-
Eurodeputetët ashpërsojnë kritikat ndaj politikave destruktive te Edvin Rames
Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, Gabriele Albertini është shprehur se të mos pranosh rregullat e demokracisë, siç bën opozita me qëndrimin e saj, është të refuzosh demokracinë. Albertini i bëri këto komente gjatë një takimi me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Gjatë këtij takimi, Albertini dhe Topalli biseduan për liberalizimin e vizave dhe përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Pas takimit, Albertini dha një deklaratë për median, ku theksoi se brenda mesit të këtij viti, në verë, do të mbyllet procesi i liberalizimit të vizave për Shqipërinë. "Jemi shumë të kënaqur sepse kjo afron Shqipërinë me Evropën, dëshirë që e kemi të gjithë ne, veçanërisht ne italianët që jemi afër. Natyrisht dhe për shqiptarët, që pas vitesh izolimi, aspironi të hyni në Europë me të drejta të plota", deklaroi Albertini. I pyetur për qëndrimin e opozitës, zoti Albertini deklaroi se rregullat e demokracisë janë rregulla të forta. "Në momentin kur bëhen zgjedhje dhe pasi komuniteti ndërkombëtar i ka verifikuar dhe çertifikuar si zgjedhje të rregullta, atëherë rezultatet e dala qartësisht, janë një realitet. Nga këto zgjedhje ka dalë një mazhorancë dhe minoranca duhet të ndërgjegjësohet për vendin që i takon. Të mos pranosh këto rregulla, siç bënë opozita me qëndrimin e saj, është të refuzosh demokracinë. Pra, konfirmoj pozicionin e Presidentit të Parlamentit Europian, Buzek se, mazhoranca qeveris dhe opozita kontrollon", u shpreh Kryetari i Komisonit të Jashtëm i PE-së. Ai përjashtoi çdo lloj mundësie për realizimin e kushteve të opozitës që bien ndesh me Kushtetutën dhe thyejnë vendimet e sistemit të drejtësisë. "Bazuar në shtetin e së drejtës, në ndarjen e pushteteve, ku Parlamenti është një pushtet, drejtësia një pushtet tjetër, dhe qeveria një tjetër, dhe meqenëse drejtësia ka marrë një vendim në lidhje me pretendimet e opozitës, atëherë pushteti politik nuk mund të dalë mbi pushtetin e drejtësisë. Po ta bënte Parlamenti këtë, do të thotë që të shkelë rregullat e shtetit të së drejtës dhe kjo do të largonte Shqipërinë nga Europa", deklaroi Albertini. Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian nuk është i vetmi zë në grupet parlamentare të PE-së që kritikon bojkotin e opozitës. Të dyja grupimet në Parlamentin Europian, si të djathtët ashtu edhe të majtët, e konsiderojnë të pavend bojkotin e opozitës. E djathta e konsideron absurditet që një opozitë bojkoton Parlamentin, ndërkohë që të majtët theksojnë se për të zgjidhur këtë çështje do të organizohet një takim në Tiranë. Eurodeputeti Joseph Daule tha se është e vështirë për të ndërtuar demokracinë si proces formimi. "Në shumë vende që kanë njohur komunizmin është e vështirë për të mësuar se ç'është demokracia. Demokracia e vërtetë është që opozita të bëjë punën e vet, të bëjë propozimet e veta dhe të përgatisë të ardhmen pasi opozita një ditë do të vijë në pushtet. Nuk duhet të bojkotohet Parlamenti, kur zgjidhesh nga qytetarët ke një përgjegjësi dhe duhet të përgjigjesh për këtë", u shpreh eurodeputeti Daule. Ndërkohë që eurodeputeti liberal Jelko Kacin u shpreh se, Shqipëria ka shumë për të bërë në procesin e integrimit, kështu që nevojiten të gjitha partitë. "Bëhet fjalë për një çështje që prek të gjithë vendin, jo vetëm koalicionin qeveritar, kështu që të gjitha partitë dhe shoqëria civile duhet të përfshihet në të ardhmen europiane të vendit. Është një proces shumë i rëndësishëm bërja gati për anëtarësim, ndaj unë po shfrytëzoj rastin t'i bëj thirrje kolegëve të mi në Shqipëri që të kthehen në Kuvend dhe të marrin pjesë aktive në jetën politike të vendit, për të përmirësuar demokracinë e vendit dhe përshpejtuar rrugën e integrimit", theksoi Kacin. Ndërsa kryetari i grupit sicialdemokrat, Martin Sshulz thekson se vendi ka nevojë për zgjidhje të forta dhe duhet të ketë perspektivë europiane, për këtë duhet bashkëpunimi i të gjithë spektrit politik. "Socialistët po përgatisin një konferencë për situatën në Ballkan dhe ne do të flasim për të majtën në Shqipëri dhe për situatën aty", tha ai.
balkan web
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt