Te falenderoj shume per ato qe po sjell ketu!Te lexojme pak Driterojn poet.Politika te zjeje ne atedhe
Te falenderoj shume per ato qe po sjell ketu!Te lexojme pak Driterojn poet.Politika te zjeje ne atedhe
Flm. pėr kurajo Al-Saraj dhe mirėseerdhe nė FORUM.
Dritėro Agolli : ANTI-MONUMENT
I mbetur nė vetmi nė apartament
M'u shfaq nė gjumė i vrenjtur njė skulptor,
Mė la pa shpirt, mė ktheu nė monument,
Nė shesh mė bėri zot e madheshtor.
Dėrguan njė polic me revolver
Tė ruante mos mė vinin dinamit...
U zgjova dhe me duar nėpėr terr
E preka trupin. S'isha bronx, po mish.
Vėrtet u lehtėsova krejt nė shpirt...
S'me lenė asgjė
Trishtimi im cdo mėngjes ėshtė i madh
Dhe nervat tė prishura;
Kėrkoj corape tė pastra tė mbath,
I gjej tė grisura.
Ka shumė njerėz shtėpia ime kėtu
Dhe dera sa mbyllet, aq hapet,
S'mė lenė asgjė pa pėrdorur, nė lesh a nė dru,
Dhe vecanėrisht corapet.
Nė djall tė gjitha, s'mė duhet asgjė,
Jam plak dhe as ngrohem, as ftohem,
Ndaj hiqem mėnjanė e s'bėj zė,
Vec pėr corapet tėrbohem!...
Fjalė pėr barin
Njeriu me vrasje nuk vritet,-
Njė gjė e provuar prej kohėsh.-
Por fjalėn e kemi pėr barin qė rritet
Sado ta presėsh e korrėsh.
Njeriu me shpatė nuk pritet.
Por fjalėn e kemi pėr barin.
Ta thash tė gjithė, nuk thahet,
Me zjarr t'i vesh zjarrin
Nuk digjet, me vesė vec lahet.
Njeriu me zjarrin s'bėn varrin.
Po fjalėn e kemi pėr barin qė s'vdes.
Nga dolėt ju zogj valė-valė
Dhe ti madhėshtori kėndez,
Ti shtėrg e ti galė?
Njeriu zė rritet, zė sheh e mban vesh.
Por fjalėn e kemi pėr barin e gjallė.
Ta mburrim njėri-tjetrin
Pa ejani ta mburrim njeri-tjetrin
Dhe mos kursejmė as fjalė lavdėrimi,
T'ia bėjmė shoku-shokut komplimentin
Nė caste dashurie dhe pendimi.
Pa ejani dhe ciltėrisht tė qajmė
Kur vec e vec dhe ku me shoqėrinė,
Mėri pėr fjalėt sharėse mos mbajmė,
Se dashuria fqinje ka mėrinė.
Pa ejani, dhe gjysmė fjale qoftė
Pėr ne pendim, pajtim dhe marrėveshje:
Qė kush gaboi, mė tutje mos gaboftė,
Nese kupton se jeta ka njė vdekje.
Rrofsh o Agim...
DRITERO AGOLLI: Nė pyll me kafshėt e egra
Nėse dėshiron tė shpėtosh nga kafshėt e egra,
Mes pyllit kalo lakuriq, pa kėmishė e pa brekė,
Dhe bishat do binden qė s'ke synime tė rrepta,
S'ke armė me vete, hanxharė e dyfekė
Dhe je i sinqertė si ujku, cakalli dhe dhelpra,
I zhveshur sic janė ata nė pyje dhe bjeshkė.
Majtas dreqėr, djathtas djaj
Mė gjurmon dikush patjetėr
Dhe vėrtet s'di nga t'ia mbaj;
Majtas vrap mė dalin dreqėr,
Djathtas vijnė e presin djaj.
Nga dollapi nxjerr njė pjepėr,
Thela-thela nis ta caj:
Gjysmė e pjeprit plot me dreqėr,
Gjysma tjetėr mbushur djaj.
Mbreh njė laps e hap njė letėr,
Sytė e mi nga letra s'ndaj:
Sipėr letrės shtrihen dreqėr,
Pėrmbi lapsin hipėn djaj.
Ku tė futėm, s'gjej vend tjetėr,
Ku tė qesh e ku tė qaj?
Majtas vrap mė dalin dreqėr,
Djathtas vijnė e presin djaj...
Drietro Agolli
I PATURPĖSHMI!
Dhe ndjenjat s'i dua tė rėnda
Kompleksi i mendimit mė lodh
Zbavitjen pa turp ma ka ėnda
Nga gjėrat e turpshme s'ka ndot!
............................................
Agim Doēi
----------------------------------------
Nja dy fjalė gjithė kombit mbarė
Sy ndėr sy me ia thanė deshta:
ma zor mblidhen dy shqiptarė
Se sa mblidhet nji thes me pleshta!
(Kjo strofė sipas At Gjergj Fishtės)
----------------------------------------------
Urrejtje ndaj njeriut s'kam pasur kurrė
Urrejtjen s'e pėrziej me poezinė!
Por nėse Driteroi do tė ishte burrė
Pėrse me "dykuptime" e dashka Shqipėrinė(?).....
(kjo strofė sipas "motiveve agolliane")
-----------------------------------------------
Agimi
Dritėro Agolli: Jevgjiti i djathtė
Unė e njoh kėtė jevgjit tė thatė,
Lagjja ime gjithashtu e njeh.
Sa mė sheh, mė thotė: "Jam i djathtė,
Mos humb kohėn, eja shpejt me ne!..."
E cuditshme! S'ka jevgjiti brekė,-
Me tė djathtėt puthet shesh mė shesh.
Vendi im, me drogė e me dyfekė,
Djathtas-majtas rri e bėn pėrshesh!...
Tek dera
Afrohem tek dera,
marr vesh disa gjėra,
S'kuptoj plot tė tjera,
Dhe kjo ėshtė e tėra
Tek dera...
Dritero Agolli
KĖNGA E TĖ DĖSHPĖRUARĖVE
........................................
Po ishim vėrtetė romantikė
Kėrkonim pėrmbysjen e botės
Por bota ma ktheu nė alkoolikė
Na mbyti nė fundin e...gotės!
....................
MBESA PĖR GJYSHIN
:::::::::::::::::::::::::
Ti mbi varrin tim tė lirė
do tregosh me gisht:
Gjyshi im, njeriu i mirė
Ishte komunist!.........
Poet te ben vepra,ajo qke shkruar,dhe jo nje nenshkrim poshte emrit.
Al-Saraj!
Mėso tė shkruash nė gjuhėn time shqipe sa gjysma e nipit tem qė mbaroj klasėn e tretė fillore, dhe pastaj mė jep mend!
Nuk emocionohem prej shallvareve qė ke nė kokė ti bimbash Maqedonije!
Nėse tė shqetson qė mbas emrit dhe mbiemrit tim ėshtė vėnė Poeti - po tė sqaroj se ka nė Shqipėri:
Agim Doēi - elektriēist nė Kukės (goran)
Agim Doēi - hajdut nė Shkodėr (shkodran)
Agim Doēi - drejtor i uzinės sė luftės Mjekės Elbasan! (vlonjat)
Agim Doēi - nėnoficer nė Gardė tė Redpublikės (tropojan)
DHE UNĖ PERSONALISHT
Agim Mėhill P. N. Mar'Doēi - inxhinier, poet, gazetar, mirditas i ardhun prej Hasit aty nga vitit 1467 - POR FIS KĖLMENDAS!
Nė rast se tė pengon edhe kjo, trus bithėn aty ku je se jo ty si Al-Saraji i FORUMIT por edhe SARAJET E SULLTANĖVE, KRAJLAVE dhe KOMUNISTAVE tė parėt e mij i kan rrafshue pėr tokė!
Krijoni Kontakt