Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Gjergj Xhuvani, në filmin“Lindje-perëndim-lindje” sjell Shqipërinë e viteve ’90

    Gjergj Xhuvani, në filmin“Lindje-perëndim-lindje” sjell Shqipërinë e viteve ’90


    Izaura Ndoj

    “Lindje, Perëndim, Lindje”, komedia dramatike me regji të Gjergj Xhuvanit, është shfaqur mbrëm në sallën “Kadri Roshi” në TK. Lindje-Perëndim-Lindje” është i vetmi film shqiptar në konkurrim në seksionin e filmit të gjatë artistik në TIFF 2009. Menjëherë pas projeksionit të filmit, do të mbahet edhe konferenca për shtyp. Filmi, skenari i të cilit është shkruar prej Dhimitër Xhuvanit, Gjergj Xhuvanit e Jani Durit, rrëfen një aventurë herë komike e herë dramatike, në të cilën përfshihen një grup çiklistësh shqiptarë, të cilët të joshur nga ëndrra e Perëndimit pësojnë një sërë eksperiencash krejtësisht të paparashikuara nga ëndrrat e tyre. Ngjarja është një udhëtim i fundit drejt Perëndimit që i kthen edhe një herë në Lindje. Muzika e “Lindje, Perëndim, Lindje”, mban firmën e këngëtarit të njohur italian Enrico Ruggeri. Për herë të parë, filmi u shfaq në Festivalin Ndërkombëtar të Prishtinës, PriFilmFest, ku u vlerësua edhe me çmimin e jurisë "Pri Jurie Price". Ngjarjet në film zhvillohen ndërmjet Shqipërisë, Italisë e ish-Jugosllavisë dhe tregojnë vështirësit e një grupi çiklistësh, të udhëhequr nga Ilo, një ish-kampion 40 vjeçar, që duhet të përfaqësojnë Shqipërinë në një garë në Francë. Ardhja e demokracisë e gjen grupin në Trieste. Çiklistët e braktisur nga funksionarët e ambasadës, vendosin të kthehen në atdhe me biçikleta, duke përballuar momente të vështira e të paparashikuara. Zhvillimi i ngjarjeve që rrëfen tranzicionin e kohës nis në Ministrinë e Sportit dhe Kulturës së asaj periudhe, ku mbërrin një letër e ardhur nga Europa, e cila fton çiklistët shqiptarë të marrin pjesë në një kampionat italian. Për shqiptarët që janë akoma të izoluar, kjo është një ngjarje e madhe, e cila do të zgjidhë shumë ëndrra. Filmi, i cili ka në qendër të tij aktorët e njohur Ndriçim Xhepa, Helidon Fino, Gentjan Hazizi, Ervin Bejleri, Lulzim Zeqja, Fatjon Pustina, Petrit Malaj etj, është prezantuar suksesshëm para publikut në sallën e TK. E ndërsa filmi sjell Shqipërinë e viteve ’90 për aktorin e njohur Ndriçim Xhepa duket se gjërat nuk kanë ndryshuar shumë për shqiptarët edhe pse kanë kaluar dy dekada nga koha kur shqiptarët u përplasën për herë të parë në dyert e perëndimit. “Viti 1991 ka qenë një përkim i kësaj natyre. Me një grup xhirimi kemi qenë në Romë, dy ditë përpara se të na ndodhnin anijet e marsit, dolëm për të xhiruar rreth 10 ditë në Romë. Ndërkohë, mbas një jave që kishim mbaruar punë dhe duhet të ktheheshim po nga i njëjti itinerar nga kufiri italian, për të hyrë në Shqipëri, gjithçka ishte bllokuar dhe grupi i xhirimit me një autobus ka përshkruar të njëjtin itinerar”, tregon aktori Xhepa. Pasi debuton me sukses në festivalin e Prishtinës duke fituar çmimin special të jurisë së “Prifilmfest”, filmi “Lindje Perëndim Lindje” shfaqet ne seksionin e filmit tw gjatw nw Shqipëri. Nga shtypi ai është cilësuar si një vijim i dy filmat të mëparshëm të këtij regjisori ;“Parrullat” dhe “I dashur armik”.
    “Lindje - Perëndim – Lindje”
    Kohëzgjatja: 98 minuta
    Skenari: Gjergj Xhuvani, Dhimitër Xhuvani, Jani Duri
    Muzika: Enriço Ruggeri
    Drejtore fotografie: Roberta Alegrini
    Montazhi Claudio Cutry
    Piktor: Durim Neziri;
    Kostumet Durim Neziri, Soela Zani
    As/Regjie: Ermir Keta; Produksioni AGV (Shqipëri),
    Fast Reëind (Itali), SM-ART (Maqedoni),
    Isstra Creative Factory (Kosovë)


    Albania
    1 Dhjetor 2009

  2. #2
    Audio Engineer Maska e KACAKU
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    599
    Teknikisht kishte shume gabime, dilte boomi gjithe kohes ne frame.
    Une e ndoqa ne festivalin e fimit ne Tirane, por si teme ishte e bukur.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •