Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Pranga dy italianeve, vidhnin bankomatet

    Pranga dy italianeve, vidhnin bankomatet

    E Enjte, 14 Janar 2010

    Tirane-Kapen ne Tirane dy italiane, pirate te bankomateve. Pas nje operacioni te kryer nga Drejtoria Kunder Krimit Financiar, i koduar "Paterica", ka perfunduar ne prangosjen e 25-vjecareve italiane, te cilet kishin kohe qe kryenin aktivitetin e tyre dhe si objekt te vjedhjeve kishin ATM-te e bankes italiane, "Intesa San Paolo". Luca Calvi dhe Gabriele Pasqualino, te dy 25 vjec, me banim ne Genova te Italise, u kapen ne flagrance, rreth ores 01.00 te dites se ndjeshme, duke kryer terheqjen e shumave te parave ne nje nga ATM-te e kesaj banke, qe ndodhet prane nje qendre tregtare. Ne baze te hetimeve eshte zbardhur edhe skema e vjedhjeve te kryera nga dy te rinjte italiane. Ata kishin mundur te prodhonin ne menyre te persosur karta shume te njejta me ato origjinalet, per terheqjen e shumave te medha monetare. Sipas policise eshte vertetuar se dy piratet italiane, kane perdorur karta plastike me te dhena bankare te falsifikuara. Pas arrestimit, eshte kryer edhe kontrolli i ambientit ne te cilin ata ishin strehuar. Nga kontrolli i dy italianeve, ne momentin e kapjes dhe te dhomes se nje hoteli luksoz ne Tirane, ku ata ishin akomoduar, u gjeten dhe sekuestruan me cilesine e proves materiale edhe pajisjet qe ata perdornin per te kryer vjedhjen si dhe kartat e klonuara prej tyre. Nga hetimet paraprake deri tani rezulton se ky grup, kete aktivitet kriminal e kryente per here te dyte ne Shqiperi. Deri tani eshte konfirmuar se ne deget e Bankes "Intesa San Paolo" kane kryer mbi 750 transaksione, nga keto mbi 350 kane rezultuar te suksesshme dhe mbi 400 tentativa. Ndersa gjate gjithe veprimtarise se tyre fitimprurese jane perdorur mbi 250 karta. Shuma e parave te terhequra llogaritet mbi 15 milione leke. Strukturat e Policise se Shtetit vazhdojne hetimet per zbulimin edhe te vjedhjeve te tjera te kryera nga keta persona qe dyshohet t'i kene kryer ne bankat e vendeve fqinje.

    Provat materiale

    Nje laptop me informacionin e plote per kartat bankare dhe PIN-in e tyre.

    Nje pajisje elektronike memory card reader, qe u sherbente per vjedhjen e informacionit te kartave bankare.

    19 karta bankare, nga te cilat 5 jane pa mbishkrime me informacionin bankar ne te

    Nje shume prej 23 000 euro.

    Shuma prej 200 mije lekesh te terhequra nga ATM.

    Nje autoveture e tipit "Chrysler", me targe TR7726R, me ngjyre te zeze.

    Nje dosje per kamuflimin e kartave plastike.


    koha jone

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bravo policia jone..

    vertet nje sukses i madh kunder ketyre mjeshtrave ..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •