Une vete jam ortodoks.
Kam lexuar pak biblen e pak kuranin (edhe ndonje gje me teper mund te kem degjuar),megjithate mendoj se jam akoma injorant rreth kesaj teme.
Kam vene re se ka gjera interesante e qe me pelqejne si ne bibel,ashtu dhe kuran; por keto ne dy besime qe flasin per te njejtin e te vetmin Zot,ka edhe gjera kontradiktore. Megjithate kete mund ta kuptoj, pasi jane keto ''gjera kontradiktore'',veēorite qe i bejne qe te dallojne e ndryshojne nga njera tjetra.
Une deri me sot kam besuar vetem tek Zoti,pa ndjekur nje besim te vetem (kristian apo mysylman);por duke pranuar tek keto dy besime gjera te cilat une mendoja se jane te drejta.
Por duke qene se une nuk jam ne gjendje qe te vleresoje se cili nga keto dy besime eshte i drejte e i sakte,desha te pyesja si kristianet ashtu dhe mysylmanet:
KE BESIM DUHET TE NDJEK DHE PSE?
Ju lutem argumentojeni pergjigjen tuaj.
Krijoni Kontakt