Close

Rezultati i Sondazhit: A jeni edhe ju pro që dhuna nuk i duhet shqiperia. A do ta përkrahni dhe ju Edi Ramen

Votues
31. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po do ta përkrah deri sa të bjer qeveria Berisha ( Po ashtu dhe me dhunë)

    6 19.35%
  • Jo nuk duam përseritjen e 1997.

    16 51.61%
  • Jam i knaqur me qeverin dhe ndryshimet që po bëhen në Shqiperi

    12 38.71%
Sondazh me disa zgjedhje
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #-9
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Protestat OK. JO dhunë në shoqërin shqiptare.

    Mendova të hap një temë lidhje me protestën që do të organizohet nga Partia e Punës ( tani më PS Partia Socialiste ).

    A mendoni se një psikopat i devijuar duhet të përkrahet për vllavrasje dhe po kërkon që të përsërit një 1997 në shtetin Shqiptar? Ky njeri i cmendur po bën thirrje për dhunë dhe po i drejtohet një populli të vuajtur plot 50 vite nga paraardhësit e psikopatit e sfiliten shqiperin për 50 vjet. A nuk është koha që njëher e përgjithmon në shqiperi ti shporrin nga jeta politike mbeturinat e stalinit dhe të enverit se ende nuk u ngopën gjakë shqipetari këta vampira të flliqur.


    Ky psikopat , tradhtar , komunist , enverist po kërkon nga populli të dalin në rrug dhe me gjitha forcat që do të ketë ta rrzoj qeverin më të mirë deri tani në Shqiperi të udhhequr nga Sali Berisha , një qeveri e cila arriti ta nxjerr shqiperin nga mafia prej vitit 97- 2005 , një qeveri që na i hapi dyert europiane , na e solli Shqiperin në Nato , me një qeveri që arriti ta ruaj rritjen ekonomike të vetmen
    në euro , u rriti pagat dhe u përmisua dukshem mirqenja sociale , ndërtoi rrugen e kombit dhe lidhi Shqiperin me Kosovën tani më vetëm sapo nuk jan liberaizuar vizat dhe një hap tjetër për të hy në gjirin Europian aty ku e meriton populli Shqiptar.

    A mund të na thot dikush këtu se cila është arsye e këtij tradhtari e anti shqiptari njeri i pa moral kërkon që të rrëzohet qeveria Berisha, dhe atë t'ja sjell shqiperis dhe njëher dhunen nqs nuk largohen me qef. Si na qenka e mundur që në momentet më historike të kombit shqiptar zoti të sjell në sken një psikopat , një tradhtar , një komunist të përbetuar për t'ia blloku Shqiperis dhe popullit shqiptar gjitha dyert dhe ti mbaj të mbyllyr dhe të përsëris dhe njëher një 1997.


    I lutem të gjith popullit shqiptar që mos ta përkrahin këtë psikopat sepse shqiperia me dhunë nuk i ngjan asaj shqiperie që ne e duam! Dhunen e keni përjetuar edhe përpara në kohën e Komunizmit , e përjetuat edhe në 1997 po tani më shqiperia është një lule që po lulëzon dal ngadal dhe po ngjitet lart në një vend që e duam të gjith ta shofim!


    Zoti e ndihmoft të gjith popullin shqiptar të shqiperis dhe një jetë sa më të gjat qeveris së Shqiperis në krye me dr Sali Berisha (nderi i kombit)
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #-8
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Rama “thërret” Nolin për të rrëzuar Berishën

    Tiranë, 19 prill - Kongresi i Partisë Socialiste ka legjitimuar përfundimisht nismën e paralajmëruar të ekipit drejtues të saj për protesta masive deri në largimin e qeverisë aktuale. Edhe pse në pamje të parë një formalitet prej të cilit nuk pritej ndonjë oponencë ndaj qëndrimeve të deritanishme, Kongresi i djeshëm me vendimet e veta ka përkufizuar edhe më mirë stadin e krizës politike ku ndodhet aktualisht Shqipëria. Në këtë kontekst, fjala e kryetarit të PS-së, Edi Rama, ka pasur një tingëllim të spikatur si për terminologjinë, ashtu edhe për simbolikën historike të përdorur. “Ejani në rrugën e protestës, për ta përshpejtuar fundin e betejës, e cila s’dihet kur dhe s’dihet ku, po dihet me siguri si mbaron: me fitoren e njerëzve që kërkojnë vetëm lirinë për të zgjedhur dhe të drejtën për të jetuar e punuar si të barabartë përpara ligjit e mundësive që ofron demokracia”, tha ndër të tjera kreu i PS-së. Ai ka paralajmëruar se protesta e 30 prillit do të vijojë edhe më 1 maj, jo më vetëm si një lëvizje që synon grumbullimin e një mase njerëzish, por si një betejë kundër pushtetit. “...do ta kthejmë 1 Majin në ditën e një beteje demokratike në rrugë kundër pushtetit të papunësisë e të varfërimit të përditshëm të shqiptarëve... Nuk do të ndalemi deri në largimin e qeverisë, në rast se qeveria nuk do të largojë publikisht duart nga kutitë ku mban mbyllur zgjedhjet dhe zgjidhjet për demokracinë”, vijoi Rama. Edhe pse fjalori i përdorur nuk sjell asgjë të re në thelbin e retorikës së përdorur deri më tani nga selia rozë, gjithsesi ai hap një parantezë për të kuptuar nervozizmin dhe tendosjen politike ku ka hyrë klasa politike. Sa i përket opozitës, fjalimi i Edi Ramës është prezantuar si një direktivë prej nga ku tipizohet natyra e reagimit politik që ka zgjedhur Partia Socialiste që i adresohet si mesazh politik edhe qeverisë. Në këtë pikë, me interes është simbolika historike e përfshirë në fjalën e kreut socialist, e cila i është drejtuar antagonizmit të viteve ‘20 të shoqërisë shqiptare, si burim për konfliktin aktual. Referimi ndaj Fan Nolit apo edhe Luigj Gurakuqit i përdorur si hapje dhe si epilog i fjalimit të Edi Ramës, nuk mund t’i shpëtojë interpretimit politik që e lidh oratorinë e peshkopit shqiptar me aksionet e tij radikale. Thënë ndryshe, fjala e fortë është një stimul për veprime të forta dhe huazimi nga historia në këtë rast legjitimon më mirë drejtësinë e kauzës, ku është përfshirë Partia Socialiste. “Duam një qeveri të popullit, prej popullit, për popullin, të përbërë prej njerëzve më të ditur, më patriotë, më të zotët e më të ndershmit... Shërimi pra është në ndërrimin e kësaj guverne. Këtë e ka populli në dorë në zgjedhjet e afërme. Kabineti ynë i sotëm është në kuptimin e plotë të fjalës Kabineti i Pykave. Se ca janë pyka nga dituria e ca janë pyka nga vlera civile. Dhe është në natyrë të pykave të jenë të rrethuar me pyka e me dallkaukë”, ka mbyllur fjalimin e tij kreu socialist. Zbërthimi i këtij qëndrimi politik ka rëndësi vetëm në aspektin praktik, pasi vetëm parashikimi i veprimeve konkrete të PS-së është ende i paqartë për opinionin. Ashtu sikurse nënvizoi Rama, protesta e 30 prillit, masive dhe pa afat kohor, ka si synim gjunjëzimin e qeverisë, ç’ka nënkupton kalimin drejt zgjedhjeve të parakohshme. Në fakt, ky objektiv, i nënrenditur si derivat i protestave, mbetet ende i paqartë, për shkak se edhe sot, pas 9 muajsh, lëvizjet qytetare nuk kanë arritur të imponojnë zgjidhje politike nga rruga.
    Kongresi i Socialistëve ka miratuar edhe disa ndryshime në Statutin e partisë.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  3. #-7
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Protestoni, o milet, sepse Rama do pushtet!

    Vetem shtrigat e mbeturinat kuqaloshe muned te thirrin per vella verasje.
    ----------------------------------------------------------------------------------------

    Protestoni, o milet, sepse Rama do pushtet!
    Nga: Luan MYFTIU

    Enver Hoxha i porosiste xhahílët e tij që në çdo mashtrim të kapeshin pas “hallkës” kryesore. D.m.th., pas mashtrimit më të rafinuar. I udhëzonte si të ulërinin në emër të saj dhe si ta shndërronin gënjeshtrën e sajuar në një armë, me të cilën viktimat të vrisnin njëra-tjetrën. Konflikti çmohej prej tij si shpirti i progresit, ndaj ky “shenjtor” arriti me “revolucionin proletar”, të realizonte vëllavrasjes më mizore. Dhe qe pikërisht ky përbindësh, që, si uragan, rrafshoi çdo vlerë të kombit dhe u mburr me patos për mirëqenien e një populli, që nuk ngopi me dekada barkun me bukë. Ishte ky mashtrues i madh i idealit kriminal komunist, që ulej gju më gju me fshatarin, të cilit i hoqi edhe pulën e vetme nga qymezi. Ky i dha për të ngrënë “fshatarësisë patriotike” misër hibrid, të çembrionizuar, kur kjo prodhonte vetëm grurë. Ky e ngriti këtë mjerane edhe natën nëpër zbore për t’u mbrojtur nga planet e armiqve imagjinarë. Ishte ky “idealizëm” i tij kriminal, që ngriti lart flamurin çnjerëzor se “mushka punon më shumë e sillet më urtë, sa më pak tagji t’i japësh!”. A nuk ulërín sot kështu, dëmprurës, për “kutítë” Edvin Rama?A nuk mburret ky sot me Tiranën, e bërë prej tij gati e pabanueshme, njëlloj si të kishte ndërtuar aty parajsën ?! Dhe, i zhytur në rrethin e gënjeshtrës e së vet, a nuk po ul ai çdo ditë imazhin e Shqipërísë duke sajuar “kriza” imagjinare, konflikte artificiale, varfëria të pakapërcyeshme dhe mjerime migjeniane ? (!). Ndaj me të drejtë Shqipëria çuditet se ku e gjen kurajën ky karrierist i sëmurë, ky kryetar me pushtet të tronditur, kur u bën thirrje njerëzve, të cilët, taní që po e njohin, kanë nisur ta braktisin siç hidhet poshtë me neveri një zhgënjim i madh. Dhe, vërtet, ku e gjen kurajën ky demagog, që tenton të miklojë edhe viktimat e komunizmit, duke u kërkuar ta ndjekin pas në çmendurínë e tij drejt një pushteti të pamerituar ?! Dhe kush pa ?! Ai që nderon sot me madhështi edhe satrapin më të madh të kohërave, vrasësin dhe poshtëruesin e tyre më sadist, kriminelin e pabesë dhe antikombëtarin më të madh të kohërave, Enver Hoxhën ! Mos, vallë forca e një drejtuesi me prirje despotike, si Edvin Rama, merr kaq shumë krahë nga paturpësía e tij !? Apo inercia e mentalitetit komunist për marrjen e pushtetit me dhunë, prodhon të tilla perversitete ? Po Edvin Rama ka gjetur një rrugë të shtruar. Se jo më kot e shndërruan dje socialistët korrupsionin në sistem ! Jo më kot e grabitën ata pasurinë kombëtare. Jo pa “shkak” nuk po pajtohen ata sot me sukseset e kundërshtarit politik. Rama i është sulur sot Kuvendit, tempullit më të shenjtë të demokracisë. Dhe jo pa qëllim ai po tund me forcë kërkesën, gjoja, për një standard të lartë, gati imagjinar, antikushtetues e antiinstitucional për zgjedhje edhe më të lira (!). Prandaj, zmadhon ai sot çdo vështirësí të ekonomisë ; akuzon pa pushim mazhorancën si një forcë, që gjoja punuaka që si e si të shkatërrojë jetën e atyre që e votëbesuan, si t’i mbyllë portat e së ardhmes aspiratave të saj, që janë po ato të popullit të vet (!).Por ky kalim arrogant e absurd nga idealizmi fisnik i lirisë së votës së lirë, në shkallën e ulët të harbutërinë së rrëmbimit të pushtetit me “forcën” e protestave dështake, ia ka zbuluar tashmë këmbët “gjarprit”. Dhe socialistët e ndershëm po arrijnë të vënë në dyshim se mos i ndjek pas ndonjë mallkim i pamerituar. Se nuk arrijnë të shpjegojnë dot përse t’u bjerë në pjesë një drejtues kaq cinik e hipokrit, një sharlatan i kalibrit kaq të lartë. Ngaqë, tamám kur po realizohet ëndrra e rilindësve të mëdhenj, kur po vihen në jetë aspiratat shekullore të bashkimit me qytetërimin perëndimor, socialistët bëjnë çmos të ulin imazhin e Shqipërisë, duke braktisur pa shkak Kuvendin! Ndoshta prandaj këtë situatë populli e cilëson si një frymë të keqe, si një stihí të agonisë së komunizmit të papenduar, duke thënë: “Kur Shqipëría i bie gozhdës, Rama me mercenarët e tij shpirtkazmë, i bien patkoit!”.

  4. #-6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Rama kërkon shpëtim tek "Brigadat e kuqe"


    Redin HAFIZI


    PS në fakt është rozë, por revolucionin kërkon ta bëjë të kuq, pasi kur shprehja "me çdo kusht të rrëzohet pushteti", ose e thënë ndryshe, është detyrë e çdo shqiptari të sjellë Edvin Ramën në pushtet, parashikon dhunë, terror dhe çdo gjë tjetër të denjë për një dokumentar të Brigadave të Kuqe në Itali. Në deklaratat e tij më të fundit Edvin Rama duket sikur i ka shtuar kërcënimet për ushtrim të dhunës ndaj institucioneve legjitime të shtetit shqiptar. E vërtetë është se nëse do të shohim kronologjinë e deklaratave të Ramës, kërcënimet kanë ardhur duke u rritur në të njëjtën masë që ka ardhur duke u rritur edhe mbështetja e strukturave politike në BE për qeverinë shqiptare dhe dëshirën e shqiptarëve për integrim. Kjo e bën Ramën që të shkojë në gjurmët e Haxhi Qamilit dhe vetë Rama të mbetet në histori si Haxhi Qamili i shekullit XXI.

    Deri dje Rama dhe aleatët e vet deklaronin se ishin të gatshëm për dialog, se ishin të gatshëm të hynin në Parlament dhe se ishin të gatshëm për një marrëveshje të mbështetur në Kushtetutën e vendit. Deri dje Edvin Rama dhe aleatët e tij deklaronin se nuk ishin për përmbysje të rezultatit të zgjedhjeve, por thjesht për një transparencë totale të zgjedhjeve të kaluara për të përmirësuar zgjedhjet e ardhshme. Një gjuhë e tillë në fakt për hir të së vërtetës zgjoi edhe interesimin e në zyrat e BE-së dhe menjëherë ata i kërkuan Presidentit Topi që të ndërmjetësonte.

    Pra, ideja ishte e qartë, Parlamenti është i vetmi vend ku mund të debatohet, por për Ramën dhe Ruçin nuk është Parlamenti, por janë bazat e celulave mafioze që mbështesin pushtetin e bashkiakut Rama. Janë trafikantë droge, të cilët tashmë kërkojnë thjesht të pastrojnë paratë përmes industrisë së ndërtimit dhe lejeve të ndërtimit që Rama u vë në dispozicion në Tiranë që drejtojnë procesin e protestës së socialistëve në mbarë vendin. Pasi suksesshëm pushtoi Tiranën, mafies shqiptare tashmë po i vjen fundi, ndaj si në çdo agoni të mafies ata kërkojnë të negociojnë, por qeveria është totalisht me zero tolerancë kundër çdo aktiviteti mafioz, ndaj mafia i kërkon përfaqësuesve të vet politik, pa diskutim edhe përmes një presioni në rritje, të kalojë në masa më të ashpra, pra deri në kërcënime për marrje të pushtetit me dhunë. Raste të tilla të ngjashme ka në botë ashtu si Brigadat e Kuqe apo forcat revolucionare në Meksikë apo në Kolumbi. Të gjithë fshihen pas emrave revolucionarë, por mbështesin interesat e mafies lokale.

    Kur zyrtarët e BE-së panë një mungesë të theksuar sinqeriteti nga ana e opozitës, madje kur ata panë se opozita socialiste po përdorte disa pengesa teknike në marrëveshjen e liberalizimit të vizave për të fituar kapital politik, atëherë jo vetëm që shtuan presionin ndaj PS për të ndaluar bojkotin, por rasti më domethënës është deklarata e ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, i cili u detyrua të heqë çdo dorashkë diplomatike e ta konsiderojë bojkotin dhe veprimet e opozitës shqiptare si pengesë në integrimin e shqiptarëve në Europë. Në përgjigje të kësaj deklarate kaq të fuqishme si dhe vizitës shumë të suksesshme të Kryeministrit në Bruksel, Edvin Rama nisi të kërcënojë me mosbindje civile të cilën më vonë e përktheu në revolucion, madje një aleat i tij arriti sa ta konsiderojë rrëzimin me çdo mjet të pushtetit të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit, si një detyrë të çdo shqiptari. Pra, Rama dhe aleatët e vet hoqën edhe ata dorashkat e diplomacisë dhe dolën hapur se kërkojnë marrjen e pushtetit, pra ata kërkojnë me çdo kusht ndryshimin e rezultatit, ose në tavolinë ose në rrugë.

    Ndoshta i takon Presidentit të Republikës, z.Bamir Topi që të deklarohet për thirrje të tilla për grusht shteti, pasi të tilla thirrje nuk janë kurrë pjesë e asaj që në shumë vende demokratike konsiderohet si mosbindje civile, por këto janë thirrje të pastra për grusht shteti dhe arsyeja përse Edvin Rama dhe aleatët e vet arritën në këtë pikë është, siç e thashë edhe më sipër, sepse ata tashmë po e shohin shumë të qartë dhe të realizueshme ëndrrën e shqiptarëve për t'u integruar në Europë dhe si rrjedhim, interesat e mafies shkatërrohen, pasi rregulla të reja hyjnë në lojë.

    Rama dhe aleatët e vet, për interesa personale nuk e dëshirojnë një gjë të tillë nën qeverisjen "Berisha", ndaj mendojnë grushtin e shtetit me idenë se nëse Rama-Ruçi nuk fitojnë të gjithë duhet të shkojnë në greminë. Pra, revolucioni që Rama e të tijtë po thërrasin nuk konsiderohet më si një revolucion demokratik, por si një revolucion antidemokratik dhe ç'është më e rëndësishme antishqiptar dhe kjo është një tjetër arsye se përse jo vetëm Presidenti, jo vetëm Prokuroria, por çdo shqiptar i thjeshtë duhet të deklarohet për të tilla thirrje, të cilat vërtet kërkojnë rrënimin e Shqipërisë.



    RD

  5. #-5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Postime
    812
    1+1=2 qeveria Berisha duhet rrezu.. me shum se 20 vjet demokraci dhe Shqiperia vazhdon te jet ne tranzicion..populli jan lodh..te kishte tru Berisha do te kishte dhen dorheqje qe nga viti 97 pasi per pak e shkaterroi Shqiperin si shtet...natyrisht qe Berisha me gorillat e qeveris kurr nuk do japin doreheqja prandaj per te parandaluar renien e Shqiperis drejt humneres duhet dikush te ngrej zerin dhe ta shpetoj popullin...Edi Rama esht njeriu qe po mundohet ta shpetoj ket vend. vertet esht i teper i zoti ai qe perballet me kryemafjozet e Shqiperis por tia dal mban atij i nevojitet ndihma juaj popull....boll me me premtime..Shqiperia duhet te ishte 1 Zvicer e vogel tani po te kishte pasur qeveri tamam.Europa na i ka mbyll dyert me shum se para 20 vjetesh..c'do dit e me shum mjerim e varferi.te njejtat surrate prap duan pushtetit..Berisha- Nano arkitektet e kaosit me te madh qe ka par Europa duhet te zhduken 1 her e mir nga politika...heret me mir se von...dhe ju mbeshtetesit e tyre mos lejoni qe femijet e tu te ndihen te turperuan nga ju se mbeshtetet 1 sistem totalisht mafioz e te korruptuar..shikoni Rumunet dhe Bullgaret a nuk esht turp qe ata levizin te lir ne te gjith boten e populli Shqiptar vazhdon te han dru maleve te Greqis....wake up or populllllllllllllllllllllllllllllllllllllll ..boll fjetet gjum..edhe protestat jan te ligjshme ne demokraci..ju vampiret e Salis mos mundoheni te beni thirrje per gjakderdhje...protesta jan 1 liri ne demokraci or majmuna..
    Ndryshuar për herë të fundit nga dritek7 : 20-04-2010 më 06:07

  6. #-4
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    .................................................. ..

  7. #-3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-04-2010
    Postime
    5
    Duhet votuar pika e trete e sondazhitam i kenaqur me qeverin e ndryshimet qe po behen ne Shqiperi..................E mbas kenaqesis....therrisni ambulancen...

  8. #-2
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    E dini si eshte puna ?Shteti shqiptar nuk ecen para as me berishen dhe as me kete mumjen tjeter .
    Kombi yne ka nevoje per gjak te ri dhe jo per hajduta .
    Ci beri Berisha njerzve ?U coi RROGAT???????????Tallemi apo cfare ?Si mund te jetoj dikush qe merr 130000 leke ne muaj kur kilja e preshit ka arritur me 2000 leke?Jeni ne rregull apo jo?Mos flas per te tjerat se po me hipin nervat qe ne shtetin ku u linda dhe u rrita nuk mund te vete te jetoj sepse nuk me disponon as gjerat me elementare.

  9. #-1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-02-2010
    Postime
    713
    Nuk ja vlen te dalesh ne proteste per asnjerin,
    keta duan ti çojne shqiptaret ne vllavrasje.
    I support Papa Joseph Ratzinger.
    Me mire nje armik i zgjuar se nje mik budalla.

  10. #0
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Që nga Rama e deri te pasuesit e tij motra e vëllezër,me fjalimet e tyre, përcjellin shumë egërsi!
    Zot na ruaj!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •