Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266

    Emigrantët shqiptarë: Jeta në BE është e vështirë edhe pa viza

    Emigrantët shqiptarë theksojnë se edhe pse janë hequr vizat është problem të jetohet së fundi në shtetet e Bashkimit Evropian. Ata rrëfejnë se standardet jetësore, kriza ekonomike dhe papunësia janë problemet kryesore, me të cilat ballafaqohen shtetet e BE-së dhe ekonomitë e tyre. Idriz Jonuzi, emigrant kumanovar në Zvicër thekson se
    heqja e vizave është diçka e mirë vetëm për t`u shfrytëzuar për ndonjë vizitë në Zvicër, sepse vështirë sipas tij, është të gjendet ndonjë punë.
    Ai shpjegon se rreziqet janë të mëdha për ta si mërgimtarë dhe banor të kantoneve, në rast se mund të kapen me njeri që e mbajnë në mënyrë ilegale në punë, apo që mund ta kapin në shtëpi, ku ka kushte të përcaktuara të dhomave dhe vendit të strehimit për çdo banorë shtesë në shtëpi. "Jeta këtu është e programuar. Ne që jemi me familje kemi ato banesa ashtu sa jemi me anëtarë familje dhe secili mban dhomën e vetë. Për të marrë dikë për të strehuar dhe për ta paraqitur në organet përgjegjëse të policisë, duhet kushte plotësuese, pra t'i sigurojmë vendstrehim shtesë.
    Por kush ka kushte, nuk është problem i madh. Sido që të jetë problem më i madh ngelet fakti se familjarët tanë që planifikojnë të vijnë vështirë mund të hyjnë në punë apo të punojnë diçka, për shkak të mungesës së lejes së punës dhe në rast se ata kapen në punë të zezë, do të pësojmë edhe ne që e strehojmë, por edhe kompania që e ka punësuar", rrëfen Idrizi, duke shpjeguar se nuk është lehtë ashtu siç dikush e planifikon ardhjen në Zvicër apo në ndonjë vend të BE-së.


    Parlez-vous français?" "Verstehen Sie Deutsch?" "Parla italiano?"
    Pavarësisht a jeni duke kërkuar punë apo ndoshta dëshironi ta kryeni një shkollim: njëra nga parakushtet më të rëndësishme është njohja e gjuhës përkatëse të vendit. Nëse ju jetoni në vendin ku flitet gjermanishtja: filloni ta mësoni gjuhën letrare gjermane!
    Kështu fitoni një bazë të mirë, që më vonë do ta kuptoni gjermanishten apo ndoshta edhe ta flisni. Nëse do të përqendroheni në Zvicër atëherë mësojeni edhe frëngjishten dhe italishten, varësisht nga kantonet. Për një ndihmës punëtor edhe mund të mjaftoj nëse kupton dhe din pakëz të flas njërën nga gjuhët përkatëse të vendit. Mirëpo, nga punëtorët, për herë e më shumë po kërkohet që deri diku të dinë ta lexojnë dhe ta shkruajnë një gjuhë.
    Ndërsa për një punë më kërkesa të larta në vendet e BE-së, gjuhën duhet ta njohin dukshëm më mirë.
    Për një shkollim të mëtutjeshëm apo për të studiuar, kërkohet që tekstet e vështira t'i lexojnë, t'i kuptojnë dhe të dinë t'i shkruajnë: varësisht nga qëllimi i shkollimit të tyre, ata duhet të arrijnë nivelin e duhur të njohjes së gjuhës. Për këtë arsye është e rëndësishme që të njoftoheni mirë, se cilat kurse të gjuhës janë të nevojshme për qëllimin e juaj. Njohja e gjuhës ju nevojitet të komunikoni me fqinjin, të bëni blerje, të dini të komunikoni me mësuesin e fëmijës tuaj, apo me mjekun; të bëni plotësimin e formularëve, të dini të komunikoni me institucionet etj. Në qoftë se në vitet e ardhshme dëshironi (ose duhet) të punoni, ju, duke e mësuar gjuhën, keni bërë hapin e parë, më të rëndësishëm! Këshillë për kërkim të vendit të punës.
    Për të kërkuar punë është e rëndësishme, se ç'farë lejeqëndrimi keni. Varësisht nga lejeqëndrimi, një punëdhënës, e bënë kërkesën për ju për të drejtën e punës. Pavarësisht nga kjo, gjendja ekonomike në vendet e BE-së dhe Zvicër, mund të sjellë vështirësi për ta gjetur një vend pune, posaçërisht nëse ju nuk keni punuar asnjëherë më parë në këtë shtet. Për ata që do të rregullojnë lejeqëndrimin, në rast i plotësojnë kushtet, duhet të shfrytëzohen fitimi i përvojës së punës: për shembull ta bëni një praktikë, apo ndonjë punë, edhe pse niveli i shkollimit tuaj është më i lartë. Ndoshta më vonë do ta fitoni një vend pune më të mirë, po në të njëjtën ndërmarrje, apo duke ju falënderuar praktikës së bërë, ju mund ta merrni një certifikatë të mirë pune, me të cilën do të keni gjasa më të mira në konkurrimet e tjera! Po ashtu edhe puna vullnetare mund të jetë një rast i mirë që të fitoni përvojë dhe të njiheni me njerëz të cilët ndoshta mund t'ju ndihmojnë për të gjetur një vend pune.

    Tregojuni të afërmve tuaj, shokëve dhe miqve, që jeni duke kërkuar punë. Ndoshta në ndërmarrjet e tyre, befas mund të ketë një vend të lirë? Apo ndoshta këta shokë njohin ndokënd që dinë për ndonjë ndonjë vend të lirë? Shumë njerëz nuk e gjejnë punën e tyre përmes shpalljeve nëpër gazeta, por që dikush nga rrethi i tyre, i ka lajmëruar për atë vend pune! Nëse jeni duke kërkuar një vend pune, drejtohuni te Entin për Punësim. Adresat mund t'i merrni në komunën tuaj. Në entin për punësim janë të publikuara vendet e hapura, dhe të gjithë kërkuesit e punës kanë të drejtë për këshillim. (INA)
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  2. #2
    ShkOdrAne ForEver Maska e Adaes
    Anëtarësuar
    06-01-2009
    Vendndodhja
    HeRe... TheRe... NoWheRe...
    Postime
    1,251
    Citim Postuar më parë nga toni007 Lexo Postimin
    Emigrantët shqiptarë theksojnë se edhe pse janë hequr vizat ... (INA)
    Kur u hoqen vizat per ne BE???
    Really Dude... Get A Life!!!

  3. #3
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266
    Citim Postuar më parë nga Adaes Lexo Postimin
    Kur u hoqen vizat per ne BE???
    nuk jane heqe ende por tema tregon kenveshtimin e emiganteve !!
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  4. #4
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Jeta ne mergim (BE) eshte shume e veshtire , pore fati i shqipetareve qe cdo here jane te deturuare qe nga dy te keqiat te zgjedhin njeren me pak e keqe .

    Vellezer te nderuare shqipetaret nuk duhet t'a kerkojne ardhmerine e tyre neper rruget e botes , pore ata duhet t'i varin udheheqesit e tyre ne litare, s'i caushevskin, dhe sadam huseinin.

    Varferia ,skamja , te popullata shqipetare gjithemone ka qene s'i rezultat i politikave shkateruese te shkijeve , kurse keta 20 ,vjete te fundit keto shkaterime behen nga shqipefolesit qe jane klonuare ne shkije .

    Aktualishte , per fate te keqe 300,000 shqipetare nga tokat etnike ne maqedoni, gjinden s'i mergimtare , neper rruget e botes. Kete tragjedi jane duke e ndihmuare shume usheheqesit shqipetare ( shqipefoles ne e maqedoni.)

    Mos mendon dikush se vetem shqipetaret jane te lindur ne evrope per skllaverizem.

    Ne anen tjeter popullata shqipetare ne maqedoni, per fate te keqe jane popull frigazak, mundohet te hyne nen gurin e mullirit vetem e vetem qe mos te ja prishin rahatine tradhetareve.

  5. #5
    ShkOdrAne ForEver Maska e Adaes
    Anëtarësuar
    06-01-2009
    Vendndodhja
    HeRe... TheRe... NoWheRe...
    Postime
    1,251
    Citim Postuar më parë nga toni007 Lexo Postimin
    nuk jane heqe ende por tema tregon kenveshtimin e emiganteve !!
    Mos duhet perdorur koha e ardhme ateher... ???
    Se me gezove o dreq, thash i hoqen ALelujaaaaaaaa
    Really Dude... Get A Life!!!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    sigurisht qe mbetet e veshtire, por te pakten heqim nje shqetesim me shume,
    fakti qe jam me i lire te leviz neper evrope me jep me shume mundesi.

  7. #7
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266

    Talking

    Citim Postuar më parë nga Adaes Lexo Postimin
    Mos duhet perdorur koha e ardhme ateher... ???
    Se me gezove o dreq, thash i hoqen ALelujaaaaaaaa
    ahahaahaahahahahaha he pra se je ne prage vitiriu ,sigurishte qe do gezohesh ne ndonje menyre!!!
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  8. #8
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Emigrantët shqiptarë kanë hall, do "zbulohen" se atje bëjnë vetëm një jetë prej robi dhe hiç më shumë. Atyre ju pengon ajo se shqiptarët tash do lëvizin lirshëm dhe nuk do të kenë mundësi të gëzojnë statusin e "të gjithëdijshëm" kur vijnë në vendlindje! Ky kompleks ka pushtuar shqiptarët/mërgimtarët e Maqedonisë që jetojnë në Evropë. Që ironia të jetë më e madhe, shqiptarët e atjeshëm ndjehen të tmerruar pse edhe vëllezërit e tyre më në fund, lirisht do të shkelin tokat e premtuara perëndimore. Ne jemi popull i ligj!
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #9
    E Humbur Maska e elsaa
    Anëtarësuar
    20-02-2008
    Vendndodhja
    Back Too Homme
    Postime
    2,685
    Citim Postuar më parë nga Davius Lexo Postimin
    Emigrantët shqiptarë kanë hall, do "zbulohen" se atje bëjnë vetëm një jetë prej robi dhe hiç më shumë. Atyre ju pengon ajo se shqiptarët tash do lëvizin lirshëm dhe nuk do të kenë mundësi të gëzojnë statusin e "të gjithëdijshëm" kur vijnë në vendlindje! Ky kompleks ka pushtuar shqiptarët/mërgimtarët e Maqedonisë që jetojnë në Evropë. Që ironia të jetë më e madhe, shqiptarët e atjeshëm ndjehen të tmerruar pse edhe vëllezërit e tyre më në fund, lirisht do të shkelin tokat e premtuara perëndimore. Ne jemi popull i ligj!
    Fatkeqesisht eshte shume e vertete .
    Burrat Udhëheqin Botën, Ndërsa Gratë Udhëheqin Burrat

  10. #10
    ShkOdrAne ForEver Maska e Adaes
    Anëtarësuar
    06-01-2009
    Vendndodhja
    HeRe... TheRe... NoWheRe...
    Postime
    1,251
    Citim Postuar më parë nga toni007 Lexo Postimin
    ahahaahaahahahahaha he pra se je ne prage vitiriu ,sigurishte qe do gezohesh ne ndonje menyre!!!
    Spo me japin vizen delet per vit te ri...
    Prandaj shpresova qe se kishe shkrujt gabim
    Really Dude... Get A Life!!!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •