Shumë prej myslimanëve në këtë kohë nuk e dinë të vërtetën e Islamit, e as nuk janë në dijeni rreth shpirtit të tij të gjallë, e as nuk ndalen të mendojnë rreth qëllimeve të tij madhore përkundër faktit se këta njerëz falin namazin, e agjërojnë ramazanin, e disa prej tyre merren edhe me studime dhe kërkime, e disa edhe me shkrime e botime, disa edhe janë "Shujuh" (dijetarë) predikues dhe ligjërues, shfaqen edhe në televizione, japin fetva duke lejuar dhe ndaluar gjëra.

E vërteta e Islamit, o ju folës dhe jurist është "Revolucion",po po revolucion - dhe shpresojë të mos frikësoheni kur e ndëgjoni këtë fjalë, Islami eshte revolucion kundër të pavërtetës dhe korrupsionit, kunder padrejtësisë dhe tiranisë,kunder shtypjes dhe robërisë,kunder poshtërimit dhe nënshtrimit. Fjala më e madhe që gjendet në Islam dhe që ka të bëjë me frymën e revolucionit është dëshmia e së vërtetës, fjala "Nuk ka zot tjetër përveç Allahut xh.sh", kjo më së miri shfaqët në disa manifestime të revolucionit kundër mosbesimit dhe politeizmit ndaj Allahut xh.sh, si dhe refuzimin e të shoqëruarit të krijesave në hyjninë e Allahut xh.sh.

Revolucioni i Islamit më së miri reflektohet kur bëhet obligim lufta për hir të Allahut xh.sh per cdo njerin- dhe prapë mbes me shpresë që të mos frikësohen disa prej këtyre "Dijetarëve" kur e ndëgjojnë këtë fjalë vetem pse "sunduesit" e luftojnë dhe nuk janë në gjendje ta ndëgjojnë atë. Format, fushat dhe metodat e xhihadit janë të shumta, duke përfshirë edhe urdhërimin për të mire dhe ndalimin nga e keqja, si dhe mohimin e të sunduarit, shtypjes dhe tiranisë së sundimtarëve tiran. E siç e dimë prej xhihadit më të madh është të thënët e fjalës së vërtetë në prezencën e sundimtarit tiran!!

E sa i sinqertë ishte poeti i cili gjatë luftës tha:

I pastër është Islami,nga skeptikët tradhtar

Që nuk shohin në të veç namaz e agjërim.

Feja më të vërtetë në zemër ka luftën

Pra ejani të luftojmë se jeta do të na shajë.



Ndërsa edhe Pejgamberi s.a.v.s na ka njoftuar se luftërat e Islamit nuk do të ndalen dhe se Kur’ani dhe Sulltani Pushteti) do të ndahen, e për ne ishte lutur që të pasojmë rrugën e Kur’anit dhe të largohemi prej rrugës së sulltanit kur ai ta ketë kundërshtuar Islamin, kur të jetë bërë tiran dhe i dhunshëm. Në lidhje me ketë Pejgamberi s.a.v.s kishte thënë: "A nuk është Islami si një rreth, prandaj pasojeni Islamin ngado që të shkojë, me të vërtetë Kur’ani dhe Sulltani do të ndahen, prandaj mos iu ndani Kur’anit".

Ndërsa çeshtja më e cuditshme këto ditë është ajo se disa të ashtu quajtur "Dijetarë" dhe "Selefinjë" po mundohen ta "ndajnë" Islamin nga shpirti i tij xhihadik revolucionar në parandalimin e të keqes, mohimin e tiranisë, kërkimin e të drejtave si dhe përkujdesjen ndaj umetit dhe çështjeve të tij, duke u munduar që në të njëjtën kohë ta përshtatin Islamin me teket dhe egot e udhëheqësve, duke thirrur në të njëjtën kohe për bindje ndaj udhëheqësit dhe se kundërshtimi i tij është i ndaluar e kush e bënë këtë prej myslimanëve ka bërë mëkat të madh dhe për këtë do të jap llogari ditën e gjykimit!

Kështu pretendojnë këta "Dijetarë" se kjo është rruga edhe metoda e para ardhësve tanë (Selefve)! Por këta po e harrojnë çështjen e martirit dhe heroit të Qerbelasë, Husejn bin Aliut,Allahu qoftë i kënaqur me ta.

Ky Islam luftarak, revolucionar, dhe i gjallë ia ndalon myslimanit heshtjen ndaj të keqes, pajtimin me të pavërtetën, dhe pranimin e poshtërimit...

Ndërsa Imam Shafi’iu ishte shume i sinqertë kur tha: Më ka shqetësuar ajo që i shqetëson mbretërit Duke qenë i lirë e shoh poshtërimin mosbesim.

Prandaj me zë të qartë dhe të fortë themi "Ne jemi kundër opinioneve të këtyre 'Dijetarëve' të cilët heshtën ndaj tiranisë se tiranëve, dhe ia mveshën mëkatin cdo kujt që i kundërshtoi të këqijat e tyre dhe qe u distancua nga padrejtësitë e sundimtarëve