe se kjo do të bëhet me një kryetar që ngrihet e shkrihet. Thjesht, duhet të zgjedhë një kryetar e një kryesi, në një proces demokratik.
“LDK-ja pa Rugovën” mund të zbulojë se Rugova nuk deshi të legjitimojë qeverisjen e SHIK-ut më 1999, dhe ndoshta dhjetë vjet pas duhet të ndjekë hapat e tij për të mbrojtur dinjitetin vetjak. PDK-ja pa SHIK-un mund të zbulojë se mund të ndjekë politikëbërjen jashtë kornizave të gjysmëklandestinitetit, operacioneve të importit e shpërndarjes së naftës dhe përgjimit të telefonave e të postës elektronike.
(Nesër: Majtas, djathtas - në Evropë)
shkruan: BLERIM SHALA
Ku je nisur Ti?
kur iu afruam pikës së kontrollit kufitar, kuptuam që hëpërhë serbët nuk lejojnë kalimin. Hymë në disa nga veturat që pothuaj kishin shkelur vijën kufitare. Aty dëgjuam rrëfime nga më të ndryshmet për plaçkitjet, rrahjet dhe maltretimet, për lojën me ekzekutimet të cilat i kishin përjetuar udhëtarët në këto vetura. Policët serbë na kërkuan leternjoftimet. Menjëherë, me të marrë vesh emrin tim, polici pa një letër që kishte pranë, me gjasa me emrat dhe fotografit e anëtarëve të delegacionit të Kosovës në Rambuje..Kur vërtetoi se kush isha polici mu drejtua me fjalët:" ku je nisur ti? Kemi urdhër që asnjerin prej jush që e keni nënshkruar Marrëveshjen e Parisit të mos e lejojmë të dalë jashtë kosovës. Ju jeni fajtor për të gjitha...Ju të tjerët mund të shkoni...", iu drejtua Familjes sime, asaj të Sadri gashit dhe të Bajram Kadriut, me të cilët bëmë këtë rrugëtim të mundimshëm. Isha, kështu i arrestuar. Brenda në zyrat e kufitarëve të Policisë serbe, mbretronte një kaos i vërtetë. Pas nja gjysmë orë pritjeje, në shoqëri të tezes sime Sanie Gashi, e cila nuk më ndahej, për të më mbrojtur disi aty ku s'kishte më gjasa për kurrfarë mbrojtjeje, më thirri në bisedë shefi i stacionit policor, një meso burrë trashalluk, i cili nuk dukej fortë i brengosur për fillimin e luftës së NATO-s me Serbinë...
" Ju jeni përgjegjës për këtë tragjedi"." Ju e sollët NATO-n mbi ne, Ju bëtë që NATO-ja të na bombardojë, ju jeni përgjegjës për këtë tragjedi që tani po përjetojnë shqiptarët...
Të njejtat fjalë, një polic serbë, do t'ia hotë dr. Fehmi Aganit, nja dyzet ditë më vonë, kur Profesori u zu rob derisa ktheheshin me tren nga Hani i Elezit, pas tentimit ë pasukseshëm për të dalë në Maqedoni.
Pas nja dhjetë-pesëmbëdhjetë minutash bisedë, shefi i Policisë më tha që duhej të prisja përjashta, në holl. Ishte e qartë që tani ai duhej të konsulltohej me autoritetet në Beograd, për të marrë pastaj vendim se çka duhet bërë me mua. Isha i bindur që do të më kthejnë në Prishtinë, prandaj u p¨rshendeta me tezen dhe i thashë që të gjithë duhet të dilnin në Maqedoni. Unë, aty mbrenda isha lënë të rrija vetëm, duke pritur verdiktin nga Beogradi..
PSE MË LIRUAN?
Nja dy javë më pas do të marr vesh nga ambasadori Hill se ç'kishte ndodhur në ato dy orë pritjeje. Hill, këtë storie e kishte kuptuar nga biseda telefonike e zhvilluar me ADNAN MEROVCIN, sekretar teknik i Rugovës. Dr. Ibrahim Rugova më 30 mars kur ishte përmendur shkuarja e tij për ç¨shtje sigurie në Beograd dhe bisedat me Millosheviqin kishte kërkuar që ti gjenin andej pari bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë si Fehmi Aganin, Edita Tahirin, Hydajet Hysenin, Mehmet Hajrizin, pra anëtarët e Delegacionit të Kosovës në Rambuje dhe ish-anëtarët e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kur më zunë mua në Han të Elezit, autoritetet e Beogradit ishin konsultuar me DR. RUGOVEN dhe MEROVCIN, duke propozuar që të më kthenin në selinë e Ibrahim Rugovës...
Rugova kishte refuzuar këtë ofertë duke thënë që nuk kishte nevojë për mua dhe se mund të më linin të lirë të kaloja kufirin. Sidoqoftë isha me fat të madh. Familja nuk besonte që s¨rish isha me ta....
********* **************
Faktet janë këto. Nga kjo çka u tha më lartë shihet se Rugova ka qenë në pozitë të atillë që të tjerëve t'u shpëtojë jetët ose t'ua merr ato..
Shtrohen pyetje logjike:
Përse Policia e beogradit e konsultonte Rugoven për këto gjëra?
Si ishte e mundur që Adnan Merovcit iu lejua që; nga Beogradi të shkojë në Shkup të konsultohet me të interesuarit dhe serish ë kthehet në Beograd të Ibrahim Rugova?
Si është e mundur në momentin kur Rugova hynnë vilen e tij në Itali( masimo Dalema ka dëshmuar për ato kohra kur Italjanet e kishin marrë në mbikëqyrje Rugovën) në Kosovë vritet Fehmi Agani.
Kur hyri NATO në Kosovë refugjatët filluan, nga gëzimi, nga Shqiperia të ktheheshin në këmbë. S'mund të prisnin transport ngaqë i thërriste vendi. Madje - madje dhe uset u nguten dhe hynë në Prishtinë...
Por vetëm një njeri nuk ngutej e ky ishte Ibrahim Rugova? Ai rrinte akoma të qëndronte në Itali? A thua pse? Çfarë peshe të fajit ndjente ai që nuk ngutej të kthehej?
Përse Ibrahim Rugova u kthye tek pas ndodhjeve të disa vrasjeve në Kosovë, të cilat vrasje gazeta BOTA SOT ua atribojëtë tjerëve dhe me këtë ndryshimin e mendimit në opinion?
Ka shumë PSE-ja që do duhej dhënë përgjigjen: Unë e kam përgjigjen time..Po Ju?
allahile a punoni najsen a mereni me najsen ju a vetem internet rrini ktu hahahaha..haj medet qfar njerz t`pa vakt ncnc.lejeni more ju rugoven e kta se kerka nuk jeni me fol o gllupa per dikon.
Une mendoi qe surroi sot eshte dashte te jet minister i punve te jashtme
Surroi ne te gjitha bisedat rreth kosoves ka qen i involvuar,dhe askush nuk eshte me i aft sot ne politik se sa surroi.
Edhe sot kur kosoven e vizitoin delegacione te jashtme takoin surroin.
Surroi sot ne shume shtete ku behet fjal per raporte nderkombetare eshte i ftuar dhe per mendimin tim aeshte i pregaditur shum ne politik.
B]Me ndihmen e nanes se sashes qe po rrin ne rusi gjithashtu me mkinern e zonjes Mirjane e Markviqit te shoqes se coftines millosheviq dhe me halucinacionet e FRANCISKO FRANKOS'" te dashure dhe te pa harruar", ndoshta edhe La pasionarja i ndihmon prej asaj bote po eshte e zen me Sanqon rreth mullirit,
Ndryshuar për herë të fundit nga shalja1 : 18-01-2010 më 12:42 Arsyeja: coftina UJDI.
Ja dosja e Veton Surroit e hartuar nga “Sigurimi i Atdheut” i LDK-se
Në fillim të dokumentit të “SIA”-s thuhet se Veton Surroi është biri i rankoviqistit Rexhai Surroi, ish-ambasador i RSFJ-së në Spanjë, i vrarë për shkak të veprimtarisë së tij spiunazh kundër Spanjës.
Sipas këtij dokumenti, gjyshi i Surroit ka qenë në rajonin e Prizrenit deputet lokal i krajlit Aleksandër dhe shpesh ka shkuar për vizitë te vetë Nikolla Pashiqi.
“Kur filloi Lufta e Dytë Botërore, djemtë e tij Sezai dhe Rexhai janë pjesëmarrës të partizanëve serbë. Lidhjet më të mira i kanë pasur me Spasoje Gjakoviqin dhe kanë qenë me të parët e OZNA-s në Kosovë. Të njëjtën kohë kanë mbajtur lidhje edhe me çetnikët e Drazha Mihajloviqit.
Një burim yni operativ ka të dhëna se në Prizren, vetë gjyshi i V. Surroit e ka mbajtur Drazha Mihajloviqin, kur ata kanë ardhur me vënë kontakte me M.B. për të luftuar së bashku kundër komunistëve”, thuhet në dokumentin e “SIA”-s, për të shtuar se babai i V. Surroit pas luftës së partizanëve çetnikë merr pozita të larta në Jugosllavi dhe në Prizren, mbahet mend si njeri që ka burgosur shumë njerëz dhe dhunuar.
Më vonë, sipas dokumentit, babai i Veton Surroit i kryen disa kurse dhe fillon karrierën si diplomat dhe njeri i besuar i UDB-së.
“Një burim i yni operativ që ka qenë edhe funksionar i lartë komunist në Kosovë (S.H.), tregon se edhe vetë komunistët e Kosovës nuk kanë guxuar asnjëherë të kenë fjalë me të. Lidhjet e tij me Spasoje Gjakoviqin ishin më të forta se edhe ato të politikanëve komunistë të Kosovës, në kryesinë e LKJ-së, apo Titon. Pasi babai i tij merr pjesë në shumë misione spiunazhi për UDB dhe KOS si diplomat në Amerikën latine, së fundi e dërgon në Spanjë, ku edhe shërbimi spanjoll e vret. Një burim i yni operativ, që edhe ai ka punuar kohë të gjatë në misione të tilla spiunimi, ka të dhëna se Rexhai Surroi vritet pasi kishte vënë kontakt me disa terroristë të ETA-s, që shërbimi jugosllav i mbante në kontakt për t’iu shitur armë”, thuhet më tej në dokument.
Në vazhdim të dokumentit të “SIA”-s thuhet se Veton Surroi, qysh i ri, nëpërmjet babait të tij rekrutohet në UDB, kryen disa praktika dhe kurse në Beograd dhe Zemun dhe mëson shumë gjuhë të huaja për të vazhduar rrugën e babait të tij.
Sipas këtij dokumenti, në lidhje e mban vetë Stane Dollanci, kurse pas vrasjes së babait të tij edhe ai vetë digjet dhe kthehet në Kosovë, sepse frikësohet se e vrasin.
“Pas viteve të ‘90 fillon të merret me gazeta dhe shkruan. Këtë e bën me udhëzime të drejta nga UDB-ja. Duke u paraqitur si viktimë, ai e shfrytëzon mirë rastin dhe fillon të kontaktojë edhe me të huaj, të cilët edhe e përkrahin më vonë. Në fillim paraqitet si mik i presidentit. Merr edhe para nga fondacioni Soros, që ishte edhe një fondacion antikombëtar dhe kishte qëllim shkatërrimin e institucioneve të Kosovës dhe kundër presidentit I. Rugova. Me propagandën e vet ai përkrah njerëzit e terrorit komunist të UÇK-së dhe në emër të patriotizmit del kundër Rugovës. Kjo ka ardhur si direktivë e UDB-së dhe Sorosit”, thuhet në dokument.
Po ashtu, në këtë dokument thuhet se gjatë bombardimeve të NATO-s, Surroi nuk është fshehur fare, por si njeri i privilegjuar ka qëndruar në një apartament të Grandit.
“Një burim i yni operativ e ka parë mbi tri herë vetë atë në Grand me një grua të huaj. Me vonë kemi marrë vesh se ajo është një greke. Me lidhjet e saja dhe UDB lidhet edhe me klanin antikombëtar të Fatos Nanos, një kryekriminel serbo-grek që ka dashur ta shesë Kosovën. Një burim i yni operativ thotë se V. Surroi, çdo javë takohet me Fatos Nanon dhe me shërbimin serb dhe grek në Selanik dhe Kretë, ku bëjnë plane për ta shkatërruar Kosovën dhe për ta ndarë. Para nja dy javësh një burim i yni operativ thotë se është parë në shoqëri me një njeri që ka pasuri të madhe në Serbi, Greqi dhe në Tiranë, mendohet të jetë dikush nga vëllezërit Kariqi dhe se kanë pasur takim edhe me kuislingët e Fatos Nanos”, thuhet në fund të dosjes së “Sigurimit të Atdheut”, për veprimtarinë e Veton Surroit.
masi njeher e keni cilsue keshtu edhe ju pergjigjet ashtu si jeni
Bravo Veton!
Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)
Lista e injorimit: Llapi
Sigurimi i atdheut? Keshtu quhej edhe nga ana e babes tuaj ( Enver Hoxhes). Edhe ai bente dosje, pergadiste materiale qindra faqesh kur i tekej ta ekzekutonte dikend. Edhe i gjente gjyshin e stergjyshin dhe i bente bashkpuntor e spiun. Pra stergjyshi ishte me turqit,gjyshi me mbretin e baba me imperialistet dhe revizonistet. Her me rus her me jugosllav e her me kinez.
Keshtu qeverisi baba juaj ( Enveri pra ) per nje gjysem shekulli, duke futur tmerr e frike ne popull. Duke qeruar popullin nga njerezit me te ndritur te kohes. Duke e lene ombin dhe Shqiperine te behet me e varfera e Europes dhe nje nder me te varferat e botes.
E si te jet te ju ndryshe? Ju marioneta, pjelle e mendjes dhe angazhimit te antikombetarit Fatos Nano.Te njejt jini.Si Enver kanibali, si baba juaj. Ju bastard ( kopila ) te komunizmit.
E pra as kretenat e LDK-se nuk jan ma te mire se ju. Prodhim gati i njejt jeni.
PS Tani ti e ke radhren. Pergjigju si i ka hije nje PyDyKy-isti.Nxirre tere arsenalin e sharjeve qe di.Si e ke zakon ti, disa te tjere dhe kryetuli i forumit.
Ndryshuar për herë të fundit nga Daja-GONI : 18-01-2010 më 14:04
Veton surroj nuk mundet te jep vlersime per as nje njeri,se nuk eshte i drejt ne asnje an..
vetoni eshte deshmuar edhe nga vota e popllit ne vitin 2007..kur ky popull e zhduki nga partija dhe i tregoj se njerzit si ti kosoves nuk i duhen,,e ma ska qka me fol
As nje medija ne serbi nuk e di si kishin mundur me mire me emitu programin e ti ne ktv,,,se sa ktv ja e veton surrojet...
lete tregon se sa miliona po i merr nga serbija si po qpike dezinformat te serbis ne ktv,,eshte turpi i ti dhe familjes se ti se qka eshte duke ber tani aj kunder kosoves dhe popllit te kosoves me ktv..
ktv eshte emitimi i rtv te serbis ne kosove,,degjoni dhe vlersoni a eshte keshtu a jo..
shikoni programet e tv te serbijes qka qesin ne lajme dhe shikoni pastaj ketv dhe bindeni e dhe ju shikus te nderuar..
eshte tashti i finoncuar nga beogradi ktv,,te bej propogande kunder kosoves dhe popllit te saj ,,,kjo eshte e vertet.....
vetoni dhe bashkpuntoret e ti jan kunder shtetit te kosoves tani...ket deshmojen edhe medjat ne beograd.......se vetonit i interesojen milionat nuk i intereson kosova e as poplli..
kjo eshte e vertet o njerzi
Krijoni Kontakt