Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1

    Banka Boterore, ndjese qeverise per akuzat e Jales

    Banka Boterore kerkoi dje ndjese zyrtare, per projektin e menaxhimit te integruar te zones bregdetare. Zevendespresidenti i Bankes Boterore, Philipe Le Houerou tha dje, teksa ka marre pjese ne mbledhjen e Komitetit te Planifikimit te Strategjive, se ashtu sic ndodh me te gjitha marredheniet, ka raste kur gjerat nuk shkojne mire. Duke folur ketu konkretisht per ndodhite dhe debatet e zhvilluara nje vit me pare, per projektin e menaxhimit te zones bregdetare, ku u hodhen akuza te shumta per prishjen e ndertimeve pa leje ne Jale dhe akuzat per perfshirjen abuzive te qeverise. "Ne mendojme se ky eshte nje tregues qe marredhenia midis Bankes Boterore, popullit shqiptar dhe qeverive te ndryshme shqiptare, ka qene pergjithesisht nje partneritet shume i suksesshem. Megjithate, ashtu sic ndodh me te gjitha marredheniet, ka raste kur gjerat nuk shkojne mire. Ne kete pike, do te doja te flisja pak per ndodhite e vitit te kaluar, ne lidhje me projektin e menaxhimit te integruar te zones bregdetare", ka hapur tiparin ndjese publike numri dy i Bankes Boterore, perballe ministrave dhe te kryeministrit Berisha. "Bankes Boterore i vjen keq qe ne nje inspektim qe kishte per qellim te shikonte nese Banka u ishte permbajtur apo jo politikave te saj, dolen deklarata te pabazuara kunder veprimeve te qeverise me kete projekt. Procesi i panelit te inspektimit nuk heton ne asnje menyre veprimet e klienteve tane dhe ne asnje menyre nuk duhet te interpretohet si i tille. Per me teper, nuk pati asnje prove per korrupsion, ne menyre qe Departamenti per Integritetin Institucional te Bankes, te kryente hetime te metejshme. Pra, perfundimisht, duhet te pranojme qe banka ka bere gabime ne kete projekt", theksoi Le Houerou. Sipas tij, po punohet ne menyre qe te sigurohet sekjo nuk do te ndodhe me ne te ardhmen, qofte ketu, apo ne ndonje vend tjeter. I pranishem ne mbledhje, kryeministri Sali Berisha, sqaroi se keto probleme jane qartesuar perfundimisht dhe nuk mbetet as edhe nje ceshtje lidhur me kete projekt qeveria ka zbatuar me luajalitet marreveshjen me Banken Boterore. Nga ana tjeter, Le Houerou, vleresoi faktin se sot Shqiperia duhet te ndihet krenare, per zhvillimin e arritur. Sipas Le Houerou, qe nga viti 1991, te ardhurat reale jane trefishuar, ndersa varferia eshte pergjysmuar gjate 6 viteve te shkuara. "Tani qe Shqiperia e ka fituar statusin e nje vendi me nje nivel mesatar te ardhurash, Banka Boterore tashme ka kenaqesine ta kaloje Shqiperine ne grupin e vendeve qe perfitojne financime nga BERZH", u shpreh ai. Kryeministri Sali Berisha, i pranishem ne kete mbledhje garantoi se qeveria e tij mbetet jashtezakonisht e interesuar per bashkepunimin.

    70 Projekte Ka financuar nga viti 1991 e deri me sot Banka Boterore. Keto projekte kane pasur nje vlere totale me mbi 1 miliarde dollare dhe kryesisht jane rikonstruksione, rehabilitime, deri ne zhvillimin institucional pothuajse ne te gjitha fushat.

    1 Strategji E re partneriteti me Shqiperine, po perpilohet nga Banka Boterore, per vitet 2010-2013. Ky institucion pret nje bashkepunim me te fuqishem me vendin tone, ne nje kohe qe vlereson perparimin drejt anetaresimit ne Bashkimin Evropian.

    Vleresimi

    Zevendespresidenti i Bankes Boterore, Philipe Le Houerou, tha dje se Shqiperia e ka fituar statusin e nje vendi me nje nivel mesatar te ardhurash, BB tashme ka kenaqesine ta kaloje Shqiperine ne grupin e vendeve qe perfitojne financime nga Banka Nderkombetare per Rindertim e Zhvillim.


    Banka Boterore, solidaritet dhe mbeshtetje per familjet e permbytura


    Banka Boterore u shprehu solidaritetin, te gjithe familjeve qe jane prekur nga permbytjet e medha ne Qarkun e Shkodres. "Banka Boterore, eshte duke e mbeshtetur qeverine shqiptare, permes nje paneli nderkombetar ekspertesh, te cilet po ndihmojne KESH-in dhe institucionet e tjera analoge qe te monitorojne funksionimin e digave", siguroi zevendespresidenti i BB, Philipe Le Houerou. Ai shprehu gjithashtu gatishmerine per te ndihmuar ne rehabilitimin e rindertimin e zonave te demtuara ne Shkoder, nga ngjarja e te ciles jane prekur jetet e kaq shume njerezve.


    Malltezi: Keqinterpretim per qellime politike "shqiptarce"

    Koordinatori shqiptar i projektit te Bankes Boterore, Jamarber Malltezi, ne nje interviste dhene per radion BBC 19 shkurtin e kaluar, kishte deklaruar se ceshtja ishte problem i brendshem i Bankes Boterore, per zbatimin e politikave te brendshme te saj dhe nuk kishte te bente me qeverine pasi cdo qeveri eshte sovrane dhe zbaton legjislacionin vendas. Dhe dje, Banka Boterore kerkoi ndjese zyrtarisht per keqinterpretimin per qellime politike "shqiptarce" te ceshtjeve te brendshme te politikave te saj. Ne fakt, eshte e papritur dhe e paprecedente, qe BB te kerkoje ndjese e ca me pak, per nje vend te vogel sic eshte Shqiperia. Ekspertet vleresojne se e paprecedente eshte edhe qe personeli vendas brenda BB ne Tirane, me lidhje te qarta familjare me opoziten, te nxjerrin raporte konfidenciale, te brendshme dhe joperfundimtare te BB dhe t'i keqperdorin ato per qellime ngushtesisht politike. Analistet mendojne se ky veprim synoi qe BB te perfshihej ne luften politike vendore, duke cenuar rende pavaresine dhe paanshmerine e BB. Kjo gje, ishte e rende pasi zhvendosi ceshtjen nga diskutim i brendshem i politikave te vete BB, ne lufte politike mes paleve ne proces zgjedhor.

    Rozeta Rapushi - Koha Jone
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    kjo eshte ni fitorje tjeter ... i sugjeroj gazetes rd/55 qe te nxjerre nje titull redaksional ne numrin e mundshme me te afert me kete titull:

    Philipe Le Houerou ne gjunje para Jamarber Malltezit

    nuk e shikoni o njerez se BB kerkon qe te mos konsiderohet deshtim, por sukses puna e BB ne Shqiperi, perfshi gjithe qeverite, dmth jane te ngjyer te gjithe ...

    nuk e shikoni o njerez se e ben Shqiperine dalje, duke ia kaluar BERSH-it, qe nuk ka ndonje lidhje apo varesi nga BB ...

    nuk e shikoni o njerez se BB ndihmon ne permbytje me panel nderkombetar ekspertesh, e cila do te kostoje me miliona ...

    qeveri mashtruese e radhes, sa vjen dhe i sofistikon sofizmat, per te shitur sapunin per djathe ...

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Dujsi: heshtja eshte flori. Me mire te mos flasesh se te flasesh budallalleqe. Beni mire te mos dilni neper forume e te perhapni ate tymin tuaj te zi

  4. #4
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga beni67 Lexo Postimin
    Dujsi: heshtja eshte flori. Me mire te mos flasesh se te flasesh budallalleqe. Beni mire te mos dilni neper forume e te perhapni ate tymin tuaj te zi
    nuk ke ēfare te thuash, grin sallate si me siper ...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-12-2005
    Postime
    252
    Citim Postuar mė parė nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    kjo eshte ni fitorje tjeter ... i sugjeroj gazetes rd/55 qe te nxjerre nje titull redaksional ne numrin e mundshme me te afert me kete titull:

    Philipe Le Houerou ne gjunje para Jamarber Malltezit

    nuk e shikoni o njerez se BB kerkon qe te mos konsiderohet deshtim, por sukses puna e BB ne Shqiperi, perfshi gjithe qeverite, dmth jane te ngjyer te gjithe ...

    nuk e shikoni o njerez se e ben Shqiperine dalje, duke ia kaluar BERSH-it, qe nuk ka ndonje lidhje apo varesi nga BB ...

    nuk e shikoni o njerez se BB ndihmon ne permbytje me panel nderkombetar ekspertesh, e cila do te kostoje me miliona ...

    qeveri mashtruese e radhes, sa vjen dhe i sofistikon sofizmat, per te shitur sapunin per djathe ...

    Po ju mbyllen vrimat cdo dit e me shum,skeni me hapsir per akuza!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •