
Postuar më parë nga
ExTaSy
Shkuan për punë në Zvicër, mbetën nëpër xhamia!
Xhamitë në Seebach të Cyrihut, xhamia e Fondacionit të Rinisë Islame në Cyrih, xhamia e qytetit të Villit dhe disa xhami të tjera në Zvicër janë stërmbushur nga të rinj shqiptarë nga Maqedonia dhe Lugina e Preshevës, të cilët me shpresë për të gjetur punë apo për të përjetuar tokën evropiane, më në fund kanë përfunduar të zhgënjyer, duke ngelur në rrugë dhe duke gjetur strehë nëpër xhamitë.
Të rinjtë e strehuar nëpër xhami janë të zhgënjyer dhe irrituar edhe me trajtimin e të afërmve të tyre, të cilët siç thonë ata i kanë lënë në rrugë dhe fare s`dëgjojnë për hallet e tyre. Ky realitet shihet në të gjitha këto xhami, ku të rinjtë e ardhur si "mërgimtarë të rinj" nuk kishin kujtuar se do të përfundonin në këtë gjendje. Mensur. R ështën nga një fshat i Kumanovës dhe se ai për agjencinë e lajmeve INA rrëfen se është i zhgënjyer shumë kur ka parë se heqja e vizave nuk krijon asnjë kusht për të qëndruar apo për të p a s u r n j ë status përkujdesje nga shtetet e BE-së dhe sidomos Zvicra. "Erdha këtu por me mendim ndryshe, ndërsa ja tash jam zhgënjyer shumë.
Këtu s'paska fare punë, dhe nuk të ndihmon askush. Isha disa netë tek të afërmit e mi këtu në Cyrih dhe pas atyre ditëve më thanë se s`ka punë dhe as që kanë bërë përpjekje për të më ndihmuar", rrëfen Mensuri. Disa nga të rinjtë theksojnë se nuk janë pritur nga të afërmit e tyre, të cilët i kanë thënë se nuk kanë vend strehimi dhe nëse do t`i merrnin në banesat e tyre, atëherë do të përballeshin me dënime të larta.
Ilmi Qoku nga Shkupi gjithashtu thekson se nuk po kalon mirë dhe se sipas tij, gjendja e tij financiare është e vështirësuar, për shkak se edhe ato para që i kishte pasur për të dalë në Zvicër i kishte huazuar nga një mik i tij. "Kushtet atje i kam shumë të këqija dhe erdha për të punuar, sepse mendoja se do të gjindesha, por më doli ndryshe. Kam kontaktuar me disa njerëz të mi në telefon, por më kanë thënë se nuk mund të ndihmojnë se ka krizë dhe shumë njerëz janë të papunë, edhe pse kanë letra pune", thekson Ilmiu, të cilin nuk i ka ecur fati. Një gjendje e njëjtë sipas pohimeve të mërgimtarëve mbretëron edhe në Gjermani, por edhe në Austri, ku shumica e të rinjve kanë ngelur të zhgënjyer dhe pa gjetur punë, ndërsa si vend strehimi është tani për tani banesat e të afërmeve, por edhe xhamitë. Situata e tyre është rënduar sidomos në këto kohë të dimrit të fortë që ka mbretëruar në vendet e BE-së.
Deri tani numri i qytetarëve të Maqedonisë që kanë ardhur në vendet e BE-së shkon mbi 150 veta, edhe ato këto shifra janë zyrtare të publikuara nga ministritë e Qeverisë së Maqedonisë.
Ata që shkuan nga 19 dhjetori, duhet që pas 90 ditëve të braktisin vendet e BE-së, dhe të kthehennë shtëpi, kështu që vetëm pas 90 ditëve të tjera ata mund të shkojnë prapë për të qëndruar 90 ditë të tjera në ato vende. Pra sipas kushteve, vetëm gjashtë muaj në vit edhe atë me ndërprerje dy herë nga tre muaj, shtetasite Maqedonisë mund të qëndrojnë në vendet e BE-së.(INA)
Krijoni Kontakt