Një tërmet i shk. 7,0 tronditi sot Haitin. Për pasoje qindra mijëra njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden të mbuluar nën rrënoja. Epiqëndra e lëkundjeve ishte afërsisht 20 km në perëndim të kryeqytetit Port-au-Prince, zona më e banuar e të gjithë vendit. Për rreth një minutë toka është tronditur me një fuqi, si asnjëherë më parë në Karaibe dhe shumë godina janë shëmbur në tokë, mes të cilave edhe një spital pediatrik, presidenca, shumë shkolla dhe selia e kombeve të bashkuara. Gjëndja është mëse kritike.
Krijoni Kontakt