Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130

    Gjeneratat e kaluara!

    Gjeneratat e kaluara


    A nuk u ka ardhur atyre lajmi i popujve tė mėparshėm? Lajmi i popullit tė Nuhut, Adit, Themudit, popullit tė Ibrahimit, banorėve tė Medjenit dhe qyteteve tė pėrmbysura (populli i Lutit), tė cilėve u erdhėn tė dėrguarit e tyre me argumente tė qarta. Kėshtu pra, nuk ėshtė Allahu Ai, i Cili u bėri atyre padrejtėsi, por ata vetė i bėnė padrejtėsi vetes sė tyre. (Et-Teube: 70)

    Mesazhi hyjnor i ėshtė komunikuar njerėzimit nėpėrmjet profetėve qė nė fillimet e krijimit tė tij. Reagimet e popujve kanė qenė tė ndryshme. Disa popuj i kanė besuar profetėt dhe e kanė pranuar mesazhin, ndėrsa disa tė tjerė e kanė mohuar atė tėrėsisht. Nė disa popuj, njė pjesė e vogėl e shoqėrisė e ndiqte tė dėrguarin, ndėrsa pjesa tjetėr vazhdonte rrugėn e mosbindjes dhe mbante qėndrim armiqėsor ndaj profetit dhe ndjekėsve tė tij. Tė dėrguarit, nė pėrgjithėsi, akuzoheshin si "gėnjeshtarė, magjistarė, tė ēmendur dhe mendjemėdhenj". Madje disa popuj kanė arritur deri atje sa janė munduar edhe t'i vrasin tė dėrguarit, tė cilėt nuk kėrkonin nė shkėmbim tė mundit tė tyre shpėrblime materiale apo pėrfitime personale.

    Historia e Shuajbit dhe popullit tė Medjenit, tek i cili ai u dėrgua, ilustron mjaft mirė marrėdhėniet ndėrmjet profetėve dhe popujve tė tyre. Reagimi dhe pėrfundimi i popullit tė Shuajbit ėshtė shumė interesant:

    Nė Medjen dėrguam vėllain e tyre, Shuajbin. Ai u tha: "O populli im, adhuroni Allahun, ju nuk keni tė adhuruar tjetėr veē Tij! Mos u hani hakun njerėzve kur matni e peshoni. Unė ju shoh (se rroni) nė mirėqenie, por nė tė vėrtetė kam frikė pėr ju dėnimin e njė dite tė afėrt.
    O populli im! Matni e peshoni me drejtėsi, mos u hani hakun njerėzve dhe mos bėni rrėmujė e ligėsi nė tokė.

    Ajo pjesė (e fitimit hallall) qė jua ka lejuar Allahu ėshtė mė e mirė pėr ju, nėse jeni besimtarė. Dijeni se unė nuk jam vėnė rojtar mbi ju."

    Ata i thanė: "O Shuajb, a mos vallė namazi yt tė mėson qė ne tė braktisim atė qė kanė adhuruar baballarėt tanė dhe tė mos bėjmė ē'tė duam me pasurinė tonė? Vėrtet qė ti je i duruar e i menēur.[ironi]"

    Ai u tha: "O populli im, nėse unė kam argumente tė qarta nga Zoti im dhe Ai mė ka furnizuar me tė mirat e Tij (si mund t'i pėrziej ato me fitim tė paligjshėm?). Kur ju kundėrshtoj, unė nuk dua tė veproj atė qė jua ndaloj juve ta bėni. Unė vetėm dėshiroj tė rregulloj me aq sa kam mundėsi, por suksesi im ėshtė nė dorėn e Allahut. Tek Ai mbėshtetem dhe Atij i drejtohem i penduar.

    O populli im, nuk dua qė mospajtimi im me ju tė bėhet shkak qė tė vuani fatin e popujve tė Nuhut, Hudit apo Salihut. Mos harroni se populli i Lutit nuk ėshtė shumė larg prej jush!
    Kėrkoni falje nga Zoti juaj dhe kthehuni tek Ai tė penduar. Me tė vėrtetė qė Zoti im ėshtė Mėshirėplotė dhe Mirėdashės."

    Ata i thanė: "O Shuajb, ne nuk kuptojmė shumė gjėra nga ato qė po na thua dhe, pėr mė tepėr, ti je njė njeri i dobėt mes nesh. Po tė mos ishte pėr familjen tėnde, ne do tė tė kishim vrarė me gurė, sepse ti nuk ke fuqi kundėr nesh."

    Ai u tha: "O populli im! A mos vallė familja ime ėshtė mė e rėndėsishme pėr ju se Allahu, tė Cilin nuk e pėrfillni fare? Zoti im di gjithēka qė veproni ju.

    O populli im, punoni sa tė mundeni, (ndėrsa) unė po punoj (nė rrugėn time). Do ta merrni vesh mė vonė se kush ėshtė gėnjeshtar dhe mbi kė do tė bjerė dėnimi poshtėrues! Pritni se edhe unė sė bashku me ju jam duke pritur."

    Kėshtu, kur erdhi urdhri Ynė, Ne me mėshirėn Tonė e shpėtuam Shuajbin bashkė me besimtarėt, ndėrsa keqbėrėsit i kapi britma e fuqishme dhe ata u shndėrruan nė kufoma tė ngrira nė shtėpitė e tyre, sikur tė mos kishin jetuar kurrė atje! Qoftė i shkatėrruar Medjeni, ashtu siē u shkatėrrua Themudi! (Hud: 84 - 95)


    Pėr shkak tė planeve djallėzore pėr tė vrarė Shuajbin, faji i vetėm i tė cilit ishte thirrja e popullit nė diēka tė mirė, populli i Medjenit u ndėshkua dhe u shkatėrrua, ashtu siē u pėrshkrua nė ajetet e mėsipėrme. Ky popull nuk ėshtė shembulli i vetėm, pėrkundrazi, sikurse tha dhe Shuajbi kur iu drejtua popullit tė tij, shumė popuj tė lashtė qė kanė jetuar para popullit tė Medjenit kanė pasur tė njėjtin fat. Edhe mė pas u shfaqėn popuj tė tjerė, tė cilėt ndoqėn gjurmėt e tė parėve dhe merituan ndėshkimin e Allahut.

    Nė faqet qė vijojnė ne do tė flasim pėr disa prej kėtyre popujve tė zhdukur. Kurani i pėrshkruan me hollėsi historitė e tyre, pėr t'iu drejtuar njerėzve njė ftesė tė hapur qė tė nxjerrin mėsime nga pėrfundimi i tyre i tmerrshėm.

    Nė lidhje me kėtė, Kurani u tėrheq vėmendjen njerėzve se, megjithėse shumica e popujve tė zhdukur kishin arritur njė gradė tė lartė civilizimi dhe zhvillimi, pėrsėri nuk mundėn t'i shpėtonin dot ndėshkimit:

    Sa shumė breza shkatėrruam para tyre! Ata ishin mė tė fuqishėm se ata (idhujtarėt e Mekes) dhe (kur erdhi dėnimi Ynė) ata vrapuan pėr t'u fshehur nėpėr tokė! Por, a mund tė gjejnė vend pėr t'u fshehur?! (Kaf: 36)

    Nė kėtė ajet janė pėrshkruar nė mėnyrė tė veēantė dy karakteristika tė kėtyre popujve tė zhdukur. E para, ata ishin "tė fuqishėm". Kjo tregon se ata kishin vendosur sisteme tė disiplinuara e tė forta ushtarake nė territorin ku jetonin. E dyta, kėta popuj kishin themeluar qendra banimi tė mėdha qė shquheshin pėr mjeshtėrinė arkitekturale.

    Ėshtė pėr t'u vėnė nė dukje se kėto dy karakteristika vihen re edhe nė qytetėrimin e sotėm, i cili ka formuar njė kulturė botėrore nėpėrmjet teknologjisė dhe shkencės moderne dhe ka ngritur shtete tė fuqishme e qytete gjigande, por nga ana tjetėr mohon dhe injoron Zotin, duke harruar se gjithēka ėshtė bėrė e mundur prej fuqisė sė Tij. Fundi i qytetėrimit tė sotėm nuk ka se si tė jetė i ndryshėm nga ai i shumė qytetėrimeve tė hershme, pėr sa kohė qė do tė bazohet mbi mohimin fetar dhe degjenerimin moral.

    Njė numėr i madh i rasteve tė shkatėrrimit, disa prej tė cilave janė pėrmendur nė Kuran, janė konfirmuar nga kėrkimet arkeologjike tė bėra kohėt e fundit. Kėto zbulime, qė vėrtetojnė nė mėnyrė tė qartė se ngjarjet e pėrmendura nė Kuran kanė ndodhur me tė vėrtetė, hedhin dritė mbi nevojėn e njerėzve pėr tė nxjerrė mėsime, e cila pėrmendet kaq shumė nė Kuran, ku thuhet se ėshtė e nevojshme pėr njerėzit qė tė udhėtojnė nė tokė dhe tė shohin pėrfundimin e popujve mė tė hershėm.

    Ne nuk kemi dėrguar profetė para teje, pėrveēse burra nga gjiri i banorėve tė tokės, tė cilėt Ne i frymėzuam me shpalljen hyjnore. Pėrse nuk udhėtojnė ata nėpėr botė qė tė shohin si ka qenė fundi i mosbesimtarėve para tyre? S'ka dyshim se jeta e botės sė ardhshme ėshtė mė e mirė pėr ata tė cilėt e kanė frikė Allahun. A nuk kuptoni pra?>

    (Popujve tė shkatėrruar u shtyhej afati) derisa tė dėrguarit humbnin ēdo shpresė pėr popullin e tyre dhe mendonin se ishin mohuar plotėsisht. Atėherė tek ata vinte ndihma Jonė dhe Ne shpėtonim kė tė dėshironim. Ndėshkimi Ynė nuk mund tė shmanget nga populli i pabindur.

    Vėrtet, historitė e tyre shėrbejnė si mėsim pėr njerėzit qė mendojnė. Ai (Kurani) nuk ėshtė pėrrallė e trilluar, por pohim dhe pėrforcim i librave tė mėparshėm tė Allahut, shtjellim i hollėsishėm i gjithēkaje, udhėzues, pėrkujtim dhe mėshirė pėr njė popull besimtar. (Jusuf: 109 - 111)


    Me tė vėrtetė historitė e popujve tė mėparshėm shėrbejnė si shembull dhe mėsim pėr ata njerėz qė kanė arsye tė shėndoshė. Shkatėrrimi i kėtyre popujve pėr shkak tė rebelimit dhe refuzimit tė urdhrave tė Allahut na tregon se sa i dobėt dhe i pafuqishėm ėshtė njeriu. Nė faqet qė vijojnė ne do t'i shqyrtojmė kėta shembuj sipas radhės kronologjike.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Pėrmbytja e popullit tė Nuhut


    Ne e dėrguam Nuhun te populli i tij. Ai qėndroi mes tyre njė mijė pa pesėdhjetė vjet dhe tufani i pėrmbyti ata, sepse ishin keqbėrės.
    (El-Ankebut: 14)


    Duke iu referuar pothuajse tė gjitha kulturave, pėrmbytja e Nuhut (Noes) ėshtė njė nga ngjarjet mė tė njohura, e cila trajtohet gjerė e gjatė nė Kuran. Mospėrfillja e popullit tė profetit Nuh, reagimi dhe mėnyra si rodhėn ngjarjet tregohen me hollėsi nė shumė ajete tė Kuranit.

    Profeti Nuh ishte dėrguar tė paralajmėronte popullin e tij, i cili kishte devijuar nga rruga e drejtė, duke adhuruar idhujt dhe duke mos iu bindur urdhrave tė Allahut. Edhe pse Nuhu e kėshilloi shumė herė popullin e tij dhe e paralajmėroi atė pėr njė ndėshkim tė rreptė, ai vazhdoi rrugėn e mosbindjes dhe idhujtarisė. Ja si ėshtė pėrshkruar ngjarja nė suren El-Mu'minun:

    Ne e dėrguam Nuhun te populli i tij dh ai u tha: "O populli im, adhurojeni Allahun! Ju s'keni tė adhuruar tė vėrtetė tjetėr veē Tij. A nuk frikėsoheni (prej dėnimit)?"

    Por prijėsit e mosbesimtarėve nga populli i tij thanė: "Ai ėshtė njė njeri i thjeshtė si ju qė kėrkon tė qėndrojė mė lart se ju. Po tė dėshironte Allahu do tė kishte dėrguar engjėj. Ne kurrė nuk kemi dėgjuar njė gjė tė tillė nga tė parėt tanė.

    Ai ėshtė njė njeri i ēmendur, kėshtu qė pritni edhe pak kohė."

    Nuhu u lut: "Zoti im, mė ndihmo, sepse ata po mė pėrgėnjeshtrojnė." (El-Mu'minun: 23-26)


    Siē tregohet nga ajetet, paria e popullit e akuzoi profetin Nuh se qėllimi i tij ishte fitimi i pozitės, pushtetit dhe pasurisė. Gjithashtu, ata u munduan tė provojnė se atij i ishte bėrė magji dhe vendosėn ta duronin pėr njė farė kohe, duke e mbajtur vazhdimisht nėn presion.

    Allahu i tregoi tė dėrguarit Nuh se ata qė refuzuan besimin dhe vazhdonin tė bėnin vepra tė kėqija do tė ndėshkoheshin, duke u pėrmbytur, kurse besimtarėt do tė shpėtonin.

    Dhe me tė vėrtetė, kur koha e ndėshkimit erdhi, sasi tė mėdha ujėrash tė furishėm vėrshuan nga toka dhe, bashkė me shirat e rrėmbyeshėm, shkaktuan njė pėrmbytje tė madhe. Allahu i tha Nuhut: "… Hipni nė anije njė ēift (mashkull dhe femėr) nga ēdo lloj, si dhe familjen tėnde, pėrveē atyre ndaj tė cilėve Fjala tashmė ėshtė vendosur…" Tė gjithė njerėzit e atij vendi, me pėrjashtim tė besimtarėve qė hipėn nė anije me profetin Nuh, u mbytėn nė ujė, duke pėrfshirė edhe djalin e Nuhut, i cili mendoi se mund tė shpėtonte duke hipur nė njė mal aty pranė. Kur ujėrat u pakėsuan dhe mori fund gjithēka, anija ndaloi nė Xhudij, d.m.th., nė njė vend tė lartė, siē na njofton Kurani.

    Studimet arkeologjike, gjeologjike dhe historike tregojnė se kjo ngjarje ka ndodhur me tė vėrtetė siē ėshtė treguar nė Kuran. Pėrmbytja ėshtė pėrshkruar nė mėnyrė tė ngjashme nė shumė gojėdhėna tė qytetėrimeve tė hershme dhe nė shumė dokumente historike. Megjithėse karakteri dhe emrat e vendeve ndryshojnė, gjithēka sa ndodhi i paraqitet njerėzve tė kohės sė sotme si njė paralajmėrim qė vjen nga lashtėsia.

    Pėrveē Dhiatės sė Vjetėr dhe Dhiatės sė Re, pėrshkrimi i pėrmbytjes ėshtė treguar nė mėnyrė tė ngjashme nė dokumentet sumeriane dhe asiro-babilonase, nė legjendat greke, nė epikat indiane tė Shatapathės, Brahmės dhe Mahabharatės, nė disa legjenda tė Uellsit, nė Edan Veriore, nė legjendat lituaneze, bile edhe nė disa histori tradicionale kineze.

    Si ka mundėsi qė njė informacion i tillė kaq i detajuar qė pėrshkruan tė njėjtėn ngjarje tė mblidhet nga vende me kultura tė ndryshme, tė cilat janė mjaft larg si nga njėra-tjetra, ashtu dhe nga vendi i pėrmbytjes?

    Pėrgjigja ėshtė e qartė. Fakti qė e njėjta ngjarje ėshtė treguar nė rrėfimet dhe shkrimet e tė gjithė kėtyre popujve, tė cilėt kanė pasur shumė pak mundėsi komunikimi ndėrmjet tyre, ėshtė njė provė e qartė se kėta popuj e morėn njohurinė nga njė burim hyjnor. Me sa duket, pėrmbytja, e cila konsiderohet si njė nga katastrofat mė tė mėdha dhe mė shkatėrruese nė histori, ėshtė rrėfyer nga shumė profetė qė u dėrguan nė qytetėrime tė ndryshme me qėllim qė tė shėrbente si shembull dhe mėsim pėr ta. Nė kėtė mėnyrė lajmi i pėrmbytjes u pėrhap nė shumė kultura tė ndryshme.

    Edhe pse e transmetuar nga shumė kultura dhe burime fetare, historia e pėrmbytjes dhe e profetit Nuh ėshtė ndryshuar shumė dhe i ėshtė larguar versionit origjinal pėr shkak tė falsifikimit tė burimeve dhe transmetimeve jo tė sakta. Studimet tregojnė se, midis tė gjitha rrėfimeve pėr pėrmbytjen, i vetmi pėrshkrim i saktė ėshtė ai qė ndodhet nė Kuran.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Populli i Lutit

    Luti jetoi nė tė njėjtėn kohė me Ibrahimin. Ai u dėrgua si profet nė njė prej popujve fqinj me popullin e Ibrahimit. Kėta njerėz, siē na tregon Kurani, praktikonin njė veprim tė ulėt tė panjohur deri atėherė tė quajtur sodomizėm, apo siē quhet sot homoseksualizėm. Kur Luti i kėshilloi tė hiqnin dorė nga ky zakon i ulėt dhe i paralajmėroi pėr njė dėnim tė mundshėm, ata e kundėrshtuan dhe vazhduan rrugėn e shthurjes. Nė fund, kėta njerėz u shkatėrruan nga njė dėnim i tmerrshėm.

    Duke qenė i vendosur nė veri tė Detit tė Kuq, ky komunitet duket se ėshtė shkatėrruar nė pėrputhje me pėrshkrimin e bėrė nė Kuran. Studimet arkeologjike tregojnė se qyteti qe vendosur nė zonėn e Detit tė Vdekur, i cili shtrihet pėrgjatė kufirit tė Jordanisė me territoret e pushtuara tė Palestinės.

    Pėrpara se tė shqyrtojmė rrėnojat e kėtij qyteti, le tė mundohemi tė njohim shkakun se pėrse populli i Lutit u dėnua nė kėtė mėnyrė. Kurani na tregon se si e paralajmėroi Luti popullin e tij. Po cila ishte pėrgjigjja e tyre?

    Populli i Lutit i pėrgėnjeshtroi tė dėrguarit.
    Kur vėllai i tyre u tha: "Pėrse nuk i frikėsoheni Allahut?
    Unė jam i dėrguar i besueshėm pėr ju.
    Kini pra frikė Allahun dhe dėgjojini fjalėt e mia.
    Unė nuk ju kėrkoj asnjė shpėrblim pėr transmetimin e kėtij mesazhi. Shpėrblimin e pres vetėm nga Zoti i botėve.
    Si vallė kryeni marrėdhėnie me burrat dhe lini mėnjanė ato tė cilat Allahu i ka krijuar pėr tė qenė bashkėshortet tuaja? Vėrtet ju jeni njė popull qė ka kaluar ēdo kufi!"
    Ata i thanė: "Nėse nuk pushon, o Lut, ne do tė tė pėrzėmė!"
    Ai u tha: "Unė jam kundėr punėve tė poshtra qė kryeni." (Esh-Shuara: 160 - 168)


    Ata e kėrcėnuan Lutin, kur ai i ftoi nė rrugė tė drejtė dhe filluan ta urrenin gjithnjė e mė tepėr pėr kėtė shkak, ndaj donin ta dėbonin sė bashku me besimtarėt e paktė qė ishin pranė tij. Nė ajetet e tjera, ngjarja ėshtė treguar si vijon.

    (Kujto) edhe Lutin, kur iu drejtua popullit tė tij: "A po bėni mėkatin mė tė madh, tė cilin nuk e ka bėrė askush mė parė nė tė gjithė botėn.
    Tė shtyrė nga epshi ju shkoni me burra nė vend tė grave? Po, ju jeni njė popull i shfrenuar."
    Populli i tij si pėrgjigje tha: "Nxirrini jashtė vendit tuaj, pasi ata kėrkojnė tė jenė tė pastėr (nga gjynahet)!" (El-A'raf: 80-82)


    Luti i bėri tė qartė popullit tė tij tė vėrtetėn, por ata nuk i kushtuan vėmendje paralajmėrimeve tė njėpasnjėshme dhe vazhduan ta kundėrshtonin e mohonin ndėshkimin, pėr tė cilin u fliste profeti i tyre.

    (Kujto) dhe Lutin, kur i tha popullit tė tij: "Ju bėni njė gjynah, tė cilin askush para jush nuk e ka bėrė nė gjithė botėn.
    Ju kryeni marrėdhėnie me burrat, grabitni udhėtarėt dhe kryeni punė tė ndyra nė vendtakimet tuaja?!" Por populli i tij nuk dha pėrgjigje tjetėr veē tha: "Sille ndėshkimin e Allahut mbi ne, nėse thua tė vėrtetėn." (El-Ankebut: 28 - 29)


    Duke marrė pėrgjigjen e mėsipėrme nga populli i tij, Luti i kėrkoi ndihmė Allahut.

    Ai tha: "Zoti im! Mė ndihmo qė tė triumfoj mbi popullin shkatėrrimtar." (El-Ankebut: 30)

    "Zoti im! Mė shpėto mua dhe familjen time nga ēka bėjnė ata." (Esh-Shuara: 169)

    Pas lutjes sė Lutit, Allahu dėrgoi dy engjėj nė formėn e dy djemve tė rinj. Nė fillim ata vizituan Ibrahimin dhe i dhanė lajmin e mirė se gruaja e tij do tė lindte njė fėmijė. Pastaj dy tė dėrguarit i shpjeguan qėllimin e ardhjes sė tyre: populli i pacipė i Lutit do tė shkatėrrohej.

    Ibrahimi u tha: "Cili ėshtė qėllimi i ardhjes suaj, o ju tė dėrguar?"
    Ata i thanė: "Ne jemi dėrguar te njė popull mėkatar.
    Qė tė lėshojmė mbi ta gurė balte tė pjekur tė caktuar nga Zoti yt pėr ata qė kalojnė kufijtė." (Edh-Dharijat: 31 - 34)


    Pasi u ndanė nga Ibrahimi, engjėjt u drejtuan pėr te Luti. Ai nuk i njohu ndaj dhe ndjeu njė lloj shqetėsimi e frike, por kur i treguan se kush ishin, ai u qetėsua.

    Kur tė dėrguarit Tanė arritėn te Luti, ai u pikėllua pėr ta (se mos populli i tij kėrkonte tė kryente marrėdhėnie me ta) dhe tha: "Kjo ėshtė njė ditė e trishtuar." (Hud: 77)

    Luti u tha: "Ju jeni njerėz tė panjohur pėr mua."
    Ata i thanė: "Ne kemi ardhur te ti bashkė me ndėshkimin, nė tė cilin ata dyshonin.
    Dhe tė kemi sjellė ty lajmin e vėrtetė (tė shkatėrrimit tė popullit tėnd). S'ka dyshim se ne themi tė vėrtetėn.
    Udhėto me familjen tėnde pasi tė kalojė njė pjesė e natės dhe ec pas tyre e mos lejo qė ndonjė prej jush tė kthejė kokėn prapa e tė shohė, por vazhdo drejt pėr atje ku je urdhėruar."
    Kėshtu Ne i bėmė tė njohur atij vendimin se shkatėrrimi do tė bėhej herėt nė agim. (El-Hixhėr: 62 - 66)


    Ndėrkohė populli i tij mori vesh lajmin e ardhjes sė mysafirėve. Ata nuk hezituan t'u afroheshin kėtyre mysafirėve pėr qėllimet e tyre tė mbrapshta, ashtu siē kishin vepruar dhe me tė tjerėt mė parė, ndaj dhe rrethuan shtėpinė. Duke u frikėsuar pėr mysafirėt e tij, Luti u tha:

    " Kėta janė mysafirėt e mi, kėshtu qė mos mė turpėroni. Kini frikė Allahun e mos mė poshtėroni." (El-Hixhėr: 68 - 69)
    Populli i tij iu pėrgjigj:

    " A nuk tė kemi ndaluar qė tė presėsh apo tė mbrosh njerėzit e tjerė?" (El-Hixhr: 70)

    Duke menduar se ai dhe mysafirėt e tij po bėheshin pre e sjelljes sė keqe tė popullit tė tij, Luti tha:

    " Sikur tė kisha forcė qė t'ju mposhtja, apo sikur tė mbėshtetesha te ndonjė mbrojtės i fuqishėm." (Hud: 80)

    Mysafirėt i kujtuan atij se ata ishin tė dėrguarit e Allahut:

    Ata i thanė: "O Lut! Ne jemi tė dėrguarit e Zotit tėnd! Ata kurrė nuk do tė mbėrrijnė te ti! Udhėto me familjen tėnde nė njė pjesė tė natės dhe asnjė prej jush tė mos shohė prapa, pėrveē gruas tėnde (qė do tė mbetet pas). S'ka dyshim se ndėshkimi qė do t'i godasė ata, do ta godasė edhe atė. Pikėrisht agimi ėshtė koha e caktuar pėr ta. A nuk ėshtė afėr agimi?" (Hud: 81)

    Kur veprimet e mbrapshta tė popullit arritėn kulmin, Allahu e shpėtoi Lutin me anė tė engjėjve. Nė mėngjes, populli i tij u shkatėrrua tėrėsisht.

    Ne i verbuam ata qė kėrkuan tė fyejnė mysafirėt e tij: "Shijoni pra, ndėshkimin Tim dhe paralajmėrimet e Mia!"
    Njė ndėshkim i vazhdueshėm i mbėrtheu ata herėt nė mėngjes. (El-Kamer: 37 - 38)


    Ajetet e pėrshkruajnė shkatėrrimin e kėtij populli si vijon:

    Por britma shkatėrruese i pėrpiu ata para agimit.
    Ne i kthyem pėrmbys (vendbanimet e Sodomit) dhe derdhėm mbi ta gurė nga balta e pjekur.
    Sigurisht qė nė kėtė ngjarje ka argumente tė qarta pėr ata qė duan tė kuptojnė e tė nxjerrin mėsim.
    Ato vendbanime janė ende tė dukshme pranė rrugės. (El-Hixhr: 73 - 76)


    Kur erdhi urdhri ynė, Ne i kthyem pėrmbys (vendbanimet e Sodomit) dhe derdhėm mbi ta pareshtur gurė prej balte tė pjekur. (Hud: 82)

    Pastaj Ne i shkatėrruam tė tjerėt.
    Dhe derdhėm mbi ta shi (gurėsh pėr ndėshkim). Sa i keq ishte shiu i atyre tė cilėt u paralajmėruan!
    Vėrtet qė kėtu ka argumente tė qarta, megjithatė shumica e tyre nuk besojnė.
    Zoti yt ėshtė me tė vėrtetė i Gjithėfuqishėm, Mėshirėplotė. (Esh-Shuara: 172 - 175)


    Kur populli u shkatėrrua, shpėtoi vetėm Luti dhe disa besimtarė, tė cilėt ishin pothuajse sa njė familje. Gruaja e Lutit nuk ishte besimtare, ndaj dhe u ndėshkua bashkė me tė tjerėt.

    (Kujto) Lutin, kur iu drejtua popullit tė tij: "Pėrse bėni gjynahun mė tė madh, tė cilin askush prej njerėzve nuk e ka bėrė mė parė?
    Si ėshtė e mundur qė ju kėnaqni epshet tuaja me burrat nė vend tė grave? Jo, por ju jeni njė popull qė po i kaloni tė gjithė kufijtė."
    Populli i tij nuk dha pėrgjigje tjetėr veēse tha: "Nxirrini jashtė nga vendi juaj, sepse ata kėrkojnė tė jenė tė pastėr (nga gjynahet)!"
    Mė pas Ne e shpėtuam atė dhe familjen tij pėrveē tė shoqes; ajo ishte ndėr ata qė mbetėn pas.
    Ne derdhėm mbi ta shi gurėsh. Shih pra, ēfarė fundi kanė kriminelėt (jobesimtarėt)." (El-Araf: 80-84)


    Pra, profeti Lut shpėtoi bashkė me besimtarėt dhe familjen e tij me pėrjashtim tė gruas se tij. Pėrsa i pėrket popullit tė prishur, ata u shkatėrrruan dhe shtėpitė e tyre u bėnė njėsh me tokėn.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    21-10-2009
    Postime
    178
    njerzit mendojne se ato qe kaluan nuk mund te perseriten.
    ne kete liber jane sjelle shembuj per te gjitha koherat porse njerzit vrapojne e me shume kur ju permend te tilla gjera, mbas crregullsirave

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Populli i Adit dhe Ubarit- Atlanta e rėrėrave

    Ndėrsa Adi u shkatėrrua nga njė erė e fortė dhe e vrullshme. Tė cilėn Ai e dėrgoi mbi ta pėr shtatė net e tetė ditė pa ndalur, saqė mund t'i shihje njerėzit tė flakur sikur tė ishin trungje hurmash tė hedhur! A mund tė gjesh ndonjė prej tyre tė mbetur? (El-Hakkah: 6 - 8)

    Njė tjetėr popull i zhdukur qė pėrmendet nė sure tė ndryshme tė Kuranit ėshtė Adi, i cili pėrmendet pas popullit tė Nuhut. Allahu dėrgoi te ky popull profetin Hud, i cili e ftoi popullin e tij, ashtu siē kishin bėrė edhe profetėt e tjerė, qė tė besonin dhe tė adhuronin vetėm Allahun pa i bėrė shokė. Njerėzit reaguan armiqėsisht kundrejt Hudit. Ata e akuzuan se ishte i nxituar, i padrejtė dhe se pėrpiqej tė ndryshonte sistemin qė kishin vendosur stėrgjyshėrit e tyre. Nė suren Hud tregohet me hollėsi gjithēka qė ndodhi midis Hudit dhe popullit tė tij.

    Popullit tė Adit i dėrguam vėllain e tyre, Hudin. Ai u tha: "O populli im, adhuroni Allahun! Nuk ka tė adhuruar tė vėrtetė pėrveē Tij. Ju nė tė vėrtetė nuk bėni gjė tjetėr veēse shpifni!
    O populli im, unė nuk ju kėrkoj asnjė shpėrblim pėr mesazhin qė ju transmetoj. Shpėrblimin e kėrkoj vetėm prej Atij qė mė krijoi mua. A nuk kuptoni?
    O populli im, kėrkoni falje prej Zotit tuaj dhe pendohuni, nė mėnyrė qė Ai t'ju dėrgojė shi tė bollshėm dhe t'ua shtojė mė tepėr fuqinė tuaj. Ndaj mos e ktheni shpinėn dhe mos u bėni mohues."
    Ata i thanė: "O Hud, Ti nuk na solle asnjė provė bindėse, ndaj dhe ne nuk do t'i lėmė zotat tanė pėr shkak tė thėnies tėnde dhe nuk do tė tė besojmė.
    Ne mendojmė se disa nga zotat tanė tė kanė sjellė kėtė tė keqe (ēmendurinė)." Ai u tha: "Unė kam Allahun si dėshmitar; dėshmoni dhe ju se unė nuk kam asnjė lidhje me ata (idhuj) qė ju adhuroni nė vend tė Allahut. Ndaj thurni komplote kundėr meje dhe mos mė jepni afat.
    Unė mbėshtetem tek Allahu, Zoti im dhe Zoti juaj! Ēdo gjė e gjallė i nėnshtrohet plotėsisht sundimit tė tij. Nuk ka dyshim qė Zoti im ėshtė i drejtė.
    Edhe nėse ktheni shpinėn, unė e kam shpallur mesazhin me tė cilin jam dėrguar te ju. Zoti im do tė bėjė qė njė popull tjetėr t'ju trashėgojė dhe ju nuk mund t'i bėni asnjė dėm. Me tė vėrtetė qė Zoti im ruan gjithēka.
    Kur erdhi vendimi Ynė, Ne me mėshirėn Tonė e shpėtuam Hudin bashkė me besimtarėt dhe i ruajtėm nga njė dėnim i rreptė.
    Kėshtu ishte Adi, i cili hodhi poshtė provat e Zotit tė tij dhe nuk iu bind tė dėrguarve, por ndoqi urdhrat e njerėzve kryelartė e kokėfortė.
    Ata u pėrcollėn me mallkim si nė kėtė botė ashtu dhe nė Ditėn e Kijametit. Populli i Adit e mohoi Zotin e tij. I mallkuar dhe i shkatėrruar qoftė Adi, populli i Hudit. (Hud: 50 - 60)


    Njė sure tjetėr ku pėrmendet populli i Adit ėshtė sureja Esh-Shuara. Nė kėtė sure janė theksuar disa nga karakteristikat e Adit. Nė tė thuhet se njerėzit e Adit zotėronin mjeshtėrinė e ndėrtimit tė ndėrtesave tė larta, tė cilat i ndėrtonin nė kodra dhe male, duke shpresuar se do tė jetonin atje pėrgjithmonė.

    Pėrveē kėsaj ata bėnin vepra tė kėqija dhe ishin arrogantė e brutalė. Kur Hudi u tėrhoqi vėmendjen, ata i thanė se fjalėt e tij ishin "pėrralla dhe legjenda tė kota tė tė parėve". Ata ishin shumė tė sigurtė se asgjė nuk do t'u ndodhte:

    Edhe populli i Adit i pėrgėnjeshtroi tė dėrguarit.
    Kur vėllai i tyre, Hudi, u tha: "Pėrse nuk i frikėsoheni Allahut?
    Unė jam njė i dėrguar i besueshėm pėr ju.
    Kini pra, frikė Allahun dhe dėgjojini fjalėt e mia.
    Unė nuk ju kėrkoj asnjė shpėrblim pėr mesazhin qė po ju transmetoj. Shpėrblimin e kėrkoj vetėm prej Atij qė mė krijoi mua.
    Pėrse ndėrtoni ndėrtesa madhėshtore nė ēdo vend tė lartė, pa pasur nevojė?
    Pėrse ndėrtoni pėr vete pallate madhėshtore, a thua se do tė jetoni nė to pėrgjithmonė?
    Pėrse kur merrni diēka, pėrdorni forcėn dhe bėheni tiranė?
    Kini pra, frikė Allahun dhe dėgjojini fjalėt e mia.
    Kini frikė Allahun, i Cili ju ka dhėnė tė gjitha tė mirat qė ju i dini.
    Ai ju ka dhėnė begati e fėmijė, kopshte e burime.
    Unė kam frikė pėr ju ndėshkimin e njė dite tė madhe."
    Ata i thanė: "Pak rėndėsi ka pėr ne nėse na kėshillon apo jo.
    Kjo kėshillė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse pėrrallė e shpikur nga tė parėt.
    Ne kurrė nuk do tė ndėshkohemi."
    Kėshtu, ata e pėrgėnjeshtruan atė, ndaj dhe Ne i shkatėrruam. Me tė vėrtetė kjo ėshtė njė provė e qartė, megjithatė shumica e tyre nuk janė besimtarė.
    Zoti yt ėshtė me tė vėrtetė i plotfuqishėm dhe mėshirėplotė! (Esh-Shuara: 123 - 140)


    Populli qė shprehu armiqėsi ndaj Hudit dhe u rebelua ndaj Allahut u shkatėrrua. Njė furtunė rėre e tmerrshme e zhduku Adin, sikur tė mos kish ekzistuar kurrė.


    Vazhdon...

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Zbulimet arkeologjike nė qytetin e Iramit

    Populli i Adit


    Rrėnojat e qytetit tė Ubarit, ku jetonte populli i Adit, janė zbuluar diku pranė brigjeve tė Omanit.

    Nė fillim tė viteve 90' u shfaqėn disa artikuj nė gazetat mė tė njohura tė botės qė deklaronin se "qyteti i humbur i legjendės arabe u zbulua", "qyteti arab legjendar u zbulua", "Atlanta e rėrave - Ubari". Ajo qė e bėri mė intrigues kėtė zbulim arkeologjik ishte fakti se ky qytet ėshtė pėrmendur nė Kuran. Shumė njerėz, tė cilėt deri atėherė mendonin se populli i Adit, i treguar nė Kuran ishte njė legjendė ose se vendi i tyre nuk do tė gjendej kurrė, nuk mund ta fshihnin habinė e tyre pas zbulimit tė kėtij qyteti, i cili ishte pėrmendur vetėm nė gojėdhėnat e beduinėve dhe pėr kėtė arsye ngjalli interes shumė tė madh.

    Ishte Nicholas Clapp, njė arkeolog amator, i cili zbuloi kėtė qytet legjendar tė pėrmendur nė Kuran.19 Duke qenė njė arabofil dhe prodhues i njė filmi dokumentar qė ka marrė disa ēmime, Clapp kishte ndeshur njė libėr shumė interesant gjatė studimit tė historisė arabe. Ky libėr ishte "Arabia Felix", i shkruar nga studiuesi anglez Bertram Thomas, nė 1932. "Arabia Felix" ishte emėrtimi romak i pjesės jugore tė Gadishullit Arabik, i cili sot pėrfshin Jemenin dhe pjesėn mė tė madhe tė Omanit. Grekėt e quanin kėtė zonė "Arabia Eudaimon", ndėrsa dijetarėt arabė tė mesjetės e quajtėn "El-Jemen es-Seide".

    Tė gjithė kėta emra do tė thonė "Arabia Fatlume", sepse populli qė jetoi nė atė zonė nė kohėt e hershme njihej si populli mė me fat nė atė kohė. Por cila ishte arsyeja e njė emėrtimi tė tillė?

    Fati i tyre i mirė qėndronte nė vendndodhjen e tyre strategjike, e cila ndihmonte qė ajo zonė tė ishte pikė ndėrmjetėse nė tregėtinė e erėzave dhe piperit midis Indisė dhe vendeve tė tjera nė veri tė Gadishullit Arabik. Pėrveē kėsaj, njerėzit qė jetonin nė kėtė zonė prodhonin rrėshirė aromatike nga pemė tė rralla. Duke qenė shumė e preferuar nga komunitetet e lashta, kjo bimė pėrdorej nė ritet e ndryshme fetare. Nė ato kohė ajo ishte e vlefshme tė paktėn sa ari.
    http://www.popujtezhdukur.com/images/39.jpg

    Studiuesi anglez Thomas i pėrshkroi me hollėsi kėto fise "fatlume" dhe deklaroi se ai kishte zbuluar gjurmėt e njė qyteti tė lashtė tė ndėrtuar nga njėri prej kėtyre fiseve.21 Ky ishte qyteti i njohur me emrin "Ubar" nga beduinėt. Nė njėrin prej udhėtimeve qė ai bėri nė zonė, beduinėt qė jetonin nė shkretėtirė i kishin treguar disa gjurmė tė vjetra dhe i kishin thėnė se ato gjurmė tė ēonin drejt qytetit tė lashtė tė Ubarit. Thomas, i cili tregonte shumė interes pėr kėtė ēėshtje, vdiq para se ta pėrfundonte studimin e tij.

    Clapp, pasi lexoi atė qė kishte shkruar studiuesi anglez Thomas, u bind pėr ekzistencėn e qytetit tė humbur tė pėrshkruar nė atė libėr. Pa humbur shumė kohė, ai nisi studimin e tij.

    Ai u pėrpoq tė provonte ekzistencėn e Ubarit me dy mėnyra. Sė pari, ai zbuloi gjurmėt pėr tė cilat beduinėt thonin se kishin ekzistuar. Nė tė njėjtėn kohė bėri pėrpjekje qė tė siguronte nga NASA pamjet satelitore tė zonės. Pas njė pėrpjekjeje tė gjatė, ai arriti tė bindte autoritetet pėrkatėse qė tė merrnin fotografitė e zonės.

    Clapp vazhdoi tė studionte dorėshkrimet e hershme dhe hartat nė bibliotekėn Huntington, nė Kaliforni. Qėllimi i tij ishte tė gjente hartėn e zonės. Pas njė kėrkimi tė shkurtėr, ai gjeti njė hartė tė vizatuar nga gjeografi greko-egjiptian Ptolemeu nė vitin 200 e.s. Nė hartė tregohej vendndodhja e njė qyteti tė vjetėr tė zbuluar nė zonė si dhe rrugėt qė tė ēonin nė kėtė qytet.

    Ndėrkaq, ai mori lajmin se fotografitė ishin marrė nga NASA. Nė fotografi mund tė dalloheshin disa gjurmė karvanesh, tė cilat ishin vėshtirė tė dalloheshin nga toka, por mund tė shiheshin nė tėrėsi nga qielli. Duke krahasuar kėto fotografi me hartėn e vjetėr qė kishte nė dorė, Clapp mė nė fund arriti nė pėrfundimin qė po kėrkonte: gjurmėt nė hartėn e vjetėr korrespondonin me gjurmėt nė fotografitė e marra nga sateliti. Destinacioni pėrfundimtar i kėtyre gjurmėve ishte njė vend i gjerė, i cili dikur duhet tė kishte qenė njė qytet.

    Mė nė fund, vendndodhja e qytetit legjendar, i cili kishte qenė subjekt i historive tė transmetuara gojarisht nga beduinėt, u zbulua. Pas disa kohėsh, gėrmimet filluan dhe rrėnojat e njė qyteti tė lashtė nisėn tė zbuloheshin poshtė rėrės. Kėshtu, ky qytet i humbur u pėrshkrua si "Atlanta e Rėrės, Ubari".

    Cila ishte prova qė provonte se ky ishte qyteti i popullit tė Adit, i cili pėrmendet nė Kuran?

    Qė nga momenti kur rrėnojat nisėn tė zbuloheshin nga toka, u kuptua se ato i pėrkisnin Adit dhe shtyllave tė Iramit tė pėrmendura nė Kuran, sepse midis ndėrtesave qė u nxorėn nga toka u gjendėn kullat e pėrmendura nė mėnyrė tė veēantė nė Kuran. Njė pjesėtar i skuadrės sė kėrkimit qė kryesonte gėrmimet, dr. Zarins, deklaroi se kullat ishin njė nga veēoritė karakteristike tė Ubarit dhe meqė nė Kuran ėshtė pėrmendur se Irami kishte kulla ose shtylla, atėherė kjo ishte prova mė e fortė se vendi qė ata kishin zbuluar ishte Irami, qyteti i Adit. Kurani na tregon pėr Iramin si mė poshtė:

    A nuk e ke parė se ē'bėri Zoti yt me Adin dhe me Iramin me shtylla tė larta? Si ata nuk ėshtė krijuar askush mė parė nė tokė? (El-Fexhr: 6 - 8)


    http://www.popujtezhdukur.com/images/res20a.jpghttp://www.popujtezhdukur.com/images/3i.jpg

    Kėto janė gėrmadhat e Ubar-it.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    21-10-2009
    Postime
    178
    faktet jane te pastra si drita por ja qe kur sdo me vene mend njeriu nuk i ben dobi as ky termeti i haitit apo tsunami

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Themudi

    Populli i Themudit i pėrgėnjeshtroi tė dėrguarit.
    Pasi ata thanė:
    "Si mund t'i shkojmė prapa njė njeriu tė vetėm nga gjithė ne? Nėse do ta bėnim kėtė ne do tė ishim tė humbur dhe tė ēmendur. Si ka mundėsi qė shpallja iu dha atij qė ėshtė njė prej nesh? Ai ėshtė njė gėnjeshtar i pafytyrė!"
    Nesėr do ta marrin vesh se kush ėshtė gėnjeshtar i pafytyrė! (El-Kamer 23-26)

    Siē thuhet nė Kuran, populli i Themudit i refuzoi paralajmėrimet e profetit tė dėrguar nga Allahu, ashtu siē kishte vepruar edhe populli i Adit mė parė. Pėr kėtė arsye ata merituan ndėshkimin e Allahut.

    Sot, si rezultat i studimeve arkeologjike dhe historike, shumė gjėra tė panjohura mė parė janė zbuluar, ndėrmjet tyre vendi ku jetoi Themudi, shtėpitė qė kishin ndėrtuar dhe mėnyra e tyre e jetesės. Ekzistenca e Themudit, i cili pėrmendet nė Kuran, ėshtė njė fakt historik i vėrtetuar nga shumė zbulime arkeologjike tė kohėve tė fundit.

    Pėrpara se tė hedhim njė vėshtrim mbi zbulimet arkeologjike, do tė ishte me dobi tė shqyrtonim mė parė historinė e pėrmendur nė Kuran dhe tė vėmė re kokėfortėsinė dhe kryeneēėsinė e kėtyre njerėzve.

    Profeti Salih transmeton mesazhin

    Salihu u dėrgua pėr tė paralajmėruar popullin e Themudit. Ai ishte njė person i njohur brenda shoqėrisė sė Themudit. Njerėzit e tij, tė cilėt nuk e prisnin njė gjė tė tillė, u habitėn nga thirrja qė u bėri ai pėr tė hequr dorė nga rruga e tyre. Reagimi i menjėhershėm i tyre ishin shpifjet dhe kėrcėnimet e shumta qė Salihu tė hiqte dorė nga rruga e nisur.

    Edhe te populli i Themudit dėrguam vėllain e tyre, Salihun. Ai u tha: "O populli im, adhuroni Allahun, ju nuk keni tė adhuruar tė vėrtetė tjetėr veē Atij. Ai ju krijoi nga toka dhe ju vendosi nė tė, kėshtu pra, kėrkoni falje prej Tij dhe kthehuni tek Ai tė penduar. Me tė vėrtetė Zoti im ėshtė gjithmonė afėr (robit me dijen e Tij) dhe i pėrgjigjet lutjes sė tij."
    Ata i thanė: "O Salih, mė parė ne shpresonim shumė te ti. Si mund tė na ndalosh qė tė adhurojmė atė qė kanė adhuruar prindėrit tanė? Ne me tė vėrtetė jemi nė dyshim pėr ēka po na kėshillon." (Hud: 61-62)


    Njė pjesė e vogėl e popullit iu pėrgjigj thirrjes sė Salihut, ndėrsa pjesa mė e madhe vazhdoi rrugėn e mohimit dhe mosbindjes. Krerėt e popullit nė veēanti i hodhėn poshtė mėsimet e Salihut dhe mbajtėn njė qėndrim tepėr armiqėsor. Ata u pėrpoqėn me tė gjitha mjetet qė t'i pengonin dhe t'i shtypnin besimtarėt e paktė. Po pėrse gjithė ky zemėrim dhe kokėfortėsi? Sepse Salihu kėrkonte prej tyre qė tė adhuronin vetėm Allahun, Zotin e qiejve dhe tokės. Vlen tė theksohet se kjo kokėfortėsi nuk ishte karakteristikė vetėm e Themudit, sepse nė tė vėrtetė ky popull po pėrsėriste gabimin e bėrė mė parė nga populli i Nuhut dhe Adi. Kjo ėshtė arsyeja pėrse Kurani i pėrshkruan kėta popuj si mė poshtė:

    A nuk ju ka ardhur juve (o njerėz) lajmi i atyre qė kanė jetuar para jush, lajmi i popullit tė Nuhut, Adit, Themudit dhe tė tjerėve pas tyre? Askush nuk i njeh ata veē Allahut. Tek ata erdhėn tė dėrguarit e tyre me prova tė qarta, por ata vendosėn duart nė gojė (nga inati) dhe thanė: "Ne nuk e besojmė mesazhin, me tė cilin jeni dėrguar dhe jemi nė dyshim tė thellė nė lidhje me ēka po na ftoni." (Ibrahim: 9)

    Megjithė paralajmėrimet e profetit Salih, njerėzit nuk mundėn tė shkėputeshin nga kthetrat e dyshimit dhe mosbesimit, megjithatė njė grup i vogėl e besoi Salihun. Ata ishin tė vetmit qė shpėtuan sė bashku me Salihun kur erdhi ndėshkimi i premtuar. Krerėt e popullit u pėrpoqėn ta shtypnin kėtė grup tė vogėl besimtarėsh:

    Prijėsit kryeneēė tė popullit tė tij u thanė besimtarėve, tė cilėt i konsideronin tė dobėt: "A e dini se Salihu ėshtė i dėrguari i Allahut?" Ata u pėrgjigjėn: "Ne besojmė mesazhin, me tė cilin ai ėshtė dėrguar."
    Kryeneēėt pėrsėri thanė: "Ndėrsa ne e mohojmė atė qė ju e besoni." (El-Araf: 75-76)

    Njė grup prej atyre qė refuzuan besimin - gjoja nė emėr tė Allahut - bėnė plane pėr ta vrarė Salihun.

    Ata i thanė: "Ne parandjejmė prej teje dhe prej atyre qė janė me ty shenja ogurzeza." Ai u tha: "Shenja juaj ogurzezė ėshtė tek Allahu, por ju jeni njė popull qė po vihet nė provė."
    Nė qytet gjendeshin nėntė vetė (nga bijtė e parisė), tė cilėt bėnin ligėsi nė tokė dhe ishin tė pandreqshėm.
    Ata thanė: "Betohuni ndaj njėri-tjetrit nė emėr tė Allahut qė ta vrasim Salihun natėn bashkė me familjen e tij dhe pastaj t'u themi tė afėrmve tė tij: "Ne nuk morėm pjesė nė vrasjen e familjes sė tij; ne nuk po gėnjejmė."
    Kėshtu ata pėrgatitėn planet e tyre djallėzore, por edhe Ne bėmė planet Tona, por ata nuk e kuptonin." (En-Neml: 47 - 50)


    Populli i kėrkoi Salihut argumente bindėse qė vėrtetonin se ai ishte me tė vėrtetė i dėrguar nga Allahu. Atėherė Allahu u dha atyre si provė njė deve femėr, e cila doli nga njė shkėmb i madh, mirėpo njėkohėsisht i sprovoi ata duke u vendosur disa kushte tė caktuara. Por ata e vranė devenė. Nė suren Esh-Shuara ngjarja tregohet si vijon:

    Populli i Themudit i pėrgėnjeshtroi tė dėrguarit.
    Kur vėllai i tyre, Salihu, u tha: "Pėrse nuk i frikėsoheni Allahut?
    Unė jam njė i dėrguar i besueshėm pėr ju.
    Kini pra frikė Allahun dhe dėgjojini fjalėt e mia.
    Unė nuk ju kėrkoj asnjė shpėrblim pėr mesazhin qė ju transmetoj.
    Shpėrblimin e kėrkoj vetėm prej Atij qė mė krijoi mua.
    A mendoni se do tė liheni tė sigurtė nė kėtė vend?
    Nė kopshte dhe burime?
    Nė fusha me tė mbjella dhe hurma me fryte tė pjekura?
    Duke ndėrtuar shtėpitė duke skalitur shkėmbinjtė nė male me shumė mjeshtėri?
    Kini pra, frikė Allahun dhe dėgjojini fjalėt e mia.
    Dhe mos u shkoni prapa atyre qė janė tė shfrenuar (nė kryerjen e veprave te kėqija).
    Tė cilėt bėjnė ligėsi nė tokė dhe janė tė pandreqshėm."
    Ata i thanė: "Ti nuk je veēse njė njeri qė i kanė bėrė magji.
    Ti je njė njeri i zakonshėm si ne. Nėse thua tė vėrtetėn, atėherė na sill njė provė."
    Ai u tha: "Ja ku ėshtė deveja! Ajo duhet tė pijė ujė nė ditė tė caktuara, ndėrsa ju duhet tė pini nė ditė tė tjera.
    Dhe mos i bėni asgjė tė keqe, pėrndryshe do t'ju godasė ndėshkimi i njė dite tė madhe."
    Por ata e therėn devenė dhe mė pas u penduan (nga frika). (Esh-Shuara: 141-157)


    Nė suren El-Kamer, Allahu thotė:

    Populli i Themudit i pėrgėnjeshtroi tė dėrguarit.
    Pasi ata thanė: "Si mund t'i shkojmė prapa njė njeriu tė vetėm, tė gjithė ne? Nėse do ta bėnim kėtė, ne do tė ishim tė humbur dhe tė ēmendur!
    Si ka mundėsi qė shpallja iu dha atij qė ėshtė njė prej nesh? Ai ėshtė njė gėnjeshtar i pafytyrė!"
    Nesėr do ta marrin vesh se kush ėshtė gėnjeshtar i pafytyrė!
    Ne do t'u dėrgojmė devenė pėr t'i vėnė nė provė, ndaj vėzhgoi dhe bėj durim.
    Tregoju se uji do tė ndahet ndėrmjet tyre dhe devesė. Secili do tė pijė ujė sipas radhės sė vendosur.
    Por ata thirrėn shokun e tyre dhe ai e mori devenė dhe e theri. (El-Kamer: 23 - 29)


    Fakti qė ata nuk u ndėshkuan nė atė moment e shtoi edhe mė shumė paturpėsinė dhe arrogancėn e tyre. Ata e sulmuan Salihun duke e akuzuar se ishte gėnjeshtar.

    Kėshtu ata e therėn devenė dhe e mohuan nė mėnyrė tė pacipė urdhrin e Zotit tė tyre dhe thanė: "O Salih! Sille ndėshkimin qė na premtove, nėse je me tė vėrtetė i dėrguar i Allahut." (El-Araf: 77)
    Allahu ua shkatėrroi planet dhe dredhitė jobesimtarėve dhe e shpėtoi Salihun prej tyre. Pas kėsaj Allahu, e urdhėroi Salihun t'u transmetonte njerėzve se ata do tė shkatėrroheshin pėr tri ditė.

    Por ata e therėn devenė, ndaj dhe ai u tha: "Kėnaquni nė shtėpitė tuaja pėr tri ditė. Ky premtim nuk do tė pėrgėnjeshtrohet." (Hud: 65)

    Tri ditė mė vonė paralajmėrimi i Salihut u bė realitet dhe Themudi u shkatėrrua.

    Britma shkatėrruese i pėrpiu keqbėrėsit dhe ata u shndėrruan nė kufoma tė ngrira nė shtėpitė e tyre, sikur tė mos kishin jetuar kurrė mė parė atje. Nuk ka dyshim se Themudi e mohoi Zotin e tij. I mallkuar dhe i shkatėrruar qoftė Themudi! (Hud: 67-68)

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Faraoni qė u mbyt

    Mbytja e faraonit dhe e njerėzve tė tij nė det

    Kurani na jep informacion rreth aspekteve mė tė rėndėsishme tė ngjarjes, pra, tė ndarjes sė Detit tė Kuq. Sipas tregimit nė Kuran, Musai u largua nga Egjipti sė bashku me hebrenjtė qė iu bindėn atij. Faraoni nuk mund ta pranonte nisjen e tyre pa lejen e tij, ndaj dhe i ndoqi bashkė me ushtarėt e tij. (Junus: 90)

    Kur Musai dhe Beni Israilėt iu afruan bregut, faraoni dhe ushtarėt e tij i ndiqnin:

    Kur dy grupet panė njėra-tjetrėn, njerėzit e Musait thanė: "Tani do tė na kapin." (Esh-Shuara: 61)

    Nė tė vėrtetė, kjo nuk ishte as hera e parė dhe as e fundit qė Beni Israilėt mbajtėn njė qėndrim tė tillė mosbesues. Edhe mė parė populli iu ankua Musait, duke i thėnė:

    " Ne kemi vuajtur shumė, si para se tė vije ti, ashtu dhe tani qė ke ardhur nė mesin tonė." Ai u tha: "Mbase kjo ndodh sepse Zoti juaj dėshiron ta shkatėrrojė armikun tuaj dhe t'ju bėjė juve trashėgues nė tokė, pastaj t'ju shohė si do tė veproni." (El-Araf: 129)

    dryshe nga dobėsia e theksuar e njerėzve tė tij, Musai ishte i palėkundur nė besimin e tij tek Allahu. Qė nė fillim tė pėrpjekjeve tė tij, Allahu i shpalli se ndihma dhe mbėshtetja e Tij do tė jenė gjithmonė pranė tij:

    " Mos u frikėsoni, padyshim qė Unė jam me ju tė dy duke dėgjuar e shikuar ēdo gjė." (Ta Ha: 46)

    Nė fillim, kur Musai u pėrball me magjistarėt e faraonit ndjeu njė llojė frike (Ta Ha: 67). Mė pas Allahu i shpalli se nuk kishte pse tė frikėsohej sepse ai do tė dilte fitimtar (Ta Ha: 68). Besimi i Musait ishte i palėkundur edhe kur gjendej nė vėshtirėsi. Prandaj, kur njerėzit e tij u frikėsuan se do tė kapeshin nga faraoni, ai u tha: " Zoti im ėshtė me mua. Sigurisht qė Ai do tė mė udhėzojė." (Esh-Shuara: 62)

    Allahu i shpalli Musait qė tė godiste detin me shkopin e tij. Me tė bėrė kėtė "Deti u hap dhe tė dy anėt (e ujit) u bėnė si masa mali tė palėvizshme" (Esh-Shuara: 63). Nė fakt, nė ēastin kur do tė ketė parė njė mrekulli tė tillė, faraoni duhet ta ketė kuptuar se po ndodhte diēka e jashtėzakonshme dhe se po shihte ndėrhyrjen hyjnore. Deti u hap pėr njerėzit, tė cilėt faraoni donte t'i vriste. A nuk mjaftonte kjo?! Megjithėse ai nuk ishte i sigurtė se deti nuk do tė mbyllej pėrsėri pasi tė kalonin Beni Israilėt, ai dhe ushtria e tij i ndoqėn nė det. Ka tė ngjarė qė faraoni dhe ushtarėt e tij pėr shkak tė tėrbimit dhe mizorisė ta kenė humbur aftėsinė e tyre pėr tė arsyetuar dhe kėshtu nuk kanė qenė nė gjendje tė kuptojnė mrekullinė e asaj situate.

    Kurani i pėrshkruan momentet e fundit tė faraonit si vijon:

    Kėshtu Ne i kaluam Beni Israilėt pėrmes detit, ndėrsa faraoni me ushtrinė e tij i ndoqi pas me armiqėsi, derisa kur e mbuloi dallga mbytėse, ai tha: "Unė besoj se nuk ka tė adhuruar tė vėrtetė tjetėr pėrveē Atij qė besojnė Beni Israilėt dhe unė jam prej besimtarėve." (Junus: 90)

    Ndėrsa Musai tha: "Zoti ynė! Ti vėrtet i ke dhėnė faraonit dhe prijėsve tė tij madhėshti e pasuri nė jetėn e kėsaj bote. Zoti ynė, qė tė largojnė dhe humbin njerėzit nga udha jote. Zoti ynė! Shkatėrrojua pasurinė dhe ngurtėsoi zemrat e tyre, qė tė mos besojnė derisa tė shohin dėnimin e dhimbshėm."
    Allahu tha: "Lutja e juve tė dyve ėshtė pranuar, ndaj pėrmbajuni udhės sė drejtė dhe mos ndiqni rrugėn e atyre qė nuk dinė (tė vėrtetėn)." (Junus: 88-89)

    Sot Ne po nxjerrim trupin tėnd (tė vdekur nga deti) qė tė bėhesh mėsim pėr ata qė do tė vijnė pas teje! Vėrtet qė shumė njerėz janė mospėrfillės ndaj shenjave dhe argumenteve Tona. (Junus: 92)

    http://www.popujtezhdukur.com/images/58.jpg

    Tani po beson ndėrsa mė parė nuk pranoje tė besoje dhe ishe prej keqbėrėsve?!
    Sot Ne po nxjerrim trupin tėnd (tė vdekur nga deti) qė tė bėhesh mėsim pėr ata qė do tė vijnė pas teje! Vėrtet qė shumė njerėz janė mospėrfillės ndaj shenjave dhe argumenteve Tona. (Junus: 91 - 92)


    Siē u pa, jo vetėm faraoni, por edhe njerėzit e tij morėn pjesėn e tyre tė dėnimit. Kjo sepse ata ishin mizorė (Junus: 90), kundėrshtarė (El-Kasas: 8), njerėz keqbėrės (El-Kasas: 40) dhe menduan se nuk do tė kthehen tek Allahu, ndaj dhe Ai i dėnoi ata duke i mbytur nė det.

    Allahu pėrshkruan nė Kuran ēfarė ndodhi pas vdekjes sė faraonit:

    Ne i ndihmuam njerėzit e shtypur tė trashėgojnė tokat e bekuara nga Ne nė lindje dhe nė perėndim. Premtimi i Zotit tėnd pėr Beni Israilėt u plotėsua pėr shkak tė durimit qė treguan. Ne i shkatėrruam krejtėsisht tė gjitha ndėrtimet madhėshtore qė kishte ngritur faraoni dhe populli i tij. (El-Araf: 137)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •