-
Kosova dhe Mali i Zi vendosin raporte diplomatike
| 15.01.2010 | 17:00 UTC
Kosova dhe Mali i Zi vendosin raporte diplomatike
Pas mė shumė se njė viti qė kur Mali i Zi njohu pavarėsinė e Kosovės, dy vendet vendosėn sot marrėdhėnie diplomatike. Kėshtu njoftoi nė njė konferencė pėr media ministri i jashtėm i Kosovės, Skender Hyseni. Sipas ministrit Hyseni, vendosja e marrėdhenieve diplomatike me Malin e Zi, erdhi pas njė komunikimi zyrtar me homologun e tij, malazez Millan Roēen. Ministri Hyesni, hodhi poshtė zėrat qė thonė se Podgorica ka zhagitur vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike me Prishtinėn me kushtin qė kjo e fundit tė njohė qytetarėt malazezė qė jetojnė nė Kosovė si pakicė zyrtare. Republika e Kosovės do tė pėrkujdesėt qė tė gjithė qytetarėt e saj, pėrfshirė edhe qytetarėt e pėrkatėsisė malazeze tė ndjehen mirė nė Kosovė tė ndjehen si nė shtėpinė e tyre," tha ministri Hyseni. Njohja e pavarėsisė sė Kosovės nga Mali i Zi, u bė nė vitin 2008 nė kohėn kur Serbia kėrkoi nga Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė qė tė shqyrtojė ligjshmėrinė e pavarėsisė sė Kosovės. Reagimet nga Serbia ishin tė ashpra dhe Beogradi zyrtarė dėboi nga Serbia ambasadorin malazez, por nėntorin e kaluar njė vit pas, ambasadori i Malit tė Zi u kthye serish nė Beograd.
DW
-
-
Serbia i dėrgon notė proteste Malit tė Zi dhe vendos tė tėrheqė ambasadorin
| 15.01.2010 | 17:00 UTC
Serbia i dėrgon notė proteste Malit tė Zi dhe vendos tė tėrheqė ambasadorin
Ministria e Jashtme e Serbisė i ka dėrguar notė proteste pėrfaqėsuesit tė Malit tė Zi nė Beograd, pėr shkak tė vendimit tė marrė nga Podgorica pėr ngritjen e marrėdhėnieve diplomatike me Kosovėn. Agjencitė e lajmeve njoftojnė se ministri i Jashtėm serb, Vuk Jeremiq ka kėrkuar tėrheqjen urgjente tė ambasadorit tė Serbisė nga Mali i Zi, pėr konsultime nė Beograd. Vendosja e raporteve diplomatike tė qeverisė sė Malit tė Zi me Prishtinėn, cėnon stabilitetin e rajonit dhe vėshtirėson vendosjen e marrėdhėnieve tė mira mes vendeve fqinje, qė ėshtė ndėr prioritetet e qeverisė sė Republikės sė Serbisė, thuhet nė kumtesėn e Ministrisė sė Jashtme nė Beograd.
DW
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt