Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 38
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Talking Më mirë në burg se te gruaja

    Një sicilian i cili nuk kishte dëshiruar të kalonte natën festive të ndërrimit të moteve bashkë me gruan e tij – kishte hyrë në stacionin e policisë, duke kërkuar nga policët të arrestonin atë.


    35-vjeçarit anonim, policia i kishte thënë se nuk mund ta arrestonin pasi që ai nuk kishte bërë gjë të keqe. Kështu, ai nuk kishte pritur shumë, kishte shkuar në një kioskë të afërt, i armatosur me thikë, e kishte kërcënuar shitësin – të cilit ia kishte ‘rrëmbyer” ca çokollata dhe një pako çamçakëz, dhe i qetë kishte pritur ardhjen e policisë.

    Natyrisht, policia ia kishte plotësuar dëshirën – kishte ardhur dhe arrestuar atë.

    Një rast i ngjashëm kishte ndodhur edhe para disa muajsh po në Sicili – kur Santo Gambini, i cili ishte liruar nga burgu dhe pjesën e mbetur të dënimit duhej të vuante në burg shtëpiak – kishte kërkuar nga autoritetet ta kthenin në burg, sepse aty i dukej më mirë sesa në shtëpi më bashkëshorten e tij. /Telegrafi/
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anëtarësuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661
    Jane mesuar te rine me shoke......s'kan ci duan me grate burgaxhinjte .sigurisht dhe grave s'ju duhen me.
    Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)

  3. #3
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Ky eshte diskriminim ndaj burrave (s`i u nxirrka burri jashte shtepise)
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e erla07
    Anëtarësuar
    03-12-2009
    Postime
    752
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Ky eshte diskriminim ndaj burrave (s`i u nxirrka burri jashte shtepise)
    burri nuk kishte deshire vete te qendronte ne shtepi......

  5. #5
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Hahahaha, ka gallata me keto burgaxhinjte e thekur vallaj. Ne qytetin tim te lindjes, eshte nje hajdut qe i eshte bere burgu shtepi. E kapin, e fusin brenda, e denojne nga 3 muaj ose 6, nganjeher edhe 1 ose 2 vjet, sa del jashte, ben nje pushim 3 ditor ne lirine e tij te merzitshme, dhe pastaj prape shkon tek "shtepiza" e tij.

    Duçe e ka pseudonimin. LoL
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  6. #6
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    amon mer se nuk e keni kap thelbin. e kom thon po mu mi fshijn posted. martesa osht burg hahahahahahah. ku ishe ku shkove sa lek prishe pse hyne pse dole hahahhahahahahaha
    no glove no love

  7. #7
    ShkOdrAne ForEver Maska e Adaes
    Anëtarësuar
    06-01-2009
    Vendndodhja
    HeRe... TheRe... NoWheRe...
    Postime
    1,251
    Hehehe... ene thone pastaj qe martesa eshte lumturi

    Mjere kush martohet
    Really Dude... Get A Life!!!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Ata qe preferojne me mire burgun jane njerez te mbaruar. Fundja gruaja nuk po i ndjek nga prapa per ti vrare. Jane te lire te vene ku te duan. Njerez te tjere nuk kishte ai pervec gruas? Jo vetem gruaja, por asnje se paska dashur prane.

  9. #9
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Ca burri zgjut paska qene , ja te gjithe burrat duhet te marrin shembull prej tij ...

  10. #10
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    ai ka qon teveqel ose bu pa asi r se me qen burrrrrr s'ishte martu kurrrrrrrr hahahahahahaa
    no glove no love

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •