Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266

    “E vërteta për shitjen e energjisë”

    Kryeministri Sali Berisha i kërkon ministrive hartimin e projekteve dhe planeve për post emergjencën, në mënyrë që të realizohet në një kohë sa më të shkurtër rehabilitimi i plotë i zonave të përmbytura. Në mbledhjen e djeshme, të zhvilluar në Bashkinë e Shkodrës, duke e cilësuar këtë operacion si më të suksesshmin në historinë e vendit, kryeministri theksoi se qeveria dhe shteti dëshmuan shkallën e moralit të tij, i cili vendos të parin qytetarin dhe jetën e tij, si dhe dëshmuan shkallën e lartë të organizimit dhe shpirtin e sakrificës.Kryeministri kërkoi nga ministritë hartimin e projekteve dhe planeve për post emergjencën. "Të mos harrojmë se kjo zonë nuk është shkretëtirë, por një nga zonat më pjellore, më të pasura të tokës shqiptare, prandaj ka një rëndësi të jashtëzakonshme rehabilitimi tërësor i saj, infrastruktura, shkollat, qendrat shëndetësore, rrugët, kanalizimet dhe çdo gjë", u shpreh kryeministri. Berisha u shpreh se "nuk ka ndodhur dhe nuk ndodh ndonjëherë në histori, që një qytet, që një rreth të ketë përballuar me kaq dinjitet, me kaq gjakftohtësi, me kaq trimëri dhe mençuri një katastrofë, një fatkeqësi natyrore si kjo që përjetoi Shkodra nga data 26 dhjetor deri në ditën e djeshme". Ndërsa ka reaguar dhe me deklarimet e opozitës për rritjen e çmimit të dritave. "Shkodra ka një shpirt të pamposhtur dhe thelbi i shpirtit të saj qëndron në një raport të vetëm dhe kryesor, të njeriut të qytetëruar dhe ky është raporti me të vërtetën. Ata që duan t'i servirin Shkodrës trillime dhe mashtrime, duhet ta dinë se qyteti ka një epitet për ta "sherr budall". Ata që bëjnë "sherr budallën", duke i thënë Shkodrës se qeveria e rezervoi ujin për ta shitur me çmim më të shtrenjtë në janar, ata bëjnë vetëm sherr budallën, dhe këtë, thonë ata, e bënte sepse ERE rriti çmimin. Por tani unë do t'u tregoj të vërtetën qytetarëve të Shkodrës. ERE rriti çmimin nga 17 lekë të vjetra në 22 lekë të vjetra, në një kohë kur në çdo orë, në çdo ditë të tetorit, të nëntorit, të dhjetorit, qeveria dhe KESH mund ta shisnin energjinë me së paku 45 lekë, deri në 50 lekë të vjetra, pra u them dhe njëherë mos i servirni Shkodrës dokrra se prej saj do të keni vetëm një përgjigje: "sherr budall"", tha Berisha. Kryeministri theksoi se "as simitet e tyre nuk i ha Shkodra. I pamë një ditë që kishin mbushur një çantë me simite dhe i shpërndanin, por qytetarët nuk i merrnin". Berisha theksoi se do të nisë projekti për thellimin e Bunës, për ta bërë këtë lumë të lundrueshëm. Një dragë e fuqishme kishte nisur thellimin, dalje e cila ka kapacitet 400 metër kub në orë. Ndërsa do të rishikohet projekti "by pass-it të Shkodrës, duke parashikuar dhe ndërtimin e argjinaturës në zonën e Livadeve". Kryeministri theksoi se "duhet të studiojmë edhe njëherë argjinaturën e Dajçit, që është më kryesorja, të anës malit, të Obotit dhe kudo, sikundër një studim urbanistik duhet të bëhet në mënyrë që nuk duhet të ndërtohet aty ku rreziku është i madh".
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  2. #2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    na doli "sherr-budalli" shtehe ... sherr budalli ben shfaqje teatrale me qeverine ne Shkoder ... qytetaret e Shkodres mbajne duart ne bel prej ... gazit ... ata tani mesuan se zona e permbytur nuk paska qene shkretetire ... ato furçet nuk e bejne me efektin ... repertori sa vjen e varferohet e behet me shume satirik ...

    ra kjo permbytje dhe " do te studiojmë edhe njëherë argjinaturën e Dajçit, që është më kryesorja, të anës malit, të Obotit dhe kudo, sikundër një studim urbanistik duhet të bëhet në mënyrë që nuk duhet të ndërtohet aty ku rreziku është i madh... " e premtime te tjera ...

    presim inaugurimat ... shiritat ... gershanat ...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •