Panorama, 18/01/2010
Pse qeveria po zvarrit pensionet e ish ushtarakėve
Kėrkesa qė bien nė vesh tė shurdhėr qė prej gati 20 vjetėsh. Fryma shpėrfillėse mė tė cilėn janė trajtuar ish ushtarakėt nga tė gjitha qeveritė e deritanishme,nuk ekziston nė asnjė vend evropian. Dėm jo vetėm ekonomik por edhe moral. Problemi i statusit tė tyre shtyhet e shtyhet vazhdimisht. Pėr rrjedhojė edhe pensionet po u zvarriten nga vendime qeveria qė kundėrshtojnė njėra-tjetrėn. Edhe kur bėhet fjalė pėr tė hartuar njė ligj, ata pėrjashtohen nga grupi i punės.
Nė njė intervistė pėr gazetėn Panorama, Bajram Mana ish zėvendėsministėr i Mbrojtjes, aktualisht kryetar i degės sė Aleancės sė Ushtarakėve tė Tiranės tregon tė gjitha arsyet pse po zvarriten pensionet e ish ushtarakėve.
Z. Bajram, ushtarakėt vazhdimisht kanė ngulur kėmbė pėr tė drejtat nė trajtimin ekonomik tė tyre. Ēfarė u ėshtė mohuar dhe pse nuk zgjidhet ky problem?
Gjej rastin tju falėnderoj pėr kėtė intervistė, e cila mė jep mundėsinė tė shpreh disa mendime e tė komunikojmė me lexuesit e gazetės Panorama pėr shqetėsimet e ushtarakėve nė rezervė dhe atyre nė pension pleqėrie. Shumė vite kaluan, shumė intervista e shkrime janė bėrė, shumė protesta e demonstrata janė zhvilluar nė Tiranė, Vlorė, Gjirokastėr, Korēė, Elbasan, Durrės, Fier etj., gjatė kėtyre viteve tė demokracisė, por zėri i ushtarakėve nuk ėshtė dėgjuar, nga asnjė qeveri e deritanishme e kėtyre viteve tė tranzicionit. Kryeministrat e ministrat kanė heshtur, duke u munduar tė shuajnė kėrkesat e drejta tė ushtarakėve e familjeve tė tyre pėr tu dhėnė atyre atė qė meritojnė pėr shėrbimin qė kanė kryer me devocion e sakrificė tė lartė nė ēdo cep tė Atdheut. Goditja morale dhe ekonomike ndaj ushtarakėve ka filluar qė nė vitin 1992, kur filloi reforma nė ushtri. Shumė oficerė me nga njė e dy akademi, me rezultate tė shkėlqyera nė punė, me aftėsi tė mėdha profesionale, organizuese e drejtuese, nė kulmin e moshės pėr punė, i nxorėn nė rezervė, duke u hequr tė drejtėn e profesionit. Nė kushtet e ekonomisė sė tregut, oficerėt nuk mund tė futeshin aksioner si gjithė tė tjerėt nėpėr uzina, fabrika etj. Ata nuk kishin dyqane qė ti privatizonin, nuk mund tė hapnin klinika si mjekėt, apo zyra projektesh si inxhinierėt, as zyra avokatie si juristėt etj. Jo se ishin tė pa aftė, por i tillė ishte profesioni i tyre. Pikėrisht pėr kėto arsye qeveria duhej ta vlerėsonte kėtė shtresė e jo ta flakte nė rrugė.
Brezi i oficerėve qė u nxorėn nė lirim, a nė pension nė vitin 1992 e deri nė vitin 2000 ėshtė brezi mė i goditur e mė i vuajtur. Dhe qeveria na ka borxh pėr ta shlyer kėtė dėnim tė madh moral dhe ekonomik qė na ka bėrė. Dhe ja sepse:
- Na hoqi para kohe tė drejtėn e punės e tė profesionit;
- Pėr 4-5 vjet, qė nga viti 1995 -1999, nuk u trajtuam me asnjė qindarkė nga shteti;
- Repartet ushtarake, godina e troje nuk u privatizuan nė favor tė ushtarakėve, siē u bė nė vendet e Lindjes, por iu dhanė civilėve militantė, duke i bėrė me nga dy e tri prona.
- Pėr 4-5 vjet nuk u derdh asnjė qindarkė nė sigurimet shoqėrore pėr kėtė kategori ushtarakėsh, qė do tė ndikonte nė shumėn e pensionit tė pleqėrisė, megjithėse fondet ishin nė Ministrinė e Mbrojtjes.
- Si rrjedhojė ky pesėvjeēar nuk iu njoh ushtarakėve si vjetėrsi shėrbimi, nė bazė tė statusit tė ushtarakut;
- Shumė armatime e municione janė shitur dhe janė pėrfituar miliona e miliona dollarė, por askush nuk mendoi pėr tė rritur pensionet e ushtarakėve.
- Ka edhe probleme tė tjera, qė nuk po zgjatem, por me tė drejtė lindin njė varg pyetjesh:
Ku vajtėn gjithė kėto para, qė iu mbajtėn ushtarakėve? Ku vajtėn kontributet e tyre, qė duheshin derdhur nė sigurimet shoqėrore? Ku vajtėn tė ardhurat e siguruara nga shitja e armatimit dhe municioneve tė ushtrisė? Cili kryeministėr e mori nė shqyrtim kėtė shkelje tė madhe, qė bėhet nė institucionet e shtetit demokratik, nė dėm tė ushtarakėve? Pse asnjė kryeministėr nuk e zgjidhi kėtė ngėrē tė madh ndėrmjet Ministrisė sė Mbrojtjes, Ministrisė sė Financave dhe Shoqatės sė Ushtarakėve?Kjo masė oficerėsh tė disiplinuar, tė pėrgatitur psikologjikisht e ushtarakisht pėr tė shkuar nė frontin e luftės, nė rast se cenoheshin kufijtė e Atdheut, nuk e meriton kėtė trajtim ekonomik diskriminues qė u bėhet. Sot, njė gjeneral, njė kolonel a major, merr njė pension pleqėrie sa njė pastruese rrugėsh, madje dhe mė pak, ndėrkohė qė kontributi i derdhur nė sigurimet shoqėrore ėshtė shumė mė i madh.
Ushtarakėt u futėn nė atė kategori punonjėsish me vėshtirėsi pune e shėrbimi. Mund tė na thoni disa nga kėto vėshtirėsi dhe si kanė ndikuar ato nė jetėn e ushtarakut?
Ushtarakėt kanė qenė e vazhdojnė tė jenė edhe sot nė vėshtirėsi pune e shėrbimi. Vetė jeta ushtarake dhe rregulloret e privojnė atė nga shumė liri e tė drejta, qė gėzojnė qytetarėt e tjerė. Nga kushtet e shėrbimit, aty nuk mund tė argėtojė si tė tjerėt, nuk mund tė flejė kur tė dojė, nuk mund tė largohet pėr asnjė moment nga detyra se e pret gjyqi ushtarak. Kėto kėrkesa tė rrepta edukohen te ushtaraku qė nė moshėn e shkollės dhe e shoqėrojnė gjatė gjithė karirės ushtarake. Sa male e kodra ka vendi ynė, atje kanė shėrbyer e jetuar oficerėt tanė, me vite. Ata mund tė ktheheshin vetėm me leje nė familje njė herė nė 15 ose 30 ditė. Pėrveē stėrvitjes ditore prej tetė orėsh, oficeri qėndronte nė shėrbim gatishmėrie 3-4 ditė nė javė. Njė lėvizje e ushtrive tė vendeve fqinj, do ti gjente ushtarakėt tanė nė llogore me javė tė tėra, nė gatishmėri pėr tiu pėrgjigjur ēdo agresioni tė mundshėm. Nė qoftė se viti ka 365 ditė kalendarike, ushtarakėt kanė qenė nė detyrė rreth 550 ditė pune.
Do tė kujtoj se civilėt dhe intelektualėt, e kishin tmerr kur inkuadroheshin nė stėrvitje ushtarake. Sepse stėrvitja kishte vėshtirėsi, qė nuk i pėrballonin dot. Po oficerėt tanė tė mrekullueshėm, qė e kishin stėrvitjen tė pėrditshme?!
Stėrvitjet alternoheshin dimėr e verė. Njė stėrvitje qė njė vit zhvillohej nė periudhė vere, vitin tjetėr duhej tė zhvillohej nė dimėr, nė kushte dėbore e acari. Njė stėrvitje qė sot bėhej ditėn, tė nesėrmen duhej tė zhvillohej natėn. Stėrvitjet skishin tė mbaruar, sepse veē stėrvitjes sė efektivave, zhvilloheshin edhe stėrvitjet me komandat e shtabet, deri te shkalla taktike-operative e strategjike, tė Shtabit tė Pėrgjithshėm.
Pėr kėto arsye ushtarakėt dilnin nė pension nė moshėn 55 vjeē dhe gėzonin status tė veēantė nga shteti.
Pėr funksionin e lartė qė kam pasur nė ushtri e nė Ministrinė e Mbrojtjes, sa pėr kuriozitet do tu tregoja lidhur me konkluzionet e njė grupi studimi, qė organizoi Drejtoria e Personelit, tė pėrbėrė nga mjekė, ekonomistė, sociologė dhe drejtues kryesorė tė personelit, pėr tė nxjerrė jetėgjatėsinė e oficerit. Grupi i studimit punoj tre muaj, duke verifikuar me statistika dhe nxori pėrfundimin se jeta mesatare e oficerėve ishte vetėm 59 vjeē, ndėrkohė qė mesatarja nė shkallė republike ishte 72 vjeē. Pra rreth 13 vjet mė e ulėt se mesatarja e jetėgjatėsisė sė popullit.
Si i konsideroni ligjet qė kanė dalė deri tani dhe nė ēfarė shkalle i plotėsojnė ato kėrkesat e ushtarakėve?
Ne, ushtarakėt, ankohemi e protestojmė se kėto ligje nuk i plotėsojnė kėrkesat tona tė drejta. Ėshtė e pakuptimtė, kur ligjin pėr ushtarakėt e bėjnė civilėt, ndėrsa ushtarakėt si palė e interesuar, pėrjashtohen nga grupet e punės, ose thirren formalisht, duke mos marrė parasysh asgjė qė ata kėrkojnė. Vendosin civilėt, ashtu si dėshirojnė ata. Deri tani kanė dalė 4-5 vendime e ligje nga qeveria dhe Kuvendi, tė cilat bien nė kundėrshtim me njėri-tjetrin, duke i bėrė tė parealizueshme kėrkesat e statusit tė ushtarakut. Ato kanė krijuar njė konfuzion tė qėllimshėm, vetėm e vetėm qė problemi i ushtarakėve tė shtyhet nga viti nė vit e tė mos zgjidhet. Arsyeja ėshtė fare e qartė: Kėta ushtarakė, qė sot kėrkojnė tė drejtat e mohuara, kanė shėrbyer nė kohėn e komunizmit. Ne shtrojmė pyetjen: Pse ky diskriminim bėhet vetėm pėr ushtarakė?! Po gjithė kuadrot dhe intelektualėt e tjerė a nuk i shėrbyen edhe ata me devotshmėri atij sistemi?! Po ushtritė e vendeve tė tjera tė Lindjes, qė e kanė zgjidhur me drejtėsi statusin e ushtarakut, a nuk i shėrbyen edhe ata sistemit komunist?! Pse vallė, duhet tė shajmė e mallkojmė historinė 50- vjeēare, e cila me tė mirat e tė kėqijat e saj, gjithsesi mbetet njė periudhė e lavdishme pėr popullin tonė dhe ushtrinė e tij, e cila buronte nga populli dhe i shėrbente atij?Ju mė pyesni pėr ligjet: Ligji mė i disfavorshėm pėr ne ushtarakėt, ėshtė ligji Nr. 9481, dt. 16.02. 2006. Ky ligj iu kundėrvu ligjit Nr. 9418, dt. 20.05. 2005, tė hartuar nga qeveria socialiste. Ligji Nr. 9481, u rrėzua nga Gjykata Kushtetuese, si i papajtueshėm me Kushtetutėn. Sot, pas 3-4 vjetėve, doli njė ligj tjetėr, qė nuk merr parasysh vendimin e Gjykatės Kushtetuese.
Kush guxon tė mos e zbatojė, apo tė ndryshojė vendimin e Gjykatės Kushtetuese, nė njė shtet demokratik?! Po Presidenti i Republikės, si garant i shtetit ligjor e Kushtetutės, kur shkelen e nuk zbatohen vendimet e Gjykatės Kushtetuese, aq mė tepėr kur bėhet fjalė pėr tė drejtat e ushtarakėve, si Komandant i Pėrgjithshėm i FA, pse heshtė?!
Kohėt e fundit ėshtė formuar Aleanca Kombėtare e Ushtarakėve tė Shqipėrisė. A mund tė na thoni ēpėrfaqėson kjo shoqatė, programi dhe objektivat e saj?
Siē theksova, dozat e shqetėsimit social dhe ekonomik tė ushtarakėve, sa vijnė e po rritėn dhe po bėhen tė padurueshme, shpėrthyese.
Deri tani janė krijuar njė numėr shoqatash tė ushtarakėve tė liruar, apo nė pension, janė rreth 15 tė tilla, pėr llojet e armėve e shėrbimeve tė ushtrisė.
Praktika e kėtyre shoqatave e deritanishme tregon se duhet njė bashkėpunim e unifikim mė i mirė, duhet dhe njė mendim me i specializuar e mė autoritar pėr tė parashtruar e kėrkuar nė njė mėnyrė sa mė tė organizuar kėrkesat e ushtarakėve. Pėr kėtė qellim u krijua kjo shoqatė.
Nė Aleancėn Kombėtare tė Ushtarakėve tė Shqipėrisė (AKUSH), bashkohen tė gjitha shoqatat e tjera, duke ruajtur secila mėvetėsinė e saj. Kryetarėt e ēdo njėrės nga kėto shoqata, bėjnė pjesė nė kryesinė e pėrgjithshme tė AKUSH-it. Kėshtu, ajo ėshtė gjithėpėrfshirėse dhe merr pėr sipėr tė mbrojė tė drejtat ekonomike e sociale tė ushtarakėve e tė ēdo shoqate, nė mėnyrė tė specializuar, pranė institucioneve qendrore tė shtetit. Ajo drejtohet nga kuadro tė lartė, intelektualė dhe me pėrvojė nė fushėn ekonomike, tė ligjshmėrisė, tė organizimit e tė drejtimit, nė marrėdhėniet me publikun e nė media.
Qė nga dita e formimit, me vendim gjykate, drejtuesit e kėsaj shoqate kanė pasur njė aktivitet tė ngjeshur nė mbrojtje tė tė drejtave tė ushtarakėve: kanė organizuar njė debat televiziv me pėrfaqėsues tė qeverisė, tė Ministrisė sė Financave dhe tė Sigurimeve Shoqėrore, ku me kompetencė shprehėn shqetėsimet dhe sensibilizuan opinionin publik pėr drejtėsinė e kėrkesave tė tyre. Kanė kundėrshtuar ligjin e ri, nė 19 ēėshtje tė rėndėsishme, duke ia parashtruar Gjykatės Kushtetuese dhe morėn pjesė nė seancė pėr mbrojtjen e kėtyre kėrkesave nė kėtė Gjykatė, duke hedhur poshtė pikat e vendimit tė Qeverisė. Jemi nė pritje tė vendimit, tė cilin gjykata ska arsye qė ta vonojė.
Gjej rastin qė nėpėrmjet kėsaj interviste, nė emėr tė drejtuesve tė AKUSH-it, ti drejtohem zėvendėskryeministrit Z. Ilir Meta, qė tė shqetėsohet pėr gjendjen e ushtarakėve nė rezervė e pension dhe ta mbajė premtimin e dhėnė gjatė fushatės elektorale se: nė qoftė se vinte nė pushtet, do ta zgjidhte, brenda njė kohe tė shkurtėr, problemin madhor tė ushtarakėve, tė cilėt kanė 20 vjet, qė kėrkojnė statusin e tyre.
AKUSH, nė bashkėpunim me tė gjitha shoqatat e tjera tė armėve e shėrbimeve do tė pėrshkallėzojė veprimet e saj nė tė ardhmen. Ajo, sė shpejti, do tė organizojė njė aktiv, apo kuvend tė madh dhe do tė dalė me vendime pėrkatėse, pėr tu dhėnė fund padrejtėsive, qė u bėhen jo vetėm ushtarakėve, por edhe ndaj popullit e vendit. Ajo ngriti zėrin ndėr tė parat lidhur me kufijtė detarė, ndėrmjet Greqisė e Shqipėrisė dhe kėrkon transparencė tė plotė nga shteti pėr kėtė problem, qė ka tė bėjė me sovranitetin e vendit.
Ne pėrkrahim pa rezerva kolonel Myslim Pashajn, prof. Pėllumb Xhufin, ish shefin e Shtabit tė Pėrgjithshėm Veli Llakaj, si dhe ish zėvendėsshefin e Shtabit tė Pėrgjithshėm gjeneral Armand Vinēanin, pėr mendimet e kompetencėn e shprehur lidhur me kėtė problem. Tani fjalėn e ka Gjykata Kushtetuese, kush ka tė drejtė.
Nė pėrfundim, pėr tė qenė i sinqertė me ju e me lexuesit, dua tė theksoj se kam pasur mendimin qė Kryeministri, Z. Sali Berisha, ka qenė i keq informuar lidhur me trajtimin ekonomik tė ushtarakėve tė liruar a nė pension. Kam menduar e besuar se po ta dinte mirė tė vėrtetėn, i kishte tė gjitha mundėsitė e do ta kishte zgjidhur kėtė problem. Por meqenėse koha pėr ta mėsuar tė vėrtetėn ka qenė e bollshme, mendimi im rrėzohet. Megjithatė, shpresa vdes e fundit!
Krijoni Kontakt