
Postuar më parë nga
Kosovelli
Ja dosja e Veton Surroit e hartuar nga “Sigurimi i Atdheut” i LDK-se
Në fillim të dokumentit të “SIA”-s thuhet se Veton Surroi është biri i rankoviqistit Rexhai Surroi, ish-ambasador i RSFJ-së në Spanjë, i vrarë për shkak të veprimtarisë së tij spiunazh kundër Spanjës.
Sipas këtij dokumenti, gjyshi i Surroit ka qenë në rajonin e Prizrenit deputet lokal i krajlit Aleksandër dhe shpesh ka shkuar për vizitë te vetë Nikolla Pashiqi.
“Kur filloi Lufta e Dytë Botërore, djemtë e tij Sezai dhe Rexhai janë pjesëmarrës të partizanëve serbë. Lidhjet më të mira i kanë pasur me Spasoje Gjakoviqin dhe kanë qenë me të parët e OZNA-s në Kosovë. Të njëjtën kohë kanë mbajtur lidhje edhe me çetnikët e Drazha Mihajloviqit.
Një burim yni operativ ka të dhëna se në Prizren, vetë gjyshi i V. Surroit e ka mbajtur Drazha Mihajloviqin, kur ata kanë ardhur me vënë kontakte me M.B. për të luftuar së bashku kundër komunistëve”, thuhet në dokumentin e “SIA”-s, për të shtuar se babai i V. Surroit pas luftës së partizanëve çetnikë merr pozita të larta në Jugosllavi dhe në Prizren, mbahet mend si njeri që ka burgosur shumë njerëz dhe dhunuar.
Më vonë, sipas dokumentit, babai i Veton Surroit i kryen disa kurse dhe fillon karrierën si diplomat dhe njeri i besuar i UDB-së.
“Një burim i yni operativ që ka qenë edhe funksionar i lartë komunist në Kosovë (S.H.), tregon se edhe vetë komunistët e Kosovës nuk kanë guxuar asnjëherë të kenë fjalë me të. Lidhjet e tij me Spasoje Gjakoviqin ishin më të forta se edhe ato të politikanëve komunistë të Kosovës, në kryesinë e LKJ-së, apo Titon. Pasi babai i tij merr pjesë në shumë misione spiunazhi për UDB dhe KOS si diplomat në Amerikën latine, së fundi e dërgon në Spanjë, ku edhe shërbimi spanjoll e vret. Një burim i yni operativ, që edhe ai ka punuar kohë të gjatë në misione të tilla spiunimi, ka të dhëna se Rexhai Surroi vritet pasi kishte vënë kontakt me disa terroristë të ETA-s, që shërbimi jugosllav i mbante në kontakt për t’iu shitur armë”, thuhet më tej në dokument.
Në vazhdim të dokumentit të “SIA”-s thuhet se Veton Surroi, qysh i ri, nëpërmjet babait të tij rekrutohet në UDB, kryen disa praktika dhe kurse në Beograd dhe Zemun dhe mëson shumë gjuhë të huaja për të vazhduar rrugën e babait të tij.
Sipas këtij dokumenti, në lidhje e mban vetë Stane Dollanci, kurse pas vrasjes së babait të tij edhe ai vetë digjet dhe kthehet në Kosovë, sepse frikësohet se e vrasin.
“Pas viteve të ‘90 fillon të merret me gazeta dhe shkruan. Këtë e bën me udhëzime të drejta nga UDB-ja. Duke u paraqitur si viktimë, ai e shfrytëzon mirë rastin dhe fillon të kontaktojë edhe me të huaj, të cilët edhe e përkrahin më vonë. Në fillim paraqitet si mik i presidentit. Merr edhe para nga fondacioni Soros, që ishte edhe një fondacion antikombëtar dhe kishte qëllim shkatërrimin e institucioneve të Kosovës dhe kundër presidentit I. Rugova. Me propagandën e vet ai përkrah njerëzit e terrorit komunist të UÇK-së dhe në emër të patriotizmit del kundër Rugovës. Kjo ka ardhur si direktivë e UDB-së dhe Sorosit”, thuhet në dokument.
Po ashtu, në këtë dokument thuhet se gjatë bombardimeve të NATO-s, Surroi nuk është fshehur fare, por si njeri i privilegjuar ka qëndruar në një apartament të Grandit.
“Një burim i yni operativ e ka parë mbi tri herë vetë atë në Grand me një grua të huaj. Me vonë kemi marrë vesh se ajo është një greke. Me lidhjet e saja dhe UDB lidhet edhe me klanin antikombëtar të Fatos Nanos, një kryekriminel serbo-grek që ka dashur ta shesë Kosovën. Një burim i yni operativ thotë se V. Surroi, çdo javë takohet me Fatos Nanon dhe me shërbimin serb dhe grek në Selanik dhe Kretë, ku bëjnë plane për ta shkatërruar Kosovën dhe për ta ndarë. Para nja dy javësh një burim i yni operativ thotë se është parë në shoqëri me një njeri që ka pasuri të madhe në Serbi, Greqi dhe në Tiranë, mendohet të jetë dikush nga vëllezërit Kariqi dhe se kanë pasur takim edhe me kuislingët e Fatos Nanos”, thuhet në fund të dosjes së “Sigurimit të Atdheut”, për veprimtarinë e Veton Surroit.
keshtu keni krijue dosje edhe per shume njerez te tjer dhe i keni vra dhe njerzit e juv veliq44
Krijoni Kontakt