Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Eurodeputetja Doris Pack, një ndër emrat e Bashkimit sulmon Edi Ramën..

    Eurodeputetja Doris Pack, një ndër emrat e Bashkimit Evropian më afër zhvillimeve politike në Shqipëri, ka sulmuar kryetarin socialist Edi Rama duke konsideruar se po abuzon duke shfrytëzuar politikisht përmbytjet ndërsa i bën thirrje partisë që ai drejton që të ikë prej tij.

    Deklarimet e Doris Pack u bënë në një prononcim për TV Klan në Bruksel, ku është vlerësuar menaxhimi nga qeveria shqiptare i përmbytjeve në veri të vendit.

    Në të kundërt, qëndrimi i opozitës shqiptare është kritikuar rreptësishtë edhe për përdorimin e situatës së përmbytjeve për interesa të ngushta personale: “Më kujtohen përmbytjet në Gjermani disa vjet më parë. Këto janë gjëra që ndodhin radhë. Si rrjedhim, mund t’ju them, se janë dy gjëra të ndryshme të jesh i përgatitur për këtë dhe të menaxhosh situatën”, deklaroi Pack.

    Parë nga jashtë, vlerësoi ajo, menaxhimi i qeverisë shqiptare ka bërë atë që duhej dhe unë mundem veç t'i përgëzoj për punën që kanë bërë ushtria, qeveria për organizimin e operacioneve dhe aktorët e tjerë në terren.

    Kurse i është drejtuar kryetarit të PS: “Nuk mendoj, se zoti Rama s’e ka mësuar mësimin, pasi ai po përdor edhe përmbytjet për diskutime partiake, siç e lexoj edhe në shtyp”.

    Gjuha e Pack ndaj Ramës u ashpërsua kur tha: “Është e turpshme, pasi kur kujtoj përmbytjet e mëdha në Gjermani, të gjitha forcat politike u bashkuan dhe nuk akuzonte qeverinë s’ka bërë këtë apo atë. Kjo është një situatë, ku shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar”.

    Në këtë pikë, qëndrimi Doris Pack, u bë edhe më i qartë: “Një opozitë që rri në rrugë dhe nuk luan rolin e saj në parlament, përçon një imazh negativ për Shqipërinë, jo vetëm për partinë socialiste. Ata po e përdorin Shqipërinë për interesa të tyre shumë private. I takon Partisë Socialiste, që të kuptojë, se gjërat nuk mund të vazhdojnë më kështu”. /NOA/



    ****



    p.s në rast se nuk nevoitet temë e re mund te bashkohet me ndonje temë ku flitet për Edi Enver Hoxha (Rama).
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Ja fut kot ajo .Une dua te hapen kutite ose do bej......njeren....

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga beni67 Lexo Postimin
    Ja fut kot ajo .Une dua te hapen kutite ose do bej......njeren....
    frik e madhe nga kutit, mer jahu ...

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •