Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-01-2003
    Vendndodhja
    gostivar
    Postime
    16

    Humbėsit Dihen, Fituesit Ende Jo

    Nė njė aspekt, nėn diell pėrnjėmend s'lind kurrė gjė e re. Aq mė pak ndėr kėto farėt e fiset tona tė prapambetura, ku kufizimet e fuqisė dhe vizionit kanė bėrė qė armiku gjithnjė tė shfaqet me fytyrėn e fqiut tė parė. Nė Siujdhesėn Ilirike, politika ka qenė ndėr kohėra thjesht grindje qorre fqinjėsh, pėr njė lėndinė kėtu, njė livadh aty e njė pėrrua atje; e druaj se kjo s'do tė ndėrrojė aq shumė pėr katėr vjet.




    Ajo qė dallon kėsaj radhe ėshtė se shqiptarėt pėr herė tė parė hyjnė nė zgjedhje nė kushte relativisht demokratike kudo qė rrojnė. Me kėtė mendoj se ata kanė pėrfaqėsues qė i kanė zgjedhur vet, pra qė s'u mohohet dot legjitimiteti. Vota ka sot njė peshė krejt tjetėr nga ē'ka qenė rasti deri tash: tani e tutje s'ia lėmė dot mė fajet "Evropės kurvė".

    E pra, rezultatet e para tė demokracisė janė bukur kokėēarėse. Merreni shembull, ta zėmė, Luginėn e Preshevės. Me fjalėt Xhafer Shatrit nė kėtė numėr: "U shkėput prej Kosovės nė mbarim tė viteve 1950 me njė firmosje tė Titos, pėr ta ēimentuar kontrollin serb mbi magjistralen jugosllave Beograd-Shkup; u nda me armė nė dorė prej Serbisė nė mbarim tė viteve 1990 pėr tė kėrkuar rikthim nė Kosovė; e u kthye sėrish nė Serbi nė prag tė mijėvjeēarit tė ri - kėsaj radhe me firmėn demokratike tė pėrfaqėsuesve shqiptarė"!

    Apo merreni, ju lutem, skandalin zgjedhor nė IRJM-nė (Ish Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė). Atje shumėkush e trumbeton "ngadhnjimin" e guerilit Ali Ahmeti ndėr zgjedhėsit shqiptarė. Ndėrkohė, grindjet ndėrshqiptare u kanė mundėsuar sllavėve ta zaptojnė shumicėn absolute nė parlament. Po tė mos ish zori i ndihmave perėndimore, ja ata sllavėt e pėrbuzur tė IRJM-sė sot do ta kishin njė qeveri krejt tė veten, pa as njė shqiptar sa pėr be. E liderėve shqiptarė s'u kuqen veshėt fare tė vejnė amani o burra te perėndimorėt, bėni sevap me ca poste ministrore edhe pėr ne.





    Merreni me mend vet, ju lutem, se si mund tė vejnė zgjedhjet nė Serbi, po deshi djalli e vajtėn si zakonisht! Apo, pse jo, edhe nė Kosovė…

    Ėshtė, pra, punė bukur e vėshtirė t'ia qėllosh se kush po i fiton zgjedhjet ndėr shqiptarė, meqė fitoreve tė paralajmėruara s'u ėshtė parė ende as nami, e as nishani. Standardi i jetesės ndėr shqiptarėt ka rėnė gjithandej; e askund mė shumė se nė Kosovė pas "ngadhnjimit" tė mbramė ekonomik, kalimit nė euro. Nė rrafshin kombėtar, vendimet e "Evropės kurvė" pėr t'i hapėrdarė shqiptarėt tani i kanė edhe firmat e shqiptarėve, madje bash tė pėrfaqėsuesve tė tyre demokratikė: ē'tu thuhet tashti kėtyre, me fjalorin fishtian!?

    Femrat, humbėset e zgjedhjeve

    Pėrkundrazi, ajo qė dihet qysh tani, ėshtė ajo se kush do tė jenė humbėsit e kėsaj stine zgjedhore. Nė radhė tė parė do tė humbasin femrat shqiptare, meqė politika shqiptare ėshtė sistem i ndėrtuar prej meshkujve, e pėr meshkujt. Nė demokracitė e qytetėruara, femra e ka marrė nė dorė kontrollin mbi gjenitaliet e veta dhe mbi ciklin e vet seksual prej meshkujve kujdestarė. Shoqėritė e mirėfillta demokratike i shfrytėzojnė tėrė resurset e veta, duke mishėruar barazinė gjinore nė lėmitė e trashėgimisė familjare, e tė drejtave tė shkollimit, e tė drejtės sė prindėrisė, e tregut tė punės, etj. Njerėzit janė e duhet tė jenė tė ndryshėm e unikė, por ata duhet tė gėzojnė shans tė njėjtė nė jetė. Nėse dikush ka disavantazh pse ka lindur me sy tė kaltėr, hundė tė gjatė, kėmbė tė shkurta, a vagjinė nė vend tė penisit, kėsaj i thonė diskriminim.

    Humbėsit e dytė janė fėmijėt, kundėr tė cilėve ushtrohet dhunė sistematike nė familjet shqiptare nėn pretekstin e "edukimit (!) tė mbarė". Ky ėshtė brezi i ri, ai i cili shpresojmė se do ta zhvillojė mė tej gjuhėn e tolerancės dhe demokracisė. E pėr ēfarė zhvillimi mund tė bėhet fjalė, kur, nė raste tė konflikteve, e vetmja gjuhė qė njohin shumica e fėmijėve ėshtė gjuha e dajakut!?

    Humbėsit e tretė janė pleqtė shqiptarė, ata qė kanė parė tek u avullohen pensionet e kursimet e tėrė jetės. Ata ndjejnė se i kanė mbetur barrė fėmijėve tė vet tė varfėr, ndonės kanė punuar e derdhur djersė tėrė jetės sė vet tė pjekur.

    Kuti pėr ta matur humanitetin e njė demokracie s'ėshtė tjetėr, veēse pozita e shtetasve mė tė eksponuar tė saj. E shtresave tė dobėta, si e femrave, e fėmijėve, e pleqve etj, dhe pozita e minoritarėve: e pakicave etnike, e handikapatėve, e pacientėve mentalė, e personave me preferenca tjera seksuale, etj. Mė thotė mendja se njė shoqėri qė s'ka se ē'tė rrėfejė as nė lėmin e sukseseve ushtarake, as politike, e as ekonomike, e pakta mund tė bėhet ca mė humane, apo jo?

    Ndėrsa dhjetėra gra e vajza vriten pėrvjet pėr "ēėshtje nderi" (a ka term mė tė pandershėm!?), ndėrsa femra shqiptare diskriminohet nė punė, nė shkollė, nė prindėri e nė familje, deri atje sa OKB-ja e vlerėson kėtė si "pengesė pėr zhvillim ekonomik e tjetėrfare tė shoqėrisė shqiptare"; e ndėrsa fėmija shqiptare i eksponohet rregullisht tė rrahurave si metodė e edukimit: qėllojani, ju lutem, sa parti shqiptare e kanė nė rend tė ditės ēlirimin e femrės, e ndalesėn e ndėshkimeve fizike kundėr fėmijėve?

    Zero. As edhe njė e vetme pėr be!

    Vetėm sa pėr ta kruar kokėn, ndoshta, nė kėtė stinė zgjedhore.

  2. #2
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Abdulselam ke shumė tė drejtė!
    Mes shekujsh gabimi jonė kryesor ka qėnė pėrēarja mes nesh. Ka qėnė paragjykimi mes nesh. Ka qėnė padrejtėsia mes nesh. Humbėsit dihen; janė pupulli Shqiptarė. Fituhesit prapė dihen; janė Serbėt, Maqedonasit, dhe Grekėt.
    Abdulselam, gjthēka qė na mungon ne ėshtė institucioni i vėrtetė i drejtėsisė nė brendinė tonė. A e imagjinon dot sesi do tė ishte kombi Shqiptarė nėse tė gjithė vjedhėsit, tė huaj apo shqiptarė, tė korruptuarit, shpifsit, etj do tė ishin tė dėnuar dhe ta vuanin atė? Unė shpresoj qė shqiptarėt tė kutpojnė rėndėsinė e Drjetėsisė kudo qė janė. Qė tė harrojnė paragjykimet, dhe ti drjetohen shtegut tė mirėsisė...
    me shumė Nderime
    drini.

  3. #3
    Drini... Pajtohem me Ty, por nuk mund tė ndertohet shteti demokratik i bazuar nė institucione tė qėndrueshme dhe apolitike, nėse na udhėheqin ata qė qėllim kryesor kanė pasurimin personal dhe kėnaqjen e egoizmave tė tyre. Qė tė vėhet e zbatohet drejtėsia duhet tė zgjidhen persona shumė tė aftė, kompetent dhe patriotė. Kemi problem (nga pasojat e sė kaluarės) tė krijojm intelektualė e ekspertė tė aftė, edhe mė tepėr kemi problem ti zgjedhim dhe ti qesim nė ball pėr tė na udhėhequr. Me nderime.
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-01-2003
    Vendndodhja
    gostivar
    Postime
    16

    pershendetje

    por shqiptaret tani vllezer jan ashtu te koruptuar qe me te vertet ka ardhe koha qe spo mundesh me besu asnjerit me te vertet me nje koh kan qe shum ma besnik se na po ja se di smundem me e kuptu pse e kena humb ate tradit te pasur kombetare nese mundet ma gjersish per kete

Tema tė Ngjashme

  1. Fituesit e llotarisė amerikane pėr vitin 2008
    Nga tani_26 nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 12-04-2009, 01:21
  2. Njė portret i fituesit tė ēmimit Pritzker nė arkitekturė
    Nga Postmodern nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2005, 03:45
  3. A besoni se fituesit e festivaleve te R.T.SH e meritojne fitoren?
    Nga ice_storm nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 22-12-2004, 19:53
  4. Silverstone fituesit neper vite!
    Nga AlbRoma nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-07-2002, 22:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •